Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reflektime në pesë vjetorin e vdekjes së profesor Sabit Brokaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Reflektime në pesë vjetorin e vdekjes së profesor Sabit Brokaj
KultureLajmi i fundit

Reflektime në pesë vjetorin e vdekjes së profesor Sabit Brokaj

Published: September 11, 2025
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Nëse do të më duhej të bëja një përcaktim të vetëm për njërin nga figurat më emblematike të lëvizjes pluraliste në Shqipëri, doktorin e shquar, Sabit Brokaj, me siguri do të shkruaja, “ Labëria ishte zemra e tij”.

- Publicitet -

Por , përsëri kjo do të kishte qenë e mangët. Reliefi lab, me detet, ku dallohej qartë bashkimi i ujërave të Adriatikut dhe Jonit, lartësitë marramendëse, luginat, Vjosën rrëshqitëse përmes grykave, këngët dhe ndjenjën e lartë të dinjitetit vetjak, megjithëse kishte zënë vend përjetësisht në zemrën e tij, kishte lënë vend të gjerë edhe për hapësirat e tjera të trojeve shqiptare, që i donte marrëzisht dhe e donin sinqerisht.

Sabit Brokaj , aq natyrshëm sa ndjehej në Labërinë e tij, po aq ndjehej edhe në Shkodër, në Vermosh, në rrafshnaltat Korçës,   e pastaj, Përtej Drinit, në viset shqiptare, ku zemra e tij kishte rrahur vrullshëm dhe ku kishte qenë meraku i madh i jetës së tij.  Sa ishte lab, aq ishte edhe drenicak; i kujdesshëm për miqtë dhe portë e hapur; përtej së qenurit mjek i shkëlqyer, ndër më të mirët që kishte nxjerrë vendi ynë, ishte njeri i devotshëm, që ndillte dhe shpërndante mirësi; që në pamjen e parë, të afronte, të bënte vend, dhe kushdo, kur rrinte me të, i dukej e natyrshme të mendonte se po rrinte me vetveten. Rrallë herë kam njohur një njeri që kishte aq përkujdesje për njerëzit, dhe po aq zemër të madhe, e cila, kur e ndjeu se tashmë kishte gjithçka në veten e saj, pesë vite më parë, në 13 shtator 2020, pushoi së rrahuri. Kishte shëruar mijëra zemra doktori i njohur, klinika e tij ishte vendi ku njerëzit mbusheshin me shpresë, por kaq i hapur sa ishte ai, malli që kishte për çdo gjë që zinte fill që nga vendlindja e deri te çdo cep i atdheut, si duket, zemra nuk duroi më. Pushoi.

x   x   x

E mbaj mend mirë se kur jemi takuar për herë të parë. Ishte vjeshtë e vitit 1988 dhe ai kishte ardhur në Shkodër së bashku me Moikom Zeqon. Dukeshin të ndryshëm në shumë çka, por ishin aq të përafërt. Profesor Brokaj ishte më i shkurtër, i qetë, kurdoherë i rregullt në pamjen e tij, fliste ngadalë, duke i menduar fjalë, dhe qetë; Moikomi ishte si i përleshur, pasiononte,  fliste gjallërisht, vrullshëm, e gjente lehtësisht formën me të cilën donte të shprehej.

U ngjitem në kalanë Rozafa. Shkodra ishte para nesh, e qetë, mbretërore në historinë e saj, dhe profesor Brokaj, me zërin e tij karakteristik ku dallohej lehtësisht aksenti lab, tha se ” Shkodra është një qytet i vjetër, jashtëzakonisht i lashtë. Më pëlqen në ditë të tilla, janë të panumërta konturet  e shtëpive të vjetra, çative gjysmë rrumbullake, që andej, shohin dritaret e arkapive të vjetra , kurse larg tyre oxhaqet. Shkodra të ndjell ta duash”.

