Bashkim Qeli*
Historia e popullit shqiptar është një vazhydë pambarim luftërash e përpjekjesh kundër pushtuesëve të huaj, për liri e pavarësi e përparim shoqëror. Në këto luftra ka spikatur atdhetarizm e patriotizmi i tij i lartë, shpirti i paepur luftarak, trimëria, guximi dhe vendosmëria. Qindra vjetë luftrashtë paepura, kundër hordhive të shumëta të pushtuesëve të ndryshëm, që u turrën mbi vendin tonë, në fillim pushtuesit romake, sundimi bizantin, sllavë, bullgar e serb dhe më pas ata turq. “ Perandori të tera erdhën dhe ikën – thotë E. Durham – por ata kaluan mbi shpinën e shqiptarit, si uji mbi shpinënë e rosës,… ai e pranoi nënshtrimin vetëm formalisht dhe rruajti zakonet dhe individualitetin e tij të theksuar.”(f.104)
Rilindja kombëtare ishte një lëvizje e gjërë dhe e fuqishme çlirimtare, që u zhvillua në të gjithë vendin dhe kolonit e ngulmimet shqiptare e arbereshe jashtë atdheut, që ng avitet 30 të shek.XVIII-të gjer më 1912, kur u shpallë shtet pavarur kombëtar. Kjo lëvizje, me tipare përhërë më të dukshme patriotike e demokratike, që i pati rrënjët në të kalurën luftarake liridashëse kundër pushtuesve të huaj e dhunes feudale, vazhdoi edhe pas shpalljes së pavarësisë, me përpjkjet dhe luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësorë të vendit kundër lakmive të vendeve shoviniste fqinjë, gjersa më 1920, me Kongeresin e Lushnjes dhe epopen e Luftës së Vlorës, u konsolidua shteti I ri shqiptar.
Në krye të kësaj lëvizje u vunë burra të mençur, udhëheqës të guximshëm e të vendosur atdhetar, patriot, iluminist demokrat, që mbi interest e atdheut nuk vini gjë tjetër. Ata ditën të orjentohen me zgjuarësi në situatat e ndërlikuara të gjëndjes ndërkombëtare. Për realizimin e programit të çlirimit kombëtar dhe të vënies së vendit në rrugën e përparimit e të demokracisë, rilindasit pa i reshtur përpjkjet dhe nismën për të bashkëpyunuar me fqinjët, e mbështetën shpresën e tyre tek forcat e brendshme, në radhë të parë, të masave popullore të fshatit dhe të qytetit. Ata i dhanë lëvizjes kombëtare një strategjie e taktiktë përshtatshme e të aftë për të realizuar programin e tyre të gjithanshëm. Në të u përfshinë lufta politike e ideologjike, veprimtaria kulturore e arsimore dhe nismat diplomatike. Periudha më revolucionarenë historinë e popullit tonë, ishtë ajo e Rilindje Kombëtare Shqiptare ecila u realizua sukses të ligjshëm me Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
Lufta çlirimttare e populli tonë kundër pushtimit turk u bë objekt i diplomacisë europiane që nga fundi i shek. XVIII deri në fillim të shek. XX. Në atë kohë në fushat e betejave të Shqipërisë u ndeshën përsëri ushtritë shqiptare me ato turke dhe bashkkoëhësit kujtuan se kishtë ardhur përsëri koha e lavdishme e Skënderbeut, kur ushtritë shqiptare dolën fitimtare për një kohë, nën udhëheqiene Ali Pashës në jugë dhe Bushatllinjëve në veri. Kjo mundësoi që edhe në kancelarit europiane të bëhej objekt bisedimesh aspirta e e sundimtarëve autonom shqiptarë të Janinës dhe të Shkodrës. Por kjo nuk mundë të realizohej me sukses për dy arsye, së pari, klasa feudale shqiptare nuk mund ta udhëhiqte deri në fund masat popullore shqiptare në luftën për çlirim, dhe se dyti shtetet e mëdha europiane nuk e përkrahën iden e nje mbretërie autonome ose të pavarur shqiptare.
