Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
EkonomiLajmi i fundit

Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Published: August 27, 2026
Shpërndaje

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, niveli më i lartë në vend. Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7%, duke treguar shkallën e lartë të përqendrimit të popullsisë në një pjesë të kufizuar të territorit.

Të dhënat publikohen në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 dhe bazohen në Censin 2023 dhe në shpërndarjen e popullsisë në rrjetin standard europian 1×1 km.

Në Qarkun e Shkodrës, 67,2% e territorit rezulton pa banorë, në Dibër 62,3% dhe në Berat 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë pranë mesatares kombëtare, me përkatësisht 54,3% dhe 53,6%.

- Publicitet -

Në kahun tjetër, përqendrimi më i madh i popullsisë në territor vërehet në Durrës, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor bosh, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%.

Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.

Dallimi është veçanërisht i fortë në qarqet malore dhe në juglindje. Korça, megjithëse ka një nga qendrat urbane më të konsoliduara të vendit, ka një territor të gjerë ku popullsia është e rrallë ose mungon.

E njëjta dukuri shihet në Gjirokastër, Kukës dhe në pjesë të Qarkut të Vlorës.

Kjo strukturë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për reformën territoriale. Një bashki ose qark mund të ketë një qendër urbane relativisht të dendur, por njëkohësisht të administrojë sipërfaqe të mëdha me shumë pak banorë.

Në këto zona, kostot për rrugët, transportin, shërbimet sociale, emergjencat dhe administrimin për banor mund të jenë dukshëm më të larta.

Raporti nënvizon pikërisht këtë problem kur shpjegon se dendësia tradicionale popullsi për kilometër katror nuk mjafton për të kuptuar mënyrën se si banohet realisht territori. Për këtë arsye, analiza plotësohet me dendësinë e perceptuar dhe me tregues të përqendrimit hapësinor të popullsisë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Mentori says:
    August 27, 2026 at 7:50 am

    Me kryeministra si Edi Rama dhe Sali Ramë Sheqere Berisha nuk është aspak çudi si Korça të përfundojë gjithë Shqipëria. Si Ergys Agasi kushedi se sa Ergysa ka Shqipëria në të gjithë
    institucionet nga qendra në bazë sepse ky ka qenë kontingjenti më i përshtatshëm për të grabitur për vete dhe pushtetarët, këtë ka bërë edhe Aleksandër Meksi, Genc Ruli,, Ahmetaj, Balluku dhe të gjithë pushtetarët majtas e djathtas, kuptohet me”meritokraci”.
    Prandaj me një gojë duhet të ulërasim:
    Larg duart nga pushteti politikanët e 36viteve!

    Reply
  • Mentori says:
    August 27, 2026 at 7:50 am

    Postoni komentin tim!

    Reply
    • Tellalli says:
      August 28, 2026 at 7:39 am

      Ja bre Mentor, ta publikuan komentin tënd me gjëra të thëna e të stërthëna .

      Reply
  • Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar says:
    August 27, 2026 at 9:30 am

    Tash Z.Bajram Begu sjell aziatik.
    Rama e Berisha i debate, z.Bajrami ben seubstituimin.

    Reply
  • Realisti says:
    August 27, 2026 at 10:51 am

    E shanit Enverin. Te na rroi shpopullimi dhe asimilimi..!

    Reply
  • Anonymous says:
    August 27, 2026 at 12:47 pm

    Më se e vertetë kjo që po shkruan ku shtresa e varfër ku bën pjesë shumica e popullsisë mezi nxjerr muajin

    Reply
  • Anonymous says:
    August 27, 2026 at 2:25 pm

    Po domosdo qarku Korçë ka sipërfaqe 4 herë më të madhe se qarku Durrës dhe popullsia është në qëndrat urbane e grumbulluar.

