Nga Bardhyl Ermini (Bejo)
Në mënyrë intuitive, me subkoshiencë, sa herë që përpiqen të nëpërkëmbin emrin e profesor Rexhep Qosjes, aq herë ka trishtim. Në një faqe të tërë gazete, ka shprazur një mllef të pajustifikuar një prej “qindra” analistëve që quhen Baton në shumicë, sipas të cilit “ai (prof. Qosja) nuk shkruan si intelektual por si një thashethemexhi… si një vegël e pushtetit” (!).
Ka shtuar edhe dy-tre të tilla lloj këllirash, të cilat të vjen turp kur i lexon. Ankohet kaq paturp për profesorin zotnia! Ka edhe të tjerë nën Batonër në fakt, që notojnë nëpër këto ujëra, por jo kaq “thellë”.
Natyrisht që nuk kam pse të vërtetojë se sa të gabuara, sa të pacipa dhe sa antishqiptare më duken mua këto akuza. Është njësoj si të vërtetosh se drita ndriçon dhe dallohet kur ajo depërton nëpër errësirë, e sidomos me këtë lloj obskurantizmi të qelbur antishqiptar.
“Thashethemexhi”, ai që është i pari që mësoi shqiptarët e pas viteve 90-të që të jetojnë vetëm duke u mbështetur te e vërteta? “Thashethemexhi” ai që guxoi të na qortonte e më pas të na kurajonte se të qënit shqiptar nuk është turp, nuk është vjedhje e shkatërrim, nuk është prapambetje por është përparim. Ai që na tregoi armiqtë e vërtetë të shqiptarëve, ai që drejtoi gishtin i pari te ai dhe ata që i kishin tradhëtuar e shitur Shqipërinë dhe shqipëtarët!
Kurajoja dhe guximi i paturpësisë është një forcë kaq e verbër, sa ç’është edhe tradhëtia në esencë. Tradhëti ndaj vehtes, ndaj miqëve e shokut, ndaj vendit tënd. Sepse çfarë vlere mund të ketë dikush kur thotë për profesorin shqiptar, më të mirin e më të urtëve, atij që ka folur e ka shkruar shqipen më të bukur që kemi dëgjuar për këto 35 vite se “ka mbetur peng i formimit të kufizuar me njohuri të plota vetëm në gjuhën sërbe”?!!
Çfarë mund t’i thuash kësaj lloj gjëje dhe këtij lloj robi të keq sa gjarpëri helmues, këtij provokatori të pabesë?
“Peng i një formimi të kufizuar, me njohuri të plota vetëm në gjuhën serbe”? Po mirë, nuk ka problem. Sepse njohuri të plota në gjuhën ruse psh ka patur edhe Kadareja i madh, i cili ka studiuar në vendin e kësaj gjuhe. Po legjenda Çabej që e njihte gjermanishten më mirë se një gjerman? Ç’domethënë kjo?!
Ç’është kjo faqe e zezë të shfrytëzosh në këtë mënyrë e kaq kriminale njohjen për llogari të një ideje kaq makabre sa ç’është kjo akuzë e ulët e maskuar kaq keq kundër një patrioti e mëmëdhetari shqiptar që nuk vjen më edhe për njëqind vite më tej?
E gjitha kjo “histori” rrjedh pikërisht se profesor Qosja ka shprehur mbështetjen e vet për qeverisjen e Kryeministrit Kurti. Sidomos përkrahjen e tij konkretisht në këtë periudhë zgjedhjesh parlamentare, përkrahje, e cila ç’është e vërteta vetëm këto kohë ka dalë apo është dëgjuar në këtë formë siç e shpall gazetari në fjalë, ai që quhet Baton.
