Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria rikthen sërish importin e plehrave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Qeveria rikthen sërish importin e plehrave
KronikeLajmi i fundit

Qeveria rikthen sërish importin e plehrave

Published: August 20, 2024
Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka në plan që të rikthejë lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, afro tetë vjet pasi u detyrua të heqë dorë nga ideja si pasojë e protestave të shumta popullore. Lajmi bëhet i ditur nga një projektligj i Ministrisë së Mjedisit i hedhur për konsultim publik në faqen zyrtare të qeverisë për konsultimet publike.

Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, thotë në nenin 73 se në përgjithësi importi i mbetjeve në Shqipëri ndalohet me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave e lejon.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në projektligj.

- Publicitet -

“Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni,” shtohet aty.

Ndërsa neni 74 lejon më tej kalimin në Shqipëri tranzit të “mbetjeve jo të rrezikshme”, për të cilat mjafton një leje e ministrit të Mjedisit.

“Jam absolutisht kundër”, deklaroi për BIRN Lavdosh Ferruni, aktivisti i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, grupi shoqëror joformal që luftoi me sukses fillimisht qeverinë “Berisha” dhe pastaj qeverinë “Rama” për të ndaluar importin e plehrave.

“Shqipëria duhet të vijojë të ketë një ndalim të plotë të importit të plehrave. Shkalla e rrezikut që bashkë me mbetjet e parrezikshme në Shqipëri të hyjnë edhe mbetjet e rrezikshme është sot njësoj e lartë siç ishte edhe më parë,” shtoi Ferruni. “Nëse qeveria do bëjë ndonjë gjë të vlefshme, ajo është që të merret me krizën aktuale mjedisore që u shkaktua nga politika e saj e incinerimit,” theksoi Ferruni, ndërsa shtoi se lejimi i importit të plehrave “vetëm sa do ta përkeqësonte këtë situatë”.

Shqipëria ka debatuar nisma të tre qeverive përgjatë njëzet viteve të fundit që synonin të lejonin importin e mbetjeve, që të gjitha, të dështuara për shkak të protestave popullore. Nisma e parë i takoi ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili miratoi një kontratë koncesioni për një impiant incinerimi për biznesmenin kontrovers italian Francesco Becchetti. Në vitin 2011, qeveria e kryeministrit Sali Berisha miratoi një ligj për lejimin e importit dhe dha licenca për importime mbetjesh, sipas formatit të propozimit aktual. Kryeministri Edi Rama, në kohën kur ishte në opozitë, bëri fushatë gjerësisht duke premtuar heqjen e mundësisë për importin e ligjshëm të plehrave në Shqipëri, vendim që e mori në ditët e para të mandatit të parë në vitin 2013.

Në vitin 2016, Rama ndryshoi mendim dhe vendosi të lejojë sërish importin e plehrave. Projektligji u miratua në parlament, por u kthye nga ish-presidenti Bujar Nishani dhe ngeci pasi ish-aleati i Ramës, Ilir Meta dhe LSI, nuk lejuan rrëzimin e dekretit të Nishanit. Socialistët hoqën dorë nga nisma në vitin 2017 kur pranuan dekretin e presidentit.

Ferruni, i cili është një nga aktivistët e fushatës së vitit 2004, asaj të vitit 2011 dhe asaj të vitit 2016, i tha BIRN: “Do të fillojmë menjëherë të organizohemi kundër.”/BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?