Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore
Politike

Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Published: July 10, 2026
Shpërndaje

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh në mbledhjen e zhvilluar më 9 korrik 2026, që prekin administratën publike, mjedisin, zhvillimin ekonomik dhe projektet infrastrukturore.

Ndër vendimet kryesore është miratimi i rregullave për përcaktimin e kritereve, procedurave të përzgjedhjes, funksionimit dhe ushtrimit të përgjegjësive të komisioneve këshillimore për dhënien e titujve të nderit.

Qeveria vendosi gjithashtu t’i propozojë Kuvendit listën e kandidatëve të kualifikuar për kryetar dhe tre anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik.

Në mbledhje u miratua edhe marrëveshja e zbatimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për programin “Qendrat për Migracion dhe Zhvillim” (ZME).

- Publicitet -

Një tjetër vendim përcakton kriteret, masën e përfitimit dhe llojet e pushimeve me ose pa pagesë për punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu ndryshimin e administrimit të një pasurie të paluajtshme në Vlorë, duke ia kaluar atë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës te Avokatura e Shtetit, për ushtrimin e aktivitetit sipas fushës së veprimtarisë.

Në fushën e mjedisit u miratua rregullorja që përcakton kushtet, kriteret dhe procedurat për verifikimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë nga operatorët e instalimeve, operatorët e avionëve dhe subjektet e rregulluara, si dhe procedurat për akreditimin e verifikuesve.

Qeveria miratoi edhe dy vendime për shpronësime në interes publik.

Njëri lidhet me projektin “Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të Pikës Doganore Morinë”, ndërsa tjetri me projektin “Rikonstruksioni i trotuareve në lagjen ‘Sheh’” në Bashkinë Kavajë.

Po ashtu, u vendos shpallja e disa zonave në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz dhe në Bashkinë Përrenjas si “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore”, me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe investimet në këto zona.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?