Për herë të fundit në Shkodër erdhi pak para se të largohej nga jeta. Ishte në promovimin e dy librave të mi poetikë. Ishte bashkë me Xhevahir Spahiun, Sefedin Çelën, Petrit Rukën, Moikomin, Ekrem Bardhën, Arben Bllacin, Demir Gjergjin. Një ditë më parë kishte qenë në përvjetorin e Nëndetëses së njohur, ku kishte shërbyer si mjek. Foli shkurt. Për Shkodrën, që e donte njëlloj si Vlorën. Nuk ishte më njeri i politikës, megjithëse e ndiqte atë, ashtu si çdo njeri që kishte qenë pjesë e ngritjes së saj. Jeta e tij nuk kishte pasur asnjë kundërshti. Më ka habitur gjithnjë kultura e tij e gjerë. E ruajti deri në fund freskinë e perceptimit, pastërtinë e brendshme, shprehjen e çiltër. Pak njerëz si ai dëshmonte më parë përmes tipareve atë që kishte në zemër. Në fakt, më shumë se gjithçka tjetër, ai ishte një botë e ndërgjegjësuar.

Vajtëm në Kosovë. Pak muaj pas luftës. Shtëpitë ishin të rrënuara, por po ngriheshin dhe ai mrekullohej me dëshirën për jetën që kishin shqiptarët e atjeshëm. Lidhja me to kishte qenë e hershme, ndoshta nga të parët që kishte krijuar atë lidhje që nuk do të shkëputej asnjëherë në jetën e tij. Vajtëm te Jasharët, te Lladrovcët, në Junik, pastaj në Gllogjan.  Nata e Prishtinës i dukej magjike dhe , ndërsa ecnim në rrugët e qytetit të madh, e dija se kjo kishte qenë një nga ëndrrat e tij. Të gjithë ata që kishin qenë pjesë e luftës e njihnin, e donin, e vinin në kreun e sofrës, në afërsinë e oxhakut dhe ndodhej natyrshëm.

Nuk më kujtohet se kush na çoi te vendi ku në 31 janar ishin vrarë në pritë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Kishte qenë njëri nga politikanët e lartë që, ndër të parët, që në krye të herës, ishte bashkuar me djemtë që më pas do të drejtonin luftën në Kosovë. Por për këtë do të shkruaj më poshtë. Ai e ndjente luftën si gjënë më të domosdoshme për një popull të robëruar dhe kishte bërë çfarë kishte qenë e mundur që gjërat të lëviznin nga e mbara. Duke qëndruar në heshtje, pikërisht aty ku ishin vrarë tre djem të rinj, idealistë dhe të guximshëm, ai tha se ky është vendi ku filloi të shkruhet historia e Kosovës, Drenica është sheshi ku burrat thanë se historia është gjaku ynë dhe nuk e falim.

x   x   x

Fundi i vitit 1990 ka qenë i rrëmujshëm në Shqipëri, i mbushur me shpresë të pafund dhe lëvizje të marra mendshme. Ata që e kanë përjetuar thellësisht atë ishin plot ëndrra dhe me besimin se e nesërmja do të jetë ndryshe, drejt përsosmërisë.

Profesor Brokaj,  figura e njohur dhe rrezatuese në dinjitetin e tij, do të bëhej pjesë e elitës së re politike. Nuk e fshehu asnjëherë të shkuarën dhe nuk kishte përse ta fshihte.  Mëkati nuk ishte pjesë e jetës së tij. Ashtu si kishte qenë pjesë e ekipit të mjekëve pranë udhëheqjes së kohës, me po aq devotshmëri kishte qenë mjeku, profesori i njerëzve të thjeshtë.

Viti 1991 po përmbyste një botë, por duhej ndërtuar një tjetër. Disa muaj më parë, befas, Ramiz Alia e kishte thirrur një ditë në zyrën e tij dhe i kishte propozuar të vihej në drejtimin e lëvizjes opozitare, që dukej se po vinte. I kishte thënë se figura e tij ngjallte besim te njerëzit, por edhe ai vetë kishte forcën për të qenë njeriu i shpresës. Njohja e vjetër nuk i kishte shërbyer drejtuesit të lartë të shtetit. Profesor Brokaj nuk kishte kërkuar kohë të mendohej. I kishte thënë se këtë nuk ia lejon e shkuara e tij, fisi i tij , familja e tij, dhe, mbi të gjitha, krahina e tij.

