Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rekord në Europë, 70% e shqiptarëve nuk bëjnë pushime, nuk kanë mundësi financiare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rekord në Europë, 70% e shqiptarëve nuk bëjnë pushime, nuk kanë mundësi financiare
Ekonomi

Rekord në Europë, 70% e shqiptarëve nuk bëjnë pushime, nuk kanë mundësi financiare

Published: February 20, 2024
Shpërndaje

Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të qëndruar të paktën një natë larg shtëpisë së tyre për qëllime personale pushimi, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat. Për Shqipërinë informacioni është i disponueshëm për vitin 2021. Shqipëria renditet e teta, në listën e vendeve, qytetarët e të cilës kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk bën pushime. Në Europë, 72% e bullgarëve nuk kanë bërë pushim në vitin 2022. Edhe rumunët janë pak a shumë në të njëjtat nivele, me 71.8%. Më pas renditen Italianët me 59.3%, grekët me 56%, portugezët me 54.5%, estonezët me 53.4%, kroatët me 51.8%. Ata që udhëtojnë më shumë jashtë shtëpisë janë norvegjezët, ku vetëm 10.9% e popullsisë nuk lëviz për pushime, të ndjekur nga suedezët me 17.8%.

70% e atyre që nuk shkojnë për pushime në Shqipëri nuk kanë mundësi financiare

Ndërsa shqiptarët nuk renditen të parët në Europë për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, ata mbajnë rekordin për pamundësinë financiare për të kaluar të paktën një natë jashtë shtëpisë. Të pyetur për arsyet, gati 70% e shqiptarëve nga 15-64 vjeç pohojnë se nuk shkojnë për pushime për arsye financiare, më e larta në Europë. 3.2% cituan arsyet shëndetësore, 6.1% ato familjare, ndërsa 16.8% për shkak se ishin të angazhuar me punë apo me studimet. Bullgarët që ishin të parët për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, duket se nuk kanë kohë ta bëjnë këtë. 42.6% e tyre thanë se arsyeja lidhet me punën ose me studimet dhe 51.7% thanë se nuk kishin mundësi financiare. Edhe rumunët cituan arsye të tilla si puna e shkolla (26.8%), apo çështjet familjare (12.1%), ndërsa 54.2% nuk lëviznin për arsye financiare. Më të ngrohte xhepin e kanë finlandezët, me vetëm 18.8% të tyre që thanë se nuk kanë mundësi financiare për të udhëtuar jashtë shtëpisë. Edhe për grupmoshat mbi 65% Shqipëria mban rekordin për pamundësinë financiare. 50% e të moshuarve thanë se nuk munden, ndërsa 38% cituan arsye të shëndetit. Në kontrast në shtetet e tjera, arsyeja kryesore që mbizotëron është ajo e shëndetit.

- Publicitet -

Grupmosha 25-35 vjeç në Shqipëri udhëton më shumë, të moshuarit rrinë në shtëpi

Dalja në pension është një periudhë që nga shumëkush në Europë shfrytëzohet për të udhëtuar jashtë shtëpisë, apo vizituar vendet që ke ëndërruar gjithnjë. Psh, të dhënat e Eurostta tregojnë se në Norvegji, vetëm 17% e personave që janë mbi 65 vjeç nuk kanë bërë pushime në vitin 2022. Në kontrast, në Shqipëri gati 72% e personave mbi 65 vjeç nuk bëjnë pushime jashtë shtëpisë. Ndër më të lartat në Europë. Rekordin në Europë e mbajnë sërish bullgarët dhe rumunët me rreth 85-88%. Në Shqipëri, grupmosha që udhëton më shumë është midis 25-34 vjeç, ku pesha e atyre që nuk kanë kaluar një natë jashtë shtëpisë është 37.8%, më e ulët nga të gjitha grupmoshat e tjera. Pas tyre renditet grupi nga 35-44 vjeç, me 43.3%. Të rinjtë shqiptarë (15-24 vjeç) janë ndër ata që udhëtojnë më pak, me 50.6% që nuk kanë kaluar asnjë natë jashtë shtëpisë, përkundrejt psh, holandezëve dhe norvegjezëve që e kanë këtë peshë më të ulëtën në Europë me 11.2%.

