Nga Pavel Lysyansky, “Worldcrunch”
Çfarë dëshiron Vladimir Putin? Një element që siguron jo pak të dhëna është “Shteti i Bashkuar”, një organizatë mbi-kombëtare e përbërë nga Rusia dhe Bjellorusia që u themelua në vitin 1996. Ajo synonte të krijonte gradualisht një hapësirë të vetme politike, ekonomike, ushtarake dhe kulturore.
Por vizioni i Putinit për rikrijimin e Bashkimit Sovjetik nuk ndalet me Bjellorusinë. Ai ka ndërtuar në heshtje, por me zell të madh, prej 2 dekadash strukturat përbërëse të BRSS 2.0. Dhe pak javë më parë, Rusia ka njoftuar se territoret e pushtuara të Ukrainës që janë aneksuar nga Rusia – si dhe milicitë e tyre të armatosura – do të bëhen gjithashtu pjesë e Shtetit të Bashkuar.
Por çfarë është BRSS 2.0? Ai u krijua në disa faza gjatë mesit dhe deri në fundin e viteve 1990. Në vitin 1996, u arrit një marrëveshje për krijimin e Shtetit të Bashkimit midis Bjellorusisë dhe Rusisë. Vitin që pasoi u nënshkrua “Traktatit për Bashkimin midis Bjellorusisë dhe Rusisë”.
Ndërkohë në vitin 1999, u nënshkrua zyrtarisht “Traktati për krijimin e Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë”. Që nga ajo kohë synimi kryesor ka qenë rindërtimi i asaj që njihet si “BRSS 2.0” ose “Perandoria Ruse 2.0”. Ngjarje të tjera tregojnë se ambiciet e vërteta të Putinit shtrihen shumë përtej Bjellorusisë.
Pasi që nga fillimi i luftës kjo organizata ka pasur një vëmendje të përtërirë, sidomos javët e fundit që nga fillimi i referendumeve të rreme mbi aneksimin. Ja cilat janë disa nga momentet kryesore të kësaj historie:
- Në vitin 2001, ish-presidenti i Moldavisë Vladimir Voronin njoftoi mbi planet për anëtarësimin e Moldavisë në “Shtetin e Bashkuar”, por ai plan nuk u zbatua kurrë.
- Në vitin 1999, Slobodan Miloshevic shpalli dëshirën e tij që vendi i tij t’i bashkohej kësaj organizate si vëzhgues.
- Në Kirgistan në qershor 2007, opozita kërkoi mbajtjen e një referendumi për t’iu bashkuar Shtetit të Bashkuar.
- Më 17 tetor 2008, “parlamentet” e territoreve të pushtuara nga Rusia të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore morën statusin e vëzhguesve të përhershëm në “Asamblenë Parlamentare të Shtetit të Bashkuar”.
- Më 30 shtator 2022, zëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se territoret e aneksuara të Ukrainës do të bëhen jo vetëm pjesë e Rusisë, por edhe e Shtetit të Bashkuar.
- Më 9 tetor 2022, drejtori i departamentit të dytë të Ministrisë së Jashtme ruse, Alexey Polishchuk, tha se formacionet e armatosura e të paligjshme të “Republikës Popullore të Donetskut”, “Republikës Popullore të Luhanskut” dhe pjesëve të pushtuara në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, u bënë pjesë e Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë.
- Gjatë këtij vitit, Sekretari i Shtetit i kësaj organizate Dmitry Mezentsev vizitoi 4 herë territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, dhe madje mori pjesë në një takim në Donetsk, së bashku me zëvendësin e parë të Administratës Presidenciale të Rusisë Sergej Kiriyenko dhe zëvendëskryetarin e parë të Këshillit të Federatës Andriy Turchak. Ata miratuan dhënien e një fondi prej 3 miliardë rublash (48 milionë dollarë) për të mbështetur administratat pro-ruse në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.
Posti i ri i Putinit
Pas analizimit të veprimtarive dhe strukturës së të ashtuquajturit Shtet i Bashkuar, është e qartë se ky formacion u themelua dhe u mbështet me të vetmin qëllim për të riprodhuar “BRSS 2.0”. Pra vetë ekzistenca e një strukture të tillë parashikon pushtimin e dhunshëm të shteteve të pavarura, që ishin më parë pjesë e hapësirës post-sovjetike.
Sipas politologëve që analizojnë proceset në hapësirën post-sovjetike, Rusia po planifikon për në vitin 2023 një tranzicion të pushtetit, që nënkupton kalimin e Vladimir Putin në postin e “Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit të Bashkuar”. Ai nuk do të përfshijë vetëm Rusinë dhe Bjellorusinë.
Më datën 13 gusht, propagandisti dhe “politologu” i Kremlinit Anton Bredikhin tha se përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, “Bashkimi i ri Sovjetik” mund të përfshijë territoret e pushtuara përkohësisht të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut; territoret aktualisht të pushtuara të Ukrainës; Transnistrian dhe Republikën Autonome të Gagauzisë në Moldavi.
Kjo është një politikë agresive kundër shteteve të hapësirës post-sovjetike që nuk duan t’i bashkohen bashkimit të ri. Sipas Bredikhin, në këtë super-shtet të ri mund të bashkohen Armenia, Azerbajxhani dhe Kazakistani (por kjo është më shumë një dëshirë sesa një fakt). Proceset e përshkruara më sipër rrjedhin nga një faktor: dëshira e Vladimir Putin për të riprodhuar perandorinë e shekullit XX-të, një “BRSS 2.0”, gjë e cila ka të ngjarë të çojë
në kriza të reja politike apo konflikte ushtarake. Fillimi i riprodhimit të “perandorisë së re sovjetike” është vetëm hapi i parë në një politikë agresive kundër shteteve të pavarura të hapësirës post-sovjetike, që nuk duan t’i bashkohen bashkimit të ri. Ukraina rezultoi të ishte e para në listën e Kremlinit.
Shënim: Pavel Lysyansky, drejtor i Institutit për Studime Strategjike dhe Siguri.

Kjo pacavure si nje analize gjeo-politike qe mund ti shkonte nje studenti te pordheve sociale-politike(nuk mund ti quaj shkenca),po jo kryeartikull,se nje koment si ky ben edhe Spirios Erdogani
Rusija duhet te mundohet qe te mbaj se bashku federaten Ruse ,neqoftese vazhdon lufta sikur tani mundet te humbasi te gjith cka ka ne dore ,dhe edhe njerezimi dote zhduket.