Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punonjësit tajvanezë në fabrikën e gjysmëpërçuesve në Arizona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Punonjësit tajvanezë në fabrikën e gjysmëpërçuesve në Arizona
BoteKulture

Punonjësit tajvanezë në fabrikën e gjysmëpërçuesve në Arizona

Published: November 5, 2023
Shpërndaje
Signage for Taiwan Semiconductor Manufacturing Co. (TSMC) at the company's headquarters in Hsinchu, on Tuesday, Jan. 11, 2022. TSMC reported a sixth straight quarter of record sales, buoyed by unrelenting demand by Apple Inc. and other customers for chips produced by the world’s largest foundry. Photographer: I-Hwa Cheng/Bloomberg

Feniksi i Arizonës, në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, është strehë e një fabrike ku do të prodhohen gjysmëpërçuesit tajvanez. Një pjesë themelore e axhendës së Presidentit Joe Biden është që Shtetet e Bashkuara të varen sa më pak nga importi i huaj duke shtuar kapacitetet në vend për prodhimin e pjesëve elektronike që përdoren kudo, që nga telefonat e deri tek makinat. Materiali në vazhdim na çon në Feniks të Arizonës, ku shumë punonjës tajvanezë të zhvendosur për të punuar në fabrikën e gjysmëpërçuesve po përballen me sfidat e jetës në një shtet tjetër.

Adam Liu ka dashur ta përjetojë botën jashtë qytetit të tij të lindjes, Taichung në Tajvan. Gjashtë muaj më parë atij iu plotësua dëshira. “Kompania ime po dërgonte punonjës në SHBA, kështu që unë zgjodha të vij këtu”. Liu punon për kompaninë tajvaneze të prodhimit të gjysmëpërçuesve, TSMC, prodhuesi më i madh në botë i këtyre pjesëve elektronike. Ai është një nga qindra tajvanezët e zhvendosur në Feniks të Arizonës për të punuar në fabrikën e gjysmëpërçuesve.

“Çdo ditë jemi shumë të zënë me gjëra të ndryshme. Në Tajvan ne prodhonim gjysmëpërçues në masë, kështu që duhet të përqendrohemi tek linja e prodhimit. Në Shtetet e Bashkuara, për momentin ende nuk kemi filluar prodhimin, ndaj jemi në procesin e të mësuarit”, thotë për Zërin e Amerikës, Adam Liu, punonjës tajvanez i kompanisë TSMC.

- Publicitet -

Fabrika është pjesë themelore e axhendës së Presidentit Joe Biden për të nxitur prodhimin e gjysmëpërçuesve në Shtetet e Bashkuara në vend të importimit të kësaj teknologjie. Fuqia punëtore e kompanisë TSMC në Feniks përbëhet nga amerikanë dhe tajvanezë, çka sjell edhe sfida. “Jemi mësuar të flasim në gjuhën mandarin dhe tani duhet të flasim në anglisht për të ndihmuar amerikanët me të cilët punojmë, dhe kërkon pak më shumë përpjekje”, thotë Adam Liu.

Julie Sun ka eksperiencë kur flitet për sfidat ndërkulturore. Ajo është mësuese e gjuhës angleze në këtë kishë kineze në Feniks dhe është e martuar me një punonjës të kompanisë TSMC nga Amerika. “Të punosh për kompaninë TSMC nuk është njëlloj sikur të punosh për një kompani amerikane. Pavarësisht nëse është dikush nga Tajvani apo një punonjës amerikan, ata përballen me trysni të caktuara, sepse duhet të mësohen me dallimet gjuhësore, kulturën dhe një tjetër mënyrë jetese”.

Michael Lin, pastor i kishës, e pa nevojën dhe krijoi një klasë të mësimit të anglishtes dhe kulturës për bashkëshortët e punonjësve nga Tajvani. “Unë e kam kaluar këtë sfidë. Pasi të mësosh, mund të komunikosh me të tjetër pa pengesa”. Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Ngiok-Phin Chiu, bashkëshorte e një punonjësi të kompanisë TSMC e cila po mëson anglishten. “Kjo klasë do të më përgatisë për mënyrën se si flasin banorët e Feniksit, dallimet kulturore dhe festat. Pra, këto janë disa nga gjërat me të cilat dua të njihem më shumë”.

Ardhja e banorëve të rinj nga Tajvani e ka ngjalluar biznesin në këtë pjesë të Feniksit, duke i tjetërsuar lagjet në një fshat punonjësish nga kompania TSMC. Austin Calderon menaxhon një restorant pranë fshatit TSMC. “Ata janë vendosur në komplekse të mëdha apartamentesh, gjë që është e mrekullueshme. Dikur bosh, tani këto pallate gumëzhijnë nga banorët e shumtë”. Zoti Liu thotë se pas punës ose në fundjavë përpiqet të njihet me rrethinat ku jeton.

“Kudo që shkoj, peizazhi është mbresëlënës, diçka që nuk e kemi në Tajvan”. Pamja e shkretëtirës jugperëndimore, e cila është po aq e ndryshme nga peizazhi i gjelbër i Tajvanit sa ç ‘është gjuha kineze mandarin nga anglishtja.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?