Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i “Reporterët Pa Kufij”, Rama sërish: 60% të kohës televizive në Shqipëri e merr opozita, kanë mungesë lidershipi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Raporti i “Reporterët Pa Kufij”, Rama sërish: 60% të kohës televizive në Shqipëri e merr opozita, kanë mungesë lidershipi
Politike

Raporti i “Reporterët Pa Kufij”, Rama sërish: 60% të kohës televizive në Shqipëri e merr opozita, kanë mungesë lidershipi

Published: May 10, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për raportin e “Reporterët Pa Kufij” në lidhje me mediat në Shqipëri, teksa u shpreh se pjesë n më të madhe të kohës televizive e merr opozita.

“Këtë javë postova një analizë të bërë nga një startup djemsh të talentuar shqiptarë me inteligjencën artificiale për të grumbulluar dhe vlerësuar kahjen e qëndrimeve mediatike e artikujve dhe vlerësimeve, komenteve në median tradicionale dhe në median online në raport me politikën dhe e postova sepse ishte një pasqyrë që mua personalisht nuk më surprizon pasi unë dhe ne e dimë shumë mirë realitetin faktik të raportit mes medias dhe qeverisë dhe shumicës qeverisëse që nuk është gjëkundi realiteti i pretenduar nga ulëritësit që nuk dinë ç’të bëjnë tjetër me lirinë e medias, përveçse të ankohen për mungesën e lirisë, por që ishte një pasqyrë sipas meje e vlefshme për t’u ndarë me shumëkënd që do të informohet, me shumëkënd që është i interesuar për fakt dhe me shumëkënd që në të gjitha rastet nuk e humb respektin për faktet dhe nuk hyn në luftë me faktet se kur faktet provojnë një opinion të ndryshëm nga i tij apo i saj, dhe në këtë pasqyrë rezulton qartësisht se nga gjithë tërësia e produkteve të medias në raport me politikën 60% e kohës televizive në Shqipëri në total e merr opozita në kuptimin e qëndrimit anti qeverisë, një pjesë tjetër, analiza faktike e nxjerrë si të balancuar dhe një pjesë shumë të vogël si pro qeverisë.

Ndërkohë që po e njëjta situatë pak a shumë është dhe në median online, pra në portalet të cilat anojnë qartësisht nga fronti nga kampi, nga fusha e atyre që janë kundër qeverisë dhe për këtë mua sinqerisht më vjen mirë pasi bëhet e qartë që këtu nuk jemi në një vend mediash të kapura, këtu nuk jemi në një vend ku mbyllen gojët e atyre që flasin, komentojnë, argumentojnë, shkruajnë kundër qeverisë, po këtu jemi në një vend që si rrallëkund tjetër dominon pikërisht e kundërta e atij dominimi që i karakterizon vendet me media të kapura ose me media që i shërbejnë regjimeve ose autokracive elektorale.

Kështu që thënë të gjitha këto unë kam një teori shumë të thjeshtë edhe për arsyen pse çdo përpjekje për të kapur mediat është një përpjekje që nuk të çon në fitoren e zemrave dhe të mendjeve të njerëzve dhe nga ana tjetër patjetër që duke i lënë të lirë të gjithë thonë ato që duan, njerëzit e kanë pastaj më të thjeshtë që të bëjnë dallimin mes atyre që bëjnë punët, atyre që përpiqen çdo ditë, atyre që edhe rrëzohen, por rrëzohen në një përpjekje për të ecur përpara dhe atyre që shtriqen nëpër kolltuk dhe ulërijnë nëpër gardhet e pakapërcyeshme të vetëvendosura nga mungesa e vizionit, nga mungesa e programit, mungesa e lidershipit, mungesa e shumëçkaje tjetër që karakterizon sot atë kamp në tërësi dhe nuk flasim vetëm për një parti, flasim për tërësinë.

- Publicitet -

Kështu që ky është një shënim që e zgjodha për të mbyllur këto shënime të javës duke qenë shumë kurioz për të parë vazhdimin e analizave të bëra nga një program tërësisht i paakuzueshëm për anësi dhe i vendosur mbi forcën e inteligjencës artificiale”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • K R says:
    May 10, 2026 at 8:41 am

    Kot esht ber kryeminister ky
    Ky vdes te dali n tv
    T ishte ber fevzalli

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    May 10, 2026 at 9:07 am

    ‘Me pelqen te flash gjategjithe KOHES per ASGJE,eshte i vetmi argumente i do te GJITHA!’O.Wilde

    Pyetja e shqiptareve:
    KUR DO TE QEVERRISESH. ETEM dhe VRTEM. JE DITE KETEVEND 35 VJET PA SHTET,ANARKI
    ILKE….H A J D U T E R I. !?

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    May 10, 2026 at 9:09 am

    ‘Me pelqen te flash gjategjithe KOHES per ASGJE,eshte i vetmi argumente i do te GJITHA!’O.Wilde

    Pyetja e shqiptareve:
    KUR DO TE QEVERRISESH VETEM dhe VETEM NJE DITE KETE VEND 35 VJET PA SHTET,ANARKI
    ILKE….H A J D U T E R I. !?