Megjithatë, ai e dinte se gjërat që ndryshonin kërkonin njerëzit e duhur. Që vinin nga e shkuara me konceptin e së ardhmes. Nuk joshej nga politika abstrakte apo vrungulluese. Nuk kishte hesape me të djeshmen. Çuditërisht, ata që kishin mbi vete tepër mëkate, po vraponin të shpallnin “ disidencën” e tyre. Ai u bë pjesë e natyrshme e së majtës progresive, që duke ndryshuar vetveten, mund të ndryshonin të djeshmen e një force politike.

Partia Socialiste , në ditët e themelimit të saj , kishte një elitë që vështirë se do i  vinte më. Të gjithë emra të shquar. Dritëroi, Fatos Nano, Namik Dokle, Spiro Dede, Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, Xhevat Lloshi, Gramoz Ruçi, Et’hem Ruka, Arta Dade, Ermelindja Meksi, Limoz Dizdari, Fatmir Kumbaro, Moikom Zeqo, Luan Rama,  Ylli Bufi, elitë intelektuale e klasit të parë, përmes së cilëve u ringrit e majta. Nëse do të kishte ndodhur ndryshe, nëse kjo forcë politike do të kishte aso kohe në kupolën e saj një grup tjetër, si ndodhi më pas, vështirë se do të kishte mbijetuar. Të majtën e mbajtën emrat e shquar të shkencës, politikës, artit, mendimit, filozofisë, dinjitetit njerëzor dhe ideve që përfaqësuan.

Në vitin 1991 ishte e vështirë të perceptohej e majta. Berisha, i sapo zgjedhur president, në një takim në qytetin e Shkodrës, ishte i bindur se edhe për 50 vite të tjera e majta nuk do të vinte në pushtet. Shumë vetë, që u bënë liderë të opozitës, ishin të bindur, ndaj edhe bënë zullumet e pafund dhe shkatërruan shtetin.

Është interesant një fakt që pak , ose aspak, është vënë re. E gjithë elita e së majtës në fillimet e saj, edhe kur u hapën dosjet, edhe tani, sot e kësaj dite, ishte e pastër në jetën e saj qytetare dhe politike. Asnjëri prej tyre nuk kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, dhe, përtej saj, asnjëri nuk u kishte shërbyer shërbimeve të huaja fqinje. Krejt ndryshe nga sa ndodhi në opozitën e krijuar vrullshëm, ku depërtuan gjithë çka kishte qenë e stërmbushur nga mëkati i së shkuare dhe , në të cilën, gjetën strehë shumë nga ata që ishin kishin qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve fqinje.

Në të majtën e sapo ngritur profesor Brokaj ishte në emrat më përfaqësues. I besuar dhe besonjës, i mirëpritur dhe dyer hapur, i qetë në mendimin e tij dhe i ndershëm në jetën e tij,  i përcaktuar qartë për të ardhmen dhe asnjë herë njeriu i kompromisit politik të pa dobishëm, ai krijoi figurën e militantit serioz, të intelektualit të mirënjohur, përbashkues  dhe gjithë dinjitet.

Në vitet e para të jetës pluralë, deri që u largova jashtë Shqipërisë, jemi takuar shpesh, figura e tij ngjallte besimin e domosdoshëm dhe shpresën, i jam mirënjohës që më afroi si mik dhe përkrahjen që me jepte si gazetar i Zërit të Popullit.

Jemi takuar shpesh, por asnjëherë aq sa duhej dhe aq gjatë sa do të kishim dashur.