“Çdo veprim i Kurtit është “vizionar” (në thonjëza) dhe “historik” (në thonjëza), citon “miku“ Baton, profesorin dhe ajo që bie më shumë në sy është mbështetja që ai i bën ligjit mbi Konfiskimin e Pasurisë…”
Ja se ç’na qenka pra ajo që kryesisht ka prishur ekujlibrin besoj jo vetëm të analistit Baton por edhe shumë të tjerëve, poshtë dhe sipër tij. “Dil pak moj në penxhere, të të shoh moj secila je”.
Domethënë që nëse i heqim thonjëzat nga fjalët vizionar dhe historik, shprehja se si do ti pëlqente Baton djalit të shprehej afërsisht 90 vjeçari Rexhep Qosja do të ishte: çdo veprim i Kurtit është i dyshimtë dhe pragmativo-korruptiv. Tamam shprehi e një hajduti dhe një bythëlëpirësi që kërcënon sapo ligji i afrohet xhepit dhe strofullës të vet! Kemi muaj që e shohim dhe e “shijojmë” këtë lloj gjuhe andej nga “zgëqet“ e Zvicrës, tamam nga një i tillë, një hajdut që thërret kapeni hajdutin e që kërkon kartën e të të “persekutuarit politik” sapo rendi dhe ligji ju futën në portën e mundësisë të “Konfiksimit të Pasurisë“.
E vërteta është se Kryeministri Kurti në Shqipëri e ka humbur deri në një farë mase shumicën e simpatizantëve në krahasim me fillimin e tij plot shpresa, thjeshtë pas disa gabimeve të rëndomta në Tiranë e në Prishtinë. Por nush është ai politikan shqiptar që nuk ka bërë gabime? Asnjë! Rama nuk rri fort larg këtyre gabimeve, edhe pse në raport me Kurtin ai duket pak më “rafinato”. Por këto punë nuk e ngrenë kërkundi kandarin politik të situatave që po kalojmë.
Dhe me të vërtetë, a është zoti Kurti ai që e mendojmë shpesh, dmth ai që thuajse ka ftohur marrëdhëniet me Shqipërinë, apo ai që ka krijuar një konfuzion lidhur me politikën që duhet ndjekur me ndërkombëtarët, me ata që çliruan dhe i dhanë pamvarësinë Kosovës?
Së pari për cilët ndërkombëtarë e kemi fjalën, për ata që përfaqësuan zotin Klinton e Bler apo për zotin Bajden dhe zotin Rishi Sunak me atë ministren e brendëshme, që i quajti shqiptarët pushtues?! Për cilët? Aq më tepër që tani janë ngatërruar “pak” situatat ndërkombëtare, kur fuqitë e mëdha po i shkelin syrin njera tjetrës fare haptas, nën kërcënimin e hapur të prishjes globale të kufinjve.
Por si pra, si mund të orientohemi tani me këtë lloj shpejtësie që po lëviz bota, kur ne ende vazhdojmë e flemë gjumin e “ëmbël“ të përfitimeve për llogari të ca batakçinjve ekonomikë, të super rrogave të dyta e të treta nën llogarinë e taksave publike, vilave e aktiviteteve klandestine kriminale?!
E pse të mos e dëgjojmë dhe të mbështesim atë që di se çfarë flet, fjala e të cilit ka një jetë të tërë që është sprovuar nën zjarrin e atdhedashurisë, drejtësisë dhe ndershmërisë? Ndryshe cilin të dëgjojmë? Atë që thotë (manipulon, shpif, intrigon) se profesor Rexhepi “mbështetjen ndaj Albin Kurtit e bën mbi premisa gjeografike e nostalgjike… si mbështetje ndaj një Kryeministri nga Malësia e shqiptarëve të Malit të Zi, si një detyrim historik ndaj një bashkëvendasi” (?!)
Por pse ta zgjas më? Dy vija paralele nuk priten. Kjo quhet postulat, një tezë që nuk ka nevojë për vërtetim. Ashtu siç nuk ka nevojë të vërtetohet se nuk mund të ketë forcë që (për faqe të zezë) të përgojojë veprën e profesor Rexhep Qosjes. “E vërteta, thotë urtësia botërore, është gjithnjë e rrezikshme për pushtetin e maskarenjve, të shfrytëzusëve, të grabitësve. Ja sepse e shtypin të vërtetën”.
