Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrugëtimi i Jorgji Meksit – mjeshtër i shquar i gazetarisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Rrugëtimi i Jorgji Meksit – mjeshtër i shquar i gazetarisë
Kulture

Rrugëtimi i Jorgji Meksit – mjeshtër i shquar i gazetarisë

Published: September 27, 2022
Shpërndaje

Prof. Dr. Hamit Boriçi

 

1.

- Publicitet -

Publicisti Jorgji Meksi, një ndër penat e shquara të brezit të fundit të Rilindjes sonë kombëtare, lindi në maj të vitit 1860 në Labovë të Madhe (Labova e Zhapës) në Komunën  Odrie në rrethin e Gjirokastrës, fshat me histori të lashtë dhe tradita atdhetare, arsimore dhe kulturore. Lastar, pinjoll i trungut të familjes së madhe Meksi, Jorgji rrugëtoi në gjurmët e parardhësve të tij duke krijuar individualitetin e bërë emër në gazetari.

Mësimet fillore dhe të mesme i kreu në Janinë dhe studimet e larta në Athinë, në Fakultetin e Filozofisë”. Ende student ishte kur u bë i njohur me shkrimet e tij në gazetën më të madhe të Athinës, “Akropoli” që drejtohej nga Dekani i gazetarisë greke, Vllash Gavrilidhi”, po ashtu edhe në gazetën “Agon”, ku botoi disa artikuj për të drejtat kombëtare shqiptare.  / Gazeta“Bashkimi i Kombit”, viti II, nr. 225, 24 shtator 1944, f. 3 /Ai, sidomos pas diplomimit, shkroi e botoi në disa gazeta të kryeqytetit grek për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke treguar të vërtetësi për gjëndjen e zhvillimet në atdheun e tij.

Njohja në Athinë me veprimtarin iluminist, arbëreshin e GreqisëAnastas Kullurioti, luftëtar i pareshtur për çështjen kombëtare deri në fund të jetës, ndikoi shumë në vetëdijësimin  e përkushtimin e Jorgjit në publicistikë me orientim e frymëzim kombëtar.

Student nëntëmbëdhjetvjeçar ishte Jorgji kur Anastas Kullurioti botoi në zemër të Athinës të përkohshmen “I foni this Alvanias” (“Zëri i Shqipërisë”, 1879-1980). ku me pseudonime të ndryshme  publikoi disa shkrime me përmbajtje kombëtare shqiptare.

Kështu vazhdoi edhe në kohët pas “Zëri i Shqipërisë”. I frymëzuar nga Kullurioti dhe me ndjesi patriotike, i ushqyer që në fëmijëri në familje dhe i rrethuar nga bashkatdhetarët në “Zosimea” në Janinë, Jorgji shfrytëzoi rastet për të nëntekstuar ide dhe mendime për çështjen dhe të drejtat e Shqipërisë e të shqiptarëve. Ai gjeti shteg botimi edhe  për artikuj si ai me titull ’’Deri kur ne shqiptarët duhet t’u shërbejmë grekëve’’. Ishte ky artikull që u bë shkak që autori të detyrohej të arratisej nga Greqia. Autoritetet zyrtare të Athinës, të shqetësuar reaguan egërsisht. Përveç kritikave të ashpëra, shovinistë të tërbuarorganizuan një provokim të dhunshëm fizik,  i zunë pritë Jorgjit dhe e qëluan me thikë, duke e kërcnuar  me jetë. (Shënim: Jorgji Meksi “ishte dënuar me vdekje nga gjykata e Janinës “për shkak se përpiqej dhe dëshironte të lirë vendin e vet”  -Gazeta “Bashkimi i Kombit”, viti II, nr. 225, 24 shtator 1944, f. 3).Prandaj u detyrua të “arratisej” nga Greqia.

 

2.

Pasatij incidenti,me interesimin dhe përkrahjen e Anastas Kulluriotit me disa arvanitas, Jorgji Meksi shkoi në Rumani, ku shpejt u përfshi në lëvizjen kombëtare të komunitetit shqiptar të Bukureshtitdhe u muar me gazetari. (Shih gazetën “Drita”, Tiranë, 21 maj 1972 /

Në artikullin “Gazetaria dhe përpjekja shqiptare në Rumani” shkruante “…kur vajta për herë të parë në Rumani (1888) rronte akoma Jani Vreto, NikollaNaço shpallte “Shqiptari-n”, ku shkruhej, me hov patriotik dhe me guxim”. ( Gazeta “Shqipëria e re”, Konstancë, 28 nëntor 1930)

Në fillim u aktivizua nëtë përkohshmen e Nikolla Naços,“Sqipetari”, që, nga viti i dytë do të dilte me emrin “Shqiptari”. Edhe gjatë dy vjetëve që studioi në Paris për shkenca politike, i ngarkuar nga Nikolla Naço  Jorgji do të kryente detyrën e korrespondentit të revistës “Shqiptari” të Bukureshtit.

