Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që po mbahet Shkup me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Rama u shpreh se duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, për bazën e re detare në Porto Romano.
Sipas kreut të qeverisë, NATO do të sigurojë akses të shpejtë në këtë pjesë të Evropës.
““Dua të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt sepse ne besojmë që çdo gjë që ndodh e përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë, jo thjeshtë për Shqipërinë apo rajonin, por edhe për vetë NATO-n që do fitojë një akses të shpejtë në çdo anë të Europës për strategjinë e mbrojtjes së përbashkët. Ne do vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar dhe të përkushtuar për të forcuar kapacitetet tona dhe për të rritur eficiencën e FA dhe mbetemi në frontin e vendeve të NATO-s një anëtar i përgjegjshëm dhe i palëkundur në të gjitha sfidat e përbashkëta”, theksoi Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij.
Në fjalën e tij, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shkup, Rama e konsideroi tragjik sulmin në veri të Kosovës, teksa tha se duhet siguruar që një gjë e tillë të mos përsëritet më.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare është domosdoshmëri që të garantohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë pasi, sipas tij, është jashtë kontrollit dhe në shërbim të aktiviteteve ilegale.
“Në veri, një ngjarje tragjike e cila duhet konsideruar paralajmërim dhe jo ngjarje sporadike dhe duhet me çdo kusht të mos përsërite. Ndaj theksova në takim domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë i cili është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, drogës, aktiviteteve që pastaj ngatërrohen edhe me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda siç ishte ai në Banjskë ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës i Policisë së Kosovës dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të një konflikti që ka vetëm një vend për t’u trajtuar në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, tha Rama.
p.k\dita

Adrian, mbas një hetimi penal 2-vjeçar nga SPAK, GJKKO vendosi nën “sekuestron preventive” bazën detare të Sarandës. Sipas SPAK “Ky procedim penal është regjistruar mbi bazë të kallëzimit të shtetasit Artur Meçollari, me detyrë Kapiteni i Rangut të Parë ish-Zv. Komandant i Shtabit të Forcës Detare (FD), depozituar më datë 29.3.2021” dhe “Në vijim, më datë 08.08.2022, kallëzuesi ka paraqitur shtesë kallëzimi penal, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal tashmë të regjistruar më datë 16.04.2021, me nr. 108, për veprën “Shpërdorim detyre””. Ky kallëzim penal lidhet vetëm me procedurën e lidhjes së kontratës me “Marina Bay Saranda”, ku është e përfshirë baza detare e Sarandës.
Në kuadër të hetimeve, SPAK me shkresën nr. 10074 prot., datë 9.12.2021, i ka kërkuar informacion Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (SHPFA) mbi statusin e pronës së bazës detare Sarandë (prona nr. 696), si dhe praktikën shkresore të ndjekur për dhënien me qira të kësaj prone kompanisë private “Marina Bay Saranda”.
Shefi i SHPFA, gjeneralmajor Bajram Begaj, i jep informacion SPAK-ut, sipas kërkesës së datës 9.12.2021, mbi me shkresën nr. 8530/3 prot., datë 28.12.2021, por i përfshin në këtë praktikë edhe praktikën dokumentare të një kontrate tjetër, të jashtëligjshme dhe të pakërkuar nga SPAK. Ai përfshin në përgjigje, praktikën e SHPFA dhe Ministrisë së Mbrojtjes (MM) për dhënie mendimi për projektvendimin për miratimin e kontratës koncesionionare të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion”.
Ky është momenti që SPAK njihet me një praktikë tjetër dhe e përfshin edhe atë kryesisht në dosjen hetimore 108/2021.
Sot, SPAK në dosjen hetimore 108/2021, siç duket qartë nga Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, ka përfshirë tre çështje në hetim që lidhen me bazën detare të Sarandës: 1) Procedura e lidhjes së kontratës së dhënies me qira të 26,5 ha, duke përfshirë dhe bazën detare të Sarandës prej 4 ha, midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) dhe kompanisë “Marina Bay Saranda”, 2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionare të hapësirës detare të bazës detare të Sarandës, midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës (MIE) dhe kompanisë “Marina Limion” dhe 3) dorëzimi i bazës detare të Sarandës, pronë në Planin e Veprimit dhe Përhapjes (PVP) kompanisë “Marina Bay Saranda”.
“Marina Bay Saranda” është një shoqëri si bashkim i operatorëve “Kastrati Group” SHA dhe“Concord Investment” SHPK, ndërsa “Marina Limion” është një shoqëri si bashkim i operatorëve “Kastrati Group” SHA dhe “Edil-Al-It” SHPK.
