Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rama na vuri në lojë”, trekëndëshi Tiranë-Shkup-Ankara zë vendin kryesor në faqet e para të medias greke
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Rama na vuri në lojë”, trekëndëshi Tiranë-Shkup-Ankara zë vendin kryesor në faqet e para të medias greke
Lajmi i funditRajoni

“Rama na vuri në lojë”, trekëndëshi Tiranë-Shkup-Ankara zë vendin kryesor në faqet e para të medias greke

Published: May 14, 2024
Shpërndaje

Trekëndëshi Tiranë -Shkup-Ankara ka zënë vendin kryesor në faqet e para të gazetave të shtypit grek.

E përditshmja Ta Nea, përveç takimit të sotëm të kryeministrit Mitsotakis me presidentin turk Erdogan, shkruan në faqen e parë për sfidat e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut Silianofska dhe të kryeministrit Rama duke renditur si sfidën e parë.

Pse u zgjodh 12 maji si datë e vizitës që përkon me një vit nga burgimi i Fredi Belerit , si i karakterizoi Edi Rama ata që nuk janë dakord me të në Greqi, si ironizoi në mënyrë indirekte kryeministrin grek dhe çfarë tha për pronat e grekëve në Shqipëri.

- Publicitet -

Nga ana e saj gazeta e djathtë Apogjevmatini ka si titull artikulli “Rama dhe Boubulina”.

Gazeta Demokracia shkruan se Rama fyeu grekët duke thënë se Greqia u takon si grekëve, ashtu edhe shqiptarëve.

Eleftheros Tipos ka titull në faqen e pare “Festa Rama”.

Kurse gazeta e së djathtës tradicionale Estia shkruan në faqen e parë: “Jemi dorëzuar tashmë. Nga njëra anë emri i Maqedonisë, nga ana tjetër takimi i sotëm Erdogan- Mitsotakis me çështjet që do hedhë në tryezë presidenti turk pa pëlqimin dypalësh, dhe së fundmi çështja çame dhe Bubulina që hodhi Edi Rama në Athinë”.

Gazeta opozitare Kontra shkruan “Katastrofë të qeverisë në politikën e Jashtme”.

Ndërsa portali Ethnos shkruan orët e fundit për dy postime që ka  bërë  kryeministri i Shqipërisë, pas fjalimit, fotografinë me  Era Rousin dhe Noiseyn, me mesazhin se Shqipëria do “një realitet të ri”, si dhe dhjetëra fotot që ka hedhur në rrjetet sociale , sipas tij, në një ditë të paharrueshme shqiptare”.

Ndërsa reagime zyrtare nga partitë politike nuk ka , dy prej zyrtarëve më të lartë të konservatorëve, Ministri i Shtetit dhe ai i Shëndetësisë kanë deklaruar se vizita e z. Rama ishte thjesht një përgjigje ndaj përfshirjes së Fredi Belerit në listën e eurdoputetëve të Demokracisë së Re.

Nga ana e opozitës, një prej deputetëve të partisë Syriza ka theksuar se orët e fundit politika e jashtme e qeverisë Mitsotakis i ngjan një anije të mbytur me vizitë e Ramës, Maqedoninë e Veriut me çështjen e emrit dhe Erdoganin që ka ngritur përsëri sovranitetin e  ishujve të Egjeut në axhendën e takimit. Nga politika e jashtme krenare e 2019-ës , u shndërruam në klientë armësh dhe mbledhës borxhesh  në Ballkan- ka thënë ai.

Kurse liderit i partisë së ekstremit të djathtë Zgjidhja Greke, Kyriakos Velopoulos shigjeton Demokracinë e Re e cila sipas tij , sheh çdo gjë normale pas fjalimit Rama që u tha shqiptarëve se janë pronarë të barabartë të Greqisë si grekët dhe se Bubulina ishte shqiptare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • bureto says:
    May 14, 2024 at 10:55 am

    Me Greqine duhet te kete vetem nje objektiv konsistent: RECIPROCITET! Fjalimi i Rames ishte fund e krye ne kete fryme. Vetem se ne kete axhende politika shqiptare duhet te mos mbetet vetem te fjalet, por tek aktet. Shqiperia sot eshte ne nje sistuate te tille pozitive, kjo me tendence gjithmone ne rritje,ku per cdo ceshtje qe ngrihet apo pretendohet nga politika greke, i ka mundesiste te kerkoje reciprocitet me ta. Ne kete fryme fitojnepopulli grek dhe ai shqiptar, te cilet historia i ka kushtezuar te jetojne bashke dhe ne fqinjesi te mire. Si para kusht per kete mbetet vullneti i politikes greke, perfhsire klerin ortodoks, te cilet prej afro dy shekujsh kane ushqyer orekse te medha , ne kurriz te shqiptareve, orekse qe burojne nga famekeqja “megali Idhé”, per realizimin e se ciles kane kryer deri edhe krime e genocid ndaj shqiptareve. Keshtu krahas pranimit te fajit per te kaluaren, te heqin dore nga fantazmat, duke treguar vullnet te mire e te sinqerte ne raport me shqiptaret dhe Shqiperine. E verteta eshte relative, por nese ka nje te vertete, ne kete rast absolute, ajo eshte qe shqiptaret kurre nuk u kane bere ndonje te keqe grekeve, perkundrazi, e kunderta ka ndodhur. Kur kjo e vertete, te shihet ne sy dhe te pranohet pa ekuivok prej tyre, atehere po qe bashkejetesa e dy popujve fqinj, me te vjetrit e Ballkanit do te jete miqeosre, e paqte dhe e begate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?