Nuk do të çuditeshim nëse edhe një nga të paktët pasqyra të së vërtetës që kanë mbetur si profesor Rexhep Qosja, do të fillonin në këtë kohë defiçitesh morale e sufiçitesh amorale, t’i numuronin deri kafshatat e bukës. Pse? Për fat të keq sepse “shqiptarët” kanë qenë përherë armiqtë më të mëdhenj të shqipëtarëve.
Në Shqipëri qysh së gjalli, vepra e tij është kthyer në postulat, ndërsa emri në një shkëmb ku është gdhendur përfundimisht dhe qëndron në majat e kombit, një shkëmb ku nuk mund të ngjiten dot “dijetarët” tanë që na kanë mbirë ekraneve.
Sikur edhe pak gram dije të mernin nga dija e tij, ata do ta kishin kuptuar se: Ai tashmë është kthyer në yllin e mbijetesës dhe bashkimit kombëtar. Larg, sa më larg emrit dhe veprës të tij nga përçarësit, cinikët dhe lëpirësit e jetesës të shëmtuar, të veshur me petkat e kalbura të kësaj pseudo- demokracie!
Pjesë nga shkrimi i Baton Haxhiut me titull: Rexhep Qosja, shkrimtari spekulativ i porosive politike
E lexova një tekst “status” që me siguri ia ka kërkuar Vetëvendosja. Si zakonisht, në të shumtën e herëve Qosja shkruan me porosi dhe përdor fraza që humbin peshën e argumentit, duke u kthyer në një glorifikues të verbër të një pushteti ose fyes me porosi, që ka humbur lidhjen me realitetin.
Në vend që të mbajë distancën kritike që e definon një intelektual, Qosja përqafon një diskurs të mbushur me retorikë boshe dhe të zbrazët nga përmbajtja.
Teksti i tij është një shembull klasik i një narratori spekulativ, i cili ndërton rrëfime mbi thashetheme dhe interpretime të njëanshme, pa asnjë bazë faktike, pa fusnota, dhe pa ndonjë përpjekje për të analizuar realitetin.
Ai nuk shkruan si intelektual, por si një thashethemexhi letrar që shërben më shumë për propagandën sesa për ndërgjegjen e shoqërisë.
Në këtë tekst, Qosja flet për Vetëvendosjen dhe qeverinë e Albin Kurtit sikur të ishte një betejë mes së mirës absolute dhe së keqes së gjithanshme, duke glorifikuar të parën dhe diskredituar opozitën me terma të përgjithshëm si “urrejtje”, “gënjeshtra” dhe “shpifje” .
Këto janë fjalë që tingëllojnë të fuqishme, por në fakt janë të zbrazëta dhe pa lidhje me argumentin.
Një intelektual i përgjegjshëm nuk mund të përdorë këso frazash të vakëta pa i shoqëruar me shembuj dhe analiza konkrete.
Qosja nuk analizon asnjë moment të krizës që ka krijuar qeveria aktuale, nuk përmend tensionet në Veri, përplasjet me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian apo dështimet në menaxhimin e situatave kritike.
Përkundrazi, ai krijon një narrativë mitike ku çdo veprim i Kurtit është “vizionar” dhe “historik”, një qasje që i përket më shumë propagandës sesa mendimit kritik.
Ajo që bie më shumë në sy është mbështetja e Qosjes për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë, një masë e cila është cilësuar si e rrezikshme dhe antikushtetuese nga Gjykata e Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Qosja, pa asnjë reflektim mbi pasojat e këtij ligji, e paraqet atë si një mjet për të luftuar korrupsionin, duke shmangur faktin se ky ligj përmbys parimet themelore të drejtësisë.
