Nga Pano Hallko
…Në orën e caktuar sipas takimeve që ka lënë, me skrupulozitetin e një nëpunësi teknokrat, i cili kushedi se kur do të (ri) duket në këtë shtet, ai ndodhet në tavolinë, në Misionin e tij si Kryetar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ. Nis kështu, në mëngjesin e çdo dite “që ka falur zoti”, një luftë-vija e frontit të së cilës është në gjatësi fizike 95 vjeçare…
Shikimi i tij teksa të flet, tretet diku larg edhe kur ndodhesh vetëm një metër larg tij, zëri i buçet në bisedë e sipër, jo rrallë shpërthen kundër padrejtësive që ka parë e përjetuar në këtë vend gjatë… plot 95 viteve!
Për ata që e njohin nga afër, mund të përcaktohet edhe si përjashtim biologjik, pasi njëri nga parametrat kryesorë të njeriut, te profesor Hulusi Hako, pra Kujtesa, ecën kundër ligjeve të natyrës dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me parametrat e tjerë.
Kujtesa e tij-pa e tepruar aspak do të thoshim e rrallë për realitetin shqiptar, nuk do t`ia dijë për datëlindjen e largët të tij, përkundrazi, ajo “mprehët”, në “kaishin” e madh e të pafund të kohës, freskohet vazhdimisht, kushedi se në çfarë mënyre të rigjenerimit të neuroneve, rend ndër vite, deri në historinë e luftërave të padrejta që iu imponuan kombit tonë.
Meqenëse shkruesi i këtyre radhëve bën pjesë ndër ata që patën fatin ta kishin pedagog në kohën kur në këtë vend bëhej shkollë, nuk mund të mos ta uronte sot, publikisht, në jubileun e 95-të të datëlindjes së tij.
Profesor Hulusi Hako përbën sot, pa asnjë lloj zmadhimi një pasuri kombëtare, një kapital të patundshëm, e pse jo, edhe një pikë reference për krenarinë kombëtare, në të gjithë hapësirën shqiptare…
Sot Hulusi Hako mbush 95 vjeç. E veçanta e tij qëndron në faktin se është ndër të rrallët personalitete shqiptare, i cili ka jetuar në katër regjime të ndryshme. Edhe sikur ai të ishte “njëri nga ne të tjerët”-sa i takon mençurisë dhe potencialit intelektual, si dëshmitar okular e përjetues i kthesave më dramatike që ka përshkuar kombi ynë qysh pas shpalljes së Pavarësisë e gjer më sot, ai-vetiu e pa diskutim, do të ishte “Monument Natyre” e duhej të mbrohej nga shteti-të cilit kushedi se kur do t`ia shohim fotografinë në kuptimin e sipërpërmendur.
Nuk ka rëndësi se ku lind një djalë shqiptar, në buzën e detit, apo në fushën e Myzeqesë, në Bjeshkët e larta, apo në vende kodrinore-malore si Delvina. Geni i fuqishëm trashëgon në mënyrë besnike gjithçka të mirë dhe e transmeton me të njëjtën besnikëri në brezat pasardhës.
Thuhet kjo, sepse në kushte të tjera e vende të tjera, do të ishte si “parakusht” që një njeri i cili në jetën e tij do jepte kaq kontribute shoqërore, shkencore dhe intelektuale, “duhej të kishte lindur, e vitet e vegjëlisë dhe të adoleshencës, t`i kishte kaluar në një shtëpi mondane me libra të shumtë e të rëndë nga pesha e kapakëve të lëkurtë”, etj. etj. si këto.
Me shqiptarët nuk ndodh kështu, pra nuk është i vlefshëm ky parakusht. Edhe kur djali lind në majë të malit apo buzë një lumi, Kodi i veçantë që kanë kombet në transmetimin e tipareve, ndërmjet sinjaleve të tjera i çon në vesh e në mendje dhe mëpastaj u jep misionin e tyre në fushën e duhur, shoqëruar edhe me “detyrën” për të…gjatëjetuar!
Profesorit, iu ngarkua misioni për të qenë një mësues i madh, e një veprimtar shoqëror i rrallë. Mision, të cilin ai po e kryen përditë, si pak të tjerë dhe me përpikëri e fuqi shpirtërore të rrallë.
ME PUSHKË, E…
Më datën 8 të këtij muaji, gazeta “Dita” siç ishte në nderin e saj, botoi një shkrim të tjetërllojtë me firmën e profesor Hulusi Hakos. Me titullin “Të festojmë, duke mos harruar”. Ishte ky shkrim shumëplanësh për luftën e bërë për çlirimin e Delvinës dhe Sarandës.
