Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rexhep Qosja si personifikim i ndërgjegjes kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rexhep Qosja si personifikim i ndërgjegjes kombëtare
AnalizaKulture

Rexhep Qosja si personifikim i ndërgjegjes kombëtare

Published: 23 Qershor, 2022
Shpërndaje

Refleksion rreth intervistës së Akademikut Rexhep Qosja në gazetën DITA, 28 maj 2022

Jorgo Mandili

 

- Publicitet -

PROLOG
trmostbet.com
Një intervistë – ese! Frymëzuese, madhështore dhe inteligjente. Intervistat që Profesor Qosja i ka dhënë në vijimësi gazetarit Xhevdet Shehu gjithmonë të japin një kënaqësi, një kënaqësi për t’u lexuar, një kënaqësi për të menduar, një kënaqësi për të kuptuar, një festë e vërtetë e filozofisë, urtësisë e mençurisë. Kjo intervistë – ese ofron një pasqyrë të rrallë për historinë, gjuhën, politikën e kulturën e shoqërisë shqiptare. Prandaj dhe unë po përpiqem të bëj një analizë të saj, ndërkohë që më 25 qershor kemi ditëlindjen e 86 të Profesorit.

Rexhep Qosja ka vlera të shumëfishta. Ai ka folur për të gjitha llojet e gjërave.

Për nderin, për lirinë, për demokracinë, për fenë, për ndërgjegjen kulturore, për kulturën, për artin, për arsimin, për gjuhën, për historinë dhe historianët, për Skënderbeun, për Ismail Qemalin, për Zogun, për Esad Toptanin, për Enver Hoxhën, për Sali Berishën, për bashkimin e kombit për të ardhmen… Ai flet për mënyrën se si njerëzit punojnë ose si duhet të funksionojë shoqëria; për llojet e njerëzve të pranishëm dhe për shtetin e privatizuar e për pushtetin e korruptuar, për sovranin e mashtruar e të stërmunduar; për të gjitha të këqijat që e kalbëzojnë shoqërinë shqiptare sot- vjedhja, zhvatja, plaçkitja, gënjeshtra, mashtrimi, poshtërimi, abuzim… Ja si shprehet Ai: “Nderi i shpallur horrllëk, kurse Horrllëku i shpallur nder…  e Vogla shpallet e madhe, kurse e Madhja e vogël… e Drejta shpallet e padrejtë, kurse e Padrejta e drejtë… e Mira shpallet e keqe, kurse e Keqja shpallet e mirë… e Larta shpallet e ulët, kurse e Ulëta e lartë… e Vërteta shpallet mashtrim, kurse Mashtrimi e vërtetë…Suksesi shpallet dështim, kurse Dështimi sukses… Përparimi shpallet prapambetje, kurse Prapambetja përparim… Qartësia shpallet Verbëri, kurse Verbëria qartësi…Anakronizmi shpallet modernitet, kurse Moderniteti anakronizëm…Rrogëtaria, servilizmi ndaj Shtetit, pushtetit e Politikës shpallet disidencë, kurse pavarësia e mendimit shpallet Tradhti.”

E kështu me radhë e pa radhë: Ai është solid. Ai është atje. Ka kuptim. Ndryshimi i mendimeve dhe jetës Thyerja e prangave.

E njëjta gjë dhe me këtë intervistë! …Është Filozofi e Vërtetë! Është Rexhep Qosja! Guri kilometrik i ndërgjegjes kombëtare! Pika ku ngrihet sistemi koordinativ i vlerave patriotike atdhetare!

