Nga Lis Bukuroca
Shumë i nderuar profesor Emil Lafe,
gjuha shqipe mbijeton nëse populli nuk emigron. Pritshmëritë tjera janë dëshira fisnike, por jo mundësi reale. Sipas sociologëve në brezin katër më së largu asimilohemi të gjithë. Këtu kanë bërë përjashtim vetëm hebrenjtë, sepse judaizmi është fe dhe komb njëkohësisht. Kjo ka ndikuar në ruajtjen e identitetit.
E kuptoj shumë mirë zhgënjimin dhe thirrjen Tuaj te Gazeta Dita dhe pikërisht ajo më shtyri të bëj këtë refleksion të shkurtër për identitetin.
Profesor, fëmijëve tanë në mërgim u mungojnë:
-rrethi social, (familja, gjyshi, gjyshja, shoqëria etj.),
-rrethi etnik, (kombi),
-ngrehina nacionale (shteti),
-gati në tërësi edhe rrethi kulturor shqiptar.
Mungon edhe NËNA, sepse ajo punon dhe dërgohen lekë në atdhe. Dërgohen në Kosovë diku 1.22 miliard euro gjatë një viti dhe pastaj Kosova e zë vendin e parë me turistë në Shqipëri. Dhe, ata që dërgojnë, gjersa flijohen për të ndihmuar në atdhe, duhet të kapërdijnë lloj-lloj ofendimesh ndaj fëmijëve të tyre pse nuk e flasin shqipen si duhet.
Do t’ishte çudi nëse nuk e flasin gjuhën e vendit ku jetojnë, por jo gjuhën e vendit ku nuk jetojnë. Kritikat janë aq të drejta, si kur qortohen shqiptarët në atdhe, pse nuk e flasin gjermanishte apo anglishten.
Shahen dhe përbuzen jo vetëm fëmijët, por dhe mërgimtarët në përgjithësi, aty ku të ashtuquajturit intelektual, e flasin gjuhën thua se nuk kanë qenë kurrë në shkollë. Fëmijët në Perëndim nuk janë mësuar të shohin në tv nivele injorantësh, dhunë verbale dhe piskama si në një bar të pijanecëve.
Jashtë Shqipërisë dominohemi nga njerëz të tillë, edhe nëpër shkolla e fakultete, pastaj, për ta ngritur veten, me përbuzje mundohen ta zvogëlojnë diasporën duke e sharë. Se ata e gjoja e flitkan më mirë shqipen se fëmijët tanë! Duke jetuar në atdhe sharlatanët!
Edhe martesat e vajzave që po bëhen me djem nga atdheu, nga trysnia e prindërve, po rrënohen për shkak të dallimeve kulturore. Njeriu nuk martohet për patriotizëm, por për dashuri. Edukata patriarkale nuk e mëson dashurinë, por posedimin e njeriut. Kjo është arsyeja e shkurorëzimeve të shpeshta.
Në Perëndim, i dashur profesor Lafe, si pasojë, fëmija mbi 90% të kohës i nënshtrohet socializimit të vendit ku jeton. Për shembull në kopshtin e fëmijëve, në shkollë, loja me shokë jashtë dhe pak orë në ditë me prindërit kur të kthehen ata nga puna. Nëse nuk janë të rraskapitur…
Brezi i parë mund ta mësojë pak, i dyti aspak, sepse socializmi i fëmijëve tanë jashtë, u mungojnë rrethanat elementare për ruajtjen e identitetit. Me shekuj është dëshmuar se tretja bëhet aty ku një popull dominohet nga kultura tjetër. Ka qindra shembuj të tillë.
Mënyra e vetme për ta ruajtur gjuhën shqipe është mosbraktisja e atdheut. Për ta kuptuar këtë, mjafton të flitet me një shqiptar në ShBA; i brezit të dytë, të tretë, apo të katërt. Thuhet se diku çdo i gjashti amerikan ka origjinë gjermane! E flasin gjuhën? Jo, pjesa dërmuese jo! Po përmend vetëm Donald Trumpin!
Shkurt, në Perëndim do të asimiloheni të gjithë për t’i shpëtuar ata në atdhe me identitet shqiptar.
Ne kemi dashur gati të gjithë të kthehemi. Nuk kemi ku. Po e braktisni edhe ju. Nuk keni ku të rrini. Dhe, ndoshta në atdheun tonë, që ju e keni ende, e që ne kemi humbur, do të bëheni edhe ju pakicë.
Kjo mund të lexohet në migrimet drejt Shqipërisë së vogël dhe daljet jashtë saj. Pra, unë mendoj se është më urgjente të luftohet braktisja e vendit dhe mbushja e tij. Fëmijët tanë nga dashuria ndaj nesh, do ta duan atdheun tonë edhe nëse kanë humbur identitetin kulturor. Ashtu si e bëjnë arbëreshët e Italisë, të Argjentinës etj. Apo shqiptarët e Amerikës, si Joseph J. DioGuardi, që ka kontribuar më shumë se mijëra veta që e flasin shqipen. Apo Bill Clinton, që nuk e flet fare.
Popujt edhe të varfër nuk braktisin vendin, nëse kanë shtet ligjor. Ndjenja e pasigurisë zbraz atdheun. Kjo ndodh kudo në botë.
I dashur profesor Lafe, më vjen keq, por nga përvoja ime mbi 35 vjeçare në mërgim, nuk kam asnjë mundësi të them se do të bëhet më mirë. Nuk do të bëhet, por vit pas viti edhe më keq. Ajo çfarë duhet të bëjë sot elita intelektuale në Shqipëri e Kosovë, është të angazhohet për të parandaluar migrimin. Kjo na shpëton. Diçka tjetër do të jetë vetëm dëshirë e madhe, por jo mundësi.
