Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria gjermane miraton lehtësimin e proçedurave për marrje e shtetësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeveria gjermane miraton lehtësimin e proçedurave për marrje e shtetësisë
AktualitetBote

Qeveria gjermane miraton lehtësimin e proçedurave për marrje e shtetësisë

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Kabineti gjerman ka miratuar më 23 gusht planet për të lehtësuar rrugën drejt marrjes së shtetësisë për emigrantët dhe për të lejuar më shumë njerëz të kenë nënshtetësi të dyfishtë.

Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve sa është tani.

Ata që janë veçanërisht të integruar mirë dhe kanë aftësi shumë të mira të gjuhës gjermane do të mund ta marrin nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh.

- Publicitet -

Qytetarët e rinj potencial do të duhet të tregojnë se nuk janë të varur nga ndihmat sociale të shtetit, megjithëse do të ketë përjashtime nga ky kusht.

Projektligji do t’ua hapë gjithashtu derën më shumë njerëzve që të mbajnë nënshtetësi të dyfishtë, përfshirë ata nga komuniteti i madh turk i Gjermanisë.

Rruga drejt shtetësisë ka mbetur e vështirë për shumë emigrantë nga Turqia dhe vende të tjera që erdhën në Gjermani si të ashtuquajtur “punëtorë mysafirë” në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë.

E drejta për shtetësi të dyfishtë në përgjithësi është aktualisht e kufizuar për qytetarët e BE-së dhe zviceranëve, megjithëse janë bërë disa përjashtime.

Rishikimi i legjislacionit ishte një premtim kryesor i bërë nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga qendra e majtë e kancelarit Olaf Scholz kur erdhi në pushtet në fund të vitit 2021.

Vendi me ekonominë më të madhe në Evropë po përpiqet gjithashtu të tërheqë punëtorë të huaj për t’i plotësuar mungesat akute të fuqisë punëtore dhe dëshiron ta bëjë veten një destinacion më tërheqës.

Ligji i ri pasqyron “shoqërinë e larmishme” të Gjermanisë, tha në një konferencë shtypi ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

Gjermania ishte në një “konkurrencë globale për mendjet më të mira” dhe do ta përmirësonte ofertën e saj për punëtorët potencial duke ofruar një rrugë të qartë drejt shtetësisë, tha Faeser./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës
  • Mbrojtja e Ballukut, Rama: Furtunë mediatike
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Tatiana on “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjendë urbane
  3. ¿? on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Kuriozitete-shqiptarët në botë on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?