Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar rreth publikimit të regjistrimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me ndërmjetësim të Slavko Simiç, dëgjohet duke folur me terroristin, organizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç. I pyetur nga gazetarët fillimisht gjatës ditës, ai deklaroi se nuk i kishte dëgjuar këto biseda.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radoiçiç-in dhe e kanë shumë të qartë pse Radoiçiç ka ikur tash e dikur ishte në kryeministri”, tha Kurti.
Ai shtoi po para gazetarëve se zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, e ka dhënë përgjigjen e saktë”, teksa shtoi se është “situatë e montuar”.
“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua. Unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush”, tha Kurti.
Audioja
Një audio-incizim mes shefes të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiç ka ngjallur reagime të forta në Kosovë.
Biseda raportohet të ketë ndodhur në qershor të vitit 2022 dhe dëgjohet shefja e deputetëve të Vetëvendosjes teksa flet me organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Biseda ka zgjatur më pak se një minutë dhe u ndërmjetësua nga Sllavko Simiç i Listës Serbe.
Pjesë nga biseda e publikuar në median kosovare Nacionale:
“Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”, i thotë Simiç deputetes së VV-së.
“Në rregull”, ia kthen Kusari-Lila.
“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”, e pyet Milan Radojçiç.
“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.
Radojçiç: “Qysh je? Qysh po kalon?
Kusari-Lila: “Qe, qe në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.
Kjo bisedë ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, ku opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se kjo bisedë e konfirmon afërsinë dhe koordinimin e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe.
“Hipokrizia dhe mashtrimi janë konstatja e vetme e kësaj kaste qeverisëse! Bisedat që i dëgjuam sot, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së me kryeterroristin Radoiçiq, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe. Çka fsheh ende afera “Zdravo” mbetet të shihet, por tashmë s’ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse”, tha Çitaku.
Dorëheqjen e Qeverisë pas publikimit të kësaj bisede e ka këruar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
“Albin Kurti duhet të japë shpjegime për këtë bisedë të deputetes së Vetëvendosjes me Radojçiqin. Vetëvendosje duhet të japë llogari para votuesve pse “Erdhi Dita” që Shefja e Grupit Parlamentar të koordinohet me Radoiçiqin. Duhet të jepni llogari dhe pastaj të jepni edhe dorëheqje”, shkroi ajo në Facebook.
j.l./ dita

Albin nëse do t’ish një shqiptar patriot, do të përpilonte një projekt ligj, qoft dhe si projekt vendimet e Europës viteve 1913-19 e këtë t’ja dërgonte Gjykatës Kushtetuese, e jo t’i bënte “t’fortin BË e USA. “Patriotizmi”kurti as më pak dhe as më shum,por një mashë serbe në krie të politikës shqiptare.
Nuk jam dakort me etiketimin, agjent i Serbise, i shitur tek Vucici.
Cdo njeri ka nje kapacitet drejtues, manaxhues.
Marrim psh Sali Berishen, Edi Ramen dhe Fatos Nanon.
Saliu prej paaftesise se tij manaxhuese ka bere gabime qe kane ndihmuar Greket, me marrveshjen e Detit, varrezat, shkollat greke, furnizimin e Serbise me nafte, qendrimin kunder UCK, piramidat e Sudet ne 1997 ku shkerrmoqi shtetin, hapi luften civile..
Une kurre nuk mendoj qe Saliu keto i ka bere per qellime antishqiptare, une jam i mendimit qe Saliu aq kapacitet ka, aq di.
Ti vesh etiketen e agjentit Sali Berishes, i ben nder, i ve ca grada qe nuk i ka. Saliu eshte nje manaxher i deshtuar, cdo vendim e merr per interesat e tij, nuk ka me teper horizont te parashikoj pasojat, merr vendime emocionale, krahinore. Edhe shtetin me kete mentalitet e udhehoqi, ja ku e coi.
Nje agjent kurre nuk ben keto gabime, sepse agjenti i ka duart dhe kembet e lidhura, do bej cfare ti urdherojne shefat, ata kurre nuk do e conin Saliun ne arrest ballkoni.
Te hidhemi tek Fatos Nano. Ishte i pari Kryeminister qe krijoi buxhet te Shtetit prej vitit 1990, stabilizoi armet e perhapura, beri disa veprime financiare te mencura ne favor te Shqiperise, pra dinte te manaxhonte ekonomine.
Ndersa ishte fare i papregatitur te perballonte nje kafshe opozitare si Sali Berisha, qe me manipulimet, grackat, e rrezoi perseri Nanon ne 2005.
Tani po te doni , le te flasim per Edi Ramen. Nuk di cfare te them…..
Ana e errët Albin Kurtit -kurvës,
Në vitin 98 dekorohet publikisht kundër luftës së UCk, me fjalët nuk e pranoj luftën, dhe kurr nuk do të merrja armë ne dore.
Ai mohoi Gjorgj Bushin dhe Ahtisaarin; Kosova kurr nuk do të jetë e pavarur, deklaronte Kurti.
Me 14 shkurt 2008 ai nuk pranoi ftesën e Adem Demaçit të marrë pjesë në momentin
historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai nuk festoi .
Në Janar të vitit 2004 në Benc të Klinës ndalohet një makinë ku mbrenda u gjeten Albin Kurti kurva mbuluar koken me batanie, Vlora Bajçinovcin, shefi i shërbimit informativ ushtarak serb si dhe shefi i shërbimit informativ shtetëror serb.
Kurti -kurva pranoi marreveshjejen e Ohrit pa e kushtëzuar me pavarësinë e Kosovës.
Vitin e kaluar ai i hapi rrugë Radojçiqit që të largohej me bandën e tij pasi kishin vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Dhe shumë e shumë të tjera… Prandaj është rreshtuar me veton Surroi, Mimoza kusari, nipa e Fadil Hoxhës e gjithë plehrave që mbeten si inerte të Serbisë.
Ai prishi raportet me ShBA garantuesi e shtetit tonë, e vecanërisht me shtetin amë Shqipërinë, e cila bëri aq shumë për pavarësinë tonë. Me Sali Berishën kanë edhe një te përbashkët..
Sali Berisha është kunat i Milices kurse Albin Kurti kunat i ish ministrit të UDB, Sokoloviqit. Që të dy qojnë ujë në mullirin e Serbisë
Këto gjëra dihen publikisht dhe ne ish të burgosurit dhe ish luftëtarët e lirisë e njohim mirë Albinin Kurven.
Shqiptaret ne gjithe historine e tyre kane qene ne sherbim te te huajve me Romaket, bizantinet,Hungarine, Francen, Italine, Serbine dhe Greqine por edhe me gjere! Shikoni verioret me Saliun ne krye! Kosovaret mbi 50% jane spiune te serbeve! Pra Saliu dhe Kurti jane ne listen e UDBS-s! Une kam njehur nje ish officer kufiri qe u aratis bashke me familjen ne yugosllavi dhe shiste mend per “trimerine” qe kishte bere! Njeri me dredharak nuk kam njohur!