Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE: Pasagjerët nga Kina të paraqesin test negativ COVID
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE: Pasagjerët nga Kina të paraqesin test negativ COVID
AktualitetBote

BE: Pasagjerët nga Kina të paraqesin test negativ COVID

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

Zyrtarët e qeverive të Bashkimit Evropian rekomanduan që pasagjerëve që udhëtojnë nga Kina për në BE duhet të kenë test negativ për koronavirus, para se të nisen për në Evropë, shkruan REL.

Ky rekomandim vjen në kohën kur Pekini po përgatitet të lehtësojë masat e udhëtimit, pavarësisht se shteti po përballet me një valë të re të infektimeve me sëmundjen COVID-19.

Rekomandimi u bë nga Grupi i Integruar Politik për Përgjigje ndaj Krizave – që përbëhet nga zyrtarët e 27 shteteve të BE-së – dhe është në linjë të njëjtë me rekomandimin e bërë paraprakisht nga Komisioni Evropian.

- Publicitet -

Pekini planifikon që të lehtësojë kufizimet për udhëtime më 8 janar, pavarësisht një vale të re të infektimeve që ka ngarkuar spitalet dhe morgjet në Kinë.

Grupi i BE-së po ashtu rekomandoi që të gjithë pasagjerët në fluturimet për dhe nga Kina, duhet të mbajnë maska. Po ashtu u tha se qeveritë e BE-së mund të aplikojnë testime rastësore të pacientëve që arrijnë nga Kina dhe po ashtu do të marrin mostra dhe të testojnë ujërat e zeza nga avionëve që vijnë nga Kina.

Testin negativ për udhëtarët nga Kina veçse e kërkojnë autoritetet në Spanjë, Francë dhe Itali.

Kina tashmë ka kundërshtuar këto veprime, duke paralajmëruar për “kundërmasa” nëse një politikë e tillë do të vendosej në mbarë bllokun evropian.

Pekini, pas pothuajse tre vjetësh, muajin e kaluar njoftoi për lehtësimin e masave.

Rastet me koronavirusin e ri fillimisht ishin regjistruar në fund të vitit 2019 në Kinë. Që atëherë, ky virus ka vrarë mbi 6.7 milionë persona në mbarë botën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtësim apo më shumë shtrenjtim?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtësim apo më shumë shtrenjtim?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?