Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e parë si titullare e dikasterit, për rimbursimin e plotë të barnave për pacientët me tumor.
Sala tha se kjo është sfidë jo vetëm si mjekë që ka nisur punën për herë të parë në spitalin onkologjik në QSUT, por sfidë dhe për të gjithë karrierën e saj në këtë fushë.
“Unë do të fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të Onkologjikut. Kjo është dhe një sfidë personale për mua, pasi unë kam nisur këtu, është sfidë e detyrës dhe e karrierës sime. Mendoj se është dicka e bëshme dhe në përputhje me vizionin e qeverisë”, tha ministrja Sala.
”Për mua është ditë emocionuese, në planin personal kthehem në vendin ku kam studiuar. Pashë ndryshime të strukturës dhe i thashë vetes se është më mirë se në spitalet ku kam punuar.
Jam e vetëdijshme është sfidë e madhe por ata që më njoin që kamdëshirë për të përballuar sfidat, por i kam përballur me ekip, skuadër. Kur ata janë të suksesshëm, dhe shefi është.
Duhet bërë shumë ndryshime, duhet njohur ajo punë që është bërë., mund të kesh strukturë të mirë po nuk pate menaxhim performance është e ulët.
Unë do fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të onkologjikut.kjo është dhe një personale pr mua, unë kam nisur këtu, sfidë e detyrës dhe karrierës sime.
Është e bëshme dhe përputjhet me vizionin e qeverisë.
Shërbimi parësor dhe diagnostikues, nuk mudn të ngarkosh spitalet, me një diagnostikim të shpejtë shmang fluksin në spitale. Me inteligjencë artificiale mund të arrijmë. Ne jemi kreativë të mencur ndaj ska pse mos të përdorim burimet tona.
Lidhet me diagnostikën dhe digjitalizimi i gjithë sistemit spitalor.
Në spitale do organizojmë ekipet për ofrimin e shërbimeve në shërbim publik.
Duhet të mbyllim rrjedhjen e mjekëve jashtë. Nuk është se ka vlerësime më shumë jahstë. Kam pasion për ristruktimin dhe dhënin e leksionit për brezin e ri.
Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh që i jam futur do i futemi të gjithë bashkë, nuk është aq e ëvshtirë nëse bashkoheni me vizionin tim”, tha ajo.
j.l./ dita

Edhe ti moj Viska e Sales do detyrohesh ashtu si paraardhesit e tu ne ate Ministri e kudo, qe te depozitosh prane qeverise (kupto – Partise) haracet e kuotat nga ato tenderime qe do kryesh. Nese nuk i ben je e shkarkuar. Nese do ti besh, neser do mbash rradhen per pranga ne duar pas Lil Beqes. Keshtu funksionon ajo “Shendetesia falas” ku te kane hedh me parashute.
Ti je mjeku i bythës , në vënd që të urosh zomjën Evis Sala për detyrën e re, e cila la Romën për Shqipërinë, ti flet si berishist i thekur .
Urime zonja ministre !
Rembursimi 100% i ilaçeve për onkologjikun është një ide e mirë dhe humane. por kjo ka edhe anën e saj të mbrapshtë: që është rritja e çmimeve nga furnizuesit e këtyre ilaçeve. Pra meqë i rembursen shteti o burra dyfishin apo trefishin e çmimit! A e kuptoni?! Ndryshe ilaçet duhet t’i blejë vetë shteti dhe të mos ua lërë në dorë matrapazëve të tregtisë.
NUK KA ME KOLLAJ SE SA TE RIMBURSOSH DICKA QE NUK E KE. FAKTI ESHTE QE BARNAT ONKOLOGJIKE MUNGOJNE TOTALISHT. NJEREZIT JANE ANKUAR PER MUNGESEN E TYRE, PRA NUK KA POR AMA RIMBUROSOHEN. GALLATA SHQIPTARE ESHTE E PAPARE.