Aq sa ishte një kujtesë e përmbledhur e ngjarjeve dhe një Homazh i shkëlqyer për të rënët në atë luftë, po aq, ishte edhe thirrje e përmbledhur për shtetin dhe për shoqërinë shqiptare. Një thirrje, në kushtet ku ndodhet bota sot, e doemos Shqipëria.
Besoj se kur ka nënvizuar “duke mos harruar”, ai ka pasur parasysh disa raste në historinë tonë të largët…
Në Betejën e Pelionit në vitin 335 p.e.s. që e ka përshkruar në mënyrë të shkëlqyer Akademik Neritan Ceka, biri i Bardhylit-Kliti, luftonte me trupat e Aleksandrit diku në malësitë e Pogradecit, në Pelion. I thyen kundërshtarët bijtë e Shqipes, e armiku u largua. Por Aleksandri që nuk ishte edhe aq “i largët” në breza fisnorë me ta, u tha vartësve të tij: -Shkoni përsëri atje mbas 24 orësh, se do ta keni të lehtë, pasi do t`i gjeni duke festuar”. Armiku erdhi, i gjeti duke festuar, e i përzuri shqiptarët nga vija që mbronin këta tanët.
Po kështu edhe në Berat me otomanët, pasi forcat e Skënderbeut i thyen armiqtë, e njëjta gjë ndodhi. Kuptohet, Skënderbeu ndodhej në Krujë dhe i porositi komandantët që nisi atje: -“Kujdes pas betejës, se e di që do fitoni”… Po ku mbahemi ne, kur fitojmë? Ia nisim “betejës” me verën (atëherë kishte plot nga ajo e uruar, pa sot pijmë “verë” pa kartë identiteti dhe.. e pagëzojmë “verë Lundre”, e prodhuar nga vreshtat që u shkulën para 25 vitesh, e u mbollën vilat në atë vend…
Profesori i nderuar, jepte me finesë mesazhet e tij për politikën, doemos mesazhe për ushtarakët, kur përmendte komandantin e postës së Sarandës në 7 Prill të vitit 1939…
I jepte këto mesazhe, sepse ai e përjetoi luftën, madje duke luftuar edhe ai, në kushtet dhe moshën që kishte.
Ndoshta do ishte mirë, që link-u i atij shkrimi të ishte në rrjetet e shumta që na marrin frymën me njëmijë e ca…“lajme”!
ME PENË…
Personalitete të këtyre përmasave, kanë të drejtën t`i shikojnë të gjithë drejt në sy, sepse janë misionarë që nuk dinë të pushojnë së përpjekuri dhe luftuari, në fushën e edukimit dhe të ruajtjes së vlerave të larta njerëzore, shoqërore dhe kombëtare.
Profesori prodhoi vepër të madhe edukative dhe kombëtare në shërbim të edukimit të brezave.
Tridhjetë e pesë vite pedagog, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në brezat e studentëve që kanë kaluar në auditorë. Një ligjërues i rrallë e me sqimë i Shqipes.
Mbresat më të fuqishme në shkollimin e tij, ai i përjetoi në gjimnazin e Gjirokastrës “Asim Zeneli”. Kanë mbetur në kujtesën e njerëzve fjalët e tij të urimit para gjimnazit, në 100 vjetorin e asaj shkolle: -“Këto klasa janë 100 vjeçare. Por vetë gjimnazi, është 20 vjeç, është aq vjeç sa isha unë, kur u diplomova këtu. Është aq vjeç, sa janë maturantët e tij të sivjetmë”…
Ai ishte bashkënxënës me Dritëroin e madh. Qysh kur ishte në bankat e asaj shkolle, atij iu ngarkua të mbulonte aktivitetet kulturore. E jo vetëm në gjimnaz, por në gjithë fshatrat e rrethit, fshatrat e atyre viteve… Dhe ai shkëlqeu.
Në vitet e para të së ashtuquajturës demokraci allashqiptarçe, profesorin e sulmoi vulgu i këtij vendi, se ai na paskej cenuar besimet fetare me librat e tij. Do ishte e pa vend, të merremi me këtë “krim” që paska bërë ai, e mjafton të sjellim vetëm një shembull.