Ligji, siç e kanë theksuar ekspertët ndërkombëtarë, rrezikon të kthehet në një praktikë staliniste, ku pasuritë konfiskohen në mënyrë arbitrare pa prova dhe pa proces të drejtë.
Sekseri i oligarkëve Baton Haxhiu, pjesë e dosjes së korrupsionit të Ilir Metës, i cili shfaqet si analist në banaqet televizive, hodhi i pari tezën e shkrirjes së SPAK pasi ka krijuar frikë në radhët e korrupsionit elitar dhe grupeve kriminale. Sipas Haxhiut tani që fitoi Trump dhe që Shqipëria po avancon drejt BE-së, SPAK nuk është më i nevojshëm.
Hetimet e SPAK zbuluan që Baton Haxhiu ishte pjesë e pastrimit të parave nga Ilir Meta në bashkëpunim me oligarkët. Një vilë në Golem që Meta e kishte blerë për 60 mijë USD dhe e kishte shitur fiktivisht për 300 mijë euro, ka përfunduar në pronësi të Baton Haxhiut. Ka dyshime se Haxhiu kamuflon pasuri të paligjshme të Ilir Metës.
Publikimi i listës së pagave zbuloi se Baton Haxhiu paguhej me 18 mijë USD në muaj nga një tjetër oligark, pa bërë asgjë. Dyshohet se Haxhiu ka ndërhyrë te Edi Rama për t’i dhënë para publike këtij oligarku dhe ky i fundit ka sajuar ‘punësimin’ e Haxhiut për t’i dhënë pagesën për punën e sekserit. Baton Haxhiu rezulton se ka marrë para edhe nga inceneratorët përmes një portali të tij periferik.
Haxhiu del si sekser në shumë punë të tjera të pista mes oligarkëve dhe pushtetit në disa dosje të tjera të SPAK-ut.
Prisni që ky tip të ketë respekt për kolosin??
Baton Haxhiu, drejtor Marketingu i kompanisë kosovare “Devolli” që fut miellin e qumështin serb në Shqipëri dhe ndërlidhës mes Ramës e Vuçiç, ka edhe një hall të tij.
Në intervistën e fundit, Arben Ahmetaj, zbuloi një sekret për pronësinë e Landfillit të Tiranës, që kryeministri Edi Rama e ka mbajtur te fshehtë prej 6 vitesh. Arben Ahmetaj tha se 40% të pronësisë në Landfillin e Tiranës, i ka kosovari Blerim Hoxha, personi që në shkurt 2015, me miratim të qeverisë “Rilindja”, mori administrimin e uzinës “ARMO” të Ballshit, maskuar pas logos “Tosk Energji”. Blerim Hoxha është lidhje e Baton Haxhiut.
Madje, për aktivitetet bankare dhe kontaktet me institucionet shtetërore të bizneseve të tyre, Baton Haxhiu dhe Blerim Hoxha i Landfillit të Tiranës, kanë të njëjtin punonjës të quajtur Arbër Osmani, me kompetenca të plota për të kryer çdo veprim në emër të tyre. Jo vetëm kaq. Deri më 21 janar 2021, kompania “Albanian Post” e Baton Haxhiut dhe Blerim Hoxha i Landfillit të Tiranës, e kishin adresën në të njëjtën zyrë te kulla e oligarkut Bashkim Ulajt, ndërsa pasi nisi hetimit për landfillin e Tiranës, Batoni shkoi te kulla e stadiumit.
Batoni kelysh dhe sherbetor I serbeve me soj e sorollop nga i ati tek i nipi.
Ne intervisten dhene gazetes Rilindja, date 08. 04. 1981 z. Qosja thot: ” I denojme demonstratat armiqesore ne Prishtine dhe ne disa qytete te Kosoves dhe i perkrahim masat e ndermarra ne baze te Kushtetutes dhe te ligjeve tjera ne fuqi per sanimin e gjendjes se krijuar dhe per ruajtjen e vellazerimit te kombeve e te kombesive , si frytin me te cmueshem te revolucionit tone socialist…”
Ato masa qe z. Qosja i perkrahe jane vrasjet, burgimet, largimet nga puna ne mase te shqiptareve etj. etj.