    Reply
    • Lili Bujari says:
      May 10, 2026 at 9:28 am

      Ti Tradhtar i Kombit Shqiptar 👎 Edi Rama 👎 Mallkuar qofsh 👎 që shkatërrove jetën e popullit shqiptar 🇦🇱!Ti faqezi,që ke lënë si lypsarë 791.000 pensionistë,mes tyre 543.000 me pension të pjesshëm që varion nga:100-120€ në muaj!Partia Socialiste nuk më përfaqëson më mua dhe brezin tim… Qeveria gangstere shqiptare e drejtuar nga Kryemafiozi Edi Rama 👎 ka marrë në dorë të gjitha pasuritë kombëtare dhe mediat…që nga frika i bëjnë nder këtij banditi! Mallkuar qofsh në jetë të jetëve o faqezi 👎😥👎

      Reply
  • Lili Bujari says:
    May 10, 2026 at 9:27 am

    Ti Tradhtar i Kombit Shqiptar 👎 Edi Rama 👎 Mallkuar qofsh 👎 që shkatërrove jetën e popullit shqiptar 🇦🇱!Ti faqezi,që ke lënë si lypsarë 791.000 pensionistë,mes tyre 543.000 me pension të pjesshëm që varion nga:100-120€ në muaj!Partia Socialiste nuk më përfaqëson më mua dhe brezin tim… Qeveria gangstere shqiptare e drejtuar nga Kryemafiozi Edi Rama 👎 ka marrë në dorë të gjitha pasuritë kombëtare dhe mediat…që nga frika i bëjnë nder këtij banditi! Mallkuar qofsh në jetë të jetëve o faqezi 👎😥👎

    Reply
  • Agim Aastasi says:
    May 10, 2026 at 9:28 am

    Po si te beje Media?! Ti je bere si bajofshehuri, ne kurvend nuk vete ne tv jo, edhe kur del flet gjera abstrakte qe nuk Kane lidhje me realitetin. Ndryshe Berisha me aktiv e popullor e prek realitetin . Si nuk e sqarove popullin per akuzat e korrupsionit vetem njehere . Si ka mundesi qe kancelari gjerman eshte dy here ne jave ne parlament dhe ti i trembur nuk i afrohesh ???!!!!!! Perse kerkon te behesh udheheqes global kur vendi eshte shume me keq se ne kohen e Enver Hoxhes ? Perse rend gjithnje ne takimet europiane te dalesh ne foto ne rreshtin e pare. Je egoist apo te duket vetja i paaritshem . Ke uzorpuar ps . Nuk ke asgje me te majten dhe ne vdekjen e filozofit te majte fole percart e pa lidhje . I vetmi ndryshim qe ti po bene, eshte qe Tirana si qytet do vij koha qe do behet i pa banushem. Po kjo nuk te intereson ty.

    Reply
  • Agim Anastasi says:
    May 10, 2026 at 9:30 am

    Po si te beje Media?! Ti je bere si bajofshehuri, ne kurvend nuk vete ne tv jo, edhe kur del flet gjera abstrakte qe nuk Kane lidhje me realitetin. Ndryshe Berisha me aktiv e popullor e prek realitetin . Si nuk e sqarove popullin per akuzat e korrupsionit vetem njehere . Si ka mundesi qe kancelari gjerman eshte dy here ne jave ne parlament dhe ti i trembur nuk i afrohesh ???!!!!!! Perse kerkon te behesh udheheqes global kur vendi eshte shume me keq se ne kohen e Enver Hoxhes ? Perse rend gjithnje ne takimet europiane te dalesh ne foto ne rreshtin e pare. Je egoist apo te duket vetja i paaritshem . Ke uzorpuar ps . Nuk ke asgje me te majten dhe ne vdekjen e filozofit te majte fole percart e pa lidhje . I vetmi ndryshim qe ti po bene, eshte qe Tirana si qytet do vij koha qe do behet i pa banushem. Po kjo nuk te intereson ty.

    Reply
  • Rezi says:
    May 10, 2026 at 9:56 am

    Aq mirë bën që ja thua të vërtetat këtyre me demek pa kufi, që i shërbejnë atyre që i paguajnë, e vërteta e tyre i nxjerr zbuluar, faktet janë kokëforta. Shumë komentues në rrjet paguhen të shkruajnë sterrë për Shqipërinë, karma do i ndjekë dhe do marrin përgjigjet për gënjeshtrat që shkruajnë. Shqipëria jonë do shkojë përpara!

    Reply
  • Linda R... says:
    May 10, 2026 at 11:49 am

    NDER 2 MILION SHQIPTARE MBI 18 VJEC QE PLOTESOJNE KUSHTET PER KRYETAR WIVERRIJE NE KETE VEND PA POPULL E PA SHTET…
    TI O NUDIST FSTKEQESI JE NE GRADISTORIE I..
    2 000.001-ti ( I dumilion e njiti…)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. Mësuesi i fillores on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. K R on FOTO: Dita 20 e protestës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?