Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama replikon me Reporterët pa Kufij: Bëni raporte profesionale dhe objektive, keni kontradikta në…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama replikon me Reporterët pa Kufij: Bëni raporte profesionale dhe objektive, keni kontradikta në…
Aktualitet

Rama replikon me Reporterët pa Kufij: Bëni raporte profesionale dhe objektive, keni kontradikta në…

Published: May 5, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me organizatën Reporterë pa Kufij lidhur me vlerësimet për lirinë e medias në Shqipëri, pas publikimit të indeksit më të fundit ku vendi renditet i 83-ti, duke shënuar rënie nga një vit më parë.

Debati nisi pasi Rama ndau një raport të programit SIGMA të OECD, në të cilin Agjencia për Media dhe Informim (MIA) vlerësohej për standardet dhe shërbimin ndaj mediave dhe publikut.

Në reagim, Reporterët pa Kufij theksuan se vlerësimi i tyre nuk lidhet me komunikimin qeveritar, por me lirinë e shtypit, duke përmendur si shqetësime sulmet politike, mungesën e transparencës dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

- Publicitet -

“Ne masim lirinë e shtypit, jo komunikimin qeveritar. Renditja e Shqipërisë në vendin e 83 (-3) në indeksin e 2026 reflekton sulme politike, abuzim me organet e zbatimit të ligjit, transparencë të ulët në media dhe kërcënime ndaj gazetarëve”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij.

Në përgjigjen e tij, Rama kundërshtoi qasjen e organizatës, duke sugjeruar se duhet të mbështetet më shumë në analiza profesionale dhe në raporte të tjera ndërkombëtare, të cilat, sipas tij, japin një panoramë ndryshe për raportin mes qeverisë, medias dhe publikut në vend.

Kryeministri vuri në dukje se ekzistojnë mospërputhje mes vlerësimeve të Reporterëve pa Kufij dhe institucioneve të tjera.

Ai solli në vëmendje edhe rolin e Agjencisë për Media dhe Informim, duke e cilësuar atë si një instrument pozitiv për rritjen e transparencës dhe aksesit në informacion.

“Nuk thashë kurrë që ju e matni komunikimin qeveritar, por tani që e përmendni, po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që të lexoni raportet e atyre që e bëjnë vërtet, dhe ta bëni këtë në mënyrë profesionale dhe objektive?

Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin kontradikta të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyreve kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga ajo që pretenduat dikur, dhe më shumë se një herë, Agjencia e Informacionit për Median duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informacionit. Kaq është gjithçka”, përgjigjet Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    May 5, 2026 at 2:40 pm

    Je shume me i INKRIMINUARI sesa babait Shpirteror SS-Serbi Sali per DY arsye te thjesht:
    – SS -Serbi Sali i mer ilacet!
    -Gjat KOHES qe Ka qene ne krye te AntiShtetit Ka patut per rreth HAJDUTE te zgjuar qe din te fshihnin si Rulat,Pashkot e Tere Fullhanrri ma e BODE-gardeve te Krimit e Korrupsionit!
    Ka rrezik te shkodh ne QELI para Neronit SALI!

    Reply
  • Ay says:
    May 5, 2026 at 2:50 pm

    Keta ja fusin kot ! E keni marre mendimin e gazetarit te shqyer, E.L nga News Albania per lirine e shtypit ne Shqiperi? Po artikujt e tij te denje per cmimin Pulitzer a i keni lexuar? Nese jo atehere ky raport nuk ka asnje vlere.

    Reply
    • Anonymous says:
      May 5, 2026 at 6:11 pm

      K

      Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    May 5, 2026 at 3:33 pm

    Botojeni te plote repliken me ata Reportere! U kam thene edhe qe here tjeter kur te beni raporte ti referoheni me te pa varurit gazetar ne shqiperi, Mero Bazes. (atij qe eshte aq i pa varur sa me ka botuar dikur dhe Kartelen e Psikopatise)

    Reply
  • 1thundrak says:
    May 5, 2026 at 4:17 pm

    Ti je kontradikte e natyres

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur
  • Furgoni me punëtorë del nga rruga në Vlorë, humb jetën 52-vjeçari, katër të tjerë të plagosur
  • Në punë edhe të dielën, humb jetën në krye të detyrës elektricisti në Pogradec
  • Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete

Komentet e Fundit

  1. Real Me on Në punë edhe të dielën, humb jetën në krye të detyrës elektricisti në Pogradec
  2. FRPD on Video e nënës me djalin autik, Rama: E kishin marrë me vete kastile
  3. Detari on Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  4. Detari on Nga milionat për Kanye West te lypja për pajisje: QSUNT pa buxhet, ​fshin dokumentet nga serveri, “imazhi” vihet përpara jetës
  5. K R on VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?