Gjeneralmajor Bajram Begaj, nuk ka qenë me detyrë Shef i SHPFA kur janë zhvilluar procedurat dhe mbyllur kontratat me “Marina Bay Saranda” dhe “Marina “Limion”. Ai ka marre detyrën e Shefit të SHPFA më 29 korrik 2020. Por, Bajram Begaj është i vetmi Shefi i SHPFA, që gjatë periudhës së tij në detyrë, ka dorëzuar baza detare të Sarandës, në PVP, kompanisë “Marina Bay Saranda”. Me shkresën nr. 8530/3, datë 28.12.2021 drejtuar SPAK-ut, Shef i SHPFA, gjeneralmajor Bajram Begaj shprehet se “prona nr. 696, “Baza Ndihmuese” Limion, Sarandë, me sipërfaqe 39.446 m2 është përfshirë në plan-përhapje dhe vendosje të Forcës Detare, miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës nr. 8593, datë 17.6.2014”. Procedura e dorëzimit të bazës detare të Sarandës ka nisur me një shkresë të Barjam Begajt, më datën 19 gusht 2020, vetëm 20 ditë mbasi ka marre detyrën e Shefit të SHPFA dhe 10 ditë mbas shkarkimit tim nga detyra e zëvendëskomandantit të FD me propozim të tij.
Më pas dorëzimi ka vijuar me Akt Marrëveshjen nr. 4389, datë 10.12.2021, midis FD dhe “Marina Bay Saranda”, Amendamenti nr. 1, me nr. 724, datë 4.3.2022 të Akt Marrëveshjen nr. 4389, datë 10.12.2021, Urdhërin e Komandantit të FD nr. 90, datë 12.3.2022, “Për krijimin e komisionit për dorëzimin e pronës nr. 696 (baza ndihmuese)..” dhe në fund me procesverbali e dorëzimit të bazës nr. 875/2, datë 30.3.2022 dhe nr. 10, datë 29.3.2022, të komisioni i ngritur me urdhër të Komandantit të FD nr. 90, datë 12.3.2022. Gjenralmajor Bajtam Begaj ka lënë detyrën e Shefit të SHPFA më 4 qershor 2022, ditën që Parlamenti e zgjodhi President të Republikës, dy muaj mbas dorëzimit të bazës.
Të gjitha këto veprime për dorëzimin e pronës nr. 696, në PVP të FD, kanë nisur me shkresën nr. 4334/1, date 18 gusht 2020 të gjeneralmajor Bajram Begaj si Shef i SHPFA për Komandën e FD, ku në paragrafin e dytë thotë “Komanda e Forcës Detare të marrë në konsideratë kontratën e qirasë midis Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë nr. 982, rep. nr. 445 të datës 16.07.2020”…… si dhe “prononcimin tuaj ku ju shpreheni parimisht dakord për kryerjen e investimit strategjik në gjirin e Limionit, sipas kërkesës së bërë nga investitori”.
Dhe në fund të shkresës ai e këshillon FD “Merrni masa për zbatimin me rigorozitet të detyrave”. Po në këtë paragraf, gjeneralmajor Begaj kërkon zbatimin e kontratës, por sipas dakordësisë në parim të FD, ku i referohet shkresës nr. 1762/3, date 18 qershor 2020. Kontrata e lidhur me “Marina Bay Saranda” nuk ka lidhje me dakordësinë në parim të FD, si në elementët teknik, por dhe procedurën ligjore. Vetë Gjykata e Lartë shprehet se “mendim ky i komandës që nuk është konsideruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministri i Mbrojtjes” qysh në fazën e lidhjes së kontratës. Kontrata e dorëzon të gjithë pronën nr. 696 dhe këtë kërkon Begaj me shkresën e tij.
Dorëzimi i plot i saj është plotësisht në mospërputhje me dakordësinë në parim të FD në shkresës nr. 1762/3. SPAK shprehet se nuk mund të lidhej marrëveshja pa miratimin e Presidentit, prandaj dhe FD shprehet dakord në parim. Për këto dy element janë thelbi i hetimit të SPAK-ut. Sipas SPAK, për këtë kontratë nuk është marre miratimi i Presidentit dhe nuk është marrë në konsideratë mendimi i FD-së.
Shkeljet e Begajt?
Lidhur me shkresën nr. 4334/1, date 18 gusht 2020 të gjeneralmajor Bajram Begaj drejtuar FD, kjo e fundit i ka kthyer përgjigje disa ditë më vonë Shefit të SHPFA Bajram Begaj, duke i propozuar që komisionin për vlerësimin e kërkesave operacionale dhe dorëzimin e bazës së Sarandës kompanisë “Marina Bay Saranda”, sipas kushteve të kontratës, ta ngrejë ai në SHPFA.