Dikur, në mesvitet `70-të, në sezonin e provimit në Universitet, shkon përpara komisionit për t`u përgjigjur, një vajzë, të parët e së cilës i takonin besimit katolik.
Vajza u përgjigj relativisht mirë në pyetjen “Roli i feve në Shqipëri”.
Dhe u vlerësua nga komisioni, me notë të mirë. Mbasi mori librezën e notave në dorë, vajza duke u ngritur, i drejtohet profesor Hulusiut: -“Profesor, a mundem të vij t`ju them diçka nga afër”? -Patjetër, ia pret ky. Dhe studentja i thotë në vesh me zë të ulët: -Profesor, unë e kam mësuar për notë lëndën, por në fakt besoj”…
Profesori u ngrit në këmbë, e përqafoi dhe i tha me zë të lartë: -“Vazhdo të besosh, bija ime. Nuk është faji yt, ky fakt. Është pa aftësia ime, që nuk të binda dot, për të kundërtën”…
Ja pra, ky ishte ateisti që “vrau dhe preu” në këtë vend!
Leksionin e parë të ateistit, ai e mësoi nga nëna e tij, në vitet `30-të të shekullit të kaluar, në moshën 7 vjeç, teksa dëgjonte nënën, kur thoshte:
-“Do hamë për darkë, ç´të na japë xhiko perëndia”. Por dominues në gjykimin e saj, ka qenë skepticizmi i shfaqur me arsyetimet:-“Gjithë këto vuajtje, sëmuren dhe vdesin fëmijë, bëhen luftëra e padrejtësi, ku është ky zoti, që nuk ndërhyn dhe nuk vë dorë?”
Citohet ky çast nga Kujtimet e profesorit, për të treguar një fakt të madh. Që ateizmin, e kryesisht skepticizmin për besimet fetare, shqiptarëve nuk ua solli Hulusi Hako. Ai “e gjeti mes tyre” dhe thjesht e vendosi në shinat e shkencës, e në logjikën e shëndoshë…
Janë të shumtë librat e profesorit edhe pas viteve `90-të. Besoj se e vlen të veçohet libri i tij me titull “Kosova-ëndrra ime” (Komb-shteti i shqiptarëve, vepër e atdhetarëve të përkushtuar e vizionarë), i botuar në vitin 2012, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Ky njeri me gërmë të madhe, ka rreth tre vite që është në krye të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it. Nga sa ka ndjekur shkruesi i këtyre radhëve nëpër media dhe portale, e vetmja që mbetet të thuhet, është: -Për tani, në këtë moshë, i mbetën vuajtjet këtij njeriu?!
Hulusi Hakon do ta kishte për nder ta kishte Kryetar, cilado shoqatë apo organizatë e ngjashme, kudo në botë. Mirëpo nuk ndodh kështu tek ne. Sepse kështu ka ndodhur (që të mos ndodhë ajo që duhet të ndodhë tek ne), ndër kohëra!
Nejse, le t`ua lemë “rivalëve” të padenjë këto, që të mos prishim gëzimin, në këtë datëlindje të 95-të të tij…
Diku në shkrimin e tij të datës 8 të muajit në vazhdim, botuar në këtë gazetë prestigjioze, profesori nënvizon: -“U linda në luftë dhe e përjetova atë ndjeshëm, në moshën që kuptoja dhe përjetoja gjithçka. Përjetova shpirtërisht si padrejtësi, çdo luftë që është bërë në çdo pikë të globit, në vitet që jam në jetë. E si çdo njeri që është në moshë të thyer, do dëshiroja që botën ta lija në paqe. Po ja, që nuk qenka e thënë”…
Edhe pa lejen e tij, me këtë merak që ka, jam qartazi kundër. Sepse profesori nuk ka dijeni për një fakt që ka ndodhur; Është bërë marrëveshje mes Kodit të tij gjenetik dhe gjithë shenjtorëve të të gjitha feve dhe imamëve, një Marrëveshje në të cilën është vendosur, se…Profesor Hulusi Hako, do jetojë gjatë!
Kështu që mund të ndodhë, që ai ta shikojë dhe ta lerë botën, në paqe të plotë. Pse jo? Ekziston një kohë, kur njerëzit mund të bëhen të mirë e të drejtë. Por kjo është në fuqi edhe për popujt, kombet, shtetet, kontinentet, për gjithë botën…
Jetëgjatë dhe mendje të freskët, i nderuar Profesor!

I bashkohem edhe unë, këtij Urimi për Profesorin tonë të madh.