Kur jeton jashtë Shqipërisë e kupton dimensionin e « virusit » shqiptar të luftës me njëri tjetrin. Asnjë Komb tjetër nuk e ka në këtë dimension. Fatkeqsisht, historikisht shqiptarët nuk janë bashkuar as nga krahina, as nga feja, as nga mentaliteti dhe të huajt e kanë shfrytzuar për të n’a luftuar, për të n’a përçarë, për t’u hasmëruar, etj., dhe për të n’a sunduar. Kështu spjegohet që jemi një Komb në 6 Shtete! Profesor Qosja nuk është politikan, pra është i « imonizuar » nga « infeksionet » politike të momentit. Ai flet në pozicionin e një njeriu patriot dhe duke shtuar moshën e tij, duhet respektuar. Ai nuk është në pozicionin e « analistëve » që kur thonë diçka, kanë në mëndje se çfarë do të përfitojnë nga ajo që po thonë. Demokracinë në Shqipëri, Kosovë, etj., e dëmtojnë pikërisht këta « analistë » që u shërbejnë qarqeve të caktuara antishqiptare dhe dëmtojnë interesat e Kombit Shqiptar në përgjithësi.
Te Tema dhe te Dita shpesh me shume informacion merr te komentet e lexuesve se te vet shkrimet
Ne 1878 Kosova pati nje Ali pashe Gucia,pati Jakip Ferrin dhe Sulejman Volshin,por nuk pati nje Rexhep Qose.
Ne 1912 Kosova pati Isa Boletinin,Bajram Currin,Idriz Seferin,por nuk pati Rexhep Qosen.
Ne 1999 Kosova pati Ameriken,pati UCK,pati edhe Rexhep Qosen.
Te pacim o Diell i Shqiptarise!
Cfar nuk sajon gazeta e (pa) nderuar Dita per te shuar ose me mire ndihmuar Ramen qe te dale nga maskaralleqet e tij ! Eshte nje gazete me 1005 ne sherbim te Rames. Ne 905 te atyre zotimeve apo diskutimeve te Rames nuk lejohen diskutimet por dalin enveristet si treni me shoke dhe duke “ofenduar” njeri tjetrin dalin tek komentet e 2 muajve me pare!
Le të mos e ngatërrojmë veprat e Rexhep Qoses të kohëve të kaluara. Me postimin e paradoditëve Qosja ka hedhur në WC idealin e tij. Në Rambuje pranoi propozimet amerikane dhe europiane, prandaj Kosova fitoi lirinë. Ndërsa sot Kurtoviçi hapur është kundër tyre. Dhe Qosja e quan këtë spiun të serbit vizionar! Kërriçësi më të madhe nuk then.
kosovaret rrace deficente
serbia ka akoma dhe nja 2 mije agjente te saj
keta dy jane agjente UDB natyrisht, dhe nuk kemi pse merremi me keta dy bubuzhelet e kosoves
Baton Haxiu ka kën SPIUN I BEOGRADIT.Kaq mjafton për të nxjerr konkluzione se pse Ai është kundër RILINDASIT NR.1 I GJALLË R.QOSE.
Duke anatemuar R.Qosen B.Haxhiu është në një MËNDJE ME NON GRSTËN SALEH me vjerrën MILICA KOLONELE E UZNO(SOT UDB).
Jo më kotë B.Haxhou shkon çdo mbrëmje te TV SYRI-PESHKAQËNI ÇIM PEKA-ZENI SEKSERI GËRDECIT ME 27 TË VRARË(PËRFSHI & K.TREBICKËN).
Dielli R.Qise nuk mund të mbulohen nga RETË E ZEZA TË GAZETARUCVE MESKIN B.HAXHIU APO BERAT BUZHALA.