    Reply
  • Ivan says:
    August 27, 2026 at 3:10 pm

    Durresi qyteti qe realisht ska banore dhe eshte problem I ketyre te tjerve sepse te gjithe bashkohen ne durres nuk realizohen vazhdojne te rrijne ne durres dhe qytete e veta bosh durresi q lajthit 1 banore nuk di ku e ka dhe eshte po plot eshte bere si gjendja civile shqipttare pa karta id dhe realisht per thjesht popull ka shum ne tgjith shqiperine tgjittha qytetet Jan plot te jete tirana me 45% pa banore kur eshte metropol dhe m² te jete 2000 euro kush I blen mor njerez njerez ska shtepite me 2000 nuk shkon as durresi as tirana as1 nga qytetet shqiptare apo italiane italianet ripopullojne qytetet fshatrat duke I dhe me 1 euro vetem rregulloje mbaje 40 mij euro ne itali shtepia 120 mij ne shqiperi atje blen 2+1 vil ktu 2+1 pallat ku te shkoje njeri mblidhen tgjith aty digjet vendi ska njeri durresi tekstualish eshte nje nga vendet qe ka banore ka dhe shtepia por dhe zhduken kush shkon sonte ne shtepi dhe sdihet se kush zgjohet ne mengjes durresaket Jan njerez qe 1 her shihen dhe sdihen se nga Jan durresaket ose popull ne durres.

    Reply
  • KOMSHILLËKU says:
    August 27, 2026 at 7:53 pm

    Vendbanimet e afërta Shqipëri Greqi ngjashëm me vendbanimet e kufirit Mexikë USA

    Reply
  • durrsaku says:
    August 28, 2026 at 5:25 am

    Nje pyetje : Perse gazeta DITA nuk eshte me ONLINE

    Reply
    • Ballkanik says:
      August 28, 2026 at 7:43 am

      Gazeta Dita është online ditë e natë , po si duket nuk do jetë online celulari yt , ose të kanë bërë blok .

      Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    August 28, 2026 at 8:11 am

    Lajm qe ne pamje te pare duket thjesht statistike po eshte ne linjen e nje lloj propogande te caktuar… por, per fat te keq, ky eshte nje fenomen emigracioni qe europa e jugut mbi te gjitha, e ka jetuar qe ne vitet 50, dhe qe vazhdon akoma sot por ne mizure me te vogel,,,, ndersa ne na duket cudi dhe faji njerit apo tjetrit, pa kuptuar, ose duke “harruar” , pikerisht ne kete moment, qe shqiperia, me gjithe “pasurite pa fund” qe ka (me presh ne bythe), nuk duhet te largohet nga vendi. Pa dyshim, e qeverisur keq, sidomos pjesen e viteve 90-te, 2000, si dhe kjo e fundit qe nuk shkelqen,…. ne duhet te kuptojme qe ne cdo rast do kishim emigruar se aq è kemi hapin, fuqine dhe ekonomine si vend. Harruam qe prinderit, pas 90_es i shtynin femijet te iknin, dhe kush ishte jashte quhej me fat te madh, kurse tani, krejt pa pritur, duhet te jemi si Zvicra. Ne keq qeverisemi akoma dhe korrupsioni eshte ne nje shkalle te larte, por jo te pa pare ndonjehere, per te vetmen aresye se tani, per fat, interneti ben punen e tij, per mire a per keq. Por.. …. ai gazetar apo “lider rruge “, qe ju thote qe ne mund te ishim me mire se Zvicera, po ju genjen me nje propagande banale ose eshte injorant. …. (dhe botoni ndonjehere keto komentet “skomode “)

    Reply
  • Vezhguesi says:
    August 31, 2026 at 7:47 pm

    Shifrat mund te jene te verteta , por eshte mire te
    Sillni dhe pak optimizem . Jo fund e krye kritika. Punon apo jo ky popull? ! Nuk mendoj se shqiptaret jane prone as e Rames apo Berishes qe per hater tr tyre te mohohet gjithcka….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?