Një shkresë të ngjashme për dorëzimin e bazës detare, ajo me nr. 1619, gjeneralmajor Bajram Begaj ia ka dërguar Forcës Detare më datën 12 mars 2021. Shefi i SHPFA, së bashku me SHPFA, janë gardianët të pronave në PVP dhe gatishmërisë luftarake të FA. Sipas ligjit Nr. 64/2014 “për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”,neni 15. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura “kontrollon gatishmërinë luftarake dhe merr masa për përmirësimin e saj” dhe neni 16. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përgjigjet për “përgatitjen për miratim tek autoritetet vendimmarrëse të strukturës organizative e të planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura”.
Pra, nëse kishte një autoritet ushtarak i cili duhet të pengonte zbatimin e kontratës nr. 982, rep. nr. 445 të datës 16.07.2020 me “Marina Bay Saranda”, ky ishte Shefi i SHPFA, pa përjashtuar edhe Komandantin e FD. Kjo pasi, dhënia me qira e bazës së Sarandës nuk ishte miratuar nga Presidenti dhe sipas nenit 7, dekretet e Presidentit të Republikës në hierarkinë e autoriteteve të drejtimit e të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë prioritet ndaj vendimeve të Këshillit të Ministrave. Pra, gjeneralmajor Bajram Begaj nuk duhet të kërkonte zbatimin e kontratës që buronte nga VKM nr. 514, date 1 korrik 2020, por duhet ti kërkonte Ministrit të Mbrojtjes shfuqizimin e procedurës së lidhjes së kontratës, fillimin e procedurës nga e para me një studim nga SHPFA dhe më pas miratimin nga Presidenti.
Dorëzimi i bazës detare Sarandë, sipas SPAK, ka cenuar gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare dhe GJKKO shprehet se “gjykata çmon parashtrimin e prokurorit se duhet të ndërpritet kryerja e veprimeve të investimit në fushën e turizmit apo dhe ndërtime të tjera nga investitori, mbi pronën nr. 696, për arsye se disponimi lirisht i kësaj prone nga subjektet private cenon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private”.
Gjithashtu, Gjykata lidhur me dorëzimin e bazës shprehet se “duke u dhënë në ruajtje të një kompanie private është vënë në rrezik serioz potencial operacionaliteti, siguria kombëtare dhe interesi publik në përgjithësi”. Është e qartë se ish-Shefi i SHPFA gjeneralmajor Bajram Begaj ka inicuuar, kontrolluar dhe miratuar dorëzimin e Bazës detare të Sarandës, prona nr. 696, në shkelje të ligjit. Natyrisht, në sekretarinë e SHPFA dhe MM gjenden shumë shkresa komunikimi me FD dhe MM të sigluara dhe me shënime nga gjeneralmajor Bajram Begaj.
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi në nje emision se Presidenti është në hetim.
Une e vlerësojë të vërtetë, pasi:
1) Ligji nuk e ndalon SPAK të nisi hetimin ndaj kujtdo, edhe Presidentin;
2) Presidenti ka akte zyrtare me firmën e tij, veprim pir dhe mosveprim ndërsa ka qënë në dijeni të veprave penale, si në Bazën e Shëngjinit, Sarandës dhe pronën në Porto Romano;
3) Shefi i SPAK përpara dy muajve ka deklaruar se për shkak të sekretit hetimor nuk jemi të detyruar të deklarojmë kur një person është në hetim;
4) Shtetasi Bajram Begaj është pyetur dy herë në zyrën e Presidentit, ka ka hedhur dhe firmën për dëshmitë wë ja bërë.
5) Predidenti nuk informon publikun për statusin e tij në hetimet e SPAK. ??????