Ajo që parashtron ai në këtë intervistë, është rishqyrtimi i gjendjes shoqërore dhe njerëzore të kombit shqiptar nga pikëpamja e përvojave tona më të reja “demokratike” dhe e shqetësimeve tona më të freskëta. Kjo, natyrisht, është çështje e mendimit – mendjelehtësia indiferente, pështjellimi i pashpresë apo përsëritja gjithë vetëkënaqësi e “të vërtetave” , krenaria e shtirur e “patriotizmi i mëhallës”, që janë bërë bajate e boshe. “E keqja vjen nga dështimi për të menduar. Ajo sfidon mendimin, sepse sapo mendimi përpiqet të përfshihet me të keqen dhe të ekzaminojë premisat dhe parimet nga e kanë origjinën, ai frustrohet sepse nuk gjen asgjë atje. Ky është banaliteti i së keqes” (Hannah Arendt, Eichmann në Jerusalem) “Banaliteti i së keqes”,që si pllakë varri ka pllakosur Shqipërinë

Ndaj, ajo që propozon dijetari QOSE , është shumë e thjeshtë: asgjë më shumë se të mendojmë se çfarë po bëjmë.

Çfarë po bëjmë?! Është madje tema qendrore e kësaj interviste! ” Përse jemi të tillë” është thelbi i kësaj interviste!

Ai trajton vetëm artikulimet më elementare të gjendjes sonë shoqërore dhe njerëzore, pra ato veprimtari që tradicionalisht, por edhe sipas opinionit të sotëm kanë të bëjnë me identitetin e shqiptarizmës. Për këtë arsye, intervista kufizohet sistematikisht në diskutime për gjuhën standarde, për çështjen shqiptare ,për shtetin shqiptar e për politikën shqiptare, që formojnë dhe strukturën e kësaj interviste të jashtëzakonshme.

 

GJUHA STANDARDE- PËRBËRËSI THEMELOR I IDENTITETIT KOMBËTAR

Përpjekjet për revizionimin e gjuhës standarde pas viteve ’90, se gjoja është produkt i “diktaturës” dhe planifikimit të Enver Hoxhës është një përrallë tragjikomike, që këta “profetizues” duan të justifikojnë revanshizmin e tyre për arsye fetare, ideologjike, krahinore, “patriotizëm mëhalle” apo edhe qëndrime personale, se ndoshta kërkojnë të thonë diçka për t’u faktorizuar si perso-nulitete!

“Gjuhën standarde franceze, thuhet, e ka krijuar Pallati Mbretëror dhe francezët nuk i qortojnë mbretërit e tyre, Luigjët e tyre të lavdishëm, pse ata e kanë bërë atë punë, por i lavdërojnë pamatshëm e u shprehin mirënjohje historike“.

Ja pra faktet- sikurse thoshte Kanti- janë kokëfortë!… dhe fakti është që kjo ngjarje ka ndodhur në atë periudhë të diktaturës dhe në epokën e Enver Hoxhës! Po apo jo? As perënditë vetë nuk e mohojnë! Kjo tregon largpamësinë e këtij “diktatori të ndritur” që standardizimin e gjuhës shqipe e parë në perspektivën e unitetit të kombit si “përbërësi kryesor, themelor, qendror i identitetit kombëtar shqiptar; dhe përbërësi kryesor, themelor, qendror, i kohezionit shoqëror, kulturor, moral, kombëtar i shqiptarëve. Pa këtë përbërës kryesor, themelor, qendror të identitetit e të kohezionit tonë sot, në kushtet e globalizmit të përgjithshëm, ne do të bëheshim pikë e pesë!”– thotë profesor Qosja !

“Gjuha standarde, e miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë në vitin 1972, është e arritura shkencore, kulturore, shoqërore, kombëtare, historike e shqiptareve, që nuk do të mohohet, nuk do të rrënohet, sepse me mohimin e me rrënimin e saj do të rrënohej statusi ekzistencial, i përtashëm dhe historik i Kombit shqiptar” ( R. Qosja).

 

ÇËSHTJA SHQIPTARE NUK MUND TË QUHET HISTORIKISHT E ZGJIDHUR!

