Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLGJ-së që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares Irena Gjoka.
Kerkesa është bërë në datën 19 prill, kur u publikuan për herë të parë, fakte nga media greke për një urdhër dëbimi të dhënë për gjyqtaren Gjoka, nga policia e vendit fqinj. Sipas Klan Neës, pasditen e së martës është njoftuar nga KLGJ se kjo e fundit i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dosjen e gjyqtares, përfshirë edhe formularin e vetë-deklarimit, i cili konsiderohet si më kryesori në këtë rast.
Dy ditë më parë një tjetër gazetë greke, “Protothema” publikoi të dhënat më të fundit në lidhje me ish-kryetaren në detyrë të Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Protothema ka publikuar një vendim në të cilin pretendon se gjyqtarja ka tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore. Më pas Gjokës që në atë kohë kishte mbiemër tjetër i është ndaluar hyrja në vendin fqinj. Ajo ka apeluar vendimin në Gjykatën e Athinës, e cila më pas ia ka kaluar për kompetencë gjykatës së Janinës, e cila ka në zonën e saj, pikën doganore të Kakavijës.
Gjithnjë sipas medias greke, gjykata vendore e ka rrëzuar pretendimin e Irena Gjokës, duke lënë në fuqi urdhërin e dëbimit. Tashmë i mbetet Prokurorisë së Përgjithshme të bëjë hetimin e rastit e më pas KLGJ për të ndërmarrë veprime të tjera.
Irena Gjoka e ka drejtuar që në nisje Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ajo ka qenë pjesë e trupës gjykuese që dënoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja që ka vendosur masat e para të sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
j.l./ dita
Kjo Irena Gjoka i hoqi cipen mbeshtjellese “te virgjerise”atij Vetingut dhe e nxorri ashtu pa cipe fare, nje instrument ne duar te pushtetit.
Kur e ka kaluar kjo ate Veting me ate denim te pa deklaruar ne Greqi per kalim kufiri me vize fallco kuptohet se sa eshte realisht Veting ai “Veting”
Sa per kete Prokurori te pergjithshme qe do marre ne shqyrtim rastin, mos bejne kot SHOW.
Irena Gjoka si militante e devotshme e PS e kaloi ate Veting e per ate arsye “i ra shorti” edhe te gjykoje dy ceshtjet politike : te Berishes e Belerit.
Tashme qe Irena “u dhje ne kale” ka menderosur plotesisht edhe Vetingun edhe ate fare Reforme ne Drejtesi a “Drejtesi e Re” qe e mba brenda.
cdo gje qe vjen nga greqia duhet te merret me nje pikepyetje te madhe
Kjo duhet te shkoje ne burg per Belerin, per prof.doc. Berishen, per lirimin e Alqi Bllakos duke ia bashkuar te gjitha vitet e denimit te tyre ne kurriz Irenes se i mban si mushke qe eshte.
Po sikur ta nxjerrim ne tani micotaqisin sikur është kap me një cigare hashash në 97 në Shqipëri a destabilizohet qeveria greke në fuqi?
Po mirë o zotërinj Prokurorë, po Belerin nuk e shikonit dot para zgjedhjeve dhe të thonit që ai nuk mund të zgjidhet sepse ka qenë i dënuar?! Ligji është njësoj për të gjithë dhe jo selektiv sipas politikës! Këto veprime, të ndikuar nga politika, nuk ju bëjnë nder juve. Veprimet e grekëve janë politike dhe ju nuk duhet të bëni politikën e tyre.
Milionat e familjes Berisha dhe Meta nuk do sosen kurre. Kur me to bejne gjyqe në Florida, Paris, Londer e gjetke, paçka se i humbin ato, s’e kane fare problem te paguajne edhe gjyqtare e avokate grekē. Le te mos flasim pastaj per viziten e paradokoheve në Janine te Mul Nokes dhe A.Gjekmarkajt! Nuk u muar vesh qellimi, por me siguri ndonje pisllek do ta kene bere aty. Arsyet merren me mend. Grekeve u intereson mbrojtja politike e Belerit nga çifti Berisha-Meta, Sa-lehut i intereson baltosja e gjyqtares Gjoka, qe e mban ate në arrest shtepie. Se ndaj dhe thuhet, “Para e ‘bardhe’ per dite të zezë!”. Dhe dy mafiozet siameze Salike nuk do t’i kursejne ato per te shpetuar. Te shohim se cilet do fitojne në kete lufte, shteti (drejtesia) apo hajdutet dhe vrasesit?!
Greqia eshte gati te peshtyj gjithcka shqiptare ne emer te Belerit. Nuk ju hap barku per prokuroren. Ben gjithcka te pengoj proceset demokratike ne shqiperi.
Zonja Irena mos e vrit mendjen per plehrat, ne burg pa fund kush e meriton. Hallall “pushka”.