Nga Elidiana Canaj
Një histori e treguar natyrshëm në vetën e parë më përfshiu për të shkruar për probleme sociale në familje, ndaj që në fillim pyes: – Pse sjellin në jetë fëmijë ata që mbase nuk duan, por edhe nuk dinë të prindërojnë?
Prindërimi është përgjegjësi e madhe sociale për realizimin e funksioneve natyrore, humane, kulturore, ekonomike, juridike. Eshtë edhe përgjegjesi për martesën, familjen, marrdhëniet bashkeshortore. humane, si pergjegjesi ekonomike. Sjellja në familje është kokrete, praktike edhe dashuri edhe kujdesje edhe model social.
Mungesa e edukatës prindërore është një nga boshllëqet më të mëdha sociale. Deshtimi i edukatës prindërore apo mungesa e përgjegjësisë sociale prindërore mund të çojë e çon në mungesën e përgjegjësisë ndaj martesës dhe në dështimin e saj, në deshtimin e jetës bashkeshortore, deshtimin e familjes. Nëse dështon familja si njesia më e vogël sociale, si njesia baze e shoqerise, lëkunden themelët e shoqërisë.
Familja dhe shoqëria shkëmbejnë vlera dhe probleme sociale. Ajo pëson, përfiton reflekton karakteristikat e shoqerise ne te cilën bën pjesë. Si kategori dhe realitete sociale familja dhe shoqeria kanë karakteristika konkrete sociale, shoqerore, historike, kulturore, ekonomike, organizative, politike ndonëse rrinë mes tyre si pjesa me të tërën. Si të jetë familja, ashtu bëhet edhe shoqëria – dhe anasjelltas. Familja përfaqëson shoqërinë në miniaturë: jo vetëm në sasi, por sidomos, në cilësi. Familja ka funksione sociale, ndonëse edhe natyrore.
Veçoritë e funksioneve te saj deshmon edhe se si i përgatit dhe si i prezanton antaret e saj ne marrdheniet qytetare, sociale kulturore gjate jetes dhe veprimtarisë së tyre, si i mëson të luajne rolet e tyre sociale në jetë.
Duke ndjekur një emision televiziv në formatin e një shfaqjeje konkuruese, më tronditi rrëfimi i një vajze të re, Kjara quhej, sot 18 vjeç. Historia e saj nuk është e izoluar, unikale. Sot edhe më shumë kjo duket si historia e shumë fëmijëve të tjerë tek ne dhe jo vetëm, që rriten në familje të thyera, ku dhuna zë vendin e dashurisë dhe braktisja ze vendin e përkujdesjes.
“Ne jemi tri motra,” – tregoi ajo. “Kur isha 11 vjeç, mami më pyeti se si do ta vleresoja unë nëse mami do të ndahej nga babi. Të them të drejtën, e vlerësova mamin se ashtu duhej vepruar, por edhe më erdhi mirë që mami po konsultonte me mua nje vendim kaq të rëndësishëm. Nga ana tjetër kuptova se po rritem e duhet të jem e kujdesshme në fjalët e veprimet e mia. Me zë e miratova mendimin e mamit dhe e sigurova se do të isha në krahun e saj dhe nuk do ta braktisja asnjëherë!
Edhe pse e mitur, dhimbja e krisjes në marrdhëniet e prindërve të mi po më lëndonte edhe mua. Ndërsa me vete mendova se babi nuk po sillej ashtu si e donim ne! Ai kthehej gjithmonë i dehur në shtëpi. Duke e parë në atë gjendje, nuk e prisnim me dashuri, por me frikë! Qëllonte mbi mamin me grushta sikur tē mos ishte shoqja e tij e jetës, sikur te mos ishte nëna e femijëve te tij, sikur te ishte nje send pa vlere!”
Një natë, e goditi aq fort sa mami ra në tokë. Edhe pse në gjendje të rëndë, arriti të më thosh: “Dil përjashta nëse mundesh! Mos rri këtu!”