Me finesë intelektuale, me një qasje të ekuilibruar e tepër qytetare, duke evidentuar faktin e ndryshimit historik të shqiptarëve, në fund të shek 20, ndryshim që ka ardhur duke u përforcuar deri në atë shkallë saqë sot në shek 21 është bërë një “proces historik”. Falë “luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me mirëkuptimin, me përkrahjen, me ndihmën vendimtare, me rëndësi historike, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Duke na dhënë në mënyrë të sintetizuar, një tablo të fryteve të këtij ndryshimi- dy shtete të lira me tre kryeministra e tre kryetarë kuvendesh në tri shtete e përpos kësaj sot jemi më të çmuar, më të nderuar se ndonjëherë jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe në Botë në përgjithësi,nuk lë në heshtje ,por me një fisnikëri e elegancë qosiane të qortuari evidenton në mënyrë eksplicite edhe ” mëkatet” e Europës politike të asaj kohe pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878, mandej në Konferencën e Londrës në vitin 1913 dhe në Konferencën Paqes në Paris në vitet 1919-1920, që na ka lënë të “ndarë në disa shtete fqinjë”.

Duke iu tërhequr vëmendjen, se pavarësisht se gjendja shqiptare sot është më mirë se më parë, por çështja shqiptare nuk mund të quhet e zgjidhur, historikisht e zgjidhur. Jo! Një përgjigje njërrokëshe- ” JO” !

Që i vë evropianët para përgjegjësisë për të “larë mëkatet e tyre historike”.

Një përgjigje njërrokëshe “JO”, që është “shprehja më e përqendruar e indinjatës ndërshekullore të shqiptarëve ndaj Europës Politike (dhe jo Europës së Kulturës, Virtyteve e Qytetërimit), ku oferta shqiptare ,lidhet me një të drejtë historike të kombit shqiptar” – Bashkimin- si një e drejtë e pashmangshme dhe e pakontekstueshme , realizuar qoftë gjeografikisht si një shtet i vetëm …” trajtën kushtetutare juridike të të cilit do ta caktojnë bashkërisht me referendum apo me plebishit” , qoftë edhe si anëtarë të “familjes” europiane ,si një detyrim moral të tyre, për të rikuperuar sado pak ndryshimet negative që na kanë ardhur si nga copëtimi e “përgjakja” e hartës ilire, si nga “harresa” pas luftës së dytë botërore, ashtu edhe nga “qorrsokaku demokratik” ku u fut Shqipëria pas ” rënies së murit të Berlinit”. Copëtimi dhe ” harresa” e këtij kombi nga ” etërit ” e tyre politikë të shekullit të kaluar ,është gjëja më e pashpirt , më e dhimbshme e më monstruoze, që kanë bërë , por , por, por…më paradoksalja është se sjelljet ,qëndrimet e veprimet e bijve të tyre politikë ende tregojnë skepticizmin për shqiptarët duke i shtyrë në “kalendat greke” .Fakti që na shton dyshimin e arsyeshëm për një trajtim të diferencuar të shqiptarëve si “delja e zezë” e Ballkanit, lidhet me kërkesat shtesë për negociata, që nuk ua kanë kërkuar asnjë vendi tjetër të krishterë të Ballkanit…

Mos vallë janë më pak vitalë e më pak të qytetëruar se të “krishterët” e Ballkanit? … apo mos vallë janë  më pak autoktonë se “ardhacakët” sllavë ? …apo mos vallë se Skënderbeu  mbrojti krishterimin europian për 25 vite me radhë si “Kryqtar i Krishterimit”? Apo …mos vallë ,ju “tremb” ideja se bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm i bën  potencialisht të aftë për ” destabilizim ” të ” Ballkanit ? …pavarësisht se shqiptarët të bashkuar mund të bëhen mbi 10 milionë, asnjëherë nuk kanë qenë agresiv, kurrkujt nuk i kanë rënë në qafë, sepse janë popull paqësor e fqinj të mirë dhe aq të bindur në autoktoninë e tyre, saqë nuk kanë ndjerë nevojën e hartimit të një doktrine si psh ” Shqipëria e Madhe”, siç kanë bërë serbët me ” Serbinë Hyjnore” ,apo grekërit me ” Megalidhenë” ,që kërkojnë të bindin të tjerët për prejardhjen e ” lashtë” të tyre… për shqiptarët doktrina e tyre është “Toka e Ilirëve” , ku ata janë përjetësuar me lashtësinë e prejardhjes, gjuhës, miteve e legjendave… Asnjë rrezik nuk i vjen Ballkanit nga bashkimi i shqiptarëve … prandaj, siç thotë populli ynë ” ka ardhë koha të zerë guri vendë” , që ky gur të mos vazhdojë rrokullisjen me shpejtësi e të ndalet diku tjetër…

