Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), në raportin e miratuar në sesionin e 144-t plenar më 24 tetor 2025, thekson se:
“Pezullimi ose përfundimi i mandatit të kryetarëve të bashkive për shkak të ndalimit apo paraburgimit të tyre prek thelbin e autonomisë vendore dhe shkel parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.”
“Ndikimi i paraburgimit të kryetarëve të bashkive është idyfishtë: ai mund të ndikojë jo vetëm mbi të drejtat individuale të kryetarit të prekur, por gjithashtu shtrihet përtej individit dhe ndikon mbi të drejtat e zgjedhësve, zgjedhja e të cilëve, e shprehur në mënyrë demokratike përmes votës, mund të dëmtohet përmes emërimit të një kryetari bashkie që nukpërputhet me vullnetin e tyre zgjedhor”.
“Në mënyrë të drejtpërdrejtë, paraburgimi mund të pengojë ndërveprimin publik dhe shprehjen e ideve, duke shtypur fjalën politike dhe aktivitetin përfaqësues të zgjedhurve vendorë. Në mënyrë të tërthortë, ai dekurajon aktorët publikë dhe qytetarët nga pjesëmarrja në mbledhje politike apo protesta, për shkak të frikës nga ndëshkimi përshkak të shoqërimit ose të hakmarrjes politike.”
“Paraburgimi ose pezullimi i përfaqësuesve vendorë mund të interpretohet si një cenim i garancive institucionale të vetëqeverisjes vendore të paktën në dy aspekte kryesore. Sëpari, ai ndërhyn në ushtrimin e lirë të mandatit (neni 7(1)) duke privuar zyrtarët e zgjedhur nga aftësia për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre. Së dyti, ai pengon të drejtën e qytetarëve për të përcaktuar interesat e tyre përmes tëzgjedhurit prej tyre (neni 3(2)), duke gërryer kështu karakterin përfaqësues të demokracisë vendore”.
Sipas raportit, demokracia vendore mbështetet mbi “integritetin e mandatit zgjedhor, përgjegjshmërinë ndaj zgjedhësve dhe vazhdimësinë e administrimit” dhe çdo ndërhyrje e qeverisë qendrore në këtë proces “përbën shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre parimeve.”
Komisioni nënvizon se pezullimi apo shkarkimi i një të zgjedhuri vendor duhet të jetë një masë e jashtëzakonshme, e përcaktuar qartë në ligj dhe e justifikuar vetëm në raste të rënda, duke shtuar se “garancitë procedurale, përfshirë kontrollin gjyqësor, duhet të jenë të parashikuara qartë me ligj, për të shmangur çdo formë politizimi apo arbitrariteti ekzekutiv.”
Në një tjetër pasazh kyç, Komisioni thekson se:
“Paraburgimi dhe pezullimi i kryetarëve të zgjedhur të bashkive cenojnë lirinë e shprehjes dhe të tubimit paqësor, duke shndërruar një masë procedurale parandaluese në kufizim ndaj debatit demokratik.” “Kur zbatohet ndaj kryetarëve të bashkive, paraburgimi paraprak prodhon efekte të drejtpërdrejta dhe të tërthorta mbi liritë e mbrojtura… duke shtypur fjalën politike dhe aktivitetin përfaqësues të zgjedhurve vendorë.”
Një nga qëndrimet më të forta të raportit lidhet me mekanizmin e zëvendësimit të kryetarëve nga qeveria:
“Zëvendësimi i kryetarëve të zgjedhur të bashkive me të emëruar nga qendra praktikisht shkel vullnetin e elektoratit, duke gërryer themelet e demokracisë vendore… dhe bie ndeshme ndarjen vertikale të pushteteve.”
“Komisioni i Venecias ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme praktikën e zëvendësimit të kryetarëve të bashkive nga qeveriaqendrore, duke vlerësuar se kjo përbën një shkelje të nenit 3(1) të Kartës.”
Sipas Komisionit, çdo vendim për pezullim duhet të kalojë testin e proporcionalitetit, të jetë i bazuar në ligj dhe të merret “nga gjyqësori, për të shmangur ndikimet politike”. Ai thekson se shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur është “një masë e jashtëzakonshme që duhet të zbatohet vetëm në raste të shkeljeve të rënda”, me garanci të plota procedurale dhe me ndërhyrje të detyrueshme të gjykatës.
Në fund, raporti i Komisionit të Venecias arrin në përfundimin se:
“Demokracia vendore mund të mbijetojë vetëm nëse përfaqësuesit e zgjedhur janë të lirë të ushtrojnë mandatin e tyre dhe vullneti i zgjedhësve respektohet plotësisht. Çdo ndërhyrje që zëvendëson zgjedhjen me emërim administrativ bie ndesh me frymën dhe germën e Kartës Evropiane.”

Beleri, rasti ilustrues. Po iku e vate ajo pune. Nje shtet i tere batakcinjsh i’u vu ne shpine me kuc e me mac, derisa … e bene eurodeputet.
BELLERI ESHTE VRASESi ushtrise se paarmatosur te komandantit te pergjithshem te forcave te Armatosura,Sali Berishes.
Ko e nderon Edi Ramen.
demo, kur u kujtuat ta shpallnit vrases ate Belerin, pasi u be Kryetar Bashkie atje ku me Tapi e VKM duhet te mbreterojne Investitoret Strategjike te Rames?
Beleri nje sharlatan
Por puna e pronave ne Himare dhe “vizioni” ramist per tua mare banoreve e per tua dhene zamirve t tij është kriminal
Komisioni Evropian për Demon kraci përmes Ligjit Leshit (Komisioni i Vene cia s), në raportin e miratuar në sesionin e 144-t plenar më 24 tetor 2025, e ka dhjere fare pse
Dy ekstremitetet Veliaj dhe Beleri jane turp per Europen dhe Ameriken
Veliaj ka bere shkelje ordinere financjare dhe mbahet i mbyllur si terrorist
Beleri eshte nje terrorist i dokumentuar dhe mbahet si Eurodeputet nga Europa ..urva plake..dhe hipokrizia e Amerikes per kriminelin Usali Serbiberi & Greko beleri
Ardhje e terrorist Belerit pardje si albiter qe i jep karton TE KUQ Shqiperine shenon fundin e shtetit shqiptar
qe u ngrit ne 28 nendor 1912 dhe vdiq ne 28 tetor 2025 i urinuar nga terrorist Beleri aleat me salimatherfuckerin
RIPALBANIA !
Nuk eshte vetem rasti Bejleri dhe Veliaj, Pati presion direkt dhe indirekt ne disa bashki te tjera te jepnin doreheqje vullnetare. Shkoi deri tek drejtoret qe sa di eshte kopetence e kryetarit dhe keshillit bashkiak. Ne raport mund te mos jene permenderur , por nje gje eshte e qarte, keta qe bejne keto raporte nuk jane sylesha tua hedhesh, panvarsisht se ndonjehere bejne sikur nuk shikojne.