Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
KryesoreLajmi i funditopinion

Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Published: July 2, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Në javën e pestë të protestave qytetare në Tiranë, çështja kryesore nuk është më vetëm vazhdimësia e tyre, por ruajtja e kapitalit moral që këto protesta paqësore kanë krijuar deri mē sot.

Çdo protestë demokratike gjykohet jo vetëm nga drejtësia e kauzës së saj, por edhe nga mjetet që ajo zgjedh për ta mbrojtur atë kauzë dhe për të mundësuar triumfin e saj.

- Publicitet -

Protestat kundër një qeverie të korruptuar, siç është qeveria e sotme e Kryeministrit Rama, duhet t’i evitojnë me çdo kusht gjuhën e urrejtjes (tërheqje zvarrë, varje në litar, vdekje), provokimet dhe dhunën. Ato duhet të mbeten qytetare, e disiplinuar dhe paqësore. Këto nuk janë shenja dobësie, por burim i legjitimitetit të protestës dhe forca e vërtetë e saj.

Unë do të dëshiroja që këto protesta të frymëzohen, në mënyrë metaforike, nga Lisistrata e Aristofanit. Jo për të riprodhuar komedinë e lashtë, por për të shfrytëzuar në mēnyrë simbolike e të dobishme intuitën e saj filozofike. Ka momente historike kur autoriteti moral, vetëpërmbajtja dhe arsyeja ndikojnë më shumë në jetën politike të një vendi sesa zemërimi, përplasja apo dhuna.

Qytetërimi nis aty ku i thuhet jo dhunës dhe veprohet për triumfin e arsyes.

Pse pikërisht Lisistrata? Sepse në atë komedi, shkruar në një nga periudhat më të trazuara të demokracisë athinase, gratë ndërhyjnë kur burrat tregohen të paaftë t’i japin fund një lufte të gjatë e shkatërrimtare. Ato nuk zgjedhin armët, por autoritetin moral; nuk zgjedhin konfliktin dhe përplasjen, por sfidën e arsyes dhe presionin qytetar, vetëpërmbajtjen dhe vendosmërinë.

Edhe pse Lisistrata është njê komedi, mesazhi i saj është thellësisht politik. Energjia femërore dhe logjika e jetës janë forca më e madhe për ndryshime pozitive në shoqëri. Në këtë kuptim, “lizistratizimi” i protestës nuk do të thotë që prej saj të largohet djemtë dhe burrat, për t’u zëvendësuar nga vajza dhe gra, por që protesta të mbrohet nga dhuna, ta zgjerojë autoritetin e saj moral dhe të ruajë fytyrën më qytetare, më njerëzore e më demokratike.

Prania e grave dhe e vajzave të reja në këto protesta, që duket se ka rënë ditët e fundit, nuk duhet parë si një dekor apo simbol, por si një burim i vyer autoriteti moral.

Si nëna, ato mbrojnë jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Si gra, kërkojnë siguri, dinjitet dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo pushtetit.

Si vajza, kërkojnë një Shqipëri ku e ardhmja ndërtohet mbi meritën, jo mbi klientelizmin dhe korrupsionin.

Si vajza të dashuruara, ato duan të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre, pa u detyruar ta kërkojnë shpresën duke u larguar larg tij.

Pikërisht për këto arsye, kërkesat e tyre janë ndër më realistet. Këto kërkesa nuk burojnë nga dëshira për konflikt apo hakmarrje, por nga dëshira për normalitet, nga nevoja për një shtet që funksionon, për institucione të ndershme dhe për një shoqëri ku drejtësia të mos jetë privilegj, por e drejtë e çdo qytetari.

Një protestë ku zëri i grave dëgjohet më shumë fiton edhe më shumë besueshmëri dhe forcë morale. Në javën e pestë, sfida nuk është të rritet zemërimi popullor i qytetarëve, por të zhvillohet qytetaria, të bëhet për vete opinioni publik përmes sjelljes demokratike në protestë, duke dëshmuar epërsinë e kësaj sjelljeje ndaj korrupsionit të qeverisë dhe dhunës që mund të ushtrohet nga aparati represiv i saj.

Nëse protesta synon një rend politik më të drejtë dhe një qeverisje më të mirë, ajo duhet të mishërojë vlerat mbi të cilat kërkon që të ndërtohet ai rend.

Unë besoj se askush nuk e mishëron më mirë këtë frymë sesa gratë dhe vajzat e reja. Ato nuk i duhen protestës për aromën e parfumit të tyre, as sepse kërkesa e tyre është fitorja mbi qeverinë, por sepse ato, më mirë se kushdo, kërkojnë mundësi më të mira për të jetuar me dinjitet në një Shqipëri më të lirë, më të drejtë e më njerëzore.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Hugo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Durrsaku on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. CR7 on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?