Sipas ate qe po lexoj ,vleresoj se te gjithe jeni te moshuar ,njerez qe keni lexuar qofte edhe ndonje veper te Miniera e Kombit,AKADEMIK Rexhep Qosja.Une per vehte (i detyruar nga prinderit) nga Akademik Rexhep Qosja kam lexuar qofte edhe librin qe e ka peshen e tere botes.Aty u ndesha me filozofin,me aftesite me mendmin e art se si e perhkruan labirnthin te ngritur nga armiku shekullor,metodat e zvarranikeve rusoserb qe i kane patur parimin kryesor per debimin ,syrgjynosjen dhe zhdukjen e shqiptareve nga trojet etyre autoktone.Eshte mrekulli por edhe dhimbje ,te kuotojsh kete meteor,fatkeqesisht ,jo te gjithe ata intelektual te cilet akoma ne trupin etyre e kane narkozen,e kane virusin e gjumit letargjik,pullasin ulurejne si te terbuar…Nje artikull shkrues e interpreton se cfare ka then Akademiku per demonstratat historike te vitit 1981!kjo me len te kuotoj qe artikull shkruesi eshte moshatar mbase i tim ati(65vjec)dhe na i ben nje rrethane renduese ndaj Akademikut.Ketu qendron e tere aftesia e intelektualeve tane,qe fjalet i marrin Kallep ,pa i marre parasysh rrethanat ne te cilat ka jetuar Akademiku,por jo vetem,sepse realiteti qendronte ndryshe…..Sot ne mbare trojet tona ka njerez teme nderuar te cilet jane aftesur nga Akademiku,kemi nje thes me libra ,nje enciklopedi e tere,e cila eshte mundi sakrifica dashuria per kombin.Me te ndigjuar (gjithmone nga im at)nje grup intelektualesh aty nga viti 1991-92 na eshte zhvilluar nje seance “gjyqesore ” ne Shtepine e Bardhe ne Uashington,ku Akademiku dhe te gjithe shoket e ti ,aty kane shkelqyer…keto gjera disa nga ne ghysem alfabetet qe jemi bij te nenave shqiptare,PERSE NUK DUAM TI PERMENDIM?.Sa keq ,kemi mbetur me nje mentalitet plote urrejtje te verbuar ,qe nuk e lexojme jo vetem Akademik Rexhep Qosja….Turp.Turp akoma me i madh kur nuk thuhet edhe e verteta deri ne fund.A thuaj do ndergjegjesohemi te pakten edhe tani qe rusoserbet na kane brenda gojes se tyre me dhembet e nje korkodili?Keq…
Po o Alma nga Tirana,se shqiptaret e Shqiperise jane race superiore,nuk e dine cfare eshte spiunlleku.Jam dakord me ty per kete punen e spiuneve megjithate,me kujtohet gjithmone nje gjeneral serb qe tha se ata i.dinin te gjitha levizjet e Jashareve. Po shume prej ketyre agjenteve te serbit u fryjne dasive si puna jote,po ne kunderten tende,duke dashur te krijojne kombin kosovar e duke e quajtur veten race superiore.Jo se ne “tironsit” nuk y kemi dhene shkas per kete.Me kujtohet nje i njohuri im ne kohen e varferise se madhe ne Shqiperi dhe kur Kosova ishte ende e pushtuar: “Ç’duan kosovaret qe nuk rrine rehat,ç’u duhet flamuri. Ata kane te gjithe nga nje makine. Te me japin mua makine se u jap une flamur”.
Baton haxhiu, dhe Berat bubuzheli jane dy felliqesira. Pjella te liga te kesaj kohe te lige.