Europë Politike! Qëndrimi juaj a nuk e rëndon më tepër stërmundimin absurd të shqiptarëve? Absurd , se sa më shumë i afrohen majës së “shkëmbit” do të dalë dikush nga JU apo nga “Vedvedi” i shqiptarëve t’a rrëzojë në fund të tij …

Ashtu si Konica që thoshte se e “Keqja e shqiptarëve u vjen nga vedvedi” edhe Qosja evidenton këtë fakt kur shkruan: “Me keqardhje duhet të thuhet se këtë nderim tonin të sotëm të shtuar në Botë po e cenojnë disa sjellje të disa bashkatdhetarëve tanë në diasporë dhe të disa bashkatdhetarëve tanë në dy shtetet tona! Duke tërhequr vëmendjen dy shteteve tona,dy qeverive tona dy kryeministrave tanë për një “bashkëpunim shkencor” “planifikim” e “funksionim” ligjor ,institucional, ligjor, demokratik e me përgjegjësi jo vetëm me diasporën, por edhe me “shërimin” e shtetit nga “ato të këqija, ato padrejtësi, ato korrupsione, ato nepotizma, ato personalizime të institucioneve shtetërore e politike, ato privatizime të shtetit prej klaneve politike e shtetërore”, që po na krijojnë pamje të keqe në Botë.

Vetëm me këtë ” bashkëpunim dhe “shërim të shtetit” ne mund të përfitojmë përkrahjen e asaj Bote për qëllimet tona, për Idealin tonë.

Çfarë duhet të bëjnë më mirë se deri më sot qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës për çështjen tonë kombëtare? u pyet Rilindasi i fundit të kombit shqiptar në këtë intervistë. Dhe ja këshilla e urtë e Profesorit: …[lidershipi shqiptar i të dy shteteve – presidentë ,kryeministra, kryeparlamentarë] ” dhe ministrat punëve të jashtme mund të bëjnë më shumë se çka po bëjnë sot për çështjen tonë kombëtare… pa ngurrime, pa drojën e sotme mos po i shqetësojnë kolegët evropianë, ata, duhet t’ua shqiptojnë atyre idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si zgjidhje e çështjes kombëtare shqiptare, që është në interesin edhe të vetë Bashkimit Evropian” .

Ja pra një këshillë e çmuar e këtij burri të shquar, pikërisht aty ku kemi dështuar – tek diplomacia!

Të vërtetën tonë kemi hezituar t’ia përcjellim dhe t’ia përsëritim botës. Nuk kemi investuar në memorien kolektive dhe në memorializimin e saj. Në ndërkombëtarizimin e saj. Veçanërisht ne,për problemin tonë madhor, në kushtet e sotme të reja ku kemi përkrah vendin më të fuqishëm të botës, që ka “intelektualë, studiues shkencorë, publicistë, që e kuptojnë dhe e përkrahin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë “, duhet të ishim një shembull se si duhet të bëhet ofensivë diplomatike dhe se si memoria kolektive të jep kredite ndërkombëtare dhe aq më tepër si prani morale karshi fqinjëve që kanë kryer gjenocid.

Gjithë sa më sipër, nuk është thjesht një kënaqje kurioziteti, por një çështje shumë e rëndësishme: pa diagnoza të sakta, nuk shërohet i sëmuri. Dhe ne, po nuk u vetëdijësuam se ku jemi e kush jemi, e çfarë duam të jemi, as që kemi për të bitisur gjë, ashtu si edhe deri tani.

