Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrezikon 35 vite burg, ZPS lë në paraburgim Salih Mustafën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrezikon 35 vite burg, ZPS lë në paraburgim Salih Mustafën
AktualitetKosovë

Rrezikon 35 vite burg, ZPS lë në paraburgim Salih Mustafën

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka deklaruar se lënia e Salih Mustafës në paraburgim është e nevojshme pasi eliminohet mundësia për arratisje apo ndërhyrje te dëshmitarët.

Në parashtresën e saj, ZPS ka thënë se vazhdimi i paraburgimit është mënyra e vetme për të menaxhuar rreziqet e paraqitura nga i akuzuari.

“Vazhdimi i paraburgimit të të akuzuarit mbetet i nevojshëm dhe proporcional. Dyshimet e bazuara dhe rreziqet e renditura në nenin 41(6)(b) vazhdojnë të ekzistojnë. Përkundër mbylljes së rastit kundër të akuzuarit, ai ende mund të pengojë ecurinë e procedurës, duke përfshirë procedurat e mundshme të apelit, duke ndërhyrë te viktimat, dëshmitarët dhe/ose familjet e tyre. Rreziqet e arratisjes dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme janë ende të pranishme dhe mbeten të larta. Në të njëjtën kohë, asnjë rrethanë e re nuk ka ndërhyrë që nga Shqyrtimi i Dymbëdhjetë i Paraburgimit që do të kërkonte rishikimin e gjetjeve të mëparshme të Panelit në lidhje me vlerësimin e rrezikut”, thuhet në parashtresën e ZPS-së e cila është bërë publike në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

- Publicitet -

Për Mustafën, i cili është në pritje të aktgjykimit, ZPS ka konsideruar se mund të pengojë ecurinë e procedurës duke përfshirë procedurat mundshme të apelit apo ndërhyrë në dëshmitarë apo familjet e tyre.

“Në përputhje me parashtresat e saj të mëparshme, ZPS-ja pohon se rreziku i arratisjes është real, vazhdimisht i lartë, dhe rritet më tej me përfundimin e procedurave dhe me vendimin e ardhshëm. Duke qenë tashmë plotësisht i vetëdijshëm për provat fajësuese të grumbulluara kundër tij, i Akuzuari, nëse lirohet dhe dënohet, mund të përpiqet të fshihet për të shmangur dënimin. Kjo është veçanërisht e vlefshme duke pasur parasysh ekspertizën e inteligjencës, kontaktet e të Akuzuarit, dhe ekzistencën e një rrjeti mbështetës që përfshin, ndër të tjera, veteranët e luftës së Kosovës”, thuhet në shkresë.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare ndërsa dhënia e deklaratave përmbyllëse ka përfunduar në shtator të këtij viti ndërsa pritet të shpallet aktgjykimi.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Mbrojtja e Salih Mustafës ka kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur kundër tij, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar trupit gjykues që Salih Mustafën ta dënojë me 35 vjet burgim.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 11:50 am

    Hage eshte nje deshtim total per luftetaret e UCK qe kane bere nje lufte te drejte per te mbrojtur jetet e shume kosovareve nga nje spastrim etnik i mirefillte nga ana e serbeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Ethem Lalaj on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  4. Izraeli i merr te gjitha on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  5. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?