Lulzim Hetemi, kryetari i sapoemëruar shqiptar i Leposaviç në veri të Kosovës që prej datës 29 maj, kur protesta e serbëve arriti kulmin dhe degradoi në dhunë e përdorimin e armëve është ‘ngujuar’ në ndërtesën e komunës.
Hetemi ka qenë kandidat i ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ në zgjedhjet e 23 prillit që u zhvilluan në komunat veriore, ku më pas doli fitues.
Kryeministri Albin Kurti më herët e ka cilësuar shembullore qëndresën e tij brenda zyrës në komunë.
Kurti gjithashtu e ka cilësuar si një çështje me interes të lartë kombëtar, rezistencën e Hetemit në zyrën e tij të punës.
Ky veprim është komentuar edhe nga kryeministri Rama, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme për media disa ditë më parë e ka cilësuar të pakuptimtë qëndrimin e mëtejshëm të Lulzim Hetemit, në selinë komunale të Leposaviçit, teksa e ka quajtur ‘i vetëburgosuri i vetëvendosur’.
“Nuk kryen dot as funksionet bazike të një njeriu të lirë normal dhe të dalë të marrë ajër jashtë godinës. S’ka logjikë të mbahet vetëburgosuri i vetëvendosur në një godinë ku s’bëhet asnjë aktivitet”, deklaroi ai.
Po kush është Lulzim Hetemi?
Hetemi, ka qenë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga lufta mundi të shpëtonte, por në përballjen kundër forcave serbe, Hetemi humbi motrën Fatimen, e cila po ashtu ishte pjesë e UÇK-së.
Dy muaj më parë, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetemi, premtoi se do t’i dilte për zot problemeve që ballafaqohen qytetarët e Komunës së Leposaviçit.
Për mediat, para ditës së zgjedhjeve, ai u shpreh se gjendja e sigurisë në komunë, sidomos në tre fshatrat shqiptare, nuk ka qenë më e mirë asnjëherë dhe se incidente ndëretnike nuk ka pasur kurrë, duke mos ditur se në ditët e para të punës, situata do bëhej më e tensionuar se kurrë.
“Dilni votoni të dielën qytetarë shqiptarë të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë. Por, ftoj edhe qytetarët serbë të dalin në komunën e tyre, në të cilën do të lindë dielli pas sa viteve, në mënyrë që ta kemi një komunë demokratike, pa dhunë dhe incidente”, ishte apeli që i drejtoi ai qytetatëve dy muaj më parë.
Qytetarët votuan, ai u zgjodh kryetar, por punën akoma s’po e ushtron lirshëm.
Në komunën me rreth 18 mijë banorë, popullsia shqiptare ka ardhur në rënie. Në censusin e fundit janë regjistruar 270 shqiptare, ose 1.6 per qind e popullsisë. Shqiptarët jetojnë kryesisht në fshtrat në jug të komunës, Bistricë e Shalës dhe Cërraje.

j.l./ dita

E vetme dhe veç me te drejten e saj ne krah qeveria e Kosoves perball serbise. Edhe vellai (ne) e braktisem edhe nderkombetaret po ashtu! Bravo Albin Kurti! Respekt pse nuk ben pazare me te drejten. Fundin e kesaj ndoshta nuk e dime, por dim shume mire pse erdhi Kosova ne kete pike. Sepse gjithmone u terhoq ne emer te diplomacise dhe per hir te diplomacise gjithmone humbi. Ky eshte nje qendrim tjeter qe ndan shapin nga sheqeri, ndan patriotet nga pseudot, ndan njerezit me karakter nga frikacaket. Te deshtoj Kurti ne kete qendrim nuk eshte faji i tij, eshte faji atyre qe po e lene ne balt!
-Që nga momenti kur ish-spiunja e Kosovës bëhet krye-spiune e Ramës, raportet Kosovë-Shqipëri ndërrojnë për të keq🤔
-Një ish-spiune e Kosovës, që e njeh mirë pjesën veriore të Kosovës, me eksperiencë në shërbim inteligjent dhe me një stazh jo edhe të vogël, prej momentit që bëhet kryespiune e Ramës, situata në veri të Kosovës përkeqësohet🤔
-Një ish-spiune e Kosovës që di një pjesë të mirë të sekreteve shtetërore të vendit tonë, ikën te Rama dhe ky i fundit frynë gjoksin si gjeli dhe i turret Kosovës🤔
-A thua të gjitha këto janë një koincidencë 🤔
Në këtë pikë, jam për çdo zgjidhje që do të mundësojë paprekshmërinë dhe mirëqenien e çdo dardani në vendin e tij. Pak rëndësi ka kush e propozon, kush bie dakord dhe kush e zbaton. Është momenti historik kur inteligjenca duhet ta mundë fanatizmin, pragmatizmi kokëfortësinë, atdhedashuria të mundë interesat e tjera të pakuptimta në raport me të!
