Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregullorja e re/ Lejelindja dhe llojet e raporteve mjekësore që do lëshohen online, kriteret si përfitohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rregullorja e re/ Lejelindja dhe llojet e raporteve mjekësore që do lëshohen online, kriteret si përfitohen
AktualitetEkonomi

Rregullorja e re/ Lejelindja dhe llojet e raporteve mjekësore që do lëshohen online, kriteret si përfitohen

Published: July 9, 2022
Shpërndaje

Sikundër është bërë publike pak ditë më parë për kalimin online të aplikimeve për lejet e lindjes, apo raporteve të ndryshme të paaftësisë për punë, dje në Fletoren Zyrtare të Qeverisëështë zbardhur edhe rregullorja e re, në të cilën dikasteri i shëndetësisë ka përcaktuar kriteret e detyrueshme që duhet të zbatojnëmjekëte familjes, mjekët specialistë në komisionet mjekësore, mjekët në spitalet publike e jopublike të licencuara, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, drejtoritë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe strukturat rajonale në varësi të tij, për lëshimin e këtyre raporteve, së bashku me kriteret se kur do të përfitohen. Procedurat e aplikimit për sigurimin e këtyre raporteve do të bëhen online në portalin “e-albania”, sipas kushteve të përcaktuara në secilin rast përfitimi.

Paaftësia e përkohshme në punë si pasojë e sëmundjeve të përgjithshme të personit të punësuar vërtetohet vetëm me raport mjekësor elektronik të lëshuar nga mjekët e institucioneve shëndetësore publike, si dhe duke marrë në shqyrtim epikrizat nga mjekët në institucionet shëndetësore jopublike të licencuara, me shtretër.

Në varësi të diagnozës, shkakut të saj, raportet mjekësore elektronike janë 5 llojesh, ku përfshihen raportet për paaftësi të përkohshme në punë për sëmundje të përgjithshme që paguhen nga punëdhënësi, raportet për paaftësi të përkohshme në punë, për sëmundje të përgjithshme që paguhen nga sigurimet shoqërore, raportet për paaftësi të përkohshme në punë, për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, raportet për leje barrëlindjeje, si dhe raportet për kompensim në rast sëmundjeje ose shtatzënie kur ndryshon vendi i punës.

- Publicitet -

Mjekët e spitaleve publike dhe jopublike, si dhe anëtarët e Komisionit Mjekësor në procesin e lëshimit të raporteve mjekësore elektronike për të sëmurin, do të duhet tëbazohen vetëm në “Kriteret klinike orientuese për caktimin e paaftësisë së përkohshme në punë”. Raportet mjekësore elektronike të lëshuara në kundërshtim me parashikimet e kësaj rregulloreje, janë të pavlefshme dhe pagesa e tyre nga qendrat e punës ose nga strukturat përgjegjëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore përbëjnë shkelje të disiplinës financiare.

Raporti mjekësor elektronik ka datën dhe numrin e regjistrit që mjeku viziton të sëmurin apo datën dhe numrin e regjistrit të seancës së komisionimit që konstatohet paaftësia e përkohshme për punë. 4 Në rregullore përcaktohet se raporti mjekësor për të punësuarit që ndodhen me shërbim jashtë vendbanimit, do të lëshohet nga institucioni i kujdesit shëndetësor në të cilin është vizituar ose shtruar sipas rregullave të caktuara në këtë rregullore.

Ndalohet lëshimi i raportit mjekësor elektronik për kohë të kaluar në kundërshtim me këtë rregullore, me përjashtim të rasteve me sëmundje të shëndetit mendor, kur raporti mjekësor mund të lëshohet jo më shumë se 15 ditë para vizitës. Personeli mjekësor i institucioneve shëndetësore është i detyruar t’i regjistrojë të dhënat e raporteve mjekësore si në regjistrin e vizitave ashtu edhe në kartelat personale të të sëmurëve. Sipas rregullores, raportet mjekësore janë dokumente financiare që ruhen dhe mbahen si të gjitha dokumentet e kësaj natyre. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara kriteret e përfitimit të secilit raport.

Raporti për paaftësi të përkohshme që paguhen nga punëdhënësi

Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, për shkak të sëmundjeve të përgjithshme, lëshohet nga mjeku i familjes, ku ka kartelën personale i punësuari, me afat nga 1 deri në 14 ditë pushim. Mjeku specialist, mjeku stomatolog dhe mjekët specialistë në turn të shërbimeve të urgjencës mjekësore pajisin të sëmurin me rekomandim, me qëllim lëshimin e këtij raporti mjekësor. Rekomandimi duhet të përmbajë diagnozën, të jetë i nënshkruar nga mjeku dhe institucioni ku është kryer akti dhetë dorëzohet pranë mjekut të familjes së bashku me ekzaminimet dhe analizat e kryera. Dokumentet mjekësore përfshihen te kartela personale e pacientit pranë mjekut të familjes.

Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme që paguhen nga ISSH

Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme për sëmundje të përgjithshme në punë pas ditës së 14-të, lëshohet nga Komisioni Mjekësor. Referimi në këtë Komision bëhet sipas sistemit të referimit në shërbimin shëndetësor publik. Kur i punësuari shtrohet për mjekim në institucionet shëndetësore publike ose jopublike të licencuara, raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë lëshohet nga mjeku që nënshkruan epikrizën e pacientit dhe shefi i shërbimit, në një periudhë deri në 60 ditë nga dita e shtrimit në institucionin shëndetësor, sipas gjendjes shëndetësore të përcaktuar në “Kriteret klinike orientuese për paaftësi të përkohshme në punë”.

Kur i punësuari është duke u trajtuar me kimioterapi ose radioterapi, i cili ka kryer ose jo ndërhyrje për sëmundjen bazë, ka të drejtën për t’u pajisur me raport të paaftësisë së përkohshme në punë nga mjekët specialistë të shërbimit përkatës. Ndërsa Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, për persona të vendosur në karantinë mjekësore, lëshohet sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për sëmundjet infektive.

Afati i raportit mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për sëmundje të përgjithshme mund të zgjatet nga Komisioni Mjekësor deri në 6 muaj nga data e lindjes të së drejtës së trajtimit me raport mjekësor. Pas përfundimit të periudhës 6-mujore, periudha e përfitimit mund të zgjatet përjashtimisht 3 muaj të tjerë, në rast se komisioni i mjekëve ekspertë (KMCAP) provon që personi i punësuar do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid. Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohshme nga sëmundja për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm është deri në tre muaj nga data e lindjes të së drejtës së trajtimit me raport mjekëso. Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohshme nga sëmundja për punonjësit sezonal dhe të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, është deri në 75 ditë.

Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë kur mjekimi bëhet jashtë

I punësuari që trajtohet për probleme shëndetësore jashtë Republikës së Shqipërisë pajiset me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë me prapaveprim nga Komisioni Mjekësor, në bazë të vërtetimit të lëshuar nga Komisioni i Qendrës Spitalore Universitare i cili ka vendosur dërgimin e të sëmurit jashtë shtetit.

Të drejtën për t’u pajisur me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë e ka dhe i punësuari i cili trajtohet jashtë Republikës së Shqipërisë, me shpenzimet e tij, në institucionet publike ose jopublike, në bazë të dokumenteve mjekësore zyrtare, të përkthyera dhe noterizuara, që vërtetojnë diagnozën dhe trajtimin.

Mjeku i familjes pranon dokumentacionin mjekësor që vërteton diagnozën dhe periudhën e trajtimit të qytetarit. Pranimi i dokumentacionit nga mjeku i familjes nënshkruhet elektronikisht dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore njoftohet nëpërmjet sistemit të Raporteve Mjekësore Elektronike. Brenda 5 ditëve pune, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, mbi dokumentacionin mjekësor të pasqyruar në sistem nga mjeku i familjes, pas verifikimit të periudhës së sigurimit për plotësimin e kushteve ligjore për të drejtën e përfitimit, miraton nëpërmjet sistemit e-Raporte vijimin e procedurës për vlerësim nga Komisioni Mjekësor, i cili me prapaveprim lëshon nëpërmjet e-Raporteve, raportet mjekësore për paaftësi të përkohshme në punë për periudhën e gjithë kohën e trajtimit nga Institucioni Shëndetësor.

Raport për kompensim në rast sëmundjeje ose shtatzënie kur ndryshon vendi i punës

I punësuari që për arsye shëndetësore, me vendim të Komisionit Mjekësor, duhet të ndryshojë vendin e punës, pas ditës së 14-të të trajtimit me raport mjekësor nga mjeku i familjes, ka të drejtë të përfitojë nga sigurimet shoqërore kompensimin e të ardhurave sipas ligjit në fuqi për sigurimet shoqërore. Këtë të drejtë përfitimi e ka edhe gruaja e siguruar e cila me vendim të Komisionit Mjekësor ndryshon vendin e punës për arsye shtatzënie. Ky kompensim i jepet pas ditës së 14-të të trajtimit me raport mjekësor nga mjeku i familjes dhe vetëm në rast se është paguar kontribut për sigurimet shoqërore për një kohë jo më pak se 12 muaj.

