Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëshqitje masive e shkëmbinjve në Qukës-Qafë Pllocë, ARRSH fajëson motin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rrëshqitje masive e shkëmbinjve në Qukës-Qafë Pllocë, ARRSH fajëson motin
KronikeLajmi i fundit

Rrëshqitje masive e shkëmbinjve në Qukës-Qafë Pllocë, ARRSH fajëson motin

Published: November 23, 2025
Shpërndaje

Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafe Pllocë në afërsi të tuneleve.

Mësohet se si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania e mirëmbajtjes është detyruar të vendosë në përdorim një baypass provizor për kalimin e mjeteve.

Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, që.ka fare pak kohë që është inauguruar.

Ngjarja është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh se ky aks ka kushtuar 260 milionë euro dhe u inaugurua vetëm dy muaj më parë, pas 16 vitesh punime.

- Publicitet -

Pas shembjes, Autoriteti Rrugor Shqiptar reagoi duke fajësuar motin e keq.

ARRSH deklaroi se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rrëshqitjen e gurëve në km 35 të aksit.

Kushte të tilla atmosferike janë të zakonshme në këtë periudhë dhe duhej të ishin parashikuar në projektim, që rruga të mos dëmtohej me reshjet e para.

Sipas ARRSH, grupet e punës në terren po vlerësojnë situatën dhe kanë marrë masa. Aksi, sipas njoftimit, është i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Në fund, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura.

Postimi i ARRSH:

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë. Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës. I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, ulni shpejtësinë, mbani distancën e sigurisë dhe shmangni frenimet e papritura.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • loni says:
    November 23, 2025 at 4:18 pm

    Pse jeni kaq cinik ?? Keto fenomene ndodhin ne te gjithe boten. Azgje nuk eshte e sigurt %, sado para te hedhesh.

    Reply
  • Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret says:
    November 23, 2025 at 4:24 pm

    Natyrisht qe ai Gjyli palloshi gjate i Beles si Kreu i ARRSH nuk kishte si ta dinte qe do bente mot i keq e do binte edhe shi kur nen urdherat e Shefes inspektonte ato punime me ate fature te kripur – 260 milione Euro te firuara kush e di se ku.

    Reply
  • Xha jaho says:
    November 23, 2025 at 5:33 pm

    Prandaj behen studimet gjeologjike te terrenit qe te marresh masat me perpara se te ndodhe. Nese do kishin mbetur njerez nen ato gure si do flisnim sot.

    Reply
  • demo says:
    November 23, 2025 at 5:35 pm

    Mire kusuret e korrupsionit,po na dermojne veshkat edhe Brdungllat e katundarit.Sapo mbaron rruga mbijne berdungllat me sere,me beton,me llastik,sidomos prane fshatrave.
    Perse i lejon Autoriteti Rrugor keto brdunglla,qe na moren shpirtin?
    perse i lejon Policia Bashkiake?Perse i lejon policia Rrugore?
    perse nuk i rrafshon Fadroma Qeverrise?

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    November 23, 2025 at 5:40 pm

    Tendinet e vrimes se Ballukut allias tenderat e tundlit te LlogArise Jane TYMUESE per te mbuliar MILIARDAT e Vjedhura ne Tere rruget e FERRIT:
    Kombit,Arberit,Thumanes,Korce-Erseke si Koridori Tere,Qukes-Plloce…….KRIME,KRIME,KRIME…
    Qe per fQInjet kghehen ne FITIME,FiTIME…

    Reply
  • Dursakja says:
    November 23, 2025 at 6:00 pm

    Por si nuk bëhet një rrugë si duhet në këtë vend.
    Arësyeja është që në kohën e bërjes së projektit mendohet se sa do të fitohet nëpërmjet korrupsionit.
    Turp që thuhet kushtet e motit!
    Nuk merret parasysh moti, por çfarë mund të thuhet më tej për një tërmet?
    Por janë profesionistë dhe të përgjegjshëm ato që bëjnë projekte dhe ato që e zbatojnë?
    Kush mban përgjegjësi për këto punë që bëhen nga të papërgjegjshmit, nga
    abuzuesit me detyrën?
    Ku janë institucionet shtetërore?
    Çdo gjë sikur është farsë.

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    November 24, 2025 at 7:17 am

    Kolonjaret thonë: “Kur vihet bytha të gatuaj… dihet çfarë gjelle do bëj”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • NATO-ja rrëzon një dron në Lituani teksa Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme
  • Dosja “Revanshi”, GJKKO shpall vendimin: Durim Bami dënohet me 10 vite e 8 muaj burg, ja sa u dënuan të tjerët
  • Horoskopi 15 Shtator 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  2. Mafia on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  3. Anonymous on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. demo on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  5. xhaxhi moderatori on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?