Veç dhunës nga bashkëshorti, veç lodhjes në punë, mami i Kjarës renkonte edhe nga nje dhimbje tjetër që ende nuk dihej ç’ishte. Më pas u mësua nga analizat dhe vizitat mjekësore se kishte tumor në kokë.” Mjeku keshilloi të operohej patjetër dhe sa më shpejt të ishte e mundur se vonesa do të sillte pasoja të rënda…
Operacioni ia shpëtoi jetën, por jo hallet. Duhet të fitonte edhe betejën tjetër që e priste të përballej: të rriste tri vajza të mitura, pa mbështetjen e bashkëshortit. Sa e mori veten ajo filloi të bënte nga 2 punë! Edhe Kjara filloi ta ndihmonte në njerën nga punët për të siguruar të ardhura për familjen. Edhe pse ende e mitur, ajo nuk e vinte veten në plan të parë, por motrat dhe nënën. Kjara po ndihej e rritur për të marrë përgjegjësi si vajza më e madhe e familjes.
Po babai? Nuk jepte asnjë ndihmë edhe pse ligji e detyron kujdesin prinderor për fëmijët e mitur. Nuk tregoi asnje interes as për gjendjen shëndetësore të nënës së fëmijëve të vet. Përkundrazi, kur ish bashkeshortja doli nga spitali, ai shkoi t’i kërkonte para edhe pse ajo sapo i kishte shpëtuar vdekjes. As një “të shkuara” nuk i tha. As një pyetje për vajzat… Dehumanizimi i këtij prindi shkon deri aty sa kur Kjara e donte nje urim nga babi për ditelindjen, kur mbushi 17 vjeç dhe i telefonoi 24 herë për ta kujtuar, ai nuk ia hapi telefonin. Jo vetëm kaq, por, më pas i bllokoi thirrjet që mund t’i vinin nga Kjara!
“Kam qarë pa pushim. Doja të më uronte. Doja të vinte. Ai ishte babai im.” – tha Kjara mes lotëve.
Po si ka mundësi të ndodhë kështu? Çfarë modeli përcjell ky baba tek fëmijët e vet? Çfarë ngrohtësi e siguri i jep bashkëshortes për një jetë të lumtur familjare një bashkëshort i tillë? Çfarë modeli e besimi apo sigurie u jep vajzave te tij e jo vetëm, per te zgjedhur bashkeshortin e tyre të ardhshëm? Ku qendrojnë shkaqet e ketyre dukurive sot?
Mos ndoshta familjet mëma nuk përcjellin modelin e nevojshëm social që fëmijët e tyre, dhemtë dhe vajzat, të përgatiten për të marrë përgjegjësi prindërimi, për të marrë përgjegjësi bashkëshortore e familjare në krijimin e familjes së tyre të ardhme? Apo janë edukata e punës e faktoret ekonomike? Nëna e Kjarës punonte në 2-3 vende pune! Por babai pinte e dehej! Mbase shperdoronte te ardhurat qe siguronte gruaja për familjen. Ishte i dhunshëm! Mbase familja kishte nevoje per me shume shpenzime per te mbajtur veten dhe për të rritur dhe edukuar edhe tri vajzat.
Sot, Kjara ndjek shkollën e mesme, por edhe punon. Pavaresisht veshtiresive ajo do te vazhdojë e edhe studimet universitare! Kjara është simbol i vajzave që janë detyruar të piqen para kohe, jo nga dëshira, por nga nevoja. Ajo ka nxjerrë mësime nga përvoja jetësore në familjen mëmë.
Nëna e saj i konsideron vajzat si dritën e syve dhe nuk kursehet për t’ua plotësuar nevojat, për t’ua lehtësuar sadopak zgjidhjet e për t’i bërë ato të zonjat e vetes ne jete. Kjarën ajo e quan “Diellin e saj”.
