Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qyteti më i lartë i Europës, pse njerëzit me pushtet takohen në Davos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qyteti më i lartë i Europës, pse njerëzit me pushtet takohen në Davos
AktualitetEnciklopedi

Qyteti më i lartë i Europës, pse njerëzit me pushtet takohen në Davos

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Mijëra zyrtarë takohen në Davos të Zvicrës çdo vit për Forumin Ekonomik Botëror vjetor. Ky vend është tani popullor, por ka disa gjëra të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë, për qytetin turistik i cili zyrtarisht është më i larti në Europë.

Ku dhe çfarë është Davosi?

Davos ndodhet në kantonin Graubünden (i njohur edhe si Grisons) në Zvicrën lindore. Kjo zonë është e njohur për peizazhet e saj mahnitëse alpine dhe si parajsë për sportet dimërore.

- Publicitet -

Është gjithashtu i vetmi kanton i Zvicrës ku fliten të tri gjuhët dhe i vetmi ku Romansh, gjuha e katërt kombëtare e Zvicrës ka status zyrtar.

Qyteti i vogël është i njohur për vendpushimin e tij të skive, duke tërhequr shpesh një klientelë të pasur në shpatet e tij. Dhe i vendosur në 1560 metra mbi nivelin e detit, është zyrtarisht qyteti më i lartë në Europë.

Përveç ofertës së tij të larmishme të sportit dhe kohës së lirë, Davos njihet mirë si një vend takimi për ekspertët botërorë, udhëheqësit e fuqishëm të biznesit, politikanët dhe super të pasurit falë rolit të tij si mikpritës i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). WEF 2023, i cili përfundon të premten më 20 janar, ndiqet nga rreth 2,500-3,000 njerëz. Këtë vit ka pasur fjalime nga liderë duke përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pse takohen aty të pasurit dhe të fuqishmit?

Kjo është kryesisht për arsye organizative që datojnë që në ditët e hershme.

Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror dhe, në moshën 84-vjeçare, ende kryetar ekzekutiv i tij, është me prejardhje gjermane. Por ai ka paraardhës zviceranë dhe e njeh Davosin që nga fëmijëria. Si një 10-vjeçar, ai mësoi të skijojë atje, ka thënë Schwab. Në fazën e themelimit të Forumit, Schwab ishte profesor i ekonomisë në “Centre d’Etudes Industrielles” në Gjenevë dhe supozohej të organizonte një ngjarje për përvjetorin e tij në 1971.

Ideja e tij ishte të organizonte një takim ndërkombëtar të menaxherëve, Simpoziumin Evropian të Menaxhimit, i cili ishte emri i Forumit Ekonomik Botëror deri në vitin 1987. Davos u zgjodh si vend për shkak se qendra e kongresit ishte hapur atje pak më parë dhe qyteti kishte kapacitet të mjaftueshëm hotelier.

Sidoqoftë, Davos vlerësohet gjithashtu për shkak të vendndodhjes së tij “të izoluar”. Për më tepër, komuniteti ndodhet në mes të Zvicrës, e cila konsiderohet një vend neutral.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • OK says:
    January 20, 2023 at 11:54 am

    FENIKSO, ENDE SE PASKE LEXU?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?