Megjithatë kemi një periudhë të përbashkët, që zë fill nga viti 1998, lufta në Kosovë dhe deri në ditët e fundit. Ndarja kishte qenë e shkurtër, si të gjitha rastësitë, lufta e Kosovës do të ketë edhe emrin e tij, dhe, kam të drejtën të them, njëri nga më të ndriturit në elitën politike shqiptare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sabit Brokaj në Shkodër, në promovimin e dy librave të mi, tetor 2019 – Bedri Islami

x    x    x

Në shumë vetë, ndoshta edhe në mjaft nga të njohurit e profesor Brokaj, lidhja e tij me strukturat e larta drejtuese të UÇK-së ka zënë fill pas emërimit të tij si Ministër i Mbrojtjes i qeverisë Nano, në vitin 1997.

Duke qenë pjesë e së vërtetës, ajo nuk është e tëra. Lidhjet e tij janë të mëhershme, ndoshta që nga fillesat e ngritjes së saj. Jo vetëm nga fakti i njohjes së tij me Adem Jasharin dhe lidhjen e hershme miqësore mes tyre, por edhe nga perceptimi i tij për vetë gjendjen në Kosovë dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të saj.

Profesor Brikaj, përmes lidhjeve të krijuara, do të jetë njëri nga pjesët themeltare të ndërtimit të dy dokumenteve të parë të saj, përcaktimit të programit politik dhe ushtarak të saj, mënyrën e ngritjes së strukturave. Do të jetë pjesë e takimeve me strukturat drejtuese që nga viti 1995, e sidomos pas Konferencës së Dejtonit, ku çështja e Kosovës as nuk u ngrit dhe nuk dukej se do të ngrihej, ai do të jetë në të parët që publikisht do të kthehet në zërin e mbështetjes së hapur të luftës në Kosovë, që, një ditë do të vinte. Ndryshe nga kolegë të tij deputetë, që ishin në pushtet, apo që më pas do të ishin në opozitë, ai mbështeti haptas, në media të ndryshme. aksionet e para guerile të UÇK-së.

Natyrisht, kur ai u emërua Ministër i Mbrojtjes kishte më shumë hapësirë për të qenë i pranishëm, ndihmuar, qoftë edhe me mjete logjistike, por , edhe për të orientuar strukturat e Ushtrisë Shqiptare, pavarësisht se ajo vetë po ngrihej nga e para pas shkatërrimit të qëllimshëm në vitin 1997 , drejt bashkëpunimit të heshtur dhe real.

Kur prania e tij u bë e bezdisshme për strukturat e shtetit, u largua nga detyra si Ministër, por kjo nuk e pengoi të ishte po aq i pranishëm.

Në ditët e zhvillimeve të punimeve të Konferencës së Rambujesë do të jetë afër të gjitha ecurive, do të njihej në kohë reale me draftet e e paraqitura, do të dërgojë mendimin e tij për secilën pikë që mendonte se nuk i përshtatej statusit të ardhshëm të Kosovës dhe luftës që bëhej.

Ai besonte se fushë betejat e luftës dhe ato të bisedimeve duhej të ishin në sinkron të plotë , ashtu si duhet të ishin të njëjta opsionet e politikës paqësore dhe ato të luftës. Nuk përjashtonte askënd nga e drejta e kontributit të tij në të ardhmen e Kosovës.

Në gushtin e vitit 1998 një pjesë e trupës drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të Shtabit të Përgjithshëm , jo rastësisht, u ftuam në takime të nivelit të lartë në Tiranë. Ishin ditë të vështira. Shteti shqiptar tashmë e kishte kthyer vëmendjen edhe nga ngjarjet në Kosovë, por ngurrimi ishte i ndjeshëm. Ishte e kuptueshme, Shqipëria kishte filluar të ri ngrihej. Një nga drejtuesit e lartë të shtetit ngurronte të furnizonte UÇK-së me logjistikën që kërkohej. Në periudhën mes takimit që bëmë me Presidentin Mejdani dhe asaj që do të takoheshim me Kryeministrin Nano, i tregova profesor Brokajt për problemet që kishin lindur. Më tha se do të bisedonte me mikun e tij të ngushtë, Fatos Klosi, po ashtu njëri ndër më të pranishmit në Luftën e Kosovës. Në takimin e orëve të vona, në zyrën e  shefit të qeverisë, propozimi i zotit Klosi zbuti tensionin e panevojshëm që ishte krijuar. Nuk e kam pyetur kurrë profesor Brokajn nëse kishte biseduar me zotin Klosi, por e dija krejt mirë se që të dy ishin të një brumi.