Tre muaj pas 25 marsit 1897 kur në Bruksel Faik  Konica promovonte revistën “Albania” ( 1897- 1909), në Bukuresht doli në qarkullim e përjavshmja “Shqipëria” (1897 – 1899), ku Jorgji Meksi dha një kontribut të shumëvlertë që në themelimin e saj. Në katër faqet e asaj të përkohshmeje,që dilte në gjuhët shqip, rumanisht, frëngjisht dhe greqisht “ u shpallën qartë qëllimet e lëvizjes kombëtare. Fletorja “botohej nga një komitet i Shoqërisë Dituria, vazhduese e Shoqërisë Drita, e kryesuar nga Visar Dodani dhe Jorgji Meksi”. /Robert Elsie – Histori e letërsisë shqiptare-, Tiranë-Pejë 1997, f. 226/

Që në numrin përurues Jorgji Meksi, me pseudonimin “Gjika” botoinë gjuhën greke artikullin “Studim i shkurtër rreth çështjes shqiptare”. Në të shprehet optimist:“ “Agimi i një gjëndjeje të re po lind për kombin shqiptar. Ëndërrat e stërjyshërve tanë, dëshirat e thella të atyre që kanë dashur atdheun dhe janë sakrifikuar për të, drithërimat e shenjta të breznive të kaluara, dëshirate kombit që çdo ditë merr formë dhe po bëhet më e qartëme qellim që të njohë më mirë vetveten dhe të fitojë ndërgjegjen kombëtare”. /Gazeta “Shqipëria”, Bukuresht, , nr. 1-2, 10 maj 1897/

Arbëreshi i Italisë, Gaetano Petrota duke njoftuar për këtë përkohshme theksonte se ajo drejtohej “ nga Jorgji Meksi, veteran, Nestor i gazetarisë shqiptare”,,,”ku  botoi mjaft artikuj për gjuhën shqipe, për arsimin dhe politikën. (Shih: Gaetano Petrotta: “Popolo, Lingua albanese”, Palermo, l932, f. 4ll ).

Në Bukuresht Jorgji Meksi bashkëpunonte edhe me të përkohshme të tjera, si  “Yll’ i Shkjiperisë” (1898-1899) / E përmujashmja politike, shoqërore, letare, kulturore,etj.,“L’Etoile albanaise”, “Organ i interesave shqiptare” në gjuhët shqip, greqisht e frëngjisht, drejtuar nga avokati Demetrius Ilo. (Shih: Palok Daka – Bibliografi retrospective e shtypit periodic shqiptar e mbi Shqipërinë e viteve 1848-1944 – Revista “Studime hisgtorike”, Tiranë 1971, nr.3, f. 153 ).

Ai, në një nga artikujt e tij, botuar në gazeten ‘’ Ylli i Shqipërisë’’,“ankohej”: “Ndë dhe të huaj tek jemi, armë e stoli që me to shqiptari ndë dhe të huaj rron gjithmonë, nuk kemi; nuk na mbetet veçse kalemi në dorë…’’.  (Shënim: Në revistën ‘’ Ylli i Shqiperisë’’ shkrimet i botonte me pseudonimin  “Odria”, emër i një mali në Labovë).

Një ndër gazetat kombëtare ishte edhe e përdyjavshmja “Atdheu”, që e  botonte  Jani Mihal Lehova me moto “Mpron të drejtat e Kombit Shqiptar” në Konstancë të Rumanisë deri në numrin 36, për ta vijuar nga numri 37 në qytetin Durrës (Shqipëri) si “Organ kombëtar”.

Për guximin dhe mendimet e tij demokratike e përparimtare ai u ndoq dhe u persekutua nga shovinistë ballkanas edhe nga qeveritarët rumunë, por nuk e ndryshoi rrugën. Sfidat i përballoi me stoicizëm.  Në një polemikë me revistën e Budapestit ’’Revue d’  Orient’’, e cila, në  pasqyrimin e ngjarjeve në Ballkan gjatë viteve 1895-1914,  theksonte se lëvizja kombëtare shqiptare nuk kishte ndonjë vlerë, pasi shumica e popullsisë shqiptare ishte e besimit mysliman dhe, si të tillë, besnike ndaj Turqisë. Jorgji Meksi u përgjigjet: Jo, zotrinj të Budapestit! Lëvizja shqiptare nuk përfshinë vetëm shqiptarët ortodoksë e katolikë, por edhe myslimanët shqiptarë. Ata , para së gjithash, janë shqiptarë.’’.

3.

Me dëshirë për të dhënë kontribut për atdheun, në vitin 1913 kthehet në Shqipëri. Ndalesa e parë e tij ishte Labova, asokohe e okupuar nga ushtria greke që nuk e lejoi të qëndonte në fshatlindje. Komanda e ushtrisë greke, e përqëndruar në  Labovën e Madhe, urdhëroi dëbimin e Jorgji Meksit.

U vendos në qytetin e Gjirokastrës, ku para dhe pas Luftës së Parë Ballkanike (1913-1914) deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste vazhdoi të ushtrojë  gazetarinë.