Edi Rama me kete propozim per nje baze te NATO-s me thirje per pershpejtim ka pasur 3 qellime:e para,te tregoje qe eshte proamerikan.E dyta kerkon te mare titullin si shpetimtar I Kosoves dhe I ballkanit.E treta ,te mbushe arken bosh te shtetit me parate e NATO-s. Edi Rama eshte shume I djallezuar,por vetem me popullin e vet qe i ngop me pralla dhe jo me boten kapitaliste per t’i a hedhur. E para e punes ky Jens tregoi shkallen e tij intelektuale diplomatice duke thene qe do ta marrim ne shqyrtim kerkesen e z.Rama.Kjo kuptohet nje burokraci nga Amerika ,sepse ajo eshte vendim marje,pastaj shtete te tjera.Keto vendime te kesaj natyre Amerika nuk I mer tak-fak ,sepse duhet te pakten 2 vjet qe te vendoset ngritja e nje baze ushtarake jashte amerikes.Duhet aprovimi nga te dy dhomat dhe caktimi I buxhetit si fillim dhe vazhdimesi per te mbajtur kete baze.E treta ,Edi Rama nuk eshte politikan,por amator.Tani eshte duke pritur milionat euro nga Italia per marveshjen. Ky padurim lidhur me bazen tregon qe Rama e ka arken e shteti bosh.Ka 7 vjet qe arka e shtetit eshte bosh.Analizoni tatime te jashtezakonshme ndaj kompanive te energjise,gjoba per ndertime te paligjeshme dhe shtesave ne pallatet qe ne fakt ndihmuan fukarane me djem e vajza te ritura duke krijuar nje shume me shume.Tregon qe me gjithe keto e taxa, qeveria nuk perballon pagat aktuale,duke lene menjane pensione e brockulla te tjera qe premton Rama. Kete e nxorri zbuluar ministri I financave kur ia theu hunden Ballukut qe kerkonte para per zgjerimin e autostrades Tirane-Durres.I tha:stop,nuk ka para shtese per nje veper qe quhet e perfunduar.Po keshtu ky zotni mundohet te zbute genjeshtrat e Rames per rritje rrogash e pensione duke deklaruar qe do te behet 6 mujorin e dyte te 2024 me preteksin e shqyrtimit te klasifikimeve individuale qe do te fillojne ne janar.Nuk ma mer mendja qe ky person te haje Vitin e ri me Edi Ramen.Shkarkimi I tij eshte ceshtje dite,no jave.
PO SE LIDHE QENIN
1E TINES TE HA
MOS BEJ ZE NE E PESOFSH
SE DEL BUDALLA
Pse nuk thoni troç qe Kastrati qenka sponsori gjeneral, i gjeneral Bamkes qe na u be president…..Shyqyr qe ka akoma persona si ky Mecollari qe kane akoma integritet dhe dashurie per atdheun.
Pop! Tregon qenin e Tines? Kjo tregon qe je frikacak,sepse qente e staneve sado te eger te jene e njohin njeriun e lig dhe I versulen .Njeriun hallexhi qe e shpie rruga ne stanet e dallojne fukarane dhe lehin per te zgjuar cobanin.Po to keq di ,kaq shkruan.Dhe mos kerceno se del I humbur.
Kusari profesionist kombçfarosës Edi Rama, po del hapur edhe në arenën ndërkombëtare dhe, mbasi vodhi miljona euro subvencione të BE për bujqësinë nëpërmjet xhepistes së rekrutuar prej tij Krifca, mbasi ka vjedhur miljona nga bankat ndërkombëtare faturuar edhe brezave të ardhëm shqipëtarësh që ende s’janë lindur si borxh, para që nuk dihet përse miren borxh, ai po provon të vjeth e ca miljona edhe nga NATO me pretekstin e ndërtimit të një baze ushtarake detare në Porto Romano, natyrisht në qoftë se do të rekrutoj ndonjë Mc Gonigal në radhët e drejtuesve të NATO që do të mar pjesën e tij në miljonat për gjoja ndërtimin e portit ushtarak të Porto Romanos, pse jo edhe Stoltenbergu vetë dora në qoftë se Edi Rama do të nuhas që i ka prirjet e zotit McGonigal, agjentit të FBI që brithte në Shqipëri që, përveç të tjerave, të hapte një biznes fitim prurës mbasi të dilte në pension me ndihmën e Edi Ramës të cilit po i shërbente duke u mir paguar me parat vjedhur shqipëtarëve.
Vetëm në qoftë se Stoltenberg do të jetë naiv ose do të jetë me prirjet e McGonigalit mund të bjer në kurthin e kusarit Edi Rama i cili, edhe ato baza ushtarake të mirë paisura , detare , ajrore, vëndstrehime moderne nga pikpamja ushtarake si ai që quhet Bunk Art, teritore të reparteve ushtarake ……..i ka bër pronë të tij private nën petkun e dhënies konçensioneve të llojit Kastrati e kompani, sikurse ai, Edi Rama është bër pronar real i aeroportit të Rinasit, i rrugës së kombit, parkut arkeologjik të Butrintit………Kastratët janë vetëm menaxherë punësuar nga pronari real i aeroportit të Rinasit, rrugës së kombit, Butrintit……kusari horror Edi Rama.
