Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Qëndruan 2200 vjet në vetëm 8 metra thellësi”, historia e dy anijeve ilirie të fshehura në gjirin afër Shqipërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Qëndruan 2200 vjet në vetëm 8 metra thellësi”, historia e dy anijeve ilirie të fshehura në gjirin afër Shqipërisë
HistoriLajmi i fundit

“Qëndruan 2200 vjet në vetëm 8 metra thellësi”, historia e dy anijeve ilirie të fshehura në gjirin afër Shqipërisë

Published: February 21, 2026
Shpërndaje

Nga Moikom Zeqo (1949-2020)

Botuar në DITA

Deri vonë arkeologët nënujorë nuk kishin mundur të zbulonin relikte të anijeve ilire. Në 1975 në basenin e Bazës Detaro-ushtarake në Bisht Pallë unë kam zbuluar një anije të lashtë, zbulim të cilin e kam publikuar.

- Publicitet -

Gjithmonë kam besuar se do të gjendeshin dhe mbeturina të anijeve ilire në gjiret e bregdetit shumë të gjatë të Gadishullit të Ilirisë. Dihet se liqeni i Shkodrës – kryeqytet i shtetit ilir, ka qenë edhe kantieri i anijeve, simboli i të cilave është fokusuar në monedhat ilire.

Por kërkimet e kohëve të fundit nëndet kanë dhënë rezultate inkurajuese. Sapo janë zbuluar dy anije ilire.

Historia e tyre është e lashtë, plot 2200-vjeçare.

Dhe mbart në vetvete një epokë të vjetër, atëherë kur mjetet e lundrimit ishin “armët” e vërteta të dominimit të një populli. Bëhet fjalë për dy anije ilire, reliket e të cilave janë zbuluar vetëm pak ditë më parë në Bosnje-Hercegovinë.

Mbetjet e këtyre anijeve janë zbuluar vetëm tetë metra nën sipërfaqen e detit, në gjirin e parkut natyror Hutovo Blato, në jug të Hercegovinës, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Neretva.

Ato kanë qëndruar për mijëra vjet të fshehur, si për ironi, në një thellësi jo shumë të madhe, dhe kanë arritur t’i mbijetojnë gërryerjes së ujit, baticave dhe zbaticave si dhe ndryshimit të kushteve atmosferike.

Gjithçka ndodhi gjatë kërkimeve të një ekipi arkeologësh nga Bosnja, përgjatë grykëderdhjes së lumit si dhe zonën e bregut të parkut natyror.

Snjezhana Vasilji, drejtuesja e ekipit të arkeologëve që punonte në këtë zonë tha se dy anijet që u gjetën në zonën e quajtur Desilo kanë gjatësi 14 metra dhe gjerësi katër metra. Mjetet e lundrimit të ilirëve që dominonin detet në Ballkan kishin gjetur vend mes të dhënave historike greke dhe romake, por reliket e tyre nuk ishin zbuluar asnjëherë.

Dy anijet e zbuluara pak ditë më parë janë të parat anije ilire që hedhin dritë mbi historinë e vërtetë të një popullsie të lashtë. Pjesëza nga amfora të ndryshme janë zbuluar brenda anijeve, 30 prej të cilave mbajnë shenjat e artizanëve që i kanë punuar ato.

Bashkë me to janë zbuluar edhe një varkë romake si dhe rrënojat e një vile të vjetër romake aty pranë Arkeologët kanë zbuluar edhe disa varre ilire, 8 të tilla, që janë edhe më të vjetra se anijet.

Deri tani ekspertët kanë ekzaminuar vetëm tetë metra katrorë përgjatë fundit të detit dhe verifikime e kërkime të tjera duhet të bëhen për të zbuluar se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse kjo ishte një pikë strehimi për piratët ilirë.

Anijet ilire, që besohet se janë më të vjetra se 2 mijëvjeçare, janë të njohura për historianët dhe arkeologët vetëm nëpërmjet përshkrimeve të ndryshme, miteve dhe legjendave greke dhe romake.