Lufta e popullit shqiptar për liri e pavarësi, mori një përmbajtje të re që nga viti 1830, kur filloi një epoke e re historike, që kulmoi me LSHP, gjë që dëshmon se populli shqiptar kishte hyre në një fazë të re revolucionare, në atë të Rilindjes Kombëtare, të epokes që do të mbyllej, me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. “ Rilindja Kombëtare – thuhet në Historinë e Shqipëris – ishte një lëvizje me penë e pushkë, me përmbajtje ekonomike, politike dhe kulturore, që synonte çlirimin e atdheut nga sundim tarër e huaj, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet kombëtar autonom ose të pavarur. Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje e re që shënonte një etap më të lartë, në krahasim me lëvizjet e mëparshme çlirimtare edhe përsa i përket përbërjes klasore të udhëheqjes së saj dhe pëmbajtjes ideologjike e politike .”(Vl.I, f.100)
Një etap, e rëndësishme në rrugën e lavdishme, për liri e pavarësi ishtë LSHP ( 1878 – 1881), kjo organizatë politiko – ushtarake mbarë shqiptare tregoi veten, falë heroizmit e patriotizmit masave popullore, se mundë të mbronin tërësinë toksore të vendit të kërcënuara nga lakmitë imperialist e shoviniste, se mundë të qeveristë Shqipërinë në mënyrë të pavarur në rrugën e përparimit dhe të fqinjësisë së mirë politike. Por diplomacia europiane, e kombinuar me dhunën ushtarake dhe shovinizmin monarkik ballkanik nuk mund ta pranonin zgjidhjen e drejtë të lëvizjes kombëtare shqiptare. Por këtë zgjidhje ata mund ta pengonin përkohësisht por jo ta fshinin nga faqeja e dheut.
Kombi shqiptare tregoi, edhe më shumë vitalitetin e tij etniko kulturor të kalitur, ndër shekuj lufte për liri e pavarësi në agimet e shek.XX, kur Lëvizja Kombetarë Shqiptare hyri në etapën perfundimtare të ngadhënjimit të saj. Kështu vullneti liridashës dhe patriotik i popullit shqiptar ndërmori frontalisht, në shumë fusha luftën e armatosur, luftë politike, diplomatike, për shkollen e kulturën kombëtare , për të dalë nga errësira e zgjedhës së huaj, në dritën e lirisë, të pavarësisë dhe të përparimit shoqëror. Tek patriotët shqiptaru formua bndja, se vendi nën regjimin osman, jo vetëm nuk mund të kishte asnjë përparim, por ishte rrezik të zhdukej bashkë me perandorinë Osmane, se gjëndja e saj ishte shumë e rëndë, ajo ishte në agoni. “ Turqia – thotë S. Frashëri –në këtë udhë që ka zënë, nuk rron dotë shumë kohë.”( f.114) Lufta italo – turke, e cila e kishte filluar që në shtatot 1911, po e dobësonte edhe më shumë Perandorinë Osmane. Fuqitë imperialiste të Europës ishin gati ta coptonin dhe të rrëmbenin territore sa më të mëdha prej saj. “ Aneksimi Italian i Tripolit – sic thoshte Ismail Qemali – se parimi i tëresisë toksore të Perandorisë nuk resprktohrj më” ( I.Q f.14) prej tyre. Edhe qarqet shoviniste ballkanike, po bënin përgatitjet e tyre, për ti shpallur luftë Turqisë dhe të ndanin zotërimet e saj në Ballkan. Ky ishte një rrezik për trojet shqiptare. Prandaj në katër anët e vendit dëgjohej thirrja, që të shkëputej sa më pare Shqipëria nga Turqia dhe të mbrohej atdheu me armë në dorë.