Më e mira u bëftë për Kosovën, Shqipërinë dhe tërë shqiptarinë!
👉SHBA-të ndjekin një politikë ekonomike që thotë se “Ne e kemi parasysh sigurinë kombëtare si pikë të parë e pastaj ekonominë në relacion me Kinën dhe mbarë botën!”
👉Kjo strategji nuk është vetëm për qëllime gjeopolitike, por shkon më tej.
👉Së pari, SHBA-të kërcënohen çdo minutë nga hakerët Ruso-Kinezë-Iranian.(Mbi 25’000 sulme kibernetike në ditë u ndodhin bankave amerikane e pa përmendur këtu sulmet në infrastrukturë, ekonomi familjare e biznese. Thuhet që përafërsisht 10 miljon sulme në vit ndodhin në SHBA nga hakerë të huaj. Ndërse tek ne në UK 1.3 miljon sulme).
👉Së dyti, investitorët amerikanë nuk dalin jashtë vendit të tyre pa i filtruar indekset e veta nga përmbajtja e elementeve të sigurisë kombëtare; Për shembull, kompania Apple të gjitha produktet e veta që nga gjysëmpërçuesit e deri te aplikacionet i nënshtrohen rregullave strikte të Pentagonit për monitorim dhe siguri të përmbajtjes së materialit dhe efekteve në sigurinë kombëtare nga plasimi i informacionit jashtë kufijve amerikanë.
👉Së treti, asnjë media amerikane nuk punon në dëm të interesave shtetërore amerikane. Fox News kur fillojë të shpërndajë teori konspiracionesh nga më të ndryshmet, pas disa muajve shumë nga gazetarët e këtij mediumi u shpunësuan (Tucker Carlson) e do të vazhdohet me shpunësime – sepse interesi kombëtar vjen mbi gjithçka. (Të mos harrojmë vitin 2016-17 dhe ardhjen e Trump në pushtet me ndihmën e parave të pista të Putinit).
👉Së katërti, SHBA-të mbrojnë me fanatizëm politikat e veta të patentimit e sidomos mbrojtjes intelektuale si edhe origjinës së produkteve të veta sepse në pyetje është mbrojtja e kualitetit dhe reputacioni i shtetit.
* Pra, me një fjalë; Shteti e ka për detyrë jo vetëm forcimin e demokracisë dhe rendin e ligjin por edhe ti mbrojë vlerat ekonomike nëpërmjet dislokimit të strategjive të ndryshme të mekanizmave të sigurisë kombëtare.
**Prandaj, po jetojmë në rrethana dhe ekosistem të paparashikueshëm për atë arsye duhet të jemi të vëmendshëm që ta mbrojmë shtetin që të na mbrojë ne!
eshte i zgjedhur, jo i emeruar, shoket e dites
Nuk u lodhet ju gazetare budallenj duke shkruajtur idiotesira per Edin edhe Albinin?
Po kush i pyet politikanet o budallenj?
Elita e Londres edhe New Yorkut pra Illuminati sundon te gjithe boten edhe i komandon kukulla me tela te gjithe politikanet.
Lexoni kete qe ta kuptoni:
Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikoje ne kete emision.
top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/
I keni pare ato estradat me gjyqe te Ardit Gjebreas ?
Si versulen familjaret e nje trungu,Vellai vellane,Motra motren,burri gruan, Pjella nenen dhe babane ..
Dhe ne fund kerkojne te rrembejne Vendimin e Spektatoreve sehirxhij dhe dy lavireve spektakolare,,Arditi dhe zonja Eni. Ketu ka perfunduar edvin rama.
Vecse Skena nuk eshte Tv.Klan,por Samitet Nderkombetare,,kurse Arditi me zonjen Eni,,jane ca Lajcak,Eskobar,Borrel.
Juria Nderkombetare i ka dhene te drejte edvinit,
Ja mori shtepine vellait.I futi dhe nje qiraxhi serb brenda.
korrekt!