Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëfime e gjykime të rënda për veten, që nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë ndonjëherë nga VIP-a kokëboshë të ditëve tona…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rrëfime e gjykime të rënda për veten, që nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë ndonjëherë nga VIP-a kokëboshë të ditëve tona…
KryesoreKulture

Rrëfime e gjykime të rënda për veten, që nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë ndonjëherë nga VIP-a kokëboshë të ditëve tona…

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

Prifesor Pëllumb Xhufi ka botuar në DITA një analizë për serinë 9-vëllimshme të ditarit “Dëshmitar në kohë historike, 1966-2008”  të Akademikut Rexhep Qosja.

Qosja festoi dje 87 vjetorin e tij.

Ndër të tjera, Xhufi nxjerr në dritë nga Ditari se dëshmitari i historisë, Rexhep Qosja, është një dëshmitar atipik. Ai e paralajmëron lexuesin për limitet dhe të metat e tij të natyrës intelektuale e karakteriale:

- Publicitet -

“Nxitohem, ah ky nxitim i mallkuar…Jam sedërlli (sedërtar), dhe sedra  më bën të jem i rëndë në sjellje… Nuk kam talent poetik…Sot heshta kur nuk duhet të heshtja…Dje nuk fola mirë”. E plot “nuk-e” të tjerë…”

Njeriu që është dëshmuar botërisht si denoncues i papajtueshëm e sypatrembur i regjimit serb të pushtimit e të represionit, nuk ia fsheh lexuesit edhe ndonjë episod, që në gjykimin e ndonjërit do e cenonte perceptimin e përgjithshëm të figurës së tij, si luftëtar i paepur i çështjes shqiptare.

“Ngjarjet e mars-prillit 1981, shpërthimi i demonstratave masive të studentëve të Prishtinës e të qyteteve të tjera të Kosovës, Prof. Qosja i përjetoi me gëzimin e krenarinë e një profesori, që i sheh studentët, studentët e tij, të thyejnë frikën dhe heshtjen e të dalin në vijën e parë të luftës për emancipimin kombëtar të popullit të vet. “Dua të shkoj te mensa për t’i parë”, shkruan ai, dhe shton: “Por më mungon guximi”

Profesor Xhufi i quan këto rrëfime e gjykime të rënda për vetveten, që nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë ndonjëherë nga VIP-a kokëboshë e gjysmë-analfabetë të ditëve tona.

Madje, Prof. Qosja i zbulon lexuesit, se përtej pamjes së tij prej burri shtatlartë, plot fibër e shëndet, ai ka një fizik të brishtë që e mundon. Dhimbjet e forta të shpinës e detyrojnë çdo vit të mbërthehet për ditë të tëra në shtrat.

“E megjithatë, duke u spërdredhur e duke u ankuar nga dhimbjet, profesori nuk heq dorë nga rituali i zakonshëm, leximi, mes dhimbjesh, i librave të rinj. Duke ndërmarrë, madje, edhe ndonjë aventurë të rrezikshme, si ajo e 28 Nëntorit 1997, kur i shtrirë në sediljen e pasme të makinës hallemadhe të mikut të tij, Jahirit, mes dhimbjeve infernale të shpinës, që ia acaronin gropat e rrugëve të Shqipërisë, mbërriti në kohë për të mos munguar në kremtimet për 85-vjetorin e Ditës së Flamurit. Në Vlorën e tij, në Vlorën e plagosur nga një president i çmendur arkeo-komunist, që tentoi të fusë në luftë civile vëllavrasëse popullin shqiptar…”

Duke lexuar rrëfime të tilla të sinqerta për ato që Prof. Qosja i konsideron brishtësi fizike e karakteriale të tij, lexuesit spontanisht i vijnë në mendje emra VIP-ash të jetës sonë politike e kulturore, të kalbur fizikisht e moralisht, dhe spontanisht i dhuron një buzëqeshje plot simpati e besim dëshmitarit-njeri, që ka marrë përsipër të përjetësojë besnikërisht në letër historinë e popullit e të njerëzve të tij.

“Me pohime të tilla, e të tjera si këto, Prof. Qosja fshikullon dobësi e mangësi, që ai ia atribuon vetes pa u kujdesur se kështu mund të dëmtojë autoritetin e vet…’ – shkruan Xhufi.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?