Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin: Nëse Trumpit nuk do t’ia kishin vjedhur fitoren në 2020, lufta në Ukrainë do të ishte shmangur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin: Nëse Trumpit nuk do t’ia kishin vjedhur fitoren në 2020, lufta në Ukrainë do të ishte shmangur
AktualitetBote

Putin: Nëse Trumpit nuk do t’ia kishin vjedhur fitoren në 2020, lufta në Ukrainë do të ishte shmangur

Published: January 25, 2025
Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai është “i hapur për diskutime” me presidentin e SHBA, Donald Trump, për të punuar së bashku për çështje të tilla si lufta në Ukrainë dhe çmimet e energjisë, duke thënë se do të ishte një ide e mirë që ata të takoheshin.

Por Putin i tha një gazetari televiziv rus se çështja e negociatave me Ukrainën është e ndërlikuar nga fakti se presidenti i saj Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që e pengon atë të zhvillojë bisedime me kreun e Kremlinit.

Në fakt, ai vuri në dukje se aleatët e Zelenskyt duhet ta detyrojnë atë të anulojë vendimin që ndalon negociatat.

- Publicitet -

“Zelensky nuk po nxiton të ndjekë udhëzimet e sponsorëve të tij – dhe ne e dimë se ka udhëzime të tilla – për të anuluar dekretin që ka nxjerrë dhe që i ndalon negociatat. Mendoj se në fund, ata që i paguajnë paratë duhet ta detyrojnë atë ta bëjë këtë”, tha Putin.

Putin e quajti Trumpin të zgjuar dhe pragmatik. Ai tha se nuk pret që presidenti amerikan të marrë vendime për sanksione përkundrejt Rusisë, që do të ndikojnë negativisht në ekonominë amerikane.

“Ai nuk është vetëm inteligjent, por edhe realist. Dhe vështirë se mund ta imagjinoj se ai do të marrë vendime që do të dëmtojnë vetë ekonominë amerikane”, tha presidenti rus.

Më tej, shefi i Kremlinit vazhdoi: “Prandaj, ndoshta, do të ishte më mirë që ne të takoheshim, bazuar në realitetet e sotme, të bisedonim me qetësi për të gjithë, për ato fusha me interes si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Rusinë. Ne jemi gati. Por, e përsëris, kjo varet në radhë të parë, natyrisht, nga vendimet dhe zgjedhjet e qeverisë aktuale amerikane”.

Presidenti rus tha gjithashtu se “kriza në Ukrainë” në vitin 2022, viti kur Kremlini nisi pushtimin, ndoshta mund të ishte shmangur nëse Donald Trump do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mund të pajtohem vetëm me (Donald Trump) se nëse ai do të kishte qenë president, nëse nuk do t’i ishte grabitur fitorja në 2020, ndoshta nuk do të kishte pasuar kriza në Ukrainë që ndodhi në 2022”, i tha ai televizionit shtetëror duke përsëritur pretendimet se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 janë “vjedhur” nga Joe Biden.

“Çfarë është tipike për ekonominë ruse dhe atë amerikane? Ne jemi jo vetëm një nga prodhuesit më të mëdhenj të burimeve energjetike, por jemi edhe konsumatorët më të mëdhenj të burimeve energjetike. Dhe kjo do të thotë se si për ekonominë tonë ashtu edhe për atë amerikane, çmimet shumë të larta janë të këqija. Sepse ne duhet të prodhojmë brenda vendit, duke përdorur burimet energjetike, duhet të prodhojmë edhe mallra të tjera brenda vendit. Dhe çmimet shumë të ulëta janë gjithashtu shumë të këqija sepse minojnë mundësitë e investimeve për kompanitë e energjisë. Ka diçka që duhet të diskutojmë këtu…”, tha Putin gjithashtu për energjinë dhe kërkesën e Trump për të ulur çmimin e naftës.