Pranoni ju lutem fëmijët tanë ashtu si janë, jo ashtu si dëshironi të jenë, përndryshe pas vdekjes sonë, ata nuk do të kenë ku të kthehen. Do ta ndiejnë refuzimin, mospranimin dhe përbuzjen. Do ta përjetojnë si racizëm! Këtë nuk e meritojnë se nuk kanë asnjë faj. Ata nuk kanë vendosur vetë se ku duhet të linden.
Për migrimin e madh kemi faj të gjithë nga pak dhe asnjë nuk mund të shëlbohet…
****
Lis Bukuroca është pseudonim i shkrimtarit Naser Aliu. I lindur në Bukurocë të Preshevës, ai jeton nga viti 1988 në Gjermani. Është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge
Ka te Drejte.
Pikërisht kështu është. Duhet nisur nga thelbi i ptoblemit për të shqyrtuar pasojat që vijnë nga mosnjohja ose nga shpërfillja e tij me mendjelehtësi ose nga justifikimi se “kështu ndodh kudo”, ndërkohë që kjo “kudoja” jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po, përkundrazi, ligjëron të gjitha të këqijat që nuk duam të na ndodhin.
Zoti Naser Aliu,
Edhe intelektuali eshte larguar nga Shqypnia ne 1988 per ne SHBA dhe njeh shume raste si familja e shqyptarit nga Dardha e Korces te martuar e marokenen qe i mesonte femijet shqip, profesori i nerum i gjuhesise Emil Lafe e ka sjelle si shembell pozitiv, por megjithate per nje familje emigrantesh eshte me e rendesishme te integrohet ne shoqerine vendase dhe per kete detyra imediate e prinderve eshte t’i mesojne gjuhen e vendit ku jetojne dhe jo gjuhen amtare per arsye “patriotizmi” fals dhepa kuptim. Nuk e di si eshte ne Gjermani, por ketu ne SHBA numerohen me gisht femijet e shqyptareve qe kane kaluar me sukses proviine gjuhes angleze per te fituar burse per nje kolegj apo universitet prestigjoz apo me vone pas mbarimit te studimeve te filloje nje karriere pune ne nje kompani avokatie, apo si mesues, pedagog universiteti, inxhinier apo mjek dhe ne kete situate te bombardosh femijet ne SHBA per te mesuar gjuhen shqipe kur nuk kane pervehtesuar gjuhen angleze qe te krenohen gjyshi dhe gjyshja ne Dardhe te me fale profesori Emil Lafe, por me duket si nje fantazi “patriotike” pa kurfare llogjike reale pragmatiste.
SI T’I MBASH SHQYPTARET NE ATDHE?
Kur enverizmi i rilindur me pushtet qe ka kapluar shtetin Shqyptar nuk po ben asgje per te ngritur Prodhimin Kombetar?
Ore ky dr.Muka mos eshte ay qe i telefonoi z.Tarifa per ti thene se te gjithe ju te Peticionit nuk vleni sa une,sepse nuk keni publikuar ne SCOPE?
Dakord me Intelektualin
Integrim ne rradhe te pare profesor
E bukura e gjithe keti muhabeti eshte qe kete propagande pseudo-patriotike shqiptare e ben nje njeri qe emrin e vertete e ka Naser Aliu. Ketij Naser Aliut para se te beje kete propagande per kombin shqiptar duhet t’i vije turp se si bres i shtate a i tete turqish qe ka emigruar ne Shqiperi, ne kohen kur Shqiperia ishte Perandori Osmane, e ka harruar turqishten dhe flet shqip (na qenka edhe prof. i frengjishtes, heu bre). DHe pse, sepse familja e tij duhej te integrohej atje ku erdhi, pra harroi turqishten, dhe mesoi shqip. Keshtu edhe emigrantet e gjore shqiptare qe te mbijetojne atje ku shkojne duhet te mesojne me se pari gjuhen e vendit, pastaj po doli koha dhe mundesite le te mesojne edhe ndonje fjale shqipe. Le qe ç’po na degjojne veshet “shqipja na qeka nona e te gjitha gjuheve te tjera”, i bie qe cfaredo gjuhe qe te flasesh, je duke fol shqip, a me te vjeter a me te re, pune e madhe fort. Mjaft na çate bythen me keto pordhet patriotike, a jeni te zot ta zhdukni shkakun e emigrimit, qe eshte Rilindja e pjerdhur me gjithe hajdutet e vet me ne krye Edvin Brekushen?Aa qe te mos harroj, Poshte edhe Sali Vicidoli me gjithe Ilir Kokeqoshen
INTELEKTUALI.