Mendimtari francez Ernest Renan shkroi se një komb formohet nga dy përbërës – miti i së kaluarës së madhe dhe miti i së ardhmes së madhe: “Një komb është një shpirt, një parim shpirtëror. Dy gjëra që në thelb janë një përbëjnë këtë shpirt, këtë parim shpirtëror. Njëra është në të kaluarën, tjetra është në të ardhmen. Njëra është zotërimi i përbashkët i një trashëgimie të pasur kujtimesh, tjetra është një marrëveshje e përbashkët, një dëshirë për të jetuar së bashku, për të vazhduar të ndajmë trashëgiminë e pandarë që është trashëguar…   Adhurimi i paraardhësve është më i ligjshëm nga të gjithë; paraardhësit tanë na bënë këtë që jemi sot. E kaluara heroike, njerëzit e mëdhenj, lavdia (por e vërtetë) – ky është kapitali kryesor mbi të cilin bazohet ideja kombëtare. Të kesh lavdi të përbashkët në të kaluarën, dëshira të përbashkëta në të ardhmen, të kryejmë së bashku vepra të mëdha, t’i dëshirosh ato në të ardhmen – këto janë kushtet kryesore për të qenë popull “

Rexhep Qosja është përpjekur vazhdimisht të transmetojë në mënyrë aktive idenë e së kaluarës së madhe të lavdishme të shqiptarëve dhe njëkohësisht edhe komponentin e dytë – projektin e një “të ardhmeje të madhe”. E përsëris se për mendimin tim, ky vizion i Rexhep Qoses është një pasqyrim i bindjes së tij të thellë por jo e elitës në pushtet për ekzistencën e një kombi shqiptar  ose me fjalë të tjera, “botës shqiptare “, uniteti i së cilës duhet të rivendoset. Këtë kërkon Rexhep Qosja kur pyetjes: a është zgjidhur çështja shqiptare , jep përgjigjen njërrokëshe – JO!

Vështirësia e zgjidhjes së kësaj detyre qëndron në faktin se pa një politikë socio-ekonomike dhe kulturore të mirëmenduar në interes të shqiptarëve dhe pa një diplomaci ofensive për ta përcjellë këtë projekt, vështirë se do të jetë e mundur që thjesht t’u imponohet euroatlantikëve!

E ardhmja e afërt do të vendosë gjithçka në vendin e vet.

 

DEMOKRACIA TOTALITARE E ZBATUAR NË MËNYRË SKLLAVROPRONARE

Teza e tretë që lançohet në intervistën- ese të prof. Qoses është ajo që lidh sundimin me shtetin e privatizuar. Dhe këtu shfaqet intelektuali Qose, politikani Qose, mendimtari Qose që me elegancë, maturi e në mënyrë implicite, përmes rreshtave të tij evidenton dhe denoncon “anën e errët të demokracisë , anën e keqe të saj ,që shpesh e kanë denoncuar 2500 vjet më parë Sokrati e Platoni. Sokrati e shihte “demokracinë, një farsë që trumbetohej si “vetëqeverisje” e popullit, por që nuk është gjë tjetër veçse një “tirani e maskuar”(Sokrati).

Platoni besonte se “demokracia kishte një natyrë shumë më të keqe. Një fatkeqësi në zemër të demokracisë, ajo do të çonte vetëm në tirani dhe nënshtrim”.

Ndërkohë, profesor Qosja e fokuson këndvështrimin e vet, duke hequr “kamuflazhin” e demokracisë, si “sundim” në disa alternativa : “mund të jetë sundim represiv, mund të jetë mizor, mund të organizohet në një mënyrë shumë, shumë autoritare, nëse ” shteti privatizohet” ,aq më tepër kur në një vend si i yni, ku “shteti i privatizuar” është traditë, “çështje e përhershme” në politikën tonë ” ,në shtetësinë tonë në historinë tonë” ,deri në atë shkallë saqë ” është bërë ” ideologji e përgjithshme”! Ky është intelektuali Rexhep Qose! I vërtetë dhe i pakompromis! Në masën që e vërteta e një zgjuarsie kaq të çmuar mund të distilohet në një mendje poliedrike si ajo profesor Qoses!

