Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në 28 dhjetor në Kosovë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave. Ajo pritet të marrë në Kuvend 56 deputetë. Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës. Ato mbeten të kushtëzuara, deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.
Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 përqind të votave, ndërsa pritet të marrë 23 deputetë në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 përqind të votave dhe ka siguruar 15 deputetë. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)e cila ka marrë 5.73 përqind të votave, pritet të ketë 6 deputetë në Kuvend.
Shpërndarja e tyre do bëhet sipas metodës D’Hondt, e cila është metodologjia standarde e përdorur në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 vende, prej të cilave 100 janë të përgjithshme, të cilat ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 vendet e mbetuara janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë.
Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues – përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit ia sollën partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një fitore “spektakolare”, të cilën ajo e arriti kryesisht falë “dobësive” të partive opozitare.
LVV-ja i fitoi 49.30 për qind të votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
“Kjo është një fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën ia ka dhuruar opozita me mungesën totale të ideve se si të ballafaqohen me popullizmin e fuqishëm të Kurtit”, thekson analisti Artan Muhaxhiri për REL-in.
Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se partitë opozitare ngelën shumë mbrapa. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i fitoi 21.01 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13.59 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.68 për qind. Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72 për qind të votave nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.74 për qind të votave.
Fitoren e LVV-së, politologu Dritëro Arifi e sheh si rezultat të disa faktorëve të ndërlidhur – “propagandës së fuqishme” që ka kjo parti, si dhe dobësive të partive opozitare, të cilat nuk kanë arritur të jenë mjaftueshëm aktive dhe të prezantojnë ekspertizë.
“Më e rëndësishmja është se qytetarët e kanë vërejtur mungesën e lidershipit te partitë opozitare, si dhe të një personi që do të mund ta ndryshonte gjendjen”, thekson Arifi për REL-in.
Bazuar në rezultatet preliminare, LVV-ja pritet t’i ketë 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 23 ulëse, LDK-ja 15 ulëse dhe AAK-ja 6 ulëse. Lista Serbe pretendon se i ka fituar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend, por mbetet ende në pikëpyetje nëse partia tjetër serbe, Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, do ta fitojë një ulëse.
Çka thanë partitë politike?
Lëvizja Vetëvendosje po shkon në drejtim të përsërisë ose tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur kishte fituar 50.28 për qind të votave. Asokohe ajo e krijoi shumicën parlamentare pa koalicion me partitë e tjera shqiptare, por vetëm me deputetë nga pakicat joserbe, të cilat i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend, gjithashtu.
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se “sa më parë që certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq më shpejt do të krijohen institucionet”. Ai i ka ftuar partitë e tjera që të bashkëpunojnë për marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se ky hap do të jetë test për bashkëpunimin e mundshëm të mëtejmë, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit në pranverë.
“Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kurti.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza nuk ka reaguar pas përmbylljes së procesit të votimit. Ndërkaq, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, duke thënë se Kosova ka nevojë për demokraci funksionale. Ai e mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët të partisë së tij, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, menjëherë pas mbylljes së votimeve u shpreh i kënaqur me rezultatin e partisë së tij. Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të gjitha dhjetë mandatet e deputetëve të rezervuara për këtë komunitet. Megjithatë, ai theksoi se për rezultatin final, Lista Serbe pret vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Fjalori “i zbutur” i Kurtit dhe sfidat e së ardhmes
Fjalimi i Kurtit, kur e shpalli fitoren pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ishte “mjaft i kujdesshëm dhe i matur”, në raport me partitë tjera shqiptare, vlerësojnë vëzhguesit e zhvillimeve zgjedhore.
Por, sipas tyre, sfidat të cilat e presin shumicën e re parlamentare, por edhe qeverinë e re, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të vendit në pranverën e vitit 2026, nuk i lënë vend “arrogancës të Kurtit”, të cilën ai e kishte shfaqur ndaj kundërshtarëve politikë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe atyre të 9 shkurtit 2025.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke mbajtur fjalimin e fitores para mbështetësve të partisë së tij në sheshin e kryeqytetit Prishtinë, 28 dhjetor. “Nuk jemi mësuar ta shohim Kurtin në këtë mënyrë. Por, kjo është gjë pozitive. Mirëpo, nga këndvështrimi im, gjuha e trupit e tradhtonte. Normalisht që gjuha ishte e fituesit, por nuk e kishte entuziazmin e fituesit”, thekson politologu Arifi për REL-in.
Ai, por edhe analisti Muhaxhiri, besojnë se Kurti, i cili pritet të jetë për herë të tretë kryeministër, mund ta krijojë qeverinë e re vetëm me partinë e tij dhe me pakicat joserbe. Një koalicion me një parti tjetër shqiptare, do të ishte rezultat i dëshirueshëm për Kurtin, vlerësojnë ata.
Megjithatë, Muhaxhiri vlerëson se hendeku i krijuar ndër vite ndërmjet LVV-së dhe PDK-së, frika e LDK-së se mund të humbë edhe më shumë elektorat në rast të një marrëveshjeje me LVV-në, e bëjnë të pamundur një koalicion të LVV-së me dy partitë më të mëdha opozitare, por edhe ndonjë mbështetje të këtyre partive si opozitë.
“Do të jetë shumë vështirë që [Kurti] t’i bindë PDK-në dhe LDK-në që të qëndrojnë në sallë, për të arritur kuorumin prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit ose presidentes. LDK-ja dhe PDK-ja konsiderojnë që presidentja [Vjosa] Osmani, me shumë veprime të saj, i ka ndihmuar LVV-së”, theksoi Muhaxhiri për REL-in. Ai shtoi se refuzimi i bashkëpunimit ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit, mund ta çojë sërish vendin në zgjedhje, qysh në pranverë kur Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.