Në ditët e Konferencës, me ftesë të Presidentit Mejdani, organizuam në Tiranë vizitën e disa familje të njohura të luftës në shtetin shqiptar, s mbështetje e hapur për gjithçka po zhvillohej. Duke qenë në atë kohë drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, që ishte themeluese dhe drejtuese politike e ushtarake e UÇK-së, për këtë vizitë ideova paraprakisht me dy nga njerëzit më të afërt të luftës në Tiranë, me profesor Shaban Sinani dhe profesor Brokaj. Ata morën përsipër pritjen dhe organizimin e takimeve të pjesëtarëve të familjes Jashari, bacës Rifat dhe djemve, familjes Lladrovci dhe familjes Shala. Profesor Brokaj ishte vendimtar në organizimin e mitingjeve të mëdha në mbështetje të UÇK-së në Vlorë, në vise të tjera të Jugut të Shqipërisë dhe në Tiranë. Më nismën e tij djemtë e Vlorës, vullnetarisht grumbulluan logjistikë për mbështetjen e UÇK-s[ dhe i dërguan ne strukturat e përcaktuara për këtë qëllim.

Gjithçka që ai bëri bënë edhe vlerësimin e tij me tituj dhe vlerësime të larta nga shteti i Kosovës, por , mbi të gjitha, e bënë atë të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteran i saj.

Lufta në Kosovë do të kishte qenë e mangët pa kontributin e shumë personaliteteve të shtetit shqiptar, mes tyre është e pazakontë prania e profesor Brokaj.

x   x   x

Por, në këtë shkrim, dua para së gjithash të rrëfej për njeriun. Më janë fiksuar sytë e tij të vullnetshëm, kurdoherë të ngrohtë, mirësia dhe ato tipare që ruajti deri në fund të jetës së tij. Karakteri i tij i fortë lab u shfaq kudo ku ai ishte pjesë , apo kurdoherë që ishte e domosdoshme të përcaktoheshin qartë gjërat. Ndoshta ishte pikërisht ky karakter lab që atë e afroi me njerëzit e luftës. Por unë jam i bindur se gjithçka ishte edhe përtej saj. E gjithë qenia e tij dëshmonte se ai ishte një njeri fisnik, që, edhe kur duhej të shembeshin mite, mbeti i pandryshuar. Ai nuk bënte pazare me bindjet e tij, qofshin politike, qofshin thjeshtë njerëzore, pasi ashtu ishte brumosur. Vetëdija njerëzore ishte pjesë e jetës së tij. Deri në fund ruajti disa zakone të rinisë së hershme, por edhe të fillimeve të punës së tij. Ai mbeti i njëjti, edhe kur ishte mjek i zakonshëm ushtarak në një nëndetëse, edhe kur ishte ministër.  Kishte vullnet të çeliktë drejt së mirës dhe së mbarës dhe asnjëherë politika e tij nuk u bë pjesë e lëmshit të ndjenjave kontradiktore.

Deri në fund ai mbajti brenda vetes ndjenjën e së bukurës, të mirësisë dhe të përkushtimit. Për këtë mund të dëshmojnë mjaft nga miqtë e mi të Kosovës, që, edhe pas luftës, ndjeheshin të qetë nga ndihma që u kishte dhënë, në momente kritike të shëndetit të tyre apo të familjarëve të tyre, mjeku i shquar i zemrës, Sabit Brokaj.