Autorin e këtij shkrimi, nuk e njoh personalisht. Por njoh mirë Penën e tij për shumë vite.
Përgëzime autorit, për stilin e të shkruarit që nuk e gjejmë më sot, por edhe për mesazhet që jep, në funksion të përsosjes së shoqërisë sonë.
Doemos mirënjohja i takon Kryeredaktorit Thano, i cili edhe personalisht ka trajtuar tema të nxehta për shoqërinë në përgjithësi, e për sektorët delikatë të kësaj ngrehine, që kërkon të quhet edhe shtet.
JETËGJATË PROFESORI, STUDENT I TË CILIT KAM QENË EDHE UNË!
Nje shkrim i thekur dhe i merituar per profesor Hakon nga nje peneholle!
Jete te gjate e te shendetshme profesorit!
Jete te gjate profesor Hulusiut!
E kam pas profesor të filozofisë. Kujtoj zërin e tij brilant në auditor, humorin e tij, shoqërinë me studentët.
Më vjen mirë që profesori im sot është 95 vjeç dhe do ti uroj shëndet, gëzime dhe penë të ngjyer në bojën e një jetë të një atdhetari të madh të botës intelektuale shqiptare.
Faleminderit profesor për atë që na dhe në vitet tona studentore DHE për atë që na jep sot me vlerat tuaja intelektuale dhe njerëzore.
Edhe njëqind profesorit tonë.
Abdurahim Ashiku
Student i viteve 1961-1966
Gjithe historia eshte mashtrim edhe clirimi i Sarandes dhe Delvines nga “shqiptaret”.
Ne Sarand dhene jeten SIRIAN dhe KURD. Lavdi sirianeve dhe kurdeve.
Mashtrim dhe mosmirenjohje shqiptare.
TURP!
H Hako ka qenë dhe mbetet një personalitet i veçantë.Arsyet i ka shpjeguar bukur e mirë , “gjahtari” i pasionuar i vlerave njerëzore mes shqiptareve në këtë kohë të turbullt ku shpesh i thuhet të bardhës e zezë, kur jo rallë i thonë dores këmbë.publicisti dhe vëzhguesi mbrothëtar Pano Ballkon.
Pas vitit 1990 të gjithe “ateistët” e djeshëm u bënë myslimanë,ortodoksë,katolikë,Bektashinj, siç ishin në të vërtetë! Vetem prof Hulusi Hako mbeti siç ishte, ATEIST i thekur.!Mos vallë ky njeri ishte i vetmi i lirë!?
Për lirinë luftoi me pushkë në dorë,luftoi me penë dhe luftoi si ateist. Mbeti i lirë . Një shëmbull i madh për shqiptarët e gjithë kombit,për të mos u futur ne dashje nën trysninë e dogmave, të çdo natyre qofshin. Bindja,siç duket, ju bë qetesi shpirterore dhe ajo e mban në jete! Duke sfiduar gjithçka.Oishtaret nuk shuhen !
Perparim Xhixha,
Din per deshmoret sirian dhe kurd qe dhane jeten ne Sarand, po per Delvinen di?
Z. Perparim Xhixha, pas 40 vitesh gjej rastin t’ju percjell nje tungjatjeta njerezore.
Evidenconi nje tipar vlerash njerezore tek z. H. Hako, ” ne kete kohe te turbullt kur te bardhes i thuhet e zeze”. Kjo shprehje tashme zë pak vend, sepse gojet e pastra jane te pakta, dhe po veçoj Perparim Xhixhen. Nje dite erdhet nga Tirana ne rrethin ku punoja – ne nje aparat te organizatave masave – me porosi per te “nxjerre ujin e zi”…
Ne nje moment, ndersa vazhdoja te pasqyroja punen time perkushtuese ndaj halleve e problemeve te punonjesve, nderhyte duke u shprehur prere: – “mbylli letrat, nuk do te shkruaj!” Nuk me thate mua, as shefit te redaksise te Zerit Popullit, por nje anetari te Byrose Politike, i cili kish bere porosine. Pra nuk e bere te bardhen te zeze. Pershendetje.
Respekt per njeres si Hako. Turp për “pellazgun”. Si duket, paraardhesit e tij ne vitet e LANÇ-it kane qenë ballistë.