Kjo tregonte se kishte ardhur momentii duhur për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë, dhe si e vetmja rrugë shpëtimi, këtë rradhë atdhetarët gjetën atë të kryengritjes së armatosur, të bazuar në forcat e veta, e që, ndryshe nga kryengritjet e mëparshme, do të ishte mbarëshqiptare. Kjo kryengritje gjeti jehonë në shtypin e kohës. Gjatë atij viti dolën disa organe shtypi brenda e jashte vendit, që ishin, gazeta “ Kpha” e M. Gramenos në Korçë, “ Dielli” në Manastir, që drejtohej nga Mustafa Hilmiu ( Muço Qulli), “ Shkupi” në Shkup,” Liria e Shqipërisë” në Sofje,” Dielli” në Boston. Të cilat i bënin thirrje popullit për liri e pavarësi. Përgatitjet për kryengritjen e përgjithshme të armatosur filluan, që në gushtë të vitit 1911. Kur krerët pane, që qeveia turke nuk i plotësoi kërkesat e shqiptarëve, siç shkruante gazeta “Liria e Shqipërisë” se ajo “ nuk kishte ndërmënd t’i jepte ato të drejta “ jo tërë Shqipërisë por as Malësisë së Madhe” e cila kishte rëmbyer armët gjatë atij viti. Zëri dhe vepra e njerëzve të mëdhenj të Shqipërisë, ishte thirrja e fuqishme, ka qënë shqiptarë bashkohuni. Shtypi shqiptar i asaj kohe i ka bërë jehonë të madhe, “ O burra bashkohuni o shqiptarë”, shkruante gazetari Jani Vruho në gazetën “ Boston.” Ndësa gazeta “ Liria e Vllazërimit” në Sofije shkruante, “ Kështu na dëshoron zemra te bëjmë dhe ne stërniprit..e shpirtmadhit Skënderbe, dhe të bashkohemi të gjithë për të punuar për lirin e Shqipërisë”.
***
Edhe shtypi patriotik i mërgimit kishte filluar të jepte kushtrimin për kryengritje të armatosur :- “ Pushka – bënte thirrje gazeta Dielli – ishte e vetmja rrugë që duhet të përdorim për të fituar të drejtata tona, ndërsa gazeta “Liria e Shqipërisë” nga Sofja i drejtohej vegjëlisë se –“ deshëm dhe duam të zgjojmë opingën, se po mos mori frymë vegjëlia kurr nuk vjen liria e një kombi.” Që nga fillimi i marsit të 1912, u ngrit flamuri i lirisë dhe u dukën flakët e para të kryengritjes së përgjithshme. Tipar dallues i forcave kryengritëse, kudo në Shqipëri ishte solidariteti kombëtar i luftëtarëve pa dallim feje krahine. Ata nuk u mashturan nga premtimete xhonturqve për reforma, të cilat Luigj gurrakuqi i quante “ shtypje dhe shtrëngime të reja që ndezën një zjarr të ri”, zjarri e kryengritjes së armatosur.
Keshtu që nga Kosova, Malësia e Shkodrës, Mirdita, Dibra, Elbasani Korça Tepelena, Vlora, Gjitokastra dhe Çamëria filluan veprimet e armatosura. Udhëheqija e kryengritjes bëri orvajtje, për krijimin e një qëndre të vetme drejtuese për bashkërendimin e veprimeve luftarake, për një Shtab drejtues ushtarak. Për këtë një punë të madhe bënë Ismail Qemali, Luigj Guarakuqi, Hasan Prishtina, Themistokli Gërmenj, Çerçis Topulli etj. Në përfundim të këtyre orvajtjeve u mbajtën Kuvendet i Junikut ( 21-25 maj 1912), dhe Kuvendi i Sinjës ( 23 korrik 1912), që vendosën për bashkimin kombëtar dhe për realizimin me armë në dorë kërkesat e lëvizjes, duke miratuar nje momerandum të nënshkruar nga 50 komandatët e çetave të Jugut.
Pas këtyre ngjarjeve të mëdha politike, kryengritja i zgjeroi edhe me tepër veprimet luftarake kundër pushtuesëve turq, në të gjithë territorin e vendit. Momentet më të rëndësishme të luftimeve ishin, në Qafën e Prushit, për të cilën Hasan Prishtina e vlerësoi se ” u gjallërua kryengritja në Kosovë” , luftimet ne Qafën e Trapit ku krahas burrave luftuan edhe gratë, çëlirimi i Krujës, luftimet ne Buletin, të qafëzez në Kolonjë, çlirimi i qyteteve të Kosovës, Shkupit, ku u futunë ngadhnjimtarë mbi 30 000 luftëtarë. Përball veprimeve të fuqishme të forcave kryengritëse, qeveria Osmane u detyrua të hynte në bisedime me udhëheqjen e kryengritësve, për këtë u mbajt në Shkup më 18 gushtë marveshja midis kryengritësve dhe xhonturqëve. Këto veprime krijuan kushte për të ndëmarë aksionin e madhe politik për Shpalljen e Pavarësisë. Këto veprime i detyruan edhe fuqitë e Mëdha AustoHungarine dhe Italiën të shpreheshin në interses të krijimit të shtëtit pavarur shqiptar .