Në lidhje me qëndrimin e administratës Biden për refuzimin e negociatave me Moskën, Putin tha: “Në të vërtetë, presidenti aktual i SHBA ka bërë shumë deklarata për këtë çështje. Së pari, dua të them se Rusia nuk ka refuzuar kurrë të ketë kontakte me SHBA dhe nuk kemi faj që qeveria e mëparshme refuzoi këto kontakte”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    January 25, 2025 at 5:30 pm

    Putini i kreh bishtin Trampit për “vjedhjen” e zgjedhjeve, mendon se mund ta përdorë duke i përkëdhelur sedrën. Duket si taktikë shumë e trashë po, ku i dihet…

    Reply
  • Flamur Struga says:
    January 25, 2025 at 10:58 pm

    Trup i pa gedhendur fare.Mjere bota njerezimi me kete humoristin Trump.Mirret me iluzione ,bazohet ne ate se cfare i thote filxhani.Nje individ i cili thote nje fjale dhe po ate fjale e hane,prej keti nuk priten gjera te mira joooo.Ja pasqyre moje pasqyre,cfare na solle dhe cfare i dole njerezimit…

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 26, 2025 at 6:36 am

    Per te arritur nje paqe te qendrushme ne Ukraine
    si dhe per uljen e tensjoneve, Amerike-Rusi, kerkohet
    qe te kete nje besimi reciprok per te mposhtur frikerat
    qe jane gjeneruar ne te kaluaren per shkak te botekuptime
    opozitare, qe sot po zbehen sepse bota ka ndryshuar shume.

    Une besoj se ky eshte principi apo origjina e tendences
    per te arritur ne nje mirekuptim te ndersjellte, ndermjet
    atyre qe kane pergjegjesin me te madhe perpara popujve
    te tyre dhe te tjereve, pra Presidenteve Trump dhe Putin.

    Sjellja me respekt ndaj njeri tjetrin pasqyron deshiren e tyre
    per te hedhur fundamentet e besimet reciprok dhe objektiva
    te qarta, qe negociata te perfundoje me sukses te plote.
    Pra respekti dhe vleresime reciprok eshte hapi i pare drejt
    nje zgjidhje te qendrushme e afat gjate.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 26, 2025 at 9:05 am

    Eshte vertet gjeniale nga ana e tyre, dhe e pabesueshme qe shume njerez nuk e kuptojne se c’fare luhet ne kete Bote. Une do te thosha se Trump, Putin, Xi Jinping etj, kontrollohen nga e njejta force apo dore. Kjo force ka ne plan Rendin e ri Boteror, dhe skllaverimin e njerezimit duke perdorur dialektikat midis Lindjes dhe Perendimin drejt ketij objeltivi. Bile eshte qesharake kur thone se nga nje Bote UniPolare do kalojme ne nje Bote MultiPolare. Prape kjo eshte e gjitha nje manipulim, sepse c’fare vertet duan eshte te kalojne nga nje Bote Unipolare e kontrolluar nga Perendimi, ne nje bote Unipolare diktatoriale te kontrolluar nga Lindja, specifikisht Kina. Kina eshte modeli qe ata duan per Boten. Jo me kot BRICS, po paraqitet si nje kunderpeshe kunder Globalisteve, nderkohe qe BRICS promovon totalisht objektivat e Globalisteve, si psh Sustainable Development dhe 2030 Agenda. E pabesueshme!

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 26, 2025 at 8:20 pm

    1.
    Nuk egziston nje qender qe e komandon te gjithe boten,
    pra Kontrrollon Presidentet; Trump, Putin, Xi Jinping.

    2.
    Po te ishte e vertete nuk do kishte luftra, sidomos sot qe
    nje luften nukleare e shkaterron te gjithe planetin, se ATO
    nuk kane vrime ku te futen se e gjithe bota Jo vetem do
    shkaterrohet poe edhe do helmohet.

    3.
    Ju Jeni ne kontradikte te plote me vete- veten kur deklaroni
    se “Qendra e Konspiracionit Boteror” do ta beje gjithe boten
    sipas modelit Kinez, pra eshte instaluar ne Peking dhe
    Xi Jinping dhe pasusit e Tij do drejtoje boten.

    4.
    Po e besove kete varjant te ri qe Po na prezantuan duhet te
    jeshe I mendimin qe Amrika me Rusine duhet te bashkojne
    forcat qe Kina te drejtoje boten.

    5.
    Duke patur parasysh se ti je nje person inteligjent, besoj se
    po tallesh me komentatoret e tjere dhe me publikun qe i lexon
    keto ide ekstreme. Mendoj se kjo nuk eshte e lejushme, se
    Ju i tejkaluat te gjitha vijat e kuqe.

    6.
    Ne se te kane kapur nga” koqet” dhe je nen presion me
    vjen shume keq, por keshtu nuk mund te veprohet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?