Si kjo dhe nëna të tilla krenare e dinjitoze që përballen me veshtirësitë dhe i fitojnë betejat edhe “të braktisura” nga bashkeshortet qe nuk i meritojne aftesite, zotesine, sakrificat, perkushtimin, dashurine e tyre, mbeten shembull për të gjithë.
Nga ana tjetër, tingëllon tejet ironike të pranosh që, tani, që Kjara po shkëlqen, babai ka filluar të ndihet “krenar” për të. Por kjo nuk është krenari që ai e meriton. Është reflektim i vonuar. Merita i takon nënës.
Rasti i Kjares nuk është i vetmi. Por është shembull i qartë i pasojave të prindërimit të papërgjegjshëm. E sidomos i një realiteti që rëndon mbi nënat shqiptare: dhuna, braktisja, barra e rritjes së fëmijëve si nëna të divorcuara.
Të sjellësh fëmijë në jetë nuk të bën prind. Prind bëhesh kur merr përgjegjësi, kur jep dashuri, kur e kupton se ndërtimi i familjes është mision, jo nje rastësi.
Sot është koha për të ngritur zërin për edukatën prindërore, për ndërgjegjësimin e të rinjve që krijojnë familje, për forcimin e rolit të nënës, por edhe të babait — si role sociale si përgjegjësi sociale e jo thjesht e vetëm si statuse të fituara nga lindja e fëmijëve.

Titull idiot.
Askush nuk lind i ditur ne prinderim.
Autorja do jete perjashtim ose gjeni.
Ky shkrim është për « specien në zhdukje » të kohës së monizmit. Pas vitit 1990 u mboll kjo farë nga politikanët dhe Media. Tani shohim rezultatet, rënja e popullsisë, rritja e divorceve, grindjet dhe veset e këqia. Një gjë është e sigurtë, që imoraliteti i shoqërisë shqiptare është më i lartë se vëndet perëndimore dhe kjo i ka rrënjët në atë që bënë politikanët dhe Media pas vitit 1990, të cilët nuk shkatëruan vetëm ekonominë por edhe familjen.
Analizë e shkrim korrekt në DITA,për Ata që janë NJËRZ ME TRU NË KOKË E JO 4 KËMBËSHA:
Lexova 2 komentues më lartë,Ku i pari ANONIM nuk I pëlqen shkrimi mësipërm,si duket do jet si BABI KJARËS NË SHKRIM.
Dhe kur ka njërz të till IDIOT,nuk pretendohet për FAMILJE TË SHËNDOSHË SI BAZA E SHOQËRISË SË SHËNDETËSHME.!
Pasi nga një familje e shëndosh lindin edhe POLITIKAN TË MIRË dhe e kundërta.!
Çdo njeri para se të shkruaj për FAMILJEN E TJETRIT & SHOQËRINË,DUHET MË PARË TË SHOFI FAMILJEN E TIJ.Pasi Ai që nuk njehë veten e tij nuk korrigjon saktë tjetrin.Dhe kjo mvarert nga KULTURA që ka njeriu,Familja,Shoqëria.Dhe kjo nuk vjen vetiu,por nga LIBRAT,SHKOLLA,DITURIA.
Në situatën e sotme,ngjarjet për familjen e shoqërinë Shqipëtare janë KATASTROFIKE,pasi është hequr dorë nga EDUKIMI FILLESTAR-FAMILJA,nga TRINOMI: FAMILJA-SHKOLLA-SHOQËRIA.!
Dhe edukimi nuk vjen nga AIFONI,TIK TOKU,YOTUBE.!
Dikur thuhej se DJALI MË PAR DUHET TË BËJ USHTRINË E MANDEJ TË MARTIEJ.Kjo e kishte domethënien te mosha e djalit =18-21 VJEÇ.!
Tashmë nuk ka rëndësi vetëm mosha e djalit,Por shumë kushte të tjera që dihen tashmë,por që nuk zbatohen.!
Flm Autores së shkrimit.