Shpërthimi i Luftës Ballkanike, më 1912 rrezikonin seriozishte fitorete aritura të kryengritësve, armiqtë e Shqipërisë synoni të pengonin kombin shqiptare të fitonte pavarësin. Situata u bë shumë kritike në vend, udhëheqja e Lëvizjes Kombëtare, me në krye Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Buletinin, vendosën të kryenin aktin solemn – Shpalljene Pavarësisë Kombëtare. Për këtë Kuvendi patriotëve në Bukuresht vendosi një zëri “ të ngrihet në Shqipëri flamuri ynë Kombëtar, të mblidhet një kongres dhe të formohet një qeveri provizore” . Uniteti i mendimit dhe i veprimit politik, për këtë akt të lartë të Lëvizjes Kombëtare u shfaq jo vetëm ndërmjet patriotëve të mërgimt, por edhe veprimtarëve patriot brenda Shqipërisë. Për këtë në mesin e tetorit 1912, udhëheqësit e “ Shoqërisë së Zezë për shpëtim” u mblodhën në Kuvendi në Shkup dhe vendosën njëzeri për shkak së “Turqia ka për humbur luftën, të shpëtohet Shqipëria”, dhe për këtë duhej të thirrej një kuvend kombëtar, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë. Por në rrethana,t kur po beheshin përgatitjet për thirrjen e kuvendit, trojet shqiptare po shkëleshin nga ushtritë e shteteve shoviniste ballkanike. Ushtritë serbo malazeze të verbuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve, po digjnin, shkatëroni dhe masakronin popullin e pambrojtur, duke berë tortura çnjerëzore dhe akte vandal. : hakmarrëse dhe të egër – shkruan një autor i huaj – duke shrytëzuar faktin që veprimet e tyre ishin të pandëshkueshme dhe viktimat e tyre të pambrojtura, ato ( ushtritë sërbe) dogjën dhe vranë pa patur mëshirë për moshën dhe seksin”
Përparimi i ushtrive ballkanike në trojet shqiptare preku interesate Austro-Hungarisë,Gjermanis dhe Italisë, sepse zgjerimi i territorial i shteteve sllave në Ballkan do të riste influencën ruse në në rajon, më rëndësi strategjike për Europën. Këto reagime te diplomacisë europiane, u shfrytëzuanmë zgjuarësi nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare, për të shpejtuar veprimet për shpalljen e pavarësisë Kombëtare.Duke u njohur me gjëndjen revolucionare në Shqipëri, Ismail Qemali me Luigj Gurakuqi dhe Pandeli Calen u nisën për në atdhe. Por para se të mbrinin në Shqipëri ata shkuan ne Vjenë për të parë qëndrimin e Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare. Patriotëtshqiptraë pasi morën mbëhtetjen e qeverisë austriake, lajmëruan Komisionin Përgatitor të Kuvendit Kombëtarë në Vlorë, që të mblidheshin delegatët në Durrës ose në Vlorë. Shtypi vjenez shpejtoi dha lajmin se patriotët shqiptarë do mblidheshin në Vlorë për të kuvendur çështjen kombëtare. Me të marë lajmin veprimtarët patriot i shtuan kontaktet me njeri tjetrin, që në kuvendin kombëtarë të përfaqësoheshin të gjitha krahinat. Masat popullore ishin shumë e entuziaste, sa që flamuri kmbëtar u ngrit i pari më 12 nëntor në Lushnje, populli Ebasanit e shpalli pavarësinë 25 nëntor, ai I Durrësit dhe Tiranës me 26 nëntor, populli I Kavajës dhe Peqinit në 27 nëntor.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës bashkoi 63 delegat nga mbarë trojet shqiptare. Këtë delegate, për nga përbërja shoqërore dhe përkatësia krahinore e fetare mëshironin unitetinn e madhë të një kombi te vogel, por shumë liridashës. Kombi shqiptarë dëshmoi edhe njhërë atë realitet që u kishte rënë në sy studiueseve të huajve, se populli shqiptar “ zotërin një shpirt pavarësie të përjetëshme”, se” idet e pavarësisë kombëtare nuk ishin shuarë kurrë në Shqipëri”. Këtë e dëshmoi delegati Vlorës në Kuvend kur tha :-“ Gegë dhe toskë, muhamedan e të krishter, delegate të Kosovës, të Çamërisë, të Bregut të Detit, të Shkodrës jetike, të Korçës së bukur, e të Malësisë së Gjakovës, të gjithë krahinat janë përfaqësuar në Vlorë.”