Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria e Tiranës për hetimet e 21 janarit: Kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve të huaja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prokuroria e Tiranës për hetimet e 21 janarit: Kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve të huaja
Kronike

Prokuroria e Tiranës për hetimet e 21 janarit: Kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve të huaja

Published: January 22, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me hetimet e vijuara për çështjen e 21 janarit ku mbetën të vrarë katër persona, përkatësisht, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Në reagimin zyrtar theksohet se në funksion të hetimeve të zhvilluara është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i “provave të sekuestruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja.

“Në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i “provave të sekuestruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

- Publicitet -

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285 I vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011, gjatë së cilës kanë gjetur vdekjen shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Në datën 18.04.2012, është vendosur ndarja nga procedimi penal dhe dërgimi për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i çështjes së numërtuar 285/21, të viti 2012, i materialeve për të pandehurit Ndrea Prendi akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj dhe të pandehurit Agim Llupo, akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen eshtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode. Për gjykim në këtë procedim janë dërguar edhe materialet në ngarkim të të pandehurit Margarit Kume, i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë gjyqësore u kryen të gjithë veprimet e nevojshme hetimore, por nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosur shtetasit Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko e Ilia Papa. Në kushtet kur ishin kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, me vendim të datës 28.02.2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në datën 02.04.2021, është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit Aleks Nika, si dhe Hekuran Deda, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit Agim Llupo, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë
të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit Hekuran Deda.

Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, kanë kryer edhe veprimet hetimore të deleguara prej prokurorit në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit Artan Hoxha, fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel.

Me qëllim disponimin e provës materiale, kasetë audio, sipas kërkesave procedurale ligjore është pyetur shtetasi Artan Hoxha, me detyrë gazetar, si edhe familjarët e viktimës Aleks Nika,të cilët sipas shtetasit Artan Hoxha, disponojnë materialen audio. Por në deklarimet e dhëna prej tyre është evidentuar se ky material nuk do të dorëzohej në funksion të hetimeve që zhvillon Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, por para Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, në momentin që ky procedim do të hetohet
prej tyre.

Në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i provave të sekuestruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet.

Duke kujtuar respektimin e garancive të një procesi që është në hetim, bëjmë me dije se gjatë hetimeve që do të kryhen do të mbahen parasysh edhe aktet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë lidhje me këtë procedim penal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Spak says:
    January 22, 2024 at 9:52 am

    Prokuroria e Tiranes duhet te shpalle mos kompetencen dhe t’ja kaloje SPAK!

    Reply
  • Spak says:
    January 22, 2024 at 9:52 am

    Nuk e di ne se Zhukri kaloi Vetingun?

    Reply
  • Hej looser... says:
    January 22, 2024 at 9:54 am

    Nëse një institucion apo organ shtetëror arrin deri aty sa të kërkojë ndihmë pas 13 vitesh për një krim gjithashtu shtetëror, kjo dëshmon qartazi paaftësi shembullore për detyrën që i është besuar. Mënyra më e ndershme do të ishte dorëheqja kollektive e të punësuarve përmes nepotizmit, për t’i hapur rrugën meritokracisë.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    January 22, 2024 at 10:33 am

    @ ¿? :

    O dypikëpyetësh, o Fundërrina e fundërrinave të gjarpërinjve me surrat njeriu që vjellin mut të zi në internet! (C’them dhe unë, edhe gjarpëri më helmues ngordh në vend po pickoi këtë @ ¿? ).

    E para, nënë e motër unë nuk i përmend askujt, as hasmit më të madh, ke c’ke merru me personin që debaton apo polemizon; t’i po, merresh me nëna e motra se këto janë “armët e tua” të ndyra të fundit që përdor !!!

    E dyta, o homoseksuali dypikëpyetësj (njërakokëposhtë), mos më trego mua ti se perversët dhe devijantët seksualë si ty apo ndonjë tjetër nuk kanë komplekse me pasoja të rrezikshme deri edhe sadiste dhe kriminale !!!

    E treta, leri ato bullizmat e tejkaluara me institute të shëndetit mendor, e “psikiatër” që ti qelbësirë gjoja përfaqëson, se janë të përdorur e konsumuar nga shkollarët rrugace ndaj njëri-tjetrit që para 20 vitesh !!!

    E katërta, ti je mjeran dhe je për t’u mëshiru, se jeton në një Ferr tatin, që nuk sheh asgjë të bukur në jetë; cdo gjë të duket si bythë dhe vrimë bythe !!! Ty edhe makinat të duken në formë bythe, edhe kurorat e pemëve në formë bythe, edhe kodrat e malet të duken si bythë të mëdha, madje edhe retë në qiell të duken si bythë. Kur shkon në fshatin e gjyshit tat e shef ndonjë coban me dele, dhentë të duken si të duken si tufë me bythë !!!
    Ty edhe vetë Toka të duket si Bythë e Madhe, me vrimë kokën tënde !!!

    Ty dypikëpyetësh pederast mjeran i zi, edhe Dielli të duket si vrimë bythe !!! Sepse sheh shpirti yt i zi ashtu, jo se ka faj Dielli !!!

    E pesta dhe kryesorja, ti ore ¿? , në të gjtha pikëpamjet, ti nuk vlen as nja 1 cm nga jashtëqitja ime kur ka qenë në ditën më të keqe !!!

    Fund

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?