Politologu Arifi shpreh mendimin se në rast se Lëvizja Vetëvendosje e tejkalon rezultatin e vitit 2021, Kurti do ta shqyrtojë nëse nevojë edhe për një mandat të presidentes Osmani, apo synon të propozojë një kandidat tjetër. Sipas tij, kornizat që përcaktohen për partitë politike opozitare shqiptare, në bazë të numrave të ulëseve të fituara në Kuvend, nuk u mundësojnë hapësirë të madhe për manovrim më rastin e zgjedhjes së presidentit në mandatin e ardhshëm.
“Opozita do ta bëjë një kuazi-pragmatizëm, në këtë rast të detyruar, që të qëndrojë në sallë, sepse alternativa tjetër janë zgjedhjet e parakohshme, në të cilat, nëse opozita del si problematike, atëherë zoti Kurti mund të fitojë 60-70 për qind të votave totale”, thekson Arifi për REL-in.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituimin Kuvendin deri më 10 tetor.
Kurti më pas nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë. Qeverinë nuk arriti ta formojë as i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, po ashtu nga LVV-ja, gjë që detyroi presidenten Osmani të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Teksa Kurti synon të formojë qeverinë e re, KQZ-ja ende ka punë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi duhen numëruar votat për deputetë, ato nga diaspora, votat me kusht, si dhe të personave me nevoja të veçanta. Të gjitha këto hapa kanë edhe afate për ankesa, të cilët mund të jenë arsye për të marrë disa javë deri te formimi i ekzekutivit të ri. (REL)
j.l./ dita

Bravo shqiptarët e Kosovës. Janë treguar 100 herë më të pjekur politikisht edhe se ne të Shqipërisë. Zgjedhje të qeta, pa manipulime, ku humbësi uron fituesin. Ku rezultatet paraprake shpallen veçse 3 – 4 orë pas mbylljes së qëndrave të votimit. Sikurse në vendet perëndimore. Dhe jo si në Shqipëri ku duhen javë. Ndryshe shqiptarët e Kosovës nuk dëgjuan sirenat dhe mallkimet për Kurtin që vinin nga Shqipëria. Disa mediume, dhe jo nga më të parëndësishmit, 24 orë në 24 veçse villnin vrer kundër Albin Kurtit. Aq sa ia kalonin edhe vetë opozitës në Kosovë. Rama nga ana e tij i injoroi këto zgjedhje, sikur të kishim të bënim me zgjedhjet në Norvegji. Synimi ishte të tregonte ftohtësinë me Albinin. Por pavarësisht të gjitha shqiptarët e Kosovës nuk u gënjyen. Nga askush. As kur i shanin, as kur i miklonin. Ata bënë zgjedhjen e duhur që i shkon më për shtat stabilitetit të vendit të tyre. I lumtë Kosovës.
Nji komb por ka dallim ne Kosove kur flasish Shqip je Shqipetare kurse ne Shqiperi nese flet me nji dialekt te konsiderojne si nji Grek qe e perdore gjuhen Shqipe por ne pergjithsi nuk jemi popull dashamire per njeri tjetrin si e don tradita Shqipetare dhe dote jetojme me hasmeri kjo na e humbe vleren si Shqipetare.
Jo i fitoi, por fitoi, o qiptari i Kosoves.
Dhe jo ulese, por vende ne Parlament.
Copa idiotesh
Kosovaret hoqen e vuajten;U vrane e u prene,por nuk u skllaveruan kurre.Nuk e ulen koken kurre.Ky eshte ndryshimi.Turma enveriste e etur per viktima i skllaveroi njerezit.Shihi banoret e naftes,,Patos,Marines,Kucove,Ballsh,Mallakaster,Fier,,Turma turma shkonin me kenaqesi kanibale te denonin Inxhinjeret gjeniale te naftes.Sot nuk kane fuqi te pjerdhin,,.Nje kopil erseke,nje cope kamarier Rezart Taci ju vjedh prej 20 vjetesh naften, nuk kane fuqi ta perzejne.4 breza kopilash te Bankersit ju vjedhin naften,ju qelbin ajrin,ju helmojne ujrat,ju shembin shtepite,dhe dalin me humbje,Keta qe ulurinin neper salla kunder Armiqve te kllases,nuk kane fuqi te mbrojne shtepite e tyre.Ju shemben edhe kombinatin e Ballshit,,Ja hengren mutin qeverritareve.Pse?Sepse jane viktima te zullumit te vet.
Ato fatkeqsi qe sajuan mbi intelektualet inxhinjere te ndershem e te kulluar,u rane mbi koke.
O Mirel! Pse je nxehur kaq shumë mor djalë?! Kush ka qënë ai kosovar që të ka prishur gjakun?! Ma trego mua! Megjithatë unë nuk kuptoj pse i shan kosovarët ti?! Enveri nuk i shante kurrë. Përkundrazi! Mos ke filluar t’ia dredhësh edhe ti?!
Për ata inxhinierët e naftës o demo , që i vrau Enveri , fajin e ka Rama i cili sapo ishte pjellë . Kurse kur vranë Abdi Sharën me shokë fajin e kishte i jati i Ramës asokohe student në Moskë .
Po cfare flet budalliqe o Dashi!Ramen as e kam permendur ketu,aq me pak te jatin,qe nuk e kam permendur kurre.Jo se te kam frike ty,por ruaj konsiderata te Artisteve te asaj kohe qe e kane njohur nga afer.Shih mos me ngaterron me nje tjeter.