Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin dërgon ushtrinë në Iran, para sulmit të paralajmëruar të Izraelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin dërgon ushtrinë në Iran, para sulmit të paralajmëruar të Izraelit
AktualitetBote

Putin dërgon ushtrinë në Iran, para sulmit të paralajmëruar të Izraelit

Published: October 19, 2024
Shpërndaje

Vladimir Putin, dërgon ushtrinë në Iran, para sulmit të paralajmëruar nga Izraeli, si përgjigje e breshërive të 200 raketave iraniane më 1 tetor.

Natyrisht, Rusia e ka kamufluar këtë akt politiko-ushtarak me tezën e njohur të “stërvitjeve të përbashkëta”.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se stërvitjet detare të organizuara nga Irani me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Omanit dhe të vëzhguara nga nëntë vende të tjera filluan sot në Oqeanin Indian.

- Publicitet -

Press TV në gjuhën angleze, një televizion i kontrolluar nga qeveria iraniane, thekson se stërvitjet, të quajtura “IMEX 2024”, kanë për qëllim rritjen e “sigurisë kolektive në rajon, zgjerimin e bashkëpunimit shumëpalësh dhe shfaqjen e vullnetit të mirë dhe aftësive për të ruajtur paqen, miqësinë dhe sigurinë detare”.

Pjesëmarrësit do të praktikojnë taktika për të garantuar sigurinë ndërkombëtare të tregtisë detare, për të mbrojtur rrugët detare, për të rritur masat humanitare dhe për të shkëmbyer informacion mbi operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës, shton raporti.

Stërvitjet zhvillohen në mes të tensioneve të rritura në rajon, ndërsa Izraeli lufton grupet terroriste të mbështetura nga Irani, Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Liban, ndërsa përfaqësues të tjerë të Teheranit po kryejnë sulme ndaj Izraelit nga Siria dhe Iraku, dhe mbi anijet në Detin e Kuq.

Në përgjigje të tensioneve rajonale me Shtetet e Bashkuara, Irani ka rritur bashkëpunimin e tij ushtarak me Rusinë dhe Kinën.

Në mars, Irani, Kina dhe Rusia zhvilluan stërvitjen e tyre të pestë të përbashkët detare në Gjirin e Omanit. Vendet që vëzhgojnë stërvitjet aktuale përfshijnë Arabinë Saudite, Katarin, Indinë, Pakistanin, Bangladeshin dhe Tajlandën.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?