(102) Në fjalën e qetë të plakut të urtë të Vlorës që bmajti në Kuvend tha :-“ Poulli shqptar na zgjodhi ne e na dërgoi në këtë mbledhje që të këshilohemi për shpëtimin e atdheut . Shpëtimi është një i vetëmLIRIA” (103) Fjala e plakut të urtë e im mënçur u kurorëzua me vendimin unanim të delegatëve të Kuvendit “ Të gjithë delegatët me një zë venduen që Shqipëria, me sot të bëhet mëm vete dhe e mosvarme.”Ngritja e flamurit Kombëtar në Vlorë, përfaqesonte, së pari një grushtë dërmues kundër shovinizmit ballkanas dhe kundër politikës së pazareve të pista të shtëteve imperialiste në kurriz të popujve të vegjël; së dyti, një dëshmi konkrete historike se çdo popull liridashësë, sado që të ketë përballë tij armiqë të egër e të pabesë, është në gjëndje t’i mposhtë ata, me forcat e veta, në rast se mobilizon forcat më aktive, të veta në luftën e shënjtë, për pavatësi kombëtare dhe përparim shoqëror.
Ktëë të vërtet historike e ka dhënë e vazhdon ta jap edhe sot populli shqiptar. Ky popull pësoi padrejtësi të reja nga Fuqitë e Mëdha, edhe pas 28 Nëntorit 1912, duke iu shkëputur shtetit të pavarur shqiptar, pjesë nga trungu jetik i trojeve të tij, ai mundi të përballojë tallazet e rej të fuqishme të periudhë së Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore e te periudhës pas çlirimit. Me këtë ai dëshmoi edhe një herë vitalitetin e një kombi të pamposhtur, që di të mbrojë e të luftojë për idealet e shënjta ë atdheut. Këto padrejtësi të bërë nga Fuqitë e mëdha europiane në vitët 1912 – 1915, ka ardhur koha të zgjidhën në kuadrin e globalizmit dhe të inetgrimit europian. Akademikët, politikanët dhe historianët e të dy anëve të kufirit, duhet të ngrën zëri fuqishëm në forumet ndërkombëtare,që të krijohet kombi shqiptar, ku të përfshihen të gjitha trojet që u lanë jashtë kufijve të tokës Amë, dhe se pa u zgjidhur çështja e kombit shqiptar nuk do të ketë qetësi Ballkani. Sepse sot në Europ nuk janë ato mëndësi të fillim shek. XX për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
*Studiues
Nen Perandorine Osmane “Shqiperia” nuk mund te perparonte thote Autori i ketij shkrimi te Trilluar.
Ajo dihet o Idiote qe you ndryshoi Kombesine nga Epirote ne Muhamedane.
You ndryshoi Emrat,M iemrat,Glosan (gluhe “shqip”) Greke mijeravjecare,Istitucionet,Ndergjegjen etj.
Prandaj dhe you i ndryshuat Topo-Onomat (toponimet greke te Vorio Epirit sepse ishit turq.
Vete facti qe deri sa u hap shkolla e pare shqipe (open skolio proti) kishte vetem Skolio Greke qe nga koha e majmunit dhe rreth 960 turke.
Per cfare “Perparim apo Komb” e ke llafne o Turkoallvano?
Aneksimi Italian i Tripolit Greke ne Liby thote Governatori i saj Osmane Ismail bej Vlora se parimi tokesore i Perandorise nuk respektohej me.
D.m.th ku ishte ketu “Shqiperia”?
Pa Ustitucione,pa gjuhe te shjruar as te folur. Dihet kjo gjuhe me shumice italisht kur u krijua.
Pas renies se Perandorise Greke te Bizantit api Romes lindore te themelluar nga Perandori Ilyre Greke Megas Kostantinos.
Ku jane “Patriotet” shqiptare qe nuk luftojne per te cliruar Kostantinopolin?
Apo you vjen keq per Baben Sulltanin?