Mundësi nuk kanë, por interesi është ndër më të lartët në Europë

Duket se shqiptarët duan shumë të udhëtojnë e pushojnë, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Ndërsa janë të parët në Europë që nuk kanë mjete financiare të kalojnë të paktën një natë jashtë shtëpisë, vetëm 3.7% e tyre thanë se nuk kanë interes që të bëjnë pushime, e dyta më e ulëta pas Danimarkës, me 1.1%. Mungesën më të lartë të interesit për të pushuar e udhëtuar e kanë portugezët, me 64%, të ndjekur nga suedezët, me 58% dhe finlandezët me 29%.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Fjale me vend says:
    February 20, 2024 at 8:35 am

    Po cfare pushimesh te bejne shqiptaret ore Eurostat ??

    Ne pushime bejme tere vitin. Nga kafja ne kafe, birra, vere raki e “llogje Kavaj”e, nga nga “Zgara Korca” ne “Piceri Demo”.

    Edhe administrata publike, “palle ariu” ne kafene i ke 5 ore cdo dite.

    Po ja ore ne qe bejme komente me pushime jemi.

    Puna eshte se shqiptaret jane me pushumi e nuk e dine.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    February 20, 2024 at 8:43 am

    Perralla me Mbreti.Klubet dhe restorantet plot.Plazhet plot.Makonat si …”tufa tufa bagetia”,nuk can dot rruget per plazhe,ne jug e ne veri.Dhe targat Jane shqiptaret,buzekuqet e tundebyrhesit po’ shqiptare,vec atyre te kosoves dhe maqedonise.I keni numuruar shqiptaret qe shkojne per fundjave ne vende te tjera,si Turqit,Mal i zi,kroaci,Gruaqi?
    A Ka te varfer?Thelbi i kapiralizmit eshte prona private mbi mjetet e prodhimit,ndarja e shoqerise ne “borgjeze dhe proletare”,me thjeshte ne klase te pasur qe Ka dhe pushtetin politik,si dhe ne te varfer,ne proletare qe sipas Marksit,nuk Kane asgje per te humbur ,vec prangave.
    Proletare jetojne me mire ne perendim?Sigurisht,sepse fitimi eshte me i madh sepse prodhimi dhe qarkullimin i parase e mallit eshte me i madh.Kjo krijon mundesine per nje “lemoshe “me te madhe ndaj proletareve.Te mesuar me Pak ,tani marrin me shume lemoshe,Sic e quan Marksi.Ndaj dhe Jane “me te lumtur”.Ia Kane arritur socializmit por pa’ pushtet politike.Ndersa borgjezet Jane ne komunizem e me tutje.Ne flamurit e tyre shkruhet “sejcilit sipas aftesise,sejcilit sipas nevojes”
    Si tha njeri atje ne tavoline e kafese:-Ju ngelet keshtu se nuk dinit ta dridhnit”.Ju kujtohet?Si t’ha ai Durrsaku:-dridhe Likes,jepu nje cigare shokut”.Pra ,Durrsaku koline e cigareve,shokut nje cigare lemoshe.E,Megjithate,kafet,klubet,restorantet,vendet e perputhje Jane plot.Ia Kane marre doren.Ata qe mbeteni pa’ cati,apo me mobilje te kohes se Dulles?Nuk dine ta dredhin.Jane Pak,sigurisht.Me shume dine ta bejne dhe mundesite i Ka shoqeruar shqiptaret:-droge,prostitucion,krim i paguar,korrupsion i rrenjosur qe 32 vjet e qe nuk Ka Amerikes ta shkule.Pse? Sepse eshte pjese e mandare e Sistemit.Ah…tu thafte gjuha ,or Markus,Engels,Lenin,Stalin,Enver…Na late te varfer.Rraporti i rrogave te ulta e te larta 1-2,sot 1-100.Dollari nje me gjashtedhjete Leke,sot nje me njemije.Dhe…populli gjithenje e me i pasur,pensionet me te medha,nga 75% te rroges ne 20 % te saj.Rrjedhoje e bollekut.E Megjithate…kafet Jane plot.

    Reply
  • Titi says:
    February 20, 2024 at 8:22 pm

    Nuk ka ndonjë vlere sepse pushimet i bejne turistet e huaj ne pashallekun e Arnautistanit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. nona on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. tolo on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Ballkanik on Cinizëm me “5 yje”
  4. ema on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. nona on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?