Me përkushtim punoi në gazetën “Drita” të Veli Hashorvës, me gazetën “Labëria”, që, më pas doli me titullin “Idea kombëtare”/ Botohet në vazhdim të fletores “Labëria” (Palok Daka – Revista ”Studime historike”, Tiranë, 1972, f. 222 ).dhe, nga numri 209 më 6 prill 1925 mori emrin “Demokratia” (1925-1939).

Gazetari veteran Nako Bezhani shkruante: “Në dekadën e dytë dhe të tretë të këtij shekulli (Shek. XIX), Jorgji Meksi u muar disa vjet me rradhë drejtor përgjegjës i gazetës “Demokratia” dhe ka mbajtur rubrika të përhershme siç ishin “Shënime shoqërore” dhe “Buletini politik”. /Revista “Tribuna e gazetarit” , Tiranë. 1972, nr. 3 (48), f. 32/

Saktësojmë: Jorgji Meksi drejtimin e të përkohshmes e ka marrë më 1 janar 1937 (Revista “Studime historike”, Tiranë,1972, nr. 2, f. 222) dhe “deri në fund këtë gazetë e redaktoi vetë Meksi”. /Robert Elsie – Histori e letërsisë shqiptare- Tiranë- Pejë, 1997. f. 227 /.

Jorgji Meksi, pas 7 prillit 1939 vendosi të tërhiqej nga gazetaria. “Kërkesës së kolonelit Italian Di Fucio për çeljen e një gazete, Jorgji iu përgjigj:“Gazetë më nuk nxjerr”. ( Gazeta “Bashkimi kombëtar”, Tiranë, 24 e 26  shtator 1944, f. 3)Zyrtari ushtarak e kërcënoi dhe e detyroi të punonte në gazetën politike “Epoka e Re” me pronar Halil Tuqin. “por Meksi nuk shkroi asgjë që të prekte nderin dhe patriotizmin e tij” /Gazeta “Bashkimi kombëtar”, Tiranë, 24 e 26  shtator 1944, f. 3/

4.

Jorgji Meksi, ndonëse në rininë e tij studioi e jetoi  në mërgim,  punoi pareshtur për  Shqipërinë. Formimi si mendimtar e publicist, individualiteti krijues dhe pasioni i tij mishërohen në përkushtimin ndaj atdheut. Kredoja e shkrimeve të tij ishte çështja kombëtare, evokimi i historisë, i traditave të popullit dhe nxjerrja në pah e vlerave të gjuhës shqipe.

Me formimin e tij poliedrik, me thjeshtësinë e njeriut fisnik, ishte i gatshëm për të nxitur e përkrahur talentet e reja, duke u hapur shtigje sinë rastin e shkrimtarit Petro Marko, i cili me përnderim deklaronte: Unë i jam shumë mirënjohës Jorgji Meksit që, më inkurajoi të ecja në udhën e shkronjave.

Ai vlerësohej, jo vetëm si mjeshtër i fjalës së shkruar, por edhe si mësues i gazetarëve të rinj. Dhesi i tillë, në vitin 1937 shpallet “dekan i gazetarisë” me shpërblim mujor e prej l00 frang ar. Ndaj për të thuhej se ishte “ Një nga djemtë e saj fatoshë, me dituri dhe me karakter, që mban sot në gji  nëna jonë Shqipëri është George Meksi”. / .Gazeta “The truth” (“E vërteta”), S. Louis ShBA, 13 qershor 1921 /

Shquhej si analist objektiv i dukurive e fakteve si dhe interpretues realist i zhvillimeve politike e shoqërore, pasi  kishte edhe pena “ që i thurnin hosanara regjimit.Visarion Dodani në një letër i shkruante: “Gjorgjo vëllaçko, ke logjikë mjaft, puno me tërë fuqitë me shokët e tu, në mos mund ti, se je fukara, fol atje me gojën, me mendjen e begaçme, ta baresin të tjerët, bëje detyrën si apostujt e varfër”. (Letër nga Gjeneva, 3 janar 1919 )

Jorgji Meksi në rrugën e gjatë të jetës 82-vjeçare dhe të veprimtarisë së tij ka pasur edhe ndonjë paqartësi e inkonsekuencë, por në tërëesi është treguar siç i pëlqente të shprehej justus et tenax  (idrejte dhe këmbëngulës), tipare këto që e  karakterizuan tërë jetën dhe që gjejnë shprehje në veprën e tij publicistike.

Jorgji Meksi ishte një atdhetar, demokrat përparimtar, që mbeti një qytetar i thjeshtë deri ne fund te jetës së tij. Veprimtaria e tij gazetareske  është një kontribut e trashëgimi e vlertë në historinë e publicistikës shqiptare. Ndërsa për Gjirokastrën e viteve ’30 të Shek. XX ishte një nga figurat më të shquara dhe të admiruara.

Ai bëri një jetë të thjeshtë, tejet modeste e të varfër. Tregonin se ndonjëherë  kalonte deri në asketizëm. Dhe i varfër vdiq më 26 janar 1942 në një haur të Gjirokastrës, “në një shtëpi në Sokakun e të Marrëve, banesë pa portë e pa kanata”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?