Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis me Vlorën, do pasojnë tre qarqe: Rritet çmimi i ujit, sa do paguajmë nga shkurti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nis me Vlorën, do pasojnë tre qarqe: Rritet çmimi i ujit, sa do paguajmë nga shkurti
EkonomiLajmi i fundit

Nis me Vlorën, do pasojnë tre qarqe: Rritet çmimi i ujit, sa do paguajmë nga shkurti

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Teksa vijon reforma e bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha për të përmirësuar shërbimin dhe gjendjen e tyre financiare, duket se efekti i parë i saj do të jetë rritja e tarifave të ujit.

Kjo mund të mos vlejë për të gjithë kompanitë por të paktën për aplikimin e parë, bërë nga ujësjellësi i Vlorës, dhe miratimin e dhënë nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), tarifat e reja janë në rritje.

Në një vendim të bërë tashmë publik në Fletoren Zyrtare çmimi i ujit për familjarët që do të shërbehen nga ujësjellës-kanalizime Vlorë nga muaji shkurt do të jetë 33.3 për qind më i lartë sesa aktualisht.

- Publicitet -

ERRU ka miratuar një tarifë 60 lekë/m3 ujë për këtë kategori nga 45 lekë/m3 që është aktualisht. Për biznesin dhe klientët publikë që janë kryesisht institucionet tarifat e reja do të jenë 20 për qind më të larta. Me tarifat e vjetra ato paguajnë 100 lek/m3 ndërkohë që me ato të miratuara së fundmi 120 lekë/m3. Këto tarifa janë gjithsesi më të ulëta sesa ajo që kishte kërkuar ndërmarrja e Vlorës në aplikimin e saj.

Ndërkohë shërbimi i largimit të ujërave të ndotura ka pësuar gjithashtu rritje. Tarifa e miratuar për familjarët për këtë rast është 17 lekë, me një rritje 13 për qind në raport me tarifën e mëparshme. Për biznesin dhe konsumatorët publikë tarifa e re është 28 lekë me një rritje 12 për qind nga ajo aktuale.

Rritje kanë pësuar edhe tarifat fikse mujore për shërbimin duke u dyfishuar për konsumatorët familjarë nga 100 në 200 lekë në muaj kurse për bizneset është rritur me më shumë se 2.5 herë.

Bashkë me tarifat Enti ka miratuar edhe objektivat kryesorë që i janë vendosur ndërmarrjes sa i takon mbulimit me shërbim të furnizimit me ujë, mbulimit me shërbim të kanalizimeve, uji pa të ardhura, norma e arkëtimit apo mbulimi i kostove.

Ndërmarrja e ujësjellësit të Vlorës bashkon tre ujësjellës që është ai i Vlorës, Selenicës dhe Himarës por që ende sipas statusit të publikuar në faqen e ERRU nuk është bërë riorganizimi i plotë i shoqërisë. Përditësimi i fundit i kësaj faqe është në korrik 2023.

Vetëm ujësjellësi Vlorë i shërben përafërsisht 166 045 banorëve të Bashkisë Vlorë.

Aktualisht ERRU ka në shqyrtim edhe disa aplikime të tjera për ujësjellësit Durrës, Lezhë dhe Fier.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • durrsaku says:
    January 11, 2024 at 8:09 am

    Po perse nuk sillni me pare ujin e pijshem pastaj te ngrini Cmimet? Ju e kuptoni shume mire qe kjo eshte nje vjedhje qe i behet popullit duke e paguar 2 x ujin e pijshem. Pa respekt nga nje pensionist qe mer 10200 leke ne muaj.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 11, 2024 at 8:28 am

    Ujit, more Demkë, ujit
    di t’i rritet cmimi
    do paguajmë dyfish
    na pushtoi trishtimi.

    Ujit, more Demkë, ujit
    dyfish do t’i rritet vlera
    me zili të madhe
    do ta shohë dhe vera.

    Uji, more Demkë, uji
    do na hedhë shurrën përpjetë
    do kthehet kokëposhtë
    cdo cezmë e cdo rubinetë.

    Uji more Demkë, uji
    që Krishti e bëri verë
    me lule artificiale
    po na ardhka kjo Pranverë.

    Ah moj zonja Qeveri
    e ti more Kryeministër
    na vini nga një samar
    mos na vini vec kapistër.

    Reply
  • Uji s'eshte Pron e Qeverrise ! says:
    January 11, 2024 at 9:47 am

    Skandaloze ,e patolerueshme .________________Mbasi KryeMaskarai i Trefishoj rrogat Maskarenjeve te Parlamentit qe kan 33- vjet vjedhin Shqiperine ,nderkohe qe Qytetari Shqiptare ,mezi ja del ,te blej Medikamentet Mujore , pasi e futi Shqiperine Politikishte ne Kondomin e Hienes Greqi , duke ju nenshtruar Prsesionit /Urdhrave te tij ( qe nepermjet vendosjes Arbitrare te Davos e krye te Bashkise Himares ,( duke e konfirmuar Tinzarisht _si zone Minoritare edhe Himaren ) nderkohe qe s’ka asnji llogjike njerezore e akoma me pak Politike ta bej kte Tradheti Kombetare , ky KM Maskara e i pafytyre ,ky Tradhetare i Kombit Shqiptare , duke rritur Cmime , duke mos ber asgje per Punesimin e Shqiptareve (nderkohe qe ka Italie ku mudet te terheqi Plot Investitore Fabrika etj qe rrine ne tako ne Itali ) qellimishte ja ben te veshtire jeten qytetareve shqiptare , qe ata te largohen nga Shqiperia ,duke aplikuar gjate gjithe kohes nji Politike pro asaj qe do Bota kunder gjithe interesave Shqiptare . KM jone maskara , vazhdon rrugen e Kryeshkerdhates e Antishqiptarit saleh hamut brrisha (me altoparllant ne dore nga maja e Mutit ku qendron ) duke i vrare shqiptaret me Varferine qe i imponon me metoda te tilla ,te shtrenjtimit te jetes duke i detyruar te lene Shqiperine .
    Dhe cbejne Shqiptaret ? _ Sehirxhi budallain e mos reaguar edhe kur ti rrasin huri ne bythe !

    Reply
  • Detari says:
    January 11, 2024 at 11:43 am

    ke votuat zoti pensionist keto 20 vitet e fundit?

    Reply
  • Uji perpjete says:
    January 11, 2024 at 12:12 pm

    Kurse Melonit do ja japi falas ujin. Se kuptoj si e durojne Vlonjater kete bastard.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  • Horoskopi 10 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Temperaturat arrijnë në 40°C, ja si parashikohet të jetë moti këtë të hënë
  • FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  • Pse vazhdojmë të ikim? Një inskenim në Durrës rikthen historitë e viktimave të emigracionit

Komentet e Fundit

  1. Dursakja on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  3. Xherri on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  4. ANA on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  5. Ethem Lalaj on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?