Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokurorët e SPAK në Kushtetuese: Qëndrimi në detyrë i Ballukut, rrezik potencial
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prokurorët e SPAK në Kushtetuese: Qëndrimi në detyrë i Ballukut, rrezik potencial
KronikeLajmi i fundit

Prokurorët e SPAK në Kushtetuese: Qëndrimi në detyrë i Ballukut, rrezik potencial

Published: January 22, 2026
Shpërndaje

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së Energjisë, në një kohë kur është marrë e pandehur, përbën rrezik potencial.

Në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra, prokurorja e SPAK u shpreh se ka rrezik që ajo të prishë provat dhe të kryejë vepra të tjera penale.

Ajo përmendi edhe një deklaratë të përfaqësuesit të kryeministrit në seancë se ajo ka propozuar 50 akte, që do të thotë se mund të veprojë sërish në kundërshtim me ligjin.

- Publicitet -

“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres. 

Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë.

Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat”, tha Prokurorja.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka dhënë argumentet e tij, duke sqaruar se pse në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ka konflikt kompetencash, sic pretendon kryeministri Rama.

Në fjalën e tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se kërkuesi, që në këtë rast është Kryeministri Rama ‘nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv’.

Sipas tij, masa ndaluese prek vetëm individin dhe jo keshillin e ministrave.

“Nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. Për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore. Mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe Mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave. Në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen.

SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim të nenit 103 pika 3 nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje, nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.

Vlerësojmë se kërkuesi nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv”, tha prokurori Dritan Prençi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    January 22, 2026 at 4:48 pm

    Mut njeri kak tjetri…. Eshte gjithe bota ne veshtiresi jo ne qe keshtu kemi qene historikisht . Keta bejne sikur hetojne, ca te tjere bejne sikur zbatojne ligjin dhe ne fund raki e meze, asnje (kaposh), zog i kapur. Ne shumicen e rastit smerret vesh kush eshte ujku e kush eshte delja…

    Reply
  • demo says:
    January 22, 2026 at 6:19 pm

    Ujku dhe ulkonja jane Ata qe vjedhin.Nqs pretendojne se jane te paster qelibar,le te xhvishen nga pushtetet,Imunitetet dhe te perballen ne Gjykate me Ligjin,.Mjegull,Turbullire u behet SPAKU hajduteve te qeverrise,se ujku mjegull,do- eshte nje llaf ne stan.

    Reply
  • ..... says:
    January 22, 2026 at 8:23 pm

    More po e paska pushtuar SPAK keta me mbiemer Premçi, njeri na çane derrasa çdo nate nepr televizione ky, nuk besoj se eshte i vellai, qenka prokuror i Spaçit. Do behet drejtesi ne Shqiperi zoterinj deputete apo do behet vetegjyqesi?! Se me keta prokurore barkderra qe hane nga 10 miljone leke ne muaj nga fukarenjte shqiptare dhe kerkojne te drejtojne dhe shtetin nuk vazhdohet me. Kerma njerez ! Beni ligje te zhdiuket keto bisha te shqiptareve te ndershem, se te pandershmit jane me te .

    Reply
  • vlonjati says:
    January 22, 2026 at 10:17 pm

    Te ndershmit si ti ….. dhe Rama e Balluku !

    Reply
  • Besnik says:
    January 23, 2026 at 9:47 am

    Mendoj që kjo strukturë duhet të rishikohet edhe njëherë se deri në këtë moment kan punuar politikisht dhe jo profesionalisht.

    Reply
  • Berlin says:
    January 23, 2026 at 10:56 am

    Ketu shtrohet thjesht vetem nje pyetje: Eshte Balluku nje hajdute e korruptuar apo jo?

    Reply
  • Maligjere says:
    January 23, 2026 at 11:17 pm

    C’domethene “….dyshime te arsyeshme”, dipas cilit kriter, apo sipas oponionit te prokurorit.
    Nese ke qofte edhe nje FAKT te vetem te provuar me prova, jo me llafe, denoje te pandehuren me nje gjyq te rregullte. Lerini llafet “prish provat” Thene keshtu ju pranoni se ju nuk keni prova, keni vetem opinion.
    Prokurore te PAAFTE!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?