Bashkimi Evropian është një entitet kompleks dhe i ndryshëm nga çdo lloj aleance tjetër politike në mbarë botën.
Dhe si e tillë, ajo ka pësuar ndryshime të herëpashershme.
Bëji disa njerëz bashkë dhe secili do të bërtasë idetë e tij, ndaj edhe udhëheqësit europianë gjithashtu kanë bërë thirrje të vazhdueshme për ndryshime – secili në aspektet që i interesojnë shtetit të tij.
Macron – për shembull – mund të jetë udhëheqësi më i zëshëm kur vjen puna tek reformimi i Europës, duke bërë vazhdimisht propozime për projekte europiane si ‘autonomia strategjike’ apo edhe krijimi i një Komuniteti Europian, i cili mund të përbëhet nga pjesëtarë si Ukraina apo edhe Mbretëria e Bashkuar.
Sidoqoftë, muajin e shkuar, Kancelari Gjerman Olaf Scholz i cili kishte kohë që nuk e prekte këtë temë, dha një fjalim të rëndësishëm nga Universiteti Charles në Pragë, i cili shtroi disa propozime rreth një ‘vizioni të ri për Europën’.
Pse është i rëndësishëm ky vizion pikërisht tani?
Mbi të gjitha, ai është i rëndësishëm sepse Gjermania është ekonomia më e madhe aktualisht në Europë.
Së bashku me Francën, Gjermania ka qenë qysh prej fillimit në epiqendër të projektit të Bashkimit Europian.
Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut – i njohur edhe si paraardhësi origjinal i Bashkimit Europian, ishte në thelb projekti i Francës për ta bërë të pamundur luftën me Gjermaninë, por edhe për ta nënshtruar industrinë gjermane ndaj rregullave dhe kontrollit që bazoheshin në parimet e supernacionalizmit.
Gjithashtu, ishte sërish propozimi i përbashkët franko-gjerman i cili çoi në krijimin e monedhës së përbashkët evropiane – euros.
Të gjitha këto janë arsye të rëndësishme pse vizion i Olaf Scholz ka shumë rëndësi në këto momente, veçanërisht sepse idetë e tij janë në të njëjtën linjë me idetë e liderit francez, Emmanuel Macron.
Çfarë do të ndryshojë Scholz rreth Bashkimit Europian?
3 janë çështjet kryesore që Scholz kërkon të ndryshojë rreth Bashkimit Europian aktual.
Së pari, është çështja e Mbrojtjes së Përbashkët.
Lufta në Ukrainë e ka tronditur Europën në një pikë ku ka arritur të nxjerr në pah shumë fusha në të cilat ajo ka disa mangësi të dukshme.
Sipas shumë analistëve, propozimet e Macron për një ‘autonomi strategjike’ po tingëllojnë gjithnjë e më të arsyeshme qysh prej fillimit të luftës.
Kjo sepse, lufta e bëri edhe më të qartë se një politikë e përbashkët e mbrojtjes në BE mungon, dhe mjafton të shohësh se nuk ka një ushtri të përbashkët europiane.
Në fakt, kjo ide e mbrojtur me zë të lartë nga Macron prej kohësh, ka hasur shpesh rezistencën e shumë shteteve anëtare.
Por, gjatë fjalimit të tij Scholz propozoi krijimin e një Sistem të ri Evropian të Mbrojtjes Ajrore, duke u zotuar se Gjermania do të bënte investime të konsiderueshme në vitet e ardhshme.
“Ne kemi shumë punë për të bërë në Evropë, kur vjen puna për të mbrojtur veten kundër kërcënimeve ajrore dhe hapësinore” – tha Scholz.
Dhe edhe pse ky propozim është shumë larg atij të Macron për krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane, ai është padyshim një hap në të njëjtin drejtim.
Zgjerimi dhe Vetoja Kombëtare
Për sa i përket çështjes së dytë, Scholz foli edhe për problemin e zgjerimit.
Bashkimi Evropian nuk është zgjeruar që nga viti 2013, kur Kroacia u anëtarësua.
Në fakt ai është tkurrur nëse marrim parasysh se Britania e Madhe u largua me anë të fushatës së Brexit.
Dhe vetoja kombëtare kontribuon gjithashtu në këtë çështje, duke qenë se në ditët e sotme shumica e vendimeve në BE merren nga një shumicë e cilësuar e anëtarëve që do të thotë se, që një propozim të pranohet, të paktën 55% e shteteve anëtare të BE-së që duhet të përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë totale të saj duhet të votojë pro.