Por, ekzistenca e tyre fizike nuk është provuar asnjëherë në ditët e sotme. Arkeologët tani besojnë se zona e Hutovos, në grykëderdhjen e lumit Neretva ka qenë një ndër destinacionet e këtyre anijeve që lundronin nëpër detin Adriatik që është i lidhur me lumin në fjalë.

Duket se piratët ilirë, pasi kanë kapur një anije greke apo romake, kanë shkuar deri në grykëderdhjen e lumit Neretva për t’u strehuar në Hutovo Blato, ku anijet e ndjekura nga persekutorët e tyre, u mbytën.

Në zonën e Desilos ku u gjetën anijet janë zbuluar disa herë amfora të vjetra, që datojnë mijëra vjet më parë. Për sa i përket ndërtesës romake të gjetur në fund të këtij territori në deltën e lumit, besohet se ajo daton në epokën e Hekurit ose të Bronzit.

Arkeologët thonë se vetëm kërkimet e reja si dhe shqyrtimi me shumë hollësi i relikeve të gjetura mund të hedhë dritë mbi fakte të rëndësishme historike të ndodhura 2.200 vjet më parë.

Ilirët kanë qenë banorët më të hershëm të Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe zonën e Bosnjës, shumë kohë para se perandoria romake të pushtonte rajonin dhe të merrte kontrollin e tij.

Parku natyror nënujor ku u gjetën reliket e anijeve ilire është një pasuri e vërtetë arkeologjike për Bosnjën.

Ai ka një sipërfaqe prej rreth 7 mijë hektarësh dhe ka edhe gjashtë liqene të vegjël.

Parku është shumë i famshëm për praninë e 200 specieve të zogjve.

Arkeologët besojnë se ky vend mban fshehur shumë relike të rëndësishme historike dhe ruhet nga policë të posaçëm për të mos u bërë pre e plaçkitësve.

Sipas banorëve lokalë, verën e kaluar trupat e Bashkimit Europian në Bosnjë Hercegovinë (EUFOR) zbuluan dhe morën rreth 50 amfora me shumë vlerë nga ky park natyror.

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është nga arkiva e të ndjerit Moikom Zeqo në DITA. Është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    February 22, 2026 at 1:47 am

    Zeqo shkruan se Ndertesa Romake e zbuluar ne parkun Natyror eshte e epokes se Hekurit ose te Bronxit. Roma nuk egzistonte ne epoken e Bronxit dhe as ne Epoken e Hekurit,(1200-1600 pes).Roma u themelua nja 520 vjet p.e.s.Pra 1000 vjet pas epokes se bronxit dhe 500 pas epokes se hekurit.
    Zeqo shkruan se Piratet ilire pasi kane kapur dy anije greke ose romake i kane derguar deri ne gryken e lumit Neretva dhe i kane mbytur.Kete e bejne keta grupet e strukturuara kriminale kur vrasin,rrembejne furgonat e Bankave dhe pastaj i djegin per te mos lene gjurme.Iliret nuk kane pasur vetem pirate,Kane pasur Veprimtari tregtare intensive me Vendet e Rajonit si tregojne gjetjet Arkeologjike dhe dy anije te lashta me amfora dhe artefakte te gjetur ne Gjirin e Sarandes.Madje qeramike e Egjeut,Kretes, 1600 vjet pes.eshte gjetur ne germimet Arkeologjike ne Belsh te Dumrese.
    Edhe ne gjallje kam kundershtuar Zeqon per keto lajthitje.
    Se Zeqo ne Arkeologji,Ne Histori,Ne gjuhesi FLUTURONTE ME PRAS NE BYTHE. SHIHTE YLLIN MERRTE PYLLIN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Refuzimi i Arta Dades
  • Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës
  • NON GRATA në pazar! Por historia nuk jep “waiver”
  • Operacioni i SPAK: Urdhër arresti edhe për vëllezërit e arratisur në Dubai
  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

Komentet e Fundit

  1. RETROSPEKTIVE on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. Artan on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Ela on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  4. Artan on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Dudumi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?