Shefi i NATO Jens Stoltenberg njoftoi sot përmes një konference për shtyp se organizata do të vijojë me stërvitjen me armë bërthamore të parashikuar më herët.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ishte më mirë shtyrja e kësaj stërvitjeje në një kohë kur edhe Putini është duke kërcënuar për përdorimin e armëve bërthamore, shefi i NATO-s tha se në fakt, diçka e tillë do të jepte mesazh të gabuar te Rusia duke i rritur asaj oreksin, ndërsa bindet për dobësinë e organizatës.
“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Stërvitja vjetore zhvillohet javën e ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.
Qëllimi i tij i deklaruar është të sigurojë që personeli dhe pajisjet përkatëse të aleancës janë të përgatitur për skenarin më të keq në kontekstin aktual dhe të ofrojë një ndjenjë sigurie ndaj anetarëve.
“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg. “Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë, por mbetemi vigjilentë.”
Stërvitjet përkojnë me përshkallëzimin e fundit të Putinit për përdorimin e armëve bërthamore.
Pas këtyre deklaratave pati mjaft paralajmërime se Putini nuk po bënte bllof.
Doktrina bërthamore e Rusisë lejon një sulm bërthamor pas “agresionit kundër Federatës Ruse me armë konvencionale kur vetë ekzistenca e shtetit është e kërcënuar”.
Rusia është fuqia më e madhe bërthamore në botë bazuar në numrin e kokave bërthamore. Ajo ka 5,977 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 5,428, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.
o.j/dita

Përse vini tituj vetëm për klikime, o gazetarë b¥qira?
Kur mundoheni te hillni gurin dhe te fshehni doren ju kujtoni se po luftoni me irakun ju e prut konfliktin ne ukrain permes zhelenski dhe jeni drejtperdret ne lufte me rusin pikrisht shba jan ne luft me rusin dhe europjanet ju shkojn pas kur nuk eshte interesi i tyre por i amerikanve prandaj europa sa me shpejt duhet te terhiqet nga kjo aventur e amerikanve se europjanet po e hane kete lufte dhe po sabotojn ekonomit e tyre.
Putini ka pregatitur litarin per tu varur, sic beri Hitleri vetvrasje kur nuk kishte asnje rruge shpetimi.
O Moisi Kari si te kam thene pi ilacet dhe ke nevoje per gojore qe te pastrohesh nga gojo, moter-qire.
Sa shume para harxhon Ambasada Rusise, ne nuk ia shperblejme dot. Por keta shqiptaaret nuk e marrin dot vesh kush jemi ne rusofilet.
Putin nuk mund te kthehet Mbas
Por do ta haje nga Mbas
Kuptojeni fundin e kesaj loje.Do te shkurtohet perdorimi i naftes,gazit ,qymyrit per te mbrojtur klimen.Deri ketu ne rregull.Remuja ne Ukraine nuk mbaron me kaq deri sa te paralizohen vendet europiane nga forcat elite ruse me bekim …dhe pas kesaj fillon nje raund boteror te zhdukjes se armeve berthamore.Materialet berthamore do te perdoren per prodhim enegjie per industrine e popullsine.Putini eshte pjese e kesaj loje.Ne kete loje do te hyje edhe shqiperia ne ukraine .Veliaj nuk shkoi kot ,por pergatiti terenin e ndertimeve me parate e amnistine fiskale.Keshtu vertitet bota,nuk jemi vetem ne.