Gjuha angleze mesohet ne shkolle dhe shqipja ne shtepi mor lum intelektuali
prinderit ne shtepi flasin shqip, femija e kap vetvetiu, ndoshta nuk jane te persosur por kuptojne e shprehen, mesojne shprehje tipike, zakonet, muziken, gjellet e origjines, kaq del e tepron, pastaj ka internet, muzike, filma, turizem… boll prinderit te mos bejne snobin e flasin ne gjuhe te huaj me shoqi shoqin
Një shkrim realist i z. Aliu. Problemi kryesor qëndron tek klasa politike dhe Shteti Shqiptar që : 1. Lejon një medie në Shqipëri që « pompon » çdo ditë familjet me të pavërteta dhe edukimi i tyre është në nivele të ulëta, gjë që bëhet shkak për largimin e shqiptarëve. 2. Rritjen e rrogave dhe gjërave sociale. 3. Ulja e nivelit të luftës midis partive politike, ashtu sikurse ndodh në vendet perëndimore. 4. Vendosja e « Shtetit Ligjor », në mënyrë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. 5. Drejtësia të veprojë drejt dhe jo në mënyrë selektive. 6. Shteti Shqiptar të hapë shkolla për fëmijët e larguar dhe të vendosë programe lehtësuese për të mos i humbur. Vetëm kur Shteti të mendojë seriozisht për këto probleme mund të minimizohen pasojat që krijohen në mënyrë të pashmangëshme.
“Popujt edhe të varfër nuk braktisin vendin, nëse kanë shtet ligjor. Ndjenja e pasigurisë zbraz atdheun. Kjo ndodh kudo në botë”
I ke rene pikes me kete ! 80% e Shqiptareve ne mergim do te ktheheshin me shume deshire ne Shqiperi (flas per shtetin e Shqiperise qe e njoh ) po ku te kthehen? Te kthehen ne nje vend ku akoma mbizotron kultura e anti-shtetit e dale pas 90′ ? Me gjithe mallin qe te gryhen nga brenda e kotesine e jetes ne mergim kur perballesh me injorancen e anarkine e Shqiperise si nje vend pa zot ku je ne meshire te fatit praktikisht te behet i pamundur kthimi . Ose ndryshe duhet te pranosh te besh regres si individ , kompromis qe ti vete edhe mund ta besh por femija yt i rritur ne perendim e ka te pamundur ! Sa per femijet une nuk shoh kete perbuzje per femijet e emigrantve qe nuk flasin mire shqip, perkundrazi kenaqesi sikur edhe nje fjale ta thone. Me duket disi e ekzagjeruar, ndoshta autori e ka nga eksperienca personale. Sa per kete punen e emigrimit eshte bere bajate fare lidhja e cdo gjeje me emigrimin . Njerzit ikin e do ikin e me zor nuk i mban dot . Rruatja e gjuhes e zakoneve nuk ka te bej me ikjen ne vetvete por me histerine e boshllekun shoqeror. Kultura anti shtet e pas 90 kete krijoi . Nje popull e nje komb i vogel ka nevoje per elite e shtet te forte qe te mbijetoj. Nje shtet normal nuk do te lejonte bastardimet e gjuhes se shkruar e te folur apo deri edhe tek emrat e femijve apo vlerat shoqerore. Shteti komunist e bente me dhune kurse sot ka qindra menyra te tjera po aq efikase. Nuk investohet nga shteti sepse te hidhet ne gryke anti shteti e as nuk mund te flitet per “elite” apo “intelektual” ..pasi keta jane tradhetaret me te medhenj te keti populli e treguan pas 90 se mund te quhen cdo gje tjeter pervec se “elite”. Gjerat mund te ndryshojne vetem kur ne pushtet te vij nje force qe investon ne propagande e ne respektimin e rregullave e tu tregoj njerzve te verteten e thjeshte . E verteta e thjeshte se po nuk kthyem shtetin e para 90 ne te gjitha format e strukturat e tij ky vend nuk ka per tu bere kurre ! Vari leshte ca thone barbaret anti komuniste te pas 90 .. I provuam ka 35 vjet , vetem shkaterruan !
Zoti Naser Aliu ka bere nje artikull te rralle ne mocalin e shtypit shqiptar ku stopimi i shpopullimit eshte eergjence kombetare.
.
Per ata qe nuk e dine emri “Naser (Nasser)” ka qene i perdorur shume ne Jugoserbi menjehere pas Takimit ne 1956 ne Brioni te Titos,Nehruse Indise dhe Nasserit Egjyptit per te vene themelet e ” POLIT TE TRETE” midis Lindjes dhe Perendimit ose sic quhej ndryshe Te pa angazhuarit qe pati nje reputacjon ne bote ku dhe Naseri shikohej me simpati sidmos nga myslymanet e Jugos..
.
Kam nje eksperience praktike ne lidhje me lehtesirat qe shteti shqiptar ( qe eshte per turp te zotit pro izraelit dhe pro ukraines me shume se vete te interesuarit) duhet te veproje si shteti grek ne vitet 1990-1995..Konkretisht punoja ne ndertim ne ato vite ne nje shesh gjigand ndertimi qe quhej “Panorama” i cili ishte miratuar me lehtesira te medha per emigrantet e ardhur nga Perendimi-Amerike-Kanada-Austarli biles dhe nga Afrika Jugut..
.
Pa frike mund te them se me mijra ish emigrante greke perfituan nga lehtesirat e qeverise si dhe krahu i lire i punes ( ne ate kohe shumica e shqiptareve ishin pa sigurime)..Me kujtohet qe autobuzi 100 vendesh fizarmonike B52 qe kalonte ne Leoforo Sigru ne mengjez heret ishte 100% me shqiptare….per ne Panorama qe ishte ap Vulagmenit te famshem..
.
I bej thirrje palloshit 2 metrosh EKR qe te ndaloje masterbimin me Melone dhe Makrone me Izraelin dhe Ukrainen & more dhe te shpalle gjendjen e jashtezakoneshme per shuarjen e popullsise ne Shqiperi te pakten si hap i pare te krijoje lehtesira fiskale per kthimin e emigranteve tashme shtetas ne vendet respektive qe te investojne per shtepite e tyre..
