Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama kritika për turizmin në jug: Çmime marramendëse, shërbim mizerabël
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama kritika për turizmin në jug: Çmime marramendëse, shërbim mizerabël
Lajmi i funditPolitike

Rama kritika për turizmin në jug: Çmime marramendëse, shërbim mizerabël

Published: September 4, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Rama kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar. Rama tha se vendosin çmime marramendëse e shërbim mizerabël.

“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama shprehu kritika për zaptuesit e plazheve.

- Publicitet -

“Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjera për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një shërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Nëse ato plazhe kanë qenë më të frekuentuar pa qenë e lidhur me përputhjen e cilësisë së shërbimit me kërkesën sepse nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezllong thjesht se je në Ksamil kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rëres apo bukurinë që të rrethon. Nëse vendos një çmim duhet të jesh në gjendje të ofrosh cilësinë që përputhet me atë çmim, jo shezllonge ku rrezikon të penetrojë gozhda e ndryshkur. Për këtë është e mundur të shkojnë në një hap tjetër pasi eksperienca e këtij vitit me ridimensiconin e plazheve publike tregoi se është e mundshme. Eksperienca e bashkisë së Lezhës, më vjen inat që e përmend vazhdimisht, por ka pasur përsëri një rol kyç në garantimin e pastërtisë është eksperiencë që tregon se është e mundshme. E mbështetjes të të gjithë bashkive nga ministria e qeveria duke dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit plazhe të pastra ka treguar se është e mundshme. Ta rishikojmë dhe përmirësojmë bazuar në mësimet e këtij viti në funskion të qytetarëve dhe jo uzurpatorëve dhe shfrytëzesve të hapësirave që marrin, strategjinë dhe planin tonë. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun ku mund të keë vetëm rënë të ketë shërbim, si ai që ka ofruar bashkia e Himarës apo në mos gabohem edhe ajo e Lezhës në një pikë të caktuar”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • xyz says:
    September 4, 2025 at 11:54 am

    Vonë u zgjove o Ramë, shumë vonë. Ku ke qënë gjithë këto vite?!

    Reply
  • ILIR says:
    September 4, 2025 at 12:33 pm

    Vete i keni lene qe te bejne qejf.Kam qene vete ne jug,kam nderruar dy hotele,me 200 euro nata,pa asnje lloj fature, cadrat me shezloge ne Ksamil 40 euro,tek lokali i madh te tre ishujt,me shume se 250 cadra,arketim neto 10 milion leke pa asnje fature apo kupon.Ne Drimadhes,nje cope kioske me rreth 400 cadra me shezloge,35 euro dita,arketim neto me shume se 12 milion leke etj.etj. Pra zoti Rama i keni lene vete te bejne qejf,pa taksa e tatime,te mbledhin brenda nje sezoni nje miliard leke……Nuk kuptoj car kerkoni tani pas te vjeles ?

    Reply
  • Nardi says:
    September 4, 2025 at 12:35 pm

    Demi eshte bere. Turistet vijne te ne me shpresa per te gjetur natyre te paprekur dhe ja ku jemi: beton, plehra dhe shezlonge ngjitur bythe me bythe, cmime te larta, sjellje amatoreske….lista eshte e gjate.
    KM flet per menaxhim te mire te plazheve ne bashkine Himare por per cudi Jali dhe Livadhi kishin vetem 20m plazh publik kete vere?!!! Help!

    Reply
  • demo says:
    September 4, 2025 at 1:07 pm

    Kemi 12 vjet qe plasem me keto probleme te plazheve cdo vit.Sot te erdhi Jehona pas 12 vjetesh?Me keto te ardhura te zaptuesve te Plazheve per 20 vjet,do kishin permirsuar Sherbimin,ndertuar kanalizime dhe vendgrumbullime per ujrat e zeza larg detit.Rruget dhe Pastrimin e Plazheve e merrnin vete persiper.Kontrollin e Vijes bregdetare e paguanin vete,po shyqyr qe ju ktheu Kroacia ato pjeshket me hekur nikel,ti dergoni te Kurumi per SKRAP,SE GJITHE VEREN ME 2000 QILON I KEMI MARRE.Ju dhjefsha Turizmin,se vetem per te rritur cmimet dhe per te fryre me para rrugacet qe kane zaptuar plazhet.
    Nuk mban qeni breke,o Rameeeee!

    Reply
  • ¿? says:
    September 4, 2025 at 1:21 pm

    Po ky Edvini nuk ka faj. Kur u be Kryeminister nuk ia kishte idene e Shtetit, dinte te vizatonte bile te shtremta dhe te llafoste me batuta. Tashti pas 12 vjetesh rrumpalle dhe hajnie, do me u shit sikur i ka kuptuar hilet e qeverisjes dhe ka filluar te duket si i forte. Edhe 12 vjet te tjera dhe do te mesoje akoma me mire. Mjere kali qe e mban, dmth mjere populli sypatrembur shqiptar qe vazhdon ta çaje rrugen e mutit me luge ne dore.

