Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregulla të reja për Policinë e Shtetit, jo vetëm shoqëron, po ka të drejtë të ndalojë dhe arrestojë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rregulla të reja për Policinë e Shtetit, jo vetëm shoqëron, po ka të drejtë të ndalojë dhe arrestojë!
KronikeLajmi i fundit

Rregulla të reja për Policinë e Shtetit, jo vetëm shoqëron, po ka të drejtë të ndalojë dhe arrestojë!

Published: March 10, 2025
Shpërndaje

Rregulla të reja dhe shtim kompetencash për Policinë e Shtetit janë botuar në Fletoren Zyrtare ditët e fundit, ku vërehet ndërhyrje në një sërë mënyrash që do të jenë risi për aktivitetin e saj.

Polici, sipas kësaj rregulloreje jo vetëm ka të drejtë të të shoqërojë, por edhe të të ndalojë dhe arrestojë përkohësisht, ku janë përcaktuar edhe shkaqet se kur mund t‘i kryejnë këto veprime. Referuar rregullores mësohet se policët duhet ta informojnë qytetarin ndërkohë që pas këtij informimi mund të kryejnë edhe veprimet e mësipërme për ta shoqëruar në ambientin më të afërt policor, ku ky shoqërim thuhet se mund të bëhet ose në këmbë, ose me mjete të ndryshme, që nga ato privatet e deri tek ato të policisë. Ndërsa në lidhje me rekrutimin, në nivele të larta, kompetencat i kalojnë kreut të Policisë së Shtetit, thotë rregullorja e re.

Rregullorja e re

- Publicitet -

Rregullorja e re, e botuar në Fletoren Zyrtare detajon me hollësi kompetencat, mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë, si dhe risitë e pranimit të donacioneve dhe lejimin e mësimdhënies. Policët duhet të identifikohen te qytetarët dhe t’i informojnë paraprakisht për arsyen e ndalimit, duke i kërkuar fillimisht zbatimin vullnetar të urdhrit të ndalimit dhe zbrazjen e mjeteve të rrezikshme.

Mënyrat e zbatimit të ndalimit të përkohshëm policor përfshijnë shoqërimin në këmbë, nga vendi ku ndalohet personi deri në strukturën përkatëse policore; ose me automjetin e shërbimit policor apo mjete të tjera, që merren apo vihen në dispozicion të Policisë.

Në raste të veçanta, kur verifikimi i identitetit të personit nuk është i mundur struktura përkatëse policore bën publike pamje, regjistrime ose përshkrime të personit, për të mundësuar identifikimin e tij, duke i shfaqur në mediat e shkruara dhe në ato audiovizive vendore ose kombëtare për aq kohë sa është e nevojshme.

Rregullorja përcakton, gjithashtu, veprimtaritë e lejueshme private për punonjësit e Policisë, që mund të kryhen jashtë detyrës e që nuk përbëjnë konflikt interesi dhe që nuk lidhen drejtpërdrejt më veprimtarinë policore.

Llojet e veprimtarive private mund të jenë nga mësimdhënia deri te kurset profesionale, palestrat sportive, menaxhimi i bizneseve, konsulencë në fusha të teknologjisë, menaxhimit të projekteve jashtë veprimtarisë policore; investime në pasuri të paluajtshme, veprimtari imobilare, dhënie me qira shitje dhe blerje të pronave. Në asnjë rast, ushtrimi i veprimtarive private apo dytësore nuk duhet të ndikojë në ushtrimin e detyrave, kohën e punës dhe veprimtarinë policore.

Lejet dhe detyrat

Për herë të parë, Policia e Shtetit vlerëson dhe pranon donacione përjashtimisht vetëm nga subjekte, të cilat plotësojnë kriteret ligjore sipas nenit 139, të ligjit nr. 82/ 2024, “Për Policinë e Shtetit”, dhe legjislacionit në fuqi mbi konfliktin e interesit.

Sa i përket të drejtës së pushimit vjetor, rregullorja përcakton se për punonjësit e Policisë është 30 deri në 40 ditë kalendarike dhe jepet i shkallëzuar, sipas vjetërsisë dhe gradave. Punonjësi i Policisë gëzon të drejtën e pushimeve vjetore të paguara: 40 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Drejtues” deri “Drejtues madhor”; 35 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Nënkomisar”, “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

30 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Inspektor”. Pushimet vjetore mund të jepen të ndara në ditë kalendarike, me miratimin e titullarit përgjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës. Në rastet e fatkeqësisë, familja e punonjësit, që jetonte me punonjësin e Policisë në kohën e humbjes së jetës për shkak të detyrës, në ditën përkujtimore të punonjësit, përfiton ndihmë financiare në masën e një page mujore referuese, e njësuar si pagë mujore, në kohën e dhënies së kësaj pagese.

Paga mujore referuese e punonjësit të Policisë përbëhet nga paga për gradë, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi dhe shtesa për natyrë të veçantë pune që kishte punonjësi, e cila njësohet si pagë mujore, në kohën e dhënies së kësaj pagese. Dhënia e ndihmës financiare miratohet nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe përballohet nga buxheti i miratuar i njësive shpenzuese përkatëse në Policinë e Shtetit.

Një tjetër risi është kompetenca për rekrutimin në nivelet e larta drejtuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit shpall vendet vakante për funksionet zëvendës drejtor të Përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit, e cila qëndron e hapur për 7 (shtatë) ditë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Zgjihuni DREJTËSIA DO TË BËHET. says:
    March 10, 2025 at 9:34 am

    Bukurmirë, po të DREJTAT E LIRIT E NJERIUT kush i mbron, makinat private, apo t’policis së Shtetit?

    Reply
  • Tarras Pupla says:
    March 10, 2025 at 10:13 am

    Po po, e pam sa i zbaton per çunin e manes me shoke.
    Fiks ferma e kafsheve, te gjitha kafshet jane te barabarta por disa jane me te barabarta se te tjerat.

    Reply
  • Phoenix says:
    March 10, 2025 at 10:29 am

    Policia eshte nje vegel mercenare me pagese, e kriminelave dhe mafjes ne pushtet. Mbajeni mend mire e vendoseni veth ne vesh kete gje.

    Reply
  • capi says:
    March 10, 2025 at 11:47 am

    Po pse me rregullore regullohen kete gjera apo me ligj.

    Reply
  • labi says:
    March 10, 2025 at 11:58 am

    Dhe une vrutsha mendjen pre policia nuk e arrestoj djalin e Tom Doshit kur qelloj mbi ta ne mes te bllokut,mos te flasim pastaj per djalin e fshatarit me leke Zamir Manes,tani po qe u ben dhe me ligj do i haj mune,hahet mire me ligj.Uroj zotin te dali ndonje polic me dinjitet qe ne raste te tilla mos te shikoj ligjin po te veproj me doren ne brez.

    Reply
  • Ha,ha says:
    March 10, 2025 at 12:37 pm

    Kjo asht diktature e pastert.Policet,qe jane nena krimit do te na marrin treshanas ne njerezit e ndershem!?Po prokurori a ka ky vend!?Kur nu ka prokurori,natyrush qe nuk ka as gjykata!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?