100% eshte ajo qe thote zoti Naser: e vetmja rruge per shpetimin e gjuhes dhe vete egzistences kombetare eshte STOP EMIGRACJONIT !! neser do jete vone..
SHKAK I EMIGRIMIT
ESHTE VEC EDVINI
NGRIHUNI TA HEQIM
NDRYSHE LLAFET LINI
NUK KA CFARE TE BEJ
KA HALL DHE AI
MBI KOKE SI CEKAN
SOROSI I RRI
Fatkeqesi qe nje gjuhetar e sheh te keqen kryesore tek largimi dhe nuk e sheh tek dy fenomene te ketyre 20-30 viteve te fundit.
Shqipja standarte eshte nje gjuhe e re dhe ne vend te pasurohej po sulmohet cdo dite me pasoje rrenimin ne emer te nje padrejtesie historike. Nga ana tjeter u prodhua edhe Kombi Kosovar.
Pas 50 vjetesh do kemi Shqipe te cunguar dhe kosovarçe. Kjo s’ka lidhje me largimin e shqipfolesve dhe asimilimin e emigranteve.
SHIKONI O MILET SI ENVERISTET DUAN TE KTHEJNE KOHEN E QEPES TE DIKTATURES ME TOLLONA DHE BUNKERE!
Shikoni keta debila dhe dallkauke qe duan ta rrethojne Shqypnine serish me tela me gjemba, me ushtare sigurimsa fanatike killera te pameshirshem qe te te vrasinsi zog pule sapo shkel BRAZDEN e pluguar komuniste, shikoni keta zagare fanatike te degjeneruar si kerkojne te kthejne Kampet e Vdekjes dhe Burgjet Fashiste te Enver Bytharit qe ishin kopje e Gulag-ut te Stalinit apo Auschwitz-in e Hitlerit, shikoni keta debila dhe dallkauke qe mendojne si shahiste alkimike se me shkop magjik me “LEHTESIRA FISKALE” (o sa kollaj na qenka kjo pune!) do te kthehen ne Atdhe emigrantet kokpalare qe te mos harrojne gjuhen amtare dhe gjysherit dhe gjyshet te krenohen ne Dardhen e Korces me “patriotet” e tyre te vegjel mergimtare. Nje tjeter nga kontigjenti i debileve te Enverit thote se femijet anglishten e mesojne ne shkolle dhe shqipen e mesojne kur flasin ne shtepi, por praktika ketu ne SHBA ka treguar se femija po nuk u shkeput nga gjuha amtare totalisht kurre nuk do te mund te mesoje gjuhen e vendit ku jeton, kjo do te pengoje integrimine tij dinjitoz ne shoqerine vendore dhe keta femije shqyptare do te tallen nga bashkmoshataret jo ne Dardhe te Korces plot me gjysher dhe gjyshe, por nga femijet vendore ne vendet ku jetojne. Te me fali profesori Emil Lafe, por a e ka te qarte se femijet shqyptare ne SHBA nuk kalojne dot provimin e gjuhes dhe shumica e tyre sot punojne si hamalle apo kamariere ne SHBA pa mbaruar dot asnje shkolle dhe arsyeja e vetme eshte se shumicen e kohes flasin shqip me prinderit e papergjegjshem ne shtepi? Kjo eshte fatura e emigrantit qe do te behet “patriot”. Dhe te me fali Naser Aliu nga Gjermania ku ka gjetur nje vend pune me frengjishten e tij qe e ben nje shqyptar te respektuar midis emigranteve kokpalare, por si e shikon ai kthimin e shqyptareve ne Atdhe, kur GDP e Shqypnise per fryme te popullsise GDP/capita per 2023 ishte vetem $6220, kur ne SHBA ky tregues standarti jetese eshte $75000?
SI E MENDON NASER ALIU KTHIMIN E SHQYPTAREVE NE ATDHE PER QELLIME TE LARTA “PATRIOTIKE” KUR PRODHIMI KOMBETAR ME TVSH TE LARTE KA MBETUR NE VEND NUMERO DHE EDI RAMA IMITON AKTIVITET EKONOMIK ME KULLA BETONI DHE INCENERATORE FIKTIVE QE SHPELAJNE PARATE E DROGES?
I nderuar z. Lis Bukuroca!
Ju falënderoj shumë për shkrimin tuaj lidhur me ruajtjen e gjuhës shqipe në mërgatë me shkas nga një bisedë imja në televizionin “Dritare” (pjesërisht e botuar në disa gazeta). Kam pasur rast t’i vërej edhe vetë ato që përshkruani ju, prandaj ju kuptoj fort mirë. Por këto rrethana nuk duhet të çojnë në një zvjerdhje shpirtërore ndaj gjuhës amtare e as në një përtaci mendore në të mësuarit e saj. Prandaj unë prapë ngul këmbë se kryesorja është të mos mungojë vullneti dhe të mos mpihet dëshira e prindërve për t’u lënë fëmijëve një pasuri dhe një vlerë kulturore dhe morale siç është gjuha shqipe. Unë jam kundër pajtimit me idenë se për shkaqe objektive ruajtja e gjuhës është e pamundur dhe përpjekja e kotë. Në ruajtjen e gjuhës krahas rrethanave objektive, që nuk varen nga ne, peshon shumë ana subjektive, d.m.th. dëshira, vullneti, ndjenja kombëtare dhe qytetare. Një gjuhë më shumë është një armë më shumë në luftën për jetën. Se, siç thoshin romakët, jeta është luftë, nuk është shesh me lule (vivere militare est).
