Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama kundër Antifa-s, PS kundër historisë së vet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Rama kundër Antifa-s, PS kundër historisë së vet
opinion

Rama kundër Antifa-s, PS kundër historisë së vet

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Kryeministri Edi Rama u përpoq gjatë një takimi me Policinë t’i veshë protestat e sotme rinore me petkun e “terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë” duke iu referuar lëvizjes ANTIFA. Një tjetër paradoks grotesk i “kryesocialistit”

Partia Socialiste ka ndërtuar për dekada me radhë një pjesë të madhe të identitetit dhe trupës së saj elektorale mbi trashëgiminë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ). Janë me qindra mijëra pasardhës, bij, bija, nipër e mbesa të dëshmorëve dhe veteranëve antifashistë, ata që kanë votuar dhe mbështetur tradicionalisht këtë forcë politike, duke e parë atë si ruajtëse të idealeve të barazisë, dinjitetit dhe rezistencës ndaj shtypjes.

- Publicitet -

Sot, lideri i kësaj partie e përdor termin “Antifa” si një etiketë kriminalizuese e demonizuese për të arsyetuar dhunën policore ndaj të rinjve që protestojnë në sheshe.

Për të mbrojtur pushtetin e tij nga pakënaqësia e brendshme shoqërore, Kryeministri nuk heziton të huazojë retorikën më ekstreme të krahut konservator amerikan dhe të administratës Trump.

Është sa ironi therrëse që një kryeministër që vetëquhet “socialist” apo “i majtë” përdor saktësisht të njëjtat argumente që përdoren nga qarqet më të djathta ndërkombëtare për të shpallur çdo formë proteste apo revolte rinore si “kërcënim terrorist”.

Ndërsa vetë diplomatët dhe inteligjenca perëndimore (siç raporton The Washington Post – lexoni shkrimin përbri) shprehin habi dhe skepticizëm për trajtimin e lëvizjeve antifashiste apo të majta si kërcënime madhore globale, qeveria shqiptare nxiton ta përqafojë këtë lloj qëndrimi.

Në rrugët e Tiranës nuk po marshojnë “rrjete transnacionale anarkiste”.  Por sigurisht është më e thjeshtë ta paraqesësh revoltën e të rinjve si një “sulm të jashtëm me orkestrim global” sesa të pranosh se rinia po proteston për arsimin e nënfinancuar, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe pamundësinë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet.

Paradoks i dhimbshëm dhe qesharak. Një pushtet që merr legjitimitetin e tij historik nga simbolika e antifashizmit dhe e majta politike, sot e përdor fjalën “Antifa” si shprehje primitive për të trembur qytetarët dhe për të shmangur llogaridhënien përpara atyre që kërkojnë të drejtat e tyre minimale.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama kundër Antifa-s, PS kundër historisë së vet
  • Si është populli, është qeveria  
  • DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • Rama i lidhi me protestat studentore, çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Komentet e Fundit

  1. Ana on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. K R on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. . on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  4. ANA on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. Zenel on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?