Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria ndryshon ligjin për informim, i jep të drejtë administratës të vlerësojë “pyetjet abuzive”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeveria ndryshon ligjin për informim, i jep të drejtë administratës të vlerësojë “pyetjet abuzive”
AktualitetShoqëri

Qeveria ndryshon ligjin për informim, i jep të drejtë administratës të vlerësojë “pyetjet abuzive”

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Institucionet publike mund të kenë ligjërisht të drejtën të refuzojnë dhënien e përgjigjes ndaj kujtdo që kërkon informacion, duke i gjykuar ato vetë si abuzive. Me anë të një drafti, ministria e drejtësisë ka propozuar disa ndryshime në ligjin për informimin publik, ku përveç uljes së gjobave për mosdhënien e informacionit nga 150 mijë në 50 mijë për autoritetin publik, i jep mundësinë institucioneve të mos japin përgjigje, duke i konsideruar veçanërisht ato të përsëriturat, si abuzive.

“Siç është shkruar sot në projektligj, lë vend për abuzime. Nuk mundet dot të merret një vendim i tillë, i njëanshëm”, tha Genta Qendro, avokate.

“Mund të abuzohet në mënyrë të vazhdueshme për të mos dhënë informacion duke pretenduar se kërkesat për informacion janë abuzive”, u shpreh Koloreto Cukali, ekspert media

- Publicitet -

Këto ndryshime sipas qeverisë janë të nevojshme për të shmangur vakumin ligjor që krijohet në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, por për ekspertët e medias propozimet as nuk përmirësojnë ligjin për informimin publik dhe as nuk rrisin transparencën. Madje as ulja apo rritja e gjobave sipas tyre nuk është suksesi i respektimit të ligjit.

“Çfarë ndodh sot? Vendoset një gjobë që nuk është ekzekutike e hallakatet me vite të tëra në gjykata. As gjoba zbatohet, as institucioni nuk zë mend. Gjëja që ky ligj ka të nevojshme e të domosdoshme është që kur një gjobë vendoset nga komisioneri të jetë ekzekutive”.

Vetëm gjatë 6 muajve të parë të 2022, pranë komisionerit të së drejtës së informimit kanë mbërritur rreth 600 ankesa kundrejt institucioneve për moskthim përgjigjem, por sipas aktivistëve situata do të përkeqësohet edhe më tej me ndryshimet e propozuara në ligj, ku duket se qeveria synon të kthejë një sistem dictatorial duke penguar punën e medias për informimin e publikut apo duke cënuar të drejtën e qytetarëve për të kërkuar vetë informacion.

“Edhe me ligjin ekzistues që është i mirë, problem është zbatimi. Me këto ndryshime unë pres që situata të rëndohet edhe më shumë. Dhe nuk është dhënë vëmendje problemit që është baza kërkesat nuk marrin përgjigje me mijëra në vit. Kjo shton lehtësi më shumë që të mos jenë transparent”, tha Cukali.

Nëse këto ndryshime miratohen, qeveria do të ketë hapësirën dhe mundësinë për të mbajtur mbyllur në zyra shtetërore informacione me interes publik. Atëherë fjala transparencë nuk do të ketë më kuptim për këtë qeveri dhe do të zërë vend vetëm në fjalorin e gjuhës shqipe./TopChannel

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?