Prindi ka shumë raste e mundësi t’i mësojë fëmijës pak nga pak gjuhën amtare. Nëse prindi ia vë vetes si synim që fëmijët e tij të mësojnë sado pak gjuhën asmtare dhe kujdeset që të ketë në shtëpi ndonjë abetare shqip dhe libra të thjeshtë, sipas moshave, me vizatime për mësimin e gjuhës, pjesën tjetër të punës e mbaron kureshtja e fëmijës. Shembullit të vajzës marokene në SHBA që, duke u martuar në një familje shqiptare mësoi vetë shqip dhe u flet shqip fëmijëve, do t’i shtoj edhe një tjetër. Një albanologe bullgare, që ka mësuar shqipen në Universitetin e Tiranës, kur kishte dalë në pension dhe u vendos në Bazel të Zvicrës (në fillim të viteve ’90), u bë mësuese e gjuhës shqipe për gra zvicerane të martuara me shqiptarë. Natyrisht këto gra mund të flisnin në gjuhën e vet (gjermanisht a frëngjisht) me bashkëshortët, por ato gjenin kohë për të ndjekur vullnetarisht një kurs të gjuhës shqipe me qëllim që të njihnin më mirë mjedisin shqiptar ku kishin hyrë, për të mos mbetur të huaja për rrethin familjar e shoqëror të bashkëshortëve të tyre dhe për kulturën shqiptare. Kjo sjellje e tyrja (ashtu si ajo e vajzës marokene) pasqyron një mendësi tjetër, të ndryshme nga jona. Le të kemi parasysh pra këta shembuj të mirë, tërheqës, domethënës, shembuj që të trimërojnë, që largojnë ndjenjën e plogështisë.
Përzemërsisht
Emil Lafe
INTELEJTUALIT i them te mos i nderpresi ilacet.
Profesori Emil Lafe:
“NJE GJUHE E HUAJ ESHTE NJE ARME NE LUFTEN E JETES”
Kete e ka thene babai i komunizmit, Karl Marks, por femijet e tij nuk i mesoi me asnje gjuhe te huaj,
megjithate:
Asnje shkencetar i mirefillte nuk do te perfshihet ne lufte politike sepse e quan politiken poshte dinjitetit te tij, por politika futet me dhune ne shkence sic e tregoi Drejtshkrimi i Enverit me qe sakatoi gjuhen tone duke perjashtuar gegnishten dhe futi ne kafaz inkuizicioni shqipen si askund ne Bote qe te leshohet tani pas hapjes se kafazit pa frena fare. Keshtu duam apo nuk duam ne edhe tani poltika po futet me dhune ne shkence, kur eshte vene ne pikpyetje ekzistenca e gjuhes shqipe ne teresi jo nga emigirimi i pashembellet i popullsise por nga indiferenca dhe injoranca e shtetit shqyptar.
PO PER CFARE SHQIPE DREQI BEHET FJALE?
Sepse po te jete fjala per BIG BROTHER apo TOP NEWS,TOP STORY te TOP CHANNEL, RRETHI KATROR apo per emisionet, OPEN apo SCROLLING qe bombardojne budalliqe injorantesh pa pushim, shqipja po vdes vetiu dhe jo nga emigrantet por nga vete shteti yne inekzistent dhe bashke me shqipen po shuhet intelekti i shqyptareve si popull fill pas majmunit. Dhe ne kete kendveshtrim eshte nje gje shume pozitive perfshirja juaj ne kete forum te nerum te gazetes DITA, ne menyre te vecante ne debatin qe ka hapur shkrimtari dhe profesori i frengjishtes nga Presheva si emigrant ne Gjermani, lidhur me intervisten tuaj ne emisionin DRITARE te Rudina Xhunges per gjuhen shqipe te emigranteve mergimtare shqyptare, sepse gjuha shqipe mund te mbahet gjalle vetem duke u transmetuar brez pas brezi, gjuha etnike i ka mbrojtur shqyptaret historikisht si komb qe nga vendimet e Konferences se Ambasadoreve ne Londer ne vitin 1913 (qe eshte anatemuar padrejtesisht nga kalemxhinjte e Enverit) kur fati i Vatanit varej ne fije te perit nga asgjesimi total si popull dhe komb dhe vetem gjuha shqipe qe i veconte shqyptaret si popull etnik ne trojet e tyre e la Shqypnine ne kufijte qe i kemi sot. Kete rendesi madhore te gjuhes amtare nuk ka si ta mohoje askush. Por nga keqqeverisja postkomuniste kur u hapen detyrimisht kufinjte, kjo e LIGE po i detyron sot shqyptaret te emigrojne drejt Botes se zhvilluar per nje jete me te mire, por me te mberritur ne destinacion problemi i pare eshte “BARRIERA E GJUHES” qe te ben te ndjehesh inferior karshi vendalinjve, me kujtohet ne Tirane te rruga e Elbasanit, nje kroate e martuar prej shume kohesh me nje shqyptar qe kur shkonte te kasapi per te blere mish cjapi (me ate ishte mesuar) i thonte: “Dua nje kile mish buradhiu” dhe te gjithe te radha e mishit gajaseshin me jabanxhien nga Kroacia e Titos. Nuk e di se cfare te them per interesin e bullgares “patriotike” qe i mesonte kundrejt pageses zvicerianet e interesuara te flisnin shqip ne Zvicer qe njihet si vendi me pagat me te larta ne Evrope, por e di se ne SHBA me gjuhen shqipe nuk mund te sigurosh buken e gojes dhe kur femijet shqyptare shkojne ne shkolle publike ne SHBA dhe mesuesja u kerkon te sjellin diten tjeter disa flete letre “SHEET” me nje “i” te gjate ne shqiptim, femijet shqyptare e kane kuptuar si “SHIT” me nje “i” te shkurter dhe nxjerrin nga cantat kavanoza te mbushura me MUT, sepse prinderit e tyre “patriotike” po keshtu nuk e kishin kuptuar ndryshimin fontetik te gjuhes angleze dhe kujtuan se fjala eshte per analiza mjekesore dhe jo per disa flete letre per hartim gabim fatal qe i perjashtoi femijet nga shkolla publike duke i cuar ne kurse gjuhe per emigrante me pagese shtese, ky ishte rezultati i “patriotizmit” prinderor.