Ndej KENAQESI qe nje jete-shkollore,pas clirimit-PATUR si *MODEL*nje te rralle DJALE si-Hukusi Hako-Bir-*LABERIE*,qe pionier-njohur historine e tij,une bir i *Dangellise-Naimjane*,8 Vjecar,mbetur jetim-Babane-Ballisto-Fashistet-vrare*1944), Clirimi i vendit-mbrodhesi atdheut sjelle-shkollen Filore,mes Zavalanit te Dangellise Namjane* marre;ne Tirane shkolluar e ne jete dale(histori e tere) nga 7 Marsi 1964- mesues dale.Patur fatin-Petagog-I hiastori Gjeografise ne U<Tirane-Ulusi Hakon NJOHUR- note Maksimale -mua VENE-ne prifilin Histori-Gjeografi–..Mirenjohie- nje jete MESUES_kohen qe jetoja. Ate PROVIM ne Fakultet te paharruar- Vleresim Marre… Nje jete SHOQERUAR-si Mesues e Drejti shkolle punuar.Pr,Uusi Hakon-iDHULL nje jete-shoqeruar-deri ne KOSOVE sa Clirimin e saj-URUAR -vizite mme nxenes te shkolles *Ali Demi*Tirane bere.sa cliruar Kosova,Ne kra te madhin Pr Ulusi Hako qe na la mbres te PAHARRUARA- Mirenjohienjejete-*TRINITRINA*! Si KRYEVETERAN i shquar- nje jete-Kryetar i Asaj Organizate-sot e 4 vjet.Ditet njemije. .Atij MODELI te VETERANEVE te Atdheut Tone*i uroj nga tej oqeani me ne krah mbi 100*pasardhes veterane* ne organizaten tone krijuar ketu mes Toronts so e 8 vjet me parre. Mirenjohie organizates *VETERANEVE*ne e gracion kete org. Krijuar. *Dite 1000je* i iruojme PR. Ulusi Hakos-krye organizates*Veterane e Pasardhes*te Atdheut tone.-Ai *85 vjecar*. Per org,*VETERANEe Pasrdhes*-Toronto-Urojme *95 vjetorin-Pr, Ulusi Hakos-*DITET 1000JE!-me Atdheun e per ATDHEUN !*.Faomulojme kete urim-krah *pasardhes veterane-Toronto-Kryetari Arnold Sallillari- 20Tetor 2025.
Ik or psikopat i rrjedhur! Meso te shkruash shqip!
Nje urim nga zemra per 95-vjetorin e prof.Hulusiut. Gezuar jubileun e 95-te i dashur dhe i respektuar profesor! Qofsh tere dinamizem e gjalleri, ashtu siç je çdo dite! Mos u plaksh kurre!
I nderuar Zoti Pano Hallko!
Kam respekt, për ju, se jeni nje gazetar i mire, por edhe artikulimet tuaja ne prenzantimet e problemeve jane interesante…
O Zoti Gazetar, Hulusi Hako nuk kaqene asnjehere as debatikas as partizan ne Delvine, folni me ata ne Delvine qe i dine mire biografine apo ketu ne Tirane, ata ne Fakultetin e Ekonomise ne Universitetin Bujqesor te Tiranes …. kush ka ngele tani atje. Zoti Hulusi vuan per emer tani ne moshen 95 Vjeç. Por nje gje te them: Eshte nje turp i madhe, se kush dhe si ai, Zoti Hulusi u gjend ne Krye te Kesaj Organizate, vetem me nje Mashtrues ish Burgaxhiun Veli Myftari edhe ky, vdes tani te jete gjithmone sekretar duke e terhequr per hynde Zotin Hulusi. Turpi i madhe si i beri zgjedhjet, kur zgjedhesit zoti Veli i numeronte sikur numeronte pulat ne kotecin e tije. Oh sa keq si katandisi kete organizate Veliu dhe duke perfituar per ta shtyre sa me gjate vetem me mashtrime….. Oh Sa poshte paska rene nderi dhe gjaku i heronjeve, gjaku deshmoreve edhe gjaku i priderve tane…. jepi o Zoti Hulusi, jepi o Zoti Veli… se edhe tani sallami Hako ecen mire edhe ju o zoti Gazetar mire besoj se keni dale që e keni bere kete shkrim, por per ke e kini shkuar, per nje fallsitet per njå njeri dhe njerzit qe nuk meritojne asgje!. Turp….. Turp…. Turp. Kjo eshte e vertete, turp…..
As partizan as debatikas nuk ka qene Zoti Hulusi Hako, turpe per kete shkrim!
