Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raketat ruse godasin Kievin për herë të tretë në katër ditë, nuk raportohet për viktima
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raketat ruse godasin Kievin për herë të tretë në katër ditë, nuk raportohet për viktima
AktualitetBote

Raketat ruse godasin Kievin për herë të tretë në katër ditë, nuk raportohet për viktima

Published: March 24, 2024
Shpërndaje

Raketat ruse kanë goditur kryeqytetin ukrainas, Kievin, në orët e para të 24 marsit, cka përbën sulmin e tretë “masiv” në këtë qytet në katër ditët e fundit.

Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë në platformën Telegram se aktualisht nuk ka raportime për viktima.

Sulmet në kryeqytet kanë zgjatur rreth dy orë.

- Publicitet -

Raketat ruse e kanë goditur edhe rajonin perëndimor të Lvivit, duke nxitur Poloninë, vend anëtar i NATO-s, që të rrisë alarmin në mbrojtjen e saj ajrore.

Varshava ka raportuar që një raketë e ka shkelur hapësirën ajrore shtetërore afër qytezës Oserdov.

Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, ka thënë në Telegram se asnjëra prej raketave nuk e ka goditur qytetin, ndonëse e kanë pasur cak “infrastrukturën kritike”.

Forca ajrore ukrainase ka raportuar se 18 prej 28 raketave dhe 25 prej 28 sulmeve me dronë janë bllokuar.

Ndërkohë, zëvendësministrja e Energjisë Svitlana Grynchuk, ka thënë më 23 mars që më shumë se 1 milion ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e sulmeve ruse në rrjetin elektrik më 22 dhe 23 mars.

“E kemi kuptuar që objektivi i tyre kryesor është sistemi energjetik”, ka thënë Grynchuk.

“Sulmi i tyre një ditë më parë ka qenë ndoshta më i madhi prej nisjes së luftës”, në shkurt të vitit 2022.

Më shumë se 250.000 njerëz është raportuar të kenë mbetur pa energji elektrike vetëm në rajonin e Harkivit.

Sulmi i fundit ka ndodhur pak orë pas sulmit të së premtes në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke lënë 133 persona të vdekur.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi ekstremist Shteti Islamik, duke thënë se ka kryer sulm të madh kundër “të krishterëve”.

Zyrtarët amerikanë e kanë konfirmuar vërtetësinë e deklaratës së grupit.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe zyrtarë tjerë të Rusi sugjerojnë – pa ofruar dëshmi – se Ukraina ka qenë e përfshirë në sulm. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka mohuar çfarëdo lidhje me sulmin.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. demo on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  3. aqif kapertoni on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  4. demo on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Jeta on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?