vazhdon
NE LUFTEN PER MBIJETESE NE DHE TE HUAJ FEMIJET DUHET TE MESOJNE PERFEKT GJUHEN E VENDIT KU JETOJNE, NDRYSHE NUK KANE ASNJE SHANS TE INTEGROHEN NE SHOQERI SI TE BARABARTE.
Ne SHBA pa ditur perfekt gjuhen amerikane nuk mund te kandidosh per kolegj, as per burse shteti ne universitet, por me e veshtira vjen kur pasi te kesh mbaruar universitetin duhet te kandidosh per nje vend pune ku kerkesa kryesore eshte te flasesh gjuhen amerikano-angleze pa deformime gjuhesore dhe akcent si emigrant (sidomos ne kompanite per notere dhe avokate, brokere per proa te palujtshme, IT, programiste, operatore kompjuterike, mesues dhe pedagoge, sekretare te kompanive multinacionale, menaxhere biznesi etj.) dhe ne kete kend veshtrim mesimi “PATRIOTIK”, i gjuhes shqipe pa asnje vlere financiare per buxhetine famljes, per femijte e emigranteve eshte obligim i shtetit shqyptar dhe i levave te tij per te mbajtur gjalle identitetin kombetar dhe nuk eshte detyrim i prinderve mergimtare ne luften e tyre per mbijetese ne dhe te huaj, te harruar nga shteti meme. Ka shume shembuj ne Bote nga hebrenjte e dhunuar dhe te shperndare ne te gjithe Boten qe kane ruajtur gjuhen e tyre mijra vjecare te ndihmuar kudo totalisht nga lobi hebre ne SHBA dhe nga shteti i Izraelit deri me sot, per te shkuar deri te irlandezet krenare qe po rikthejne gjuhen e tyre kombetare duke e zevendesuar me anglishten ne te gjitha institucionet e shtetit.
CFARE PO BEN RILINDJA E EDI RAMES NE KETE DREJTIM? CFARE PO BEN VATRA QE PO LUFTON ME VETEN E VET SI PD E SALIUT QE NUK KA HAPUR NJE SHKOLLE SHQIPE NE SHBA?
Ne nje kohe qe Greqia fqinje po kujdeset dhe po hap shkolla ne gjuhen shqipe per femijet e nje milion e kusur emigranteve te sistemuar prej kohesh ne kete vend, Edi Rama ras ne burg Belerin e Himares per ca prona palo gje dhe shkon e korrupton FBI per faqen e zeze te shqyptarise dhe me kete politike asgjesuese te Edi Rames dhe Rilindjes enveriste te tij nuk eshte cudi qe shqyptaret te kene fatin e fiseve te Amazones qe u asimiluan dhe u zhduken gradualisht.
Ate kavanoz me “shit” po te te kem afer do te ta derdhja ne suratin te ,plehre intelektual.
Qelbesire e mutit ,e di ti qe edhe pas 70 vitesh ka italiane qe nuk dine anglisht .Po ashtu edhe nga kombet e tjera.
Mos hidh idiotizma ne dita.Perkundrazi ,shkollat dac publike dac private nuk perjashtojne nxenes sepse kane programe te vecanta per keto kategori.
Kush te lexon ty,thote qe ky person eshte I pjerdhur nga trute dhe e ka kete o nga mosha dhe hallet o nga pasojat ne tru te COVID-19.
Edvin krimineli po i merr ujin fshatrave qiptare qe asnje emigrant te mos kete ku te kthehet.
Qipot intelektuhale rrahin uje ne Hava me peticione per adhuruesit e Pellazgeve
E kuptoni absurditetin e ketij Peticioni, kur programi per te zbrazur Shqiperine po perparon me hapa galopante?
Lere popullin pa uje, dhe do vdese.
QIpja ka vdekur qe kur bolet flasin gjysem anglisht, gjysem qip. se shqip nuk flet me njeri, as ne shtet, dhe as ne media. Fjali e mendime idiote qe njerezit normale mund ti kuptojne vetem po te jetojne ne nje shoqeri gjysmake te boleve qiptare te tipit alla Ramut
He, na i ngjalli te vdekurit nga gezimi per Bazen ne Kucove
Desh e kemi qelluar Vjenen nga TIrana..
bLACK HAWK. Euro Fighter. bayraktar
Heu more.
pektaktel ne qielin qiptar
Ne anglisht
Mali mos e tepro
Intelektuali ka te drejte
Ky pattiotizem fals e pa llogjike nuk na con ne asnje vend
Une jam me femije te lindur jashte dhe Nqs i flet shqip nuk do te integrohen kurre , do te jene te huaj me gjithe pasojat e te qenit i tille
Femijet e lindur jashte nuk do te kthehen kurre ne Shqiperi sepse nuk jane shqipetare, nuk i lidh gje, edhe prinderit kane mbi 20-30 vjet jashte
Ne shqiperi femijet bejne kurse anglisht per ta ditur per nje te ardhme me të mire mundesisht jashte , femijet e lindur jashte duhet te mesojne shqip per gjysheri ne shqiperi?????