Shuma e të ardhurave që do të përfitohet për kompensim është e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re. Kompensimi për të punësuarin nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës dhe jepet për një periudhë jo më shumë se 3 muaj gjatë një viti, nga dita e fillimit të sëmundjes, për të cilën është ndryshuar vendi i punës. Kompensimi për gruan shtatzënë që ndryshon vendin e punës nuk mund të jetë më shumë së 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit, nga data e lindjes të së drejtës për pagesë.

Raporti mjekësor për kujdes ndaj fëmijës së sëmurë

I punësuari, nëna, babai ose kujdestari ligjor i cili duhet të kujdeset për fëmijën deri në 14 vjeç të sëmurë, pajiset me raport mjekësor për kujdes ndaj fëmijës me afat deri në 14 ditë gjatë një periudhe 3- mujore. Për nënën, babain ose kujdestarin ligjor i cili duhet të kujdeset efektivisht për fëmijën deri në moshën 14 vjeç, i cili trajtohet jashtë Republikës së Shqipërisë për diagnoza të rënda, pajiset me raport mjekësor për kujdes ndaj fëmijës me prapaveprim, me afat deri në 30 ditë.

Raporti mjekësor për shkak aksidenti në punë, ose sëmundjeje profesionale

Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjeje profesionale lëshohet nga institucionet spitalore dhe komisionet mjekësore përkatëse mbi bazën e dokumentacionit nga data e lindjes të së drejtës së trajtimit me raport mjekësor, sipas gjendjes shëndetësore të përcaktuar në “Kriteret klinike orientuese për paaftësi të përkohshme në punë”. I punësuari, që për shkak aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, ka nevojë për riaftësim të kombinuar me mjekim balnear ose klimaterik, trajtohet me raport mjekësor sipas kësaj rregulloreje. Raporti mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjeje profesionale, e provuar nga një komision mjekësh ekspertë kompetentë (KM), mund të zgjatet deri në 12 muaj.

RAPORTI MJEKËSOR PËR LEJE BARRËLINDJEJE

  • Raporti mjekësor për leje barrëlindjeje i lëshohet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.
  • Raporti mjekësor për lejen e paralindjes prej 35 ditësh kalendarike, lëshohet nga mjeku obstetërgjinekolog dhe atje ku nuk ka të tillë nga mamia, e drejtë që fillon në moshën e barrës 35-javëshe të gruas.
  • Raporti mjekësor për lejen e paralindjes për gruan që ka mbi një fëmijë në barrë, është 60 ditë kalendarike, e drejtë që fillon në moshën e barrës 31-javëshe të gruas.Gruas që i mbaron leja e paralindjes, por që akoma nuk ka lindur, për ditët deri sa të lindë, i lëshohet një vërtetim justifikues në bazë të të cilit punëdhënësi i jep leje pa të drejtë page.
  • Raporti mjekësor prej 330 ditësh kalendarike për lejen e lindjes fillon ditën që lind fëmija. Për 63 ditët e para të lejes së paslindjes, raporti mjekësor lëshohet nga mjeku obstetër-gjinekolog dhe aty ku nuk ka të tillë nga mamia, me një raport të vetëm 63-ditor. Pas këtij afati, raporti mjekësor lëshohet çdo muaj me raporte të veçanta 30-ditore nga mjeku i institucionit shëndetësor ku ka kartelën personale fëmija. Gruaja nuk ka të drejtë që ditët e mbetura të papërdorura nga leja e paralindjes t’i përdorë pas lindjes dhe raportin mjekësor e merr sipas rregullave të caktuara në këtë rregullore.
  • Kur gruaja lind fëmijë të vdekur, ose fëmija vdes sapo lind, ajo ka të drejtë të marrë raport mjekësor pas lindjes vetëm 63 ditë. Me kalimin e këtij afati, në qoftë se gruaja vazhdon të jetë e sëmurë, i lëshohet raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë sipas rregullave të caktuara në këtë rregullore.
  • Raporti mjekësor për leje pas lindjes, për nënën, babain që ka qenë i siguruar jo më pak se 12 muaj dhe që birëson një fëmijë të moshës deri në 1 vjeç, lëshohet nga mjeku i institucionit shëndetësor ku ka kartelën personale fëmija.
  • Raporti mjekësor lëshohet jo më parë se mbas ditës së 63-të të lindjes së fëmijës dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë. Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, gruaja që ka lindur pajiset me raport mjekësor për leje lindje sipas parashikimeve në këtë rregullore deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes.
  • Babai i siguruar ose birësuesi i siguruar, pas periudhës 63-ditore nga lindja e fëmijës, pajiset me raport mjekësor për kujdes ndaj fëmijës, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna, sipas përcaktimeve në këtë rregullore.
  • Raporti mjekësor për lejen e lindjes (kujdesi ndaj fëmijës) pas ditës së 63-të të lindjes së fëmijës, lëshohet nga mjeku i institucionit shëndetësor ku ka kartelën personale fëmija, pavarësisht vendbanimit sipas gjendjes civile të nënës/babit të fëmijës.
  • Kur nëna lind fëmijë jashtë Republikës së Shqipërisë, raportet mjekësore lëshohen me prapaveprim. Nëna trajtohet me raport mjekësor për leje lindjeje (leje paslindjeje dhe kujdes ndaj fëmijës) pasregjistrimit të fëmijës në zyrën e gjendjes civile. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, mbi bazën e dokumentit mjekësor të pasqyruar në sistem nga mjeku ku ka kartelën nëna ose fëmija, pas verifikimit të periudhës së sigurimit për plotësimin e kushteve ligjore për përfitim, miraton nëpërmjet sistemit elektronik të raporteve për vijimin e trajtimit me raporte nga mjeku, mbi bazën e dokumentit mjekësor përkatës të lëshuar nga institucioni shëndetësor i huaj që ka ndjekur si nënën ashtu dhe fëmijën.
  • Nëna trajtohet me raport mjekësor për leje lindje (leje paslindjeje dhe kujdes ndaj fëmijës) edhe për rastet e mosregjistrimit të fëmijës në zyrën e gjendjes civile. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, mbi bazën e dokumentit mjekësor dhe aktit të lindjes, të pasqyruar në sistem nga mjeku i familjes ku ka kartelën nëna, pas verifikimit të periudhës së sigurimit për plotësimin e kushteve ligjore për përfitim, miraton nëpërmjet sistemit elektronik të raporteve për vijimin e trajtimit me raporte nga mjeku, mbi bazën e dokumentit mjekësor përkatës të lëshuar nga institucioni shëndetësor i huaj që ka ndjekur si nënën ashtu dhe fëmijën.