Mesazhi që përcjell është i qartë: “Demokracia, si sundim i popullit, nuk është gjithmonë ashtu siç propagandohet si vullneti i sovranit, deleguar përfaqësuesve të vet , nuk është gjithmonë një “tablo idilike” e lirisë, drejtësisë e barazisë midis shtetit dhe sovranit .Është sundim i shtetit mbi sovranin ,kur ky shtet uzurpohet nga një kastë politike.

Teza e profesor Qoses për anën e errët të demokracisë është e mirëmenduar .Ajo na bën pauzë dhe na detyron të shqyrtojmë “demokracinë” tonë. A çon demokracia në sundim për të mirën e klasës sunduese? Dhe a janë njerëzit kaq të nënshtruar nga ligjet e pakuptimta dhe taksat e ashpra, saqë nuk janë në gjendje të rezistojnë në asnjë mënyrë kuptimplotë? Ndoshta. Historia ka treguar një model të qëndrueshëm të nënshtrimit, revolucionit dhe nënshtrimit edhe një herë.

Shpresuam,ashtu si profesor Qosja se me ardhjen e demokracisë do të kishim një shtet: “siç e kupton Bota moderne Perëndimore, si servis, si shërbyes, të qytetarëve “… por jo nuk është e thënë për ne shqiptarët . Përsëritës, në riciklimin e kësaj historie tragji- komike. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë në vendin tonë gjatë këtij tranzicioni?

Për të kuptuar më mirë ngjarjet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur, ne kemi nevojë për një analizë më të detajuar të kontekstit historik të kalimit nga socializmi në kapitalizëm. Kjo analizë është një përrallë e thjeshtë shqiptare me fund të lumtur për ata që na sundojnë , të cilët  nga “leckamanë të varfër u gdhinë mbretër ekonomikë”.

Është përralla  e “ngjizjes” së  kalit të majtë me gomarin e djathtë, që prodhoi një mushkë shterpë!

Shterpe e sterile, në të gjitha aspektet e jetës shoqërore- në moral, dije, kulturë shkencë, art, letërsi, filozofi, histori,politikë, ekonomi, familje etj..dmth në Asgjënë! Asgjëja për Shqipërinë, por Mbroth për alabakërinë! Pikërisht për këtë “alabakëri” bën fjalë përralla: kush ishin e nga vinin, si u përzgjodhën e kujt i shërbyen, si e privatizuan shtetin e si vazhdojnë ende të na sundojnë .

Gjithçka po parashtrojmë konfirmojnë tezën e profesor Qoses sipas së cilës: “Të gjitha të këqijat që po na mundojnë sot janë bërë të mundshme në demokracinë tonë, sepse një varg zyrtarësh të niveleve të ndryshme e kanë keqkuptuar më së pari Shtetin, sepse e kanë keqkuptuar dhe keqtrajtuar Shtetin!”

(Vijon)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Evakuohen nga Izraeli pesë shqiptarë, ministri jep detaje: Kanë mbërritur sot në…
  • Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa
  • EMRAT: Iu vodhën qytetarëve europianë tre mln euro përmes call-centerave, GJKKO dënon dy të pandehurit
  • Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Bashkia thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes për fëmijët dhe qentë
  • Shtyhet seanca për Jorgo Goron, Prokuroria kërkon më shumë kohë për…

Komentet e Fundit

  1. Tori në Trump kërkon “dorëzim pa kushte” të Iranit: E dimë ku fshihet “Lideri Suprem”, por nuk do e vrasim…për momentin
  2. Dhaskali në Izraeli nis sulme me avionë luftarakë, në shënjestër vendet iraniane të prodhimit të centrifugave dhe raketave
  3. Lali në Rinumërimi i kutive të 11 majit do të zgjasë deri në korrik
  4. SPAK në Rinumërimi i kutive të 11 majit do të zgjasë deri në korrik
  5. demo në Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE në 2024
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?