Pa kuptim
Atdheu eshte ai ku ndihesh mire
Jo ku te ka lind babai
mali rrugaci:
Mos e trash zerin pa te ftuar kush ne debat si sigurimsat pa ferres intelektuali replikene kishte me profesorin Emil Lafe dhe aspak me taleban injorantsi ty. Mos bej garibin si gjeli maje plehut se me leksionin per vajin e ullirit ne SHBA duket qe s’ke vene mend dhe vazhdon e lavderon si injorant halabak pa argumenta Korene e Veriut ne zhvilliin ekonomik dhe kur intelektuali ta plas me shifra te BB dhe FMN se Koreja e Veriut eshte ne nivelin e Shqypnise se Enverit me tollona dhe bunkere me GDP $800, per fryme ne vit, nderkohe qe ti o dallkauk e krahasoje me Japonine. Debati ne kete forumte nerum nuk behet duke ja hedhur kavanozin me MUT Armikut, dhe duke e ofenduar me fjalor rrugaci se te ka zbathur breket si injorant, por duke sjelle argumenta llogjike, nga e ke mesuar ti o karagjoz per programet e vecanta per emigrantet ne SHBA? Si i fut ti ne nje thes shkollat publike me ato private ku per tre mungesa ne shkolle te perjashtojne pa kthim? Ne shkollat.publike amerikane nuk ka taksa per pranim, madje deri ne gjimnaz shteti paguan mengjesin dhe dreken per te gjithe nxenesit, por per situata reale skandalesh ka pasur raste kur Departamenti i Arsimit dhe Sindikata e mesuesve kane kthyer ne vendlindje emigrantet me Green Card si ishte rasti qe u fry i emigranteve shqyptare qe ka ndodhur ketu ne L.A. California ne te vertete dhe ishte intelektuali ai qe shkoi dhe bisedoi me drejtorin mexikan te shkolles publike qe te rikthente femijet emigrante shqyptare ne shkolle sepse gabimi kishte ardhur nga mosnjohja e gjuhes dhe jo se kishin dashur te fyenin mesuesen ne oren e mesimit. Drejtori kur intelektuali i foli ne gjuhen amtare u zbut dhe e ndryshoi vendimin e tij per te debuar femijet shqyptare nga shkolla publike por me kushtin qe prinderit te ndalonin te komunikonin me femijet ne shqip ndryshe asnjehere nuk do te integroheshin ne shoqeri. “Une femijet e mij i kam ndaluar te shikojne ne shtepi emisione TV ne spanjisht dhe kam urdheruar gruan te flase vetem anglisht” e mbylli drejtori i shkolles kete histori qe ka ndodhur ne vitin 2010, 14 vjet me pare dhe kolegji publik quhej BELL (kembana), hape internetin dhe verifikoje si vajin e ullirit se mund ta gjesh vendimin origjinal te Drejtorit qe ta mbyllesh HALEN e injorantit hakmarres si te gjithe dallkauket fanatike te Enverit ne kete forum.
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣 Je i madh Intelektuali, po he, mbase “mali” te ngacmon sa per te vazhduar replikat.
Po ate shembullin me kavanozat me “sheet” mund ta kishe bo me ndonje shembull me “sheep” and “shep”
Gjysherit egoista duan niperit e mbesat te flasin shqip se nuk merren dot vesh
Dmth nuk mendonje te Miren e niperve dhe mbesave
O fjala
Nuk eshte per te qesh
Eshte per te qare
Hani zorre kot,femijet qe shkojne ne shkolle ku gjuha e perdorur eshte e ndtyshme nga e shtepise,pra edhe me femijet kane tjeter gjuhe,e flasin gjuhen e vendit pa aksent ne te njejten kohe gjuhen e nenes mund ta kuptojne e flasin me aksentin vendes.
Nje gjysh qe ka dashuri per nipin apo mbesen edhe se nuk flet shqip merret vesh
Nje gjysh injorant i prapambetur nuk e merr vesh njeri
Arber
Nuk merret vesh cfare do te thuash
Me falni o komentues zemergjere te gazets DITA. Po perse xhanem duhet çuar çdo gje ne ekstrem, o ta mesojne shqipen kalamanet qe kane lindur nga prinder shqiptare ne dhe te huaj o s’ka. Pala tjeter ç’i qi t’emen gjuhes shqipe as mos çani koke o kalamaj shqiptare dhe shiko se mesoni ndonje fjale shqip se kot e keni. I gjithe ky mentalitet vjen nga 50 vjet bajraktarizem komunist qe e kishte vene popullin ne rresht dhe po te beje ndonje hap gabim ta rregullonin qejfin, prandaj te gjithe pa perjashtim duhet te ecnin me nje hap. O njerez, sot jeta eshte e lire, lerini njerezit te bejne si ua ndjen se shyqyr qe erdhi kjo dite. Duan prinderit t’u mesojne shqip kalamaneve, po le t’ua mesojne o. Jo po nuk kane kohe e as mundesi, po pune e madhe se nuk mesuan shqip ca kalamane qe fundja do te integrohen ne nje shoqeri ku shqipja duhet shume pak, ose aspak. Pastaj sic e kam thene edhe me pare, a nuk po na e nxjerrin gjuhen shqipe none e te gjitha gjuheve ne bote? I bie qe edhe po nuk fole shqip, flet ndonje bije te shqipes, apo jo> Ja pra qe qenkemi ne rregull me detyrimin patriotiko-kombetar.