    Reply
  • muçua I tanes says:
    September 4, 2025 at 1:32 pm

    I fusni ne kurse edukate kamarjeret, guzhinjeret, bufetjeret te detyruar me leket e biznesit….ne kohen tone kismet liber pershtypje.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 4, 2025 at 2:40 pm

    Pasi I tmerroi Turistet me fadroma kallash e tritol, dhe nderseu policite Bashkiake e ato jo Bashkiake ne sulme heroike kunder tavolinave dhe vazove me lule, tani po I qan dhe hallin Turizmit.

    Reply
  • per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri says:
    September 4, 2025 at 2:56 pm

    Interesant se si do ta lancoje kete deklarim te Rames per sherbime mizerabel ai fare TV Klan i Sander malokut qe pernate shqyhet duke ngritur ne qiell turizmin e plazhet!

    Reply
  • Ppsh says:
    September 4, 2025 at 4:40 pm

    Po jap deshmine time
    Kur arrita te plazhi i tre ishujve per habi pashe nje copez te vogel “plazh publik”
    Nxorra cadren time dhe e ngula gjith krenari dhe thash me ne fund erdhi dita ta ngul ne ksamil meqe me ate çader kam udhtuar qe nga plazhet e spanjes deri ne mal te zi por kurre nuk arrita ta perdorja me pare se ky vit ne ksamil
    Paradoksi
    Plazhi me pagese 3/4 e siperfaqes se plazhi publik
    ndersa plazhistet ishin 3/4 ne plazhin publik me 1/4 e siperfaqes ku 90% ie tyre shin te huaj
    Plazhi me pagese kushtonte 45€ por ishte bosh
    Un ne plazhin publik isha shum skomod sepse ngushte shum ngushte nje turp i vertete kam duruar me shum krenari sepse te pakten mu dha mundesia te zgjedh
    Por besoj se ata te huaj qe ishin aty ju ka dukur vetja si ne aushvic imagjino pershtypjen e tyre
    Z.km pushuesit kan te drejten te zgjedhin ai raport publik/privat ishte nje turp per administraten tende duhej te ishte te pakten gjys per gjys
    Ndersa kjo nderhyrja jote duket si nje deklarate e nje lideri te opozites
    Ma merr mendja qe ata turiste aty nuk besoj se kan fajsuar opoziten per kushtet
    Dhe per ta mbyllur plazhi publik shkruante “mbajeni paster” por skishte nje kosh ku te hidheshin mbeturinat

    Reply
  • Hisni says:
    September 4, 2025 at 10:04 pm

    Ne qe jetojm ne vénde te ndryshme te Europes dhe mbar Botes gjat gjith vitev atu ku Jetojm arritem qe ta shlyejm propaganden Jugosllave dhe Greke qe me vite te téra u kishin futur n’kok Gjermanve se Shqiperin nuk guxojn ta vizitojn se atu ka vetem Kriminalitet plaqk mbeturina dhe asgje tjeter shum prej Gjermanve qe kishim Kontakt me ta erdhen e vizituan dhe ishin mahnitur me bukurit qe kishte Vendi Shqiptar por ishin te zhgenjyer me qmimet qe tash po i perjetojm te gjith ate qe un perjetova vet para dy javesh ne Radhim Bankomat terheqje 20000 Lek me ka kushtu 48€ aka ma turp dhe plaqk qe ju béhet Turistav apo jan pron e ndonji politikani apo deputeti kta BANKOMATA turp

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    September 4, 2025 at 11:18 pm

    Cmime te larta,.. Cadrat ngjitur… 40-45 €
    Inteligjence tregu, shkencetar te rralle ne, ndoshta deti kalon vetem ne shqiperi.

    Ne plazhet turke gjeje shqiptar ne cdo kohe me thone disa miq qe jetojne aty.

    Reply
  • Xha jaho says:
    September 4, 2025 at 11:23 pm

    Edi, fillo ta vleresosh situaten se shqiptaret po shkojne ne Turqi e Greqi per te kaluar disa dite pushime per tu shlodhur.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 4, 2025 at 11:28 pm

    Vendimi Kolegjit eshte i fundit.Nuk ka hapa te tjere.PD e beri me gitu kohe Saliu,keta ja dogjen letrat e bene shpejt.Institucionalìsht zgjedhjet u crrtifikuan,Berisha tani duhet te deklaroje do dorehiqet apo jo,dihet qe jo,por ligjerisht nuk mund te justifikohet se do e ankimoje.Mund te nxjere edhe Noken,Vokshin,Paloken,Bardhin,etj etj qe te thone se shoku Enver(Saliu) eshte i pazevendesueshem deri sa ta therrase Qoftelargu.Keshtu do te ndodhi,mos hani mut kot me supozime boshe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?