 

Llojet e raporteve

  • Raporti mjekësor elektronik” është dokument elektronik mjekësor standard, i plotësuar dhe i lëshuar nëpërmjet sistemit “e-Raporte” nga mjeku i familjes, mjekët specialistë dhe anëtarët e Komisionit Mjekësor, sipas përcaktimit në këtë rregullore.
  • “Raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë” është dokumenti elektronik mjekësor, që lëshohet/plotësohet nga mjeku i familjes, mjekët specialistë dhe anëtarët e Komisionit Mjekësor që dëshmon e vërteton gjendjen shëndetësore të të punësuarit për një periudhë të caktuar kohore.
  • “Raport mjekësor për leje barrëlindjeje” është dokumenti elektronik mjekësor me periudha të caktuara kohore, që i lëshohet gruas së siguruar për pushim paralindjeje, paslindjeje, si dhe për kujdes ndaj fëmijës, babait të fëmijës, birësueses apo birësuesit për kujdes ndaj fëmijës.
  • “Raport mjekësor për aksidente në punë” është dokumenti elektronik mjekësor që i lëshohet të punësuarit, i cili pëson aksident në punë, ose për shkak të punës, që nuk fillon nga sëmundje të përgjithshme, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme ose të përhershme për punë.
  • “Raport mjekësor për sëmundje profesionale” është dokument elektronik mjekësor që i lëshohet të punësuarit për sëmundje të shkaktuara si rezultat i ekspozimit ndaj dëmtuesve, që rrjedhin nga veprimtaria e punës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Albana Elezaj says:
    December 11, 2022 at 9:41 am

    A perftohen rraporte per barrelindjen e dyte kur fëmijai dyte lind ne perfundim te lejes per barrelindjen e parë

    Reply
  • Sadri says:
    June 22, 2023 at 7:00 am

    A leshohen raporte mjeksore per paaftesi te perkohshme nga institucionet shendetesore jopublike (private)

    Reply
  • Stela says:
    September 21, 2024 at 2:21 pm

    Sa paguhet rapport iper nenen neqoftese femija eshte i semure

    Reply
  • Kozeta says:
    April 12, 2025 at 4:41 pm

    Sa perqind paguhet nena kur merr taport per femijen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?