Pesë vite më parë, shumë para kohe dhe befas, Shqipërisë i mungoi një njeri i shquar. Ai ishte pjesë e një epoke historike dhe u njësua me të.

Sabit Brokaj në Shkodër, në promovimin e dy librave të mi, tetor 2019 – Bedri Islami

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Sejdi Veseli says:
    September 11, 2025 at 2:17 pm

    I madhi Sabit Brokaj, do të mbetet përjetësisht në kujtesën e atyre që e patën nderin ta njohin!

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2025 at 2:55 pm

    Te gjithe ata emra profesoresh qe ringriten PS,i hodhi ne rruge Edi Rama,pa gajle fare.E beri si Sali maloku qe hodhi inteligjencen themeluese te PD,,mbajti rrugacerine dhe malokerine..Gozhde ndryshku do ti mbetet Gramoz Pashko,gjer ne varr.Si qen do ngordhi maloku,por pushtet nuk merr me kopeja kafsheve te Sali shpellarit.
    O Edi Ramaaa!Mos u mbaj se je,mos u mbaj se ke.Fatos Nano nuk kishte tager te sillte ne cerdhen e socialisteve,,si ZOGUN E QYQES,qe hodhi nga foleja bijte themelues te PS. (Mos ma kopjo paragonin)

    Reply
    • ¿? says:
      September 11, 2025 at 3:55 pm

      Ashtu eshte o demo Fatos Bixhozin e urdheruan qe ta sillte kete Edvin Palluqen nga nen-urat e Parisit. Aq eshte e vertete sa nuk duroi dhe dikur e quajti “thonjpapreri”, qe tregon se nuk e solli as nga qejfi, as nga tagri. Por misteri mbetet mister akoma, KUSH E URDHEROI FATOS BIXHOZIN. KUSH QE AI, APO ATA QE FATOS BIXHOZI NUK MUND T’UA PRISHTE.
      >
      Di gjë ti, o demo?

      Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    September 11, 2025 at 4:47 pm

    Shume drejte dhe shume sakte. Kur Sabit Brokaj erdhi minister Mbrojtjes ushtria shqiptare ishte shperbere. Armatimet dhe municionet ishin rrembyer dhe populli i mbante ne mbrojtje te familjeve te tyre.

