Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin pa kundërshtar, Gjykata e Lartë ruse ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje të ish gazetares Duntsova
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin pa kundërshtar, Gjykata e Lartë ruse ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje të ish gazetares Duntsova
BoteLajmi i fundit

Putin pa kundërshtar, Gjykata e Lartë ruse ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje të ish gazetares Duntsova

Published: December 27, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Lartë e Rusisë mbajti në fuqi vendimin për të ndaluar kandidimin në zgjedhjet presidenciale të marsit të 2024 për ish gazetaren Yekaterina Duntsova, e cila është kundër luftës në Ukrainë. Njoftimin mbi vendimin e gjykatës e bëri vetë zonja Duntsova të mërkurën.

Anëtarët e komisionit qendror të zgjedhjeve votuan njëzëri për të mos pranuar kandidaturën e zonjës Duntsova, duke përmendur një “numër shkeljesh” në dokumentet, që ajo kishte dorëzuar për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit të ardhshëm.

Në një postim në platformën Telegram, zonja Duntsova konfirmoi se apeli i saj kundër vendimit ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë.

- Publicitet -

Ajo tha se tani planifikon të formojë një parti politike për njerëzit që duan “paqe, liri dhe demokraci”, që sipas ish gazetares Duntsova, përfaqësojnë miliona rusë, zëri i të cilëve nuk po përfaqësohet.

Yekaterina Duntsova, e cila nuk njihet mirë në Rusi, gjë që e ka pranuar edhe vetë, por që ka një grup të fortë mbështetësish prej mijëra njerëzish në vendin me 140 milionë banorë, i ka thënë më parë agjencisë së lajmeve Reuters se ajo është përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga gara për president të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimet e tij janë të bazuara në rregullat në fuqi dhe se përgjegjësia e tij është të garantojë respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë ata që duan të bëhen kandidatë për president.

Presidenti aktual Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si president apo kryeministër për më shumë se 20 vjet dhe nuk përballet me konkurrencë serioze, pritet të fitojë me lehtësi një mandat tjetër gjashtë vjeçar në muajin mars.

Kremlini përmend sondazhet, të cilat i japin 71 vjeçarit Vladimir Putin 80 për qind mbështetje për punën e tij si president i vendit dhe thotë se shumica e rusëve mbështesin luftën në Ukrainë, që Moska e quan si “Operacion Special Ushtarak”. \Voa\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore

Komentet e Fundit

  1. Jugori on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  2. demo on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Humoristi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Humoristi on Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  5. MH on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?