Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse ata që punojnë natën janë më të rrezikuar nga sëmundjet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Pse ata që punojnë natën janë më të rrezikuar nga sëmundjet?
Lifestyle

Pse ata që punojnë natën janë më të rrezikuar nga sëmundjet?

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Një studim i ri tregon sesi ritmet cirkadiane të qelizave të zemrës ndihmojnë në ndryshimin e funksionit të zemrës gjatë ditës, dhe mund të shpjegojë arsyen se pse punonjësit që punojnë në turnet e natës preken më së shumti nga problemet e zemrës.

Shkencëtarët kanë treguar për herë të parë se qelizat e zemrës i rregullojnë vetë ritmet e tyre cirkadiane, nëpërmjet ndryshimeve të përditshme në nivelet e joneve të natriumit dhe kaliumit brenda qelizës. Nivelet e ndryshme të joneve të natriumit dhe kaliumit brenda dhe jashtë qelizave të zemrës, krijojnë impulsin elektrik që shkakton tkurrjen e tyre dhe nxit rrahjet e zemrës.

Deri më sot përqendrimet e joneve mendohej se ishin konstante. Por tani shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat e zemrës i ndryshojnë nivelet e tyre të brendshme të natriumit dhe kaliumit gjatë ditës dhe natës. Kjo bën që zemra të përshtatet më mirë dhe të ruajë ritmin e rritur të zemrës kur ne jemi fizikisht aktivë.

- Publicitet -

Dihet tashmë se në qelizat e zemrës dhe indet e tjera ka orë të përditshme; që janë normalisht të sinkronizuara nga sinjalet hormonale që harmonizojnë ritmet tona të brendshme ditore me ciklin e ditë dhe atë të natës. Ritmet e përditshme të funksionit të zemrës, njihen prej vitesh dhe mendohet se ato ekzistojnë për shkak të stimulimit më të madh nga sistemi nervor gjatë ditës.

Ky studim i ri, i mbështetur nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore dhe Nisma “Blue Sky” e kompanisë AstraZeneca, tregon se ritmet cirkadiane brenda secilës qelizë të zemrës, mund të ndikojnë gjithashtu në rrahjet e zemrës.

Ekipi, i udhëhequr nga shkencëtarët në Laboratorin për Biologjinë Molekulare në Kembrixh të Britanisë të Madhe, në bashkëpunim me AstraZeneca-n, thonë se të kuptuarit se si këto ndryshime në nivelet e joneve ndryshojnë funksionin e zemrës gjatë ditës, mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes pse punonjësit që punojnë në turnet e natës janë më të prekshëm ndaj problemeve të zemrës.

Kjo pasi ritmet jonike të drejtuara nga orët e zemrës dalin “jashtë sinkronizimit ”përgjatëstimulimit që pësojnë nga orët e trurit. Ky kuptim i ri mund të çojë në trajtime më të mira dhe në masa parandaluese për të luftuar sëmundjet e zemrës.

Autorja kryesore e studimit, Aleksandra Stangerlin, u habit kur zbuloi se nivelet e natriumit dhe kaliumit ndryshonin deri në 30 për qind në qelizat e izoluara dhe indet e zemrës.

Kjo ndryshon aktivitetin elektrik në këto qeliza. Tek minjtë, ky ndryshimit duket të jetë po aq i rëndësishëm për të kuptuar ndryshimet ditore në rrahjet e zemrës, siç është kontrolli nervor.Dr.Xhon O’Nil, nga Laboratori i Biologjisë Molekulare, që drejtoi studimin, thotë:

“Mënyrat sesi ndryshon funksionimi i zemrës gjatë gjithë kohës, rezultojnë të jenë më komplekse nga sa mendohej më parë. Sasia e joneve që kontribuojnë në normën e rrahjes së zemrës ndryshon gjatë ciklit ditor.

Kjo ka të ngjarë ta ndihmojë zemrën të përballojë kërkesat e rritura gjatë ditës, kur ndryshimet në aktivitet dhe prodhimin kardiak janë shumë më të mëdha se sa gjatë natës, kur ne zakonisht flemë. Kjo krijon mundësinë e trajtimeve më efektive për sëmundjet kardiovaskulare, për shembull për t`i marrë ilaçet në kohën e duhur gjatë ditës”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi

Komentet e Fundit

  1. Miku i vjeter on Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  2. Aldo on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  3. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  4. Nje shqiptar on Kush po bën pazar me Bankers?
  5. Vlora 97 on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?