Deri këtu është në rregull, por kjo nuk vlen për çështjet e politikës së jashtme – të cilat kërkojnë unanimitet absolut.
Me fjalë të tjera, nëse një shtet i vetëm anëtar vendos veton, vendimi dështon.
Kjo ka ndodhur në shumë raste si kur Hungaria kërcënoi se do të vendoste veton ndaj sanksioneve ruse nëse nuk merrte një sërë koncesionesh të miratuara në këmbim.
Ose në rastin e bllokimit të Bullgarisë në negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nëse një sërë kërkesash të saj nuk plotësoheshin.
Duket qartazi si një këngë që e kemi dëgjuar shpesh dhe deri tani ajo ka rezultuar të jetë gati gjithmonë e suksesshme.
Ja pse, Scholz në fjalimin e tij tha se reforma është absolutisht e nevojshme në këto dy aspekte pasi çështja e unanimitetit sipas tij, funksionon vetëm nëse presioni për të vepruar është i ulët.
Në rastet kur presioni është i lartë si krizat e mëdha apo lufta në Ukrainë, nevoja për veprim të menjëhershëm nga ana e BE-së ndalohet nga ky standard i cili sipas kancelarit gjerman duhet ndryshuar sa më parë.
Në të njëjtën kohë, ai tha se rreziku që një vend i caktuar të përdorë veton e tij për të parandaluar veprimet apo për të arritur interesa të veçanta, rritet me çdo shtet anëtar që i shtohet bllokut.
Ja pse, sipas Scholz, BE-ja duhet gradualisht të largohet nga unanimiteti për të përqafuar ‘votimin e shumicës‘ kur vjen puna për të vendosur për një politikë të jashtme të përbashkët.
Këto ishin vetëm disa nga propozimet e kancelarit gjerman por duket se lufta në Ukrainë, pandemia dhe krizat e njëpasnjëshme me të cilat po përballemi po e bëjnë gjithnjë e më të dukshme nevojën e shteteve për t’u bërë të pavarura dhe të vetëqëndrueshme.
Se sa këto ide do ta ndihmojnë Europën për t’i arritur këto qëllime në një situatë kaq të komplikuar, vetëm koha do ta tregojë.
a.m/dita

Evropa do shperbehet dhe ju ende pellisni per Evropen. Gjermania eshte ne Falimentim dhe ju thpni ekonomia gjermane
1. Ka kohe qe G.Dita nuk citon autorin e nje artikulli, si ne kete rast.
2. Si shpjegohet qe disa shtete te cilet kane perfituar me shume nga BE-ja, tani paraqsin tendenca centrifugale?
3. Kjo ka rendesi shume per vendet qe kerkojne te behen antare te reja te BE-se.
4. Kur një shtet do të bëhet antar i BE_së, “Çare mund te perfitoje dhe çfare detyrimesh ka”
5. Te krijohet pershtypja se disave i duket se, “deti u bë kos” dhe jane sulur me” luge ne brez”.
6. Te tjera shtete besojne, se që “sistemi i BE-së te mund te funksionoje normalisht”, kerkohet “unitet i plote”.
7. Duket se këtë kerkese, disa e konsiderojne se nuk mund te marin vendimet e ato desherojne.
8. Kjo me shtyn te besoj se “kontrata e bashkejetes” nuk “ka qene e qarte” kur eshte firmosur.
9. Kur “kontrata marteses prishet, “Prinderit jane me te lire, me sovrane, te bejne ate qe desherojne”
por “femijet jane me te pa mbrojtur” si nga mungesa e prinderve ashtu dhe nga ana ekonomoke.
10. Te ndertosh nje godine, ku rrojne te gjithe bashke, dhe pastaj ta shembesh eshte me humbje,
sidomos per ata qe “perfitojne shume dhe kontribojne pak”.
11. Per disa mund te “kete avantazhe” ne se “krijojne mardhenie” me ato qe kanë të “njejtin botekuptim per jeten”
12. Duke e menduar me tej kete problem me rezulton se BE-ja mund te riorganizohet ne nje teresi “grupimesh”,
apo minishtetesh, me botekuptim te njejte, dhe do bejne pjese ne të njëjte
“Konfederate shtetesh Europjane” me nje “treg te perbashket”.
13. Kjo “Konfederate Europpjane” mund te integrohet me “Konfederaten Atllantike” dhe te kemi nje
“Konfederate Euro-Atlantike” duke e ritur stabilitetin e perbashket, mireqenien, e me tej.
