Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akullnajat e Himalajeve do humbasin 80% të vëllimit deri në 2100. Raporti: Pasoja të rënda për njerëzimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Akullnajat e Himalajeve do humbasin 80% të vëllimit deri në 2100. Raporti: Pasoja të rënda për njerëzimin
BoteKryesore

Akullnajat e Himalajeve do humbasin 80% të vëllimit deri në 2100. Raporti: Pasoja të rënda për njerëzimin

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

 

Majat më të larta në botë rrezikojnë të humbasin deri në 80% të vëllimit të tyre deri në fund të shekullit, çka do të shoqërohet me pasoja të thella për miliona njerëz. Është ky skenari më i keq që pritet të ndodhë si pasojë e ndryshimeve të klimës, ku temperaturat vijojnë të rriten.

Gjetjet shqetësuese janë pjesë e raportit të ri që është bërë publik nga shkencëtarët ndërkombëtarë në Nepal, sipas të cilëve risku për përmbytje ekstreme, thatësirë, ​​zjarre dhe mungesa e ushqimit mund të rriten në mënyrë dramatike.

- Publicitet -

 

Sipas raportit të ri, akullnajat e Himalajeve mund të humbasin deri në 80% të akullit të tyre deri në vitin 2100 me rritjen e temperaturave.

Raporti, i publikuar të martën nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar Malor (ICIMOD), shqyrtoi ndikimin e ndryshimeve klimatike në një zonë që shtrihet 1.6 milionë milje katrorë (4.1 milionë kilometra katrorë) nga Afganistani në perëndim deri në Myanmar në lindje, raporton CNN.

Raporti zbuloi se akullnajat në rajonin e maleve Hindu Kush dhe Himalaja u shkrinë 65% më shpejt në vitet 2010 krahasuar me dekadën e mëparshme, gjë që sugjeron se temperaturat më të larta tashmë kanë një ndikim.

Akulli dhe bora në rajon ushqejnë 12 lumenj që sigurojnë ujë të ëmbël për dy miliardë njerëz në 16 vende, duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Pakistanin.

I njëjti grup publikoi një raport në vitin 2019, i cili zbuloi se edhe në rastin më optimist, ku ngrohja mesatare globale ishte e kufizuar në 1.5 gradë Celsius mbi temperaturat para-industriale, rajoni do të humbiste të paktën një të tretën e akullnajave të tij.

Raporti i përditësuar i grupit tregon se këto parashikime janë përkeqësuar që atëherë.

Me një ngrohje midis 1.5 dhe 2 gradë Celsius, rajoni malor më i lartë në botë do të humbasë 30% deri në 50% të vëllimit të tij deri në vitin 2100, thuhet në raportin e fundit.

Nëse bota kalon 3 gradë Celsius të ngrohjes, akullnajat në Nepal dhe Butan në Himalajet lindore janë në rrezik të humbasin 75% të akullit të tyre, dhe vetëm një shkallë më shumë, kjo shkon deri në 80%, sipas raportit.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike temperatura mesatare vjetore globale afër sipërfaqes për çdo vit midis 2023 dhe 2027 parashikohet të jetë midis 1.1 gradë Celsius dhe 1.8 gradë Celsius më e lartë se mesatarja e viteve 1850-1900.

Shkencëtarët e konsiderojnë ngrohjen 1.5 gradë si një pikë kyçe, përtej së cilës shanset e përmbytjeve ekstreme, thatësirës, ​​zjarreve dhe mungesës së ushqimit mund të rriten në mënyrë dramatike.

“Në të tre shtyllat e veprimit klimatik, në zbutjen, përshtatjen dhe humbjen, e dëmtimin, ne jemi në ngecje, ose po shkojmë në rrugën e gabuar; ndërsa pasojat e mosveprimit po përshpejtohen nga dita në ditë,” citohet të ketë thënë në raport Prof. Saleemul Huq, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Ndryshimin dhe Zhvillimin Klimatik në Bangladesh.

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

Komentet e Fundit

  1. K R on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  2. Humoristi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  3. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  5. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?