Po cfar te qash o shoku !!! Jeta eshte kaq e shkurter sa nuk ia vlen as te merzitesh, as te zihesh, as te grindesh, as te inatosesh, as te urresh, as te vritesh e as te pritesh.
O Edi, te jesh injorant dhe te ngelesh injorant nuk eshte integrim. Eshte problemi jot si medioker dhe rrace muti inferiore qe je.
Gjithe rracat e botes, qe nga aziatike, arabe e spanike u flasin femijeve gjuhen e tyre, vetem qipot ndjejne nevojen per integrim.
Pse te mos i flasin dy gjuhet femijet?
Nuk te lene cecenet e Saliut as te kerkosh te behet shtet e jo me te provosh. Cecenet rregullin e forcen e ligjit e quajne diktature komuniste , jane mesuar te jetojne si skllever vetem nen zgjedhen e huaj , e kane ne ADN-ne e tyre si parardhesit e tyre injorant e intigrant qe moren ate qe kerkuan plumbin pas shpine ! Shqipja ruhet e pasurohet ashtu sic e ruajten me fanatizem edhe e pasuruan ata qe bene shtet per 45 vjet ! I zhduken bastardimet sllave-turke-feudale nga shqipja, I mesuan popullit te shkruante e lexonte shqip, krijuan shqipen letrare, nuk lejonin shtremberime qesharake e idiote . Luftonin me propagande emra idiote e qesharake per brezat e rinj , investonin ne pasurimin e shqipes e ne perhapjen e saj . Kjo u be me lufte e sakrifica e jo me pordhe “evropiane”. Pordhet “evropiane” jane justifikime per deshtaket . Ne cdo fushe te paaftet e ketyre 35vjet kane justifikuar pa aftesine e tyre me “pordhe” evropiane . Se liria e individid de more de ..se liria e tregut de more de..se komunizmi de more de .. ne emer te ketyre idiotizmave justifikojne ne Shqiperi edhe ate qe heq poturet e permjer ne mes te rruges kurse kur shkojne ne ” lirine evropiane” nuk guxojne as te flasin gjuhen e nenes se mos bezdisin komshiun . Iku koha juaj o cecene , tashme I ka dale boja justifikimeve “evropiane ” . Te mos dije femija yt sot shqip eshte thjesht turp kudo qe te ndodhesh si shqiptar ! E ke nga halli apo nga malli eshte tjeter muhabet ..por qe eshte turp kete se luan topi se e kthyhet llogjiken permbys !
O Aldrin Mendjeshkurtri:
PO NGA E NJEH BOTEN TI O MAVRI?
Pse fyen dhe i shan komentuesit e tjere me fjalor rrugaci kur duket qe nuk ke dale ndonjehere nga brima e miut dhe nuk sjell asnje argument llogjik, mos u be si @mali injoranti qe hedh llogje budalli dhe kur i tregon se ka gabuar e trash zerin dhe fillone fyensi puna jote duke u thelluar ne injorancen e tij, kur thote se ne SHBA ka italiane qe nuk kane mesuar anglishten megjithese kane 70 vjet qe jetojne atje.
CILET JANE KETA POPUJ EMIGRANTE TE BOTES AZIATIKE, ARABIKE, HISPANIKE (JO SPANIKE) QE NUK DUAN FEMIJET E TYRE (NUK BEHET FJALA PER 70 VJECARE, POR PER FEMIJE) TE INTEGROHEN NE SHOQERINE NE SHBA?
sepse:
Ndodh pikerisht e kunderta ata prinder emigrante qe vijne me tallaze ne SHBA nga te gjitha anet e Botes, me shume nga Filipinet se shkollat e ketij shteti aziatik te larget jane tradicionalisht ne gjuhen angleze me mesues amerikane dhe keta prinder emigrante me te mberritur ne SHBA paguajne per mesues private me $100 – $150/ora per te pervehtesuar femijet e tyre gjuhen angleze sipas kritereve per pranim ne universitetet amerikane prestigjoze sepse vetem keshtu do te siguronin te ardhmen e femijve te tyre ne SHBA. Dhe asje nga keta prinder emigrante nuk jeton me femijet, por i dergojne ne kolegje pergatitore ku detyrimisht flitet vetem anglisht, keshtu bejne edhe hindianet e Hindise, edhe kinezet e Kines, edhe hispaniket e Meksikes qe nuk duan te jetojne me ndihma sociale gjithe jeten, sepse ne SHBA askujt nuk i plas kujt per ngjyren e lekures, por te vleresojne nga aftesite intelektuale qe ke ne koke.
Profesor i nderuar,nuk me ka rene te lexoj ose degjoj ate qe ke thene.Lexova rastesisht letren e Bukuroces qe tani e mesova qe quhet N.Aliu.E shoh qe behet fjale per shqiptaret ne mergim.Cdo perkujdesje ne kete drejtim do ishte e mireseardhur.Por,por se pari duhet bere gjithecka qe gjuha te ruhet aty ku ka lindur.Aty(Shqiperi,Kosove Maqedoni),po basdardohet.Shqiptaret kane plot 33 vjet qe largohen e do te largohen.Ka ndodhur e ndodhe edhe me te tjere popuj.Kjo eshte liria e levizjes,te shkosh atje ku gjen me mire shto ketu dhe qeverite e korruptuara.