    Isha i vetmi diplomat,atashe ushtarak i Shqiperise qe jo vetem nuk dhashe doreheqien e s mora strehim politik si gjeneral Ilia Vasho,perfaqesues ne NATO, kolonel Halil Kraha ne Amerike dhe pas tyte kolonel Berisha ne Gjermani dhe kolonel Suparaku ,zvendes perfaqesuesi ne NATO.
    I vetmi shtet qe vazhdoi mbeshtetjen e pa nderprere per FA ishte Turqia. Nuk njihesha nga afer,por ai te nesermen ne detyren e ministrit me mori ne telefon , te cilit i kisha derguar me faks urimin ne detyre e ministrit. Mbasi shkembyem pershendetjet reciproke me pyeti per qendrimin politik dhe ushtarak te Turqise per ardhjen ne pushtet te PS dhe si e parashikoja.
    Ishte nje teme teper e rendesishme dhe nuk mund te bisedohej hapur me telefon,linje telefonike qe kalonte nepermjet Greqise. Vendosem qe mbas nje dite une te vija nga Ankaraja ne Tirane.
    Biseduam thellesisht. I sqarova me radhe te gjitha marreveshjet e bashkepunimit ushtarak midis dy shteteve,mbeshtetjen politike dhe ushtarake te Turqise ne krizen e vitit 1997,deklaratat e kryeministres Ciller ne mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarsise se Shqiperise,disllokimin e 900 trupave ushtarake turke ne Zallher ne kuader te operacionit Alba,rezervat qe kishte shtetit Turk per qendrimet dhe veprimtarine e NANO-s me Greqine dhe c fare duhej te kishte parasysh qeveria shqiptare ne politiken e jashtme. U mirekuptuam plotesisht dhe une te nesermen u ktheva ne detyre ne Ankara.
    Paskal Milo i dergon shkrese Fatos Nanos qe te miratonte shkarkimin e te gjithe ambasadoreve dhe atasheve ushtarake, shkarkim te cilin per mua ministria e mbrojtjes me shtabin e pergjithshem e kundershtuan dhe ministri Brokaj realizoi riemrimin tim ne kete detyre.
    Mbas 45 ditesh te qeverise Nano me ate butesine tij me mori ne telefon dhe me kerkoi te takohesha me ministrin e Mbrojtjes se Turqise,Ismet Sezgin dhe ta ftoja per vizite zyrtare ne Shqiperi,mbasi deri atehere Shqiperine nuk e kishte vizituar Shqiperine.
    Mbas 7 ditesh me avion te posacem me ministrin e mbrojtjes se turqise dhe delegacionin qe e shoqeronte mbritem ne Tirane,ku ministri nuk u shkeput asnje here nga ne.Zhvilluam bisedime ne MM, takuam kryeministrin Fatos Nano dhe pastaj presidentin Meidani.
    Me qetesine dhe komunikimin e nje intelektuali ai krijoi ngrohtesi dhe besim reciprok ne bashkepunimin dy palesh.
    Mbas 20 ditesh realizova viziten e tij zyrtare ,te cilit i pergatita programin e takimeve te nivelit me te larte; me presidentin Demirel, me kryetarin e Kuvendit Hikmet Cetin, me kolegun Sezgin qe e shoqeronte,me shefin e shtamadhorise gjeneral armate Ismail Karadaj, me presidentin e industrise ushtarake etj. Ishte nje vizite me shume vlera dhe ne bisedimet dy paleshe diskutuam dhe percaktuam mbeshtetjen teper te nevojeshme per FA. Brigata Komando dhe Batalioni i trupave speciale, rindertimi BUD te Pashalimanit dhe Akademise se FUD ne Vlore, uniformat ushtarake, mbeshtetje logjistike etj, te cilat i realizuam plotesisht.
    Me detyren e atasheut ushtarak ne Republiken e Turqise une punova me ministrat Safet Zhulali, me Shaqir Vukaj ne qeverine e Pajtimit Kombetar,me Sabit Brokaj dhe Luan Hajdaraga. Seicili ka vlerat e tij,te cilat i kam trajtuar ne librin “Midis Ankarase dhe Tiranes 1990-2000 “, por Sabit Brokaj ishte nje kuader me vlera shume te larta intelektuale dhe atdhetare.
    Fatos Nano gaboi shume rende per lirimin e parakohshem te Z.Sabit nga detyra e ministrit te Mbrojtjes, i cili si keshilltar i presidentit Meidani ai vazhdoi me kembengulje ringrithen e shtetit dhe te FA qe u rrenuan ne vitin 1997.
    Sabit Brokaj do te ishte personaliteti me i plotesuar per kryeminister dhe kryetari i Partise Socialiste,sepse ai ishte edhe politikan e shtetar por edhe njeri human kunder trajtimit te keq te shtresave te varfera dhe pensionisteve.

    Reply
  • vlonjati says:
    September 12, 2025 at 6:56 am

    Bravo Hajro Limaj, e paske mesuar shume mire ate pjesen e estrades ku thuhet se a doni me per Belulin !

    Reply
  • pun says:
    September 12, 2025 at 7:01 am

    Sabit Brokaj nje enverist ndoshta me i thekuri mes te thekurve (jo me kot qurravitet Bedriu pas tij) do mbahet mend perhere si sozia e Enverit, gje qe e lumturonte shume sa ishte gjalle.

    Reply
  • Rikoshet says:
    September 13, 2025 at 6:21 am

    Bektashite e Vlores jane kontigjent i inteligjencave destruktive sepse kane karakteristika te theksuara mercenaresh te paskrupullt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?