Personalitetet njerezore nuk jane qenie hyjnore, nuk jane qenie pa vese e gabime. Ata si gjithe te tjeret ne gjithe rrugetimin e tyre jetesor pa tjeter qe kane momente te kritikushme, qe edhe vete po te kishin mundesi te riktheheshin ne atio situata, nuk do te benin te njejtin veprim. E rendesishme eshte qe njeriu ne gjithe aktivitetin e tij intelektual e shoqeror te jape nje kontribut qe ti sherbej shoqeris. E kete kontribut te cmuar profesori i nderuar nuk ka hezituar ta jape ne trevat e kombit shqiptar. Po ka shum nga keta “personalitete hyjnore” qe nuk duan ta pranojne e ta marrin ne konsiderate kontributin e profesorit, kjo eshte puna e tyre, po ne teresin e opinionit te shendosh shoqeror shqiptar Aktiviteti i profesorit vleresohet maksimalisht. Jete te gjate profesor Rexhep Qosja !
Molasi, ti flet me gjuhen e LDK. Une isha student ne ate kohe ne Prishtine.E vetmja shprese qe te ndegjojme dhe lexojme per te verten ishte R .Qosja.Artikujt e tije ne revisten kroate Danas, ishin i vetmi medium ku mund te lexoshe realitetin ashtu si e shifshim ne cdo dite ,ne rruget e Prishtines.Rilindja ishte ne masa te dhunshm dhenuk ja botonte …,,
Agim!
Si ti ne Kosove flasin vetem rreth 2% e shqiptareve te Kosoves. Si une flasin 98% e shqiptareve te Kosoves. Si po te duket kjo pune? A thua kush ka me shume te drejte???
Mollosi,sic shihet nuk e paska lexuar ditarin politik te viteve te erreta ne Kosoven martire.Atje mongosset si mehmet loci,lutfi ajvazi ,selim brosha…nuk linin vend pa futur koken,hunden.Pas fillonte shoket si Adem Demaci,Kadri Osmani.Rexhep Malaj….ndiqeshin dhe buroseshin.Te gjitha keto dhe shume e shume te tjera,mollos i ke tek vepra e akademik Rexhep Qosja VDEKJA ME VJEN NGA SYTE E TILLE.Duket se ke kujtese te dobet por vetem me kete veper i madhi Rilindas i Kombit tone,e ka 99% te popullit me vehte.Beju realist mos shkruaj ai anetar i ndonje partie politike,as si individ i nje krahine me fryme bajraktaresh…..
ME ENTUSIAZMOI intervista e kryetarit te Lidhjes shqiptaro-Amerikane Agim Alicka dhene RTK.per agresionin e sotem te delenxhiut Grenell ne dem te Kosoves dhe kryeministrit Kurti. Alicka e quajti Nderhyrje te Patolerueshme te Grenell ne
punen e Shtetit e Kosoves dhe thjesht nje Nderhyrje Private e Grenell,,qe nuk ka lidhje me shtetin Amerikan.Grenell sic dihet eshte emeruar i derguar special per krizat ne Kore dhe Taivan .Detyra e tij nuk ka lidhje me Kosoven,por i fryn urave,,TE NDIZET ZJARRI. Duket sikur Ultimatumin AntiKurti ja ka shkruar Edi Rama,sepsw Cucici sot eshte perveluar nga zjarri protestave.KA DHENE DOREHEQJEN. Eshte ky Hizri Sulejman qe korruptoi McGonigalin.Po korrupton edhe Grenellin per ta perdorur kunder Kurtit.Do psoc si Mitridati,qe korruptoi Romen,.S`do te zene kembet dhe.
epni lajmin e Doreheqjes se Vucicit,pse nuk e jepni,,apo trembet Rama?
Ky plehra i plehrave, Baton Haxhi Muti, spiuni i betuar i UDB Serbe, nuk i arrin as tek gishti i kembes Profesor Qosese,….
Aq sa mund te krahesosh nje Luan me nje mi kanalesh te zeza, mund te krahesohet Profesori i madh e rilindasi i madh i ketij shekulli Rexhep Qosja me Baton qenin qe leh tamam si qen bir qeni.