Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rezultatet paraprake të votimeve në Moldavi, Presidentja Sandu kryeson ndaj rivalëve të saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rezultatet paraprake të votimeve në Moldavi, Presidentja Sandu kryeson ndaj rivalëve të saj
AktualitetBote

Rezultatet paraprake të votimeve në Moldavi, Presidentja Sandu kryeson ndaj rivalëve të saj

Published: October 21, 2024
Shpërndaje

Sipas rezultateve paraprake të votimeve në Moldavi, mbi 50 për qind votuan “jo” në referendumin e së dielës mbi aspiratat moldave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Presidentja Maia Sandu kryeson përballë rivalëve të saj në zgjedhjet presidenciale.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonja Sandu ka fituar rreth 39 për qind të votave e pasuar nga Alexandr Stolianoglo, 57, një ish prokuror i përgjithshëm i mbështetur nga Partia pro ruse e Socialistëve i cili ka fituar rreth 28 për qind të votave.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara të referendumit deri në orën 2 të mëngjesit sipas kohës lokale, “Jo” kanë votuar 53 për qind, sipas të dhënave në faqen e internetit të Komisionit të Zgjedhjeve.

- Publicitet -

Nëse vota “Jo” mbetet përfundimtare, kjo do të ishte një befasi e madhe meqë disa nga anketat e fundit thanë se 63 për qind e votuesve do të mbështesnin përfshirjen e procesit të integrimit evropian në kushtetutën e Moldavisë.

Mes pretendimeve të përhapura se Moska ka intensifikuar një fushatë të “luftës hibride” për të destabilizuar vendin dhe për të dëmtuar rrugën e tij drejt BE-së, Presidentja pro evropiane Maia Sandu tha të dielën në mbrëmje se Moldavia është përballur me një “sulm të pashembullt ” ndaj demokracisë së saj. Ajo akuzoi “grupet kriminale” të mbështetura nga “forcat e huaja” për përdorimin e parave, gënjeshtrave dhe propagandës për të ndryshuar votën.

Zonja Sandu tha se qeveria e saj ka “prova të qarta” se ishin blerë 300,000 vota, duke e cilësuar këtë “një mashtrim në shkallë të pashembullt”.

Kremlini ka mohuar me vendosmëri pretendimet për blerje votash. Sipas rezultateve paraprake, zonja Sandu do të përballet ne balotazh me kandidatin Stoianoglo, me 3 nëntor. Moldavia ka lëvizur mes orientimit të saj pro-perëndimore dhe pro-rus që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar nën udhëheqjen e zonjës Sandu. Qeveria e saj e ka dënuar agresionin rus të Ukrainës, ka akuzuar Rusinë për komplot për përmbysjen e saj dhe ka diversifikuar furnizimin me energji pasi Rusia shkurtoi furnizimet me gaz.

Ish-republika sovjetike paraqiti kërkesën për t’u anëtarësuar në BE pas agresionit të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe mori statusin e vendit kandidatit verën e atij viti, së bashku me Ukrainën. Në qershor Brukseli ra dakord për të nisur negociatat e anëtarësimit.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi hekurudhore në Egjipt, 7 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
  • Identifikohet mekanizmi se si tumori i prostatës çarmatos mbrojtjen imunitare
  • Ora më e mirë e vitit mban emër shqiptar, mund të shitet deri në 4 milionë euro
  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. prehistoriku on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. TIRONA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Vlora 97 on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Lin Biao on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?