Edhe porti i Durrsit që është strategjik jo vetëm nga pikpamja ekonomike por edhe ushtarake sepse ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zbarkimin ndoshta edhe një divizioni të tërë të NATO brënda ditës, dhe vetëm në qoftë se drejtuesit e NATO do të jenë miopë në qoftë se nuk kanë në konsideratë vlerën strategjike të këtij porti në planet e mundshme të veprimtaris luftarake të traktatit në Ballkan, vetëm të jenë miopë të mos kuptojnë që horri dinak, kusari i pangopur Edi Rama synon me kthimin e tij në port turistk që ta bëj portin e Durrësit,të pazëvëndësushëm nga pikpamja strategjike nga asnjë Porto Romano hipotetike produkt të mëndjeve të çakërdisura, pronë të dinastis së kusarëve Rama sikurse
do të bëhet së shpejti edhe pronar i ujit të pijshëm që na fal natyra duke stisur konçensionin e radhës për të shtën në dorën e tij edhe ujsjellës kanalizimet dhe mjer o popull, dmth ju 770 000 mijë pensionistë që keni ngelur pa emigruar, do ta paguani gotën e ujit sa frëngu pulën kur pronari i ujit të pijshëm të bëhet kuçedra e kusarisë Edi Rama dhe,
legjendat me kuçedra të burimeve si ajo e Kadmusit që i hante të gjallë njerzit që tentonin të mbushnin ujë,
do të zbehet me kuçedrën Edi Rama që do të bëhet pronar edhe i rubinetit që keni në lavamanin e shtëpisë duke u bër pronar i ujit që vjen në këtë rubinet ashtu sikurse edhe shtëpija e bër me aq mundim, me rritjen e taksës së banesës, truallit , me pagesat maramëndse për legalizim dhe me marrëzinë tjetër të kusarisë, sigurimin e dhunshëm nga tërmeti, nuk do të ekzistoj për mirqënien tuaj por edhe si uji që na fal me bollëk natyra do të ekzistojnë vetëm për të mbushur thesin e kusarisë së kusarit kombçfarosës, pëbindshit antinjeri, antishqipëtarit më të përbetuar në historin tonë gjer më sot , Edi Rama.
Joooo……bazat ushtarake ekzistojnë, në Sarandë, në Porto Palermo, Pasha Liman, Porti i Durrësit, në Porto Romano, në Shëngjin, aerodromi në Gjadër, vëndkomanda e kthyer në Bunker art e gjithëandej tunele, gazerma, depo me karakter ushtarak nëntoksore dhe mbi tokë…por Edi Rama me ish gjeneral majorin, shefin e shtabit , infermjer doktor profesorin president Begajn, nuk e ka hallin tek mbrojtja e vëndit duke i ringjallur këto objekte ose duke specifikuar vlerën dhe përdorimin për qëllime ushtarake të tyre në një luftë të mundëshme por ata duan vetëm të vjedhin edhe kur propozojnë “ide strategjike” në takimin e NATO me sekretarin Stoltenberg në Shkup.
Horri është i paturpshëm kur ai sapo qëndisi një goxha studim historik për arbëreshët e Italisë kur ky rob i llahtarshëm, ndërsa në kohën e pushtimit të vëndit mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit në Itali emigruan ndoshta më pak se 20 000 shqipëtarë për shkak të pushtimit nga Turqija ( vetëm qyteza arbëreshe e Maskitos me mbi një mijë banorë sot, u themelua vetëm nga 7 kalors të Gjergj Kastriotit) për 10 vjetë pushtim të Shqipërisë nga banda partiake e kusarit kombçfarosës Edi Rama kanë ikur të lemerisur nga ky pushtim më barbar se pushtimi turk, serb, italian, gjerman….mbi 700 000 vetë duke zbrazur vëndin në nivelin e friklshëm të spastrimit etnik, dhe,
kusari kombçfarosës, pa pikë turpi shet pordhë shtatë pash të moralit patriotik me rastin e ditës së arbëreshve dhe këto pordhë të kusarit kombçfarosës që duhet të kishte vëndin në burg për këtë shpopullim duartrokiten me adhurim, pa pikë turpi, nga të pranishmit. duke bër ditën e arbëreshëve në ditën e pordhëve patriotike të antishqiptarit horror, kusarit kombçfarosës Edi Rama.
!!? Kongresi I PS-se po vjen.Ketu do te duket konkretisht c’fare popull jemi.Po qe se keta nuk e shkarkojne Ramen ,atehere leri komentet dhe shiko familjen tende,ti dhe une dhe lere “diten” te flase me vete .