PËRGJIGJE PËR “MIRDITORIN”
1-Edhe pse do dëshiroja të njihja personin tuaj me emër dhe mbiemër (siç prezantohem unë), më duhet të të përgjigjem .
Është rasti i parë në kaq vite që shkruaj, që i përgjigjem një komentuesi.
Sepse tekefundit, është e drejta e secilit lexues, të shfaqë opinionin e tij mbi shkrimin tim.
Sepse shkrimi, nga çasti që del në gazetë , nuk është më, pronë e gazetarit.
Shkrimi në gazetë, është pronë e lexuesit.
Së pari, të falënderoj shumë që më ndjek në shkrimet e mia. Por edhe për vlerësimin që ke, për punën time.
Së dyti, do më falësh, por unë nuk jam bashkëmoshatar i Profesorit, e as nga Delvina.
Sepse duhet të isha në moshën e tij, por edhe i lindur në një lagje me të, që t`i ve duart në zjarr për atë).
Kontributi i tij në luftë (aq sa ka qenë), nuk është shpikja apo fantazia ime.
Ai kontribut, është certifikuar dhe konfirmuar nga shteti shqiptar, e doemos edhe nga organizata e veteranëve.
Për një gjë, i ve duart në zjarr unë. E kam pasur pedagog, ndër të rrallët pedagogë që kam njohur në jetë.
2- Nuk jam anëtar i asaj organizate, e nuk di asgjë për votimet dhe zgjedhjet që bëjnë ata.
Ashtu siç nuk jam anëtar i asnjë partie politike në jetën time.
NË ASNJWPARTI!
3-Dua të besoj se pa dashjen tënde, më ke fyer rëndë, e borxh nuk ta kam.
Sepse as njihemi bashkë nga afër që të më akuzosh.
Prandaj të lutem, unë nuk kam qenë asnjëherë nga ata, që shkruajnë me porosi, e kundrejt vlerave monetare. KURRË!
O Zoti Pano! Me dashje apo pa dashje ke bere një publikim, që së pari duhet të pyesje, vërtet e ke patur profesorë, por edhe këtë gjënë tjetër e ke marrë vesh shumë mirë që ç’farë po bëhet me Organizatën e Veteranëve, ata kanë vetë çertifikuar veten e tyre….
Turp i madh me këto gënjeshtra që publikohen në një Gazetë me emër si “Gazeta Dita” dhe e përsëris edhe një herë se ” Sallami HAKO”, shitet shumë në treg dhe burgaxhiu mashtrues Veli Myftari është bërë një MARATHONOMAK, i Organizatës së Veteranëve, duke u tallur me gjakun e Heronjëve dhe të Dëshmorëve të kombit…. ky është, e përsëris një turp i madh,
Mos u beso më gënjeshtrave dhe delirit të atyre nga asgjë duan të bejnë Emër …. O Zoti Pano! Ok!.
Zoti Pano ç’fare po bën këshu… me këto përgjigje tani e qelbe fare!. Ç’farë detyrimi ke për Zotin Hulusi që po e vlerëson aq shumë kur ai nga një erudit për ateizmin, tani është bërë bektashi. E ke mbushur atë shkrim me plotë të pa vërteta… kur një njeri i moshës së Katërt do tani të bëjë emër… bëj një shkrim tani edhe për Veli Burgaxhiun, që edhe ky zotëri ka katapuluar dhe zaptuar vëndin e sekretarit në këtë organizatë dhe ju përdor juve për të bërë këtë shkrim, lejeni rehat zotin Hulusi se tani u lodh….. Sa do të vazhdojë Zoti Veli, se mostra Veli si ju shkrova edhe më lartë nuk e lidh asnje gjë me luftën NC- ÇL, nuk ka patur asnjë pjestar apo të afërm me lutën… Kjo është ofendim i madh që po i bëhet në vazhdim kësaj organizate. Turp i madh… falsitet dhe asnjë gjë e vërtetë. Njerëzit vuajnë për nastalgji…. Këta njerëz po shkelin mbi nderin e heronjeve dhe nderin gjithë plejadës së burrave me emër, që kanë drejtuar këtë organizatë… prandaj O Zoti Pano, përgjigju si një gazetar i mirë dhe mos gabo! Ok!.
Po cne ki panua gazetar. Po ki ka punuar ne ministrine e mbrojtjes si civil per nje kohe te gjate. Po gazetar paska qene ki mo? Une vetem duke pire raki dhe kapardisur si lab e shifja, shife shife panoua i hallkes kazek(t)ar