14. Dhe siç thuhet, duke “ngrënë hapet oreksi”, “shtohen simpatizantet”
dhe këtu mund te futet edhe “Federate Ruse”
15. Ne kete proces behet nje “integrim hap pas hapi” qe fillon me “botekuptime mjaft te peraferta”,
te pasura me, “perfitime ekonomike reciproke”, deri sa te arrihet ne nje “intregrim te hemisferes se veriut”
16. Ne kuadrin, “e ketij optimismi”, shpresoj qe Shqiperia ta nisi kete udhetim, e intgruar me SHBA-në.
Pse?
17. Amerika ka integruar ne “popullaten e saje” njerez nga te “gjithe kontinentet” dhe ka nje nivel te “larte tolerance”.
18. Kuptoht se shqiptaret, “do respektojne, vleresojne”, kete tolerance dhe do “ambjentohen shpejt”,
19. Ne kete moment historik: Gota eshte gjysem plot.
20. Ne nuk kemi vetem te drejten per te “enderuar” por edhe per te vepruar.
21. “Lufta totale kundra korrupsionit” do na hape rrugen per te arritur qellimin, “ne kete bote plot te papritura”.
Po kur nje shtet i vecante i BE nis nje Agresion pushtues ndaj vendeve te treta,,perse e gjithe BE duhet te terhiqet ne kete Agresion te padrejte?Kjo po ndodh me agresionet per rrembimin e detit shqiptar dhe rrembimin e Detit Turk,nga Greqia,,qe kercenon me Fuqine e Bashkimit Evropian.
Perse duhet te terheqe Greqia te gjithe Evropen ne Aventurat e saj Luftenxitese?
Z.Demo:
1. Kjo eshte nje aresye per “reformimin e BE-se” edhe sikur probabiliteti
qe te ndodhe nje konfrontim ushtarak midis Greqise dhe Turqise me duket se nuk ka nje probabilitet te madh.
2. Kur nje shtet i vogel beson se mund te arije qellimin me anen e nje
agresioni ushtarak paraqet nje rezik te madh per aleatet e tij.
3. Gjeorgjia, nje shtet jo antar i Natos, sulmoi para disa vitesh per te mare nje territor qe “ishte e bindur se i perkiste asaj” dhe humbi luften.
4. Perendimi kntriboj Pati qe lufta te mos perhapesh me tej,
por nuk e perkrahen aktin qe beri.
5. Nato nuk nderhyri se ishte kundra “principeve ne karten e saje”.
6. Tani mendoni rastin e nje “Shteti qe eshte pjese e Natos”, sidomos
te shteteve qe kane qene pjese e “Bashkimit Sovjetik”.
7. Nje shtet i tille, ka nje “probabilite te vogel”, qe te “krijoje nje incident”
per nje problem qe beson se “ka plotesisht te drejte”.
8. Si mund te krijohet nje incident?
9. Le te supozojme kete skenario:
* Komandanti i nje brigade qe mbron kufirin, bazuar ne “informacione jo te
verteta” të gjeneruara nga “dikush”, sulmon per te kapur nje objekt strategjik,
ne anen tjeter te kufirit.
* Pala tjeter kundrasulmon dhe lufta fillon.
* Ne perputhje me parimin “Nje per te Gjithe dhe te Gjithe per Nje”,
Nato duhet te nderhyje dhe ta mbroje aleatin e saje dhe konflikti
fillon te pershkallezohet deri sa perfshin gjithe Europen.
10. A eshte e drejte, qe nje shtet i vogel te krijoje, nje tragjedi te tille?
11. Po sikur ky shtet te kete nje “lider aventurier” qe do ti nxjerre
geshtenjat nga zjarri me ane te Natos?
12. Por si kur ai te besoje, se nga frika e Natos, pala tjeter do pranoje
qe “ky lider psikopat” mund te mari nje koder te vogl, me vlere
strategjike”, per te mos nisur nje konflikt Europjan.
13. Me rezulton, se po te jete se, “ngjarje te tilla mund te ndodhin”
disa gjera duhen te ndryshojne konceptimin e mbrojtjes kolektive.
14. Keto shtete mund te integrohen fillimisht me njera tjetren dhe te
percaktojne nje “strategji te perbashket mbrojtje”.
15. Ato duhet te marin ne fillim pergjegjesi te plote per mbrojtjen e tyre,
te jene shtete neutrale dhe pas kesaj duhet nje mareveshje Pan_Europjane
qe ato nuk do te sulmohen nga secili firmetar.