Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia arreston ish-punonjësin e konsullatës amerikane për spiunazh!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia arreston ish-punonjësin e konsullatës amerikane për spiunazh!
AktualitetBote

Rusia arreston ish-punonjësin e konsullatës amerikane për spiunazh!

Published: August 28, 2023
Shpërndaje

Agjencia ruse e sigurisë (FSB) bëri të ditur të hënën se një ish-punonjës i konsullatës amerikane në Vladivostok, ishte akuzuar për mbledhje të informacioneve lidhur me luftën në Ukrainë e protestat në Rusi, për llogari të Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë të agjencisë thuhej se Robert Shonov kishte mbledhur informacione që nga shtatori 2022, përfshirë dhe informacione mbi fushatën e rekrutimit ushtarak të Rusisë.

Në maj, pas njoftimeve për arrestimin e zotit Shonov Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi aktin, duke thënë se akuzat kundër tij ishin “krejtësisht të pabaza”.

- Publicitet -

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, tha në një deklaratë se zoti Shonov ka punuar në konsullatë për më shumë se 25 vjet, përpara se të punësohej nga një agjenci e jashtme që ofronte shërbime për Ambasadën amerikane në Moskë.

“Roli i vetëm i zotit Shonov në kohën e arrestimit të tij ishte të përpilonte përmbledhje mediatike të artikujve të shtypit, nga burime të mediave ruse, të disponueshme publikisht“, tha zoti Miller. “Vendosja në shënjestër i tij nënvizon përdorimin flagrant që Rusia u bën ligjeve gjithnjë e më represive kundër qytetarëve të saj“, shtoi ai.

Ndërkohë sot ushtria e Ukrainës njoftoi për sulme me raketa ruse gjatë natës, ndërsa Moska tha se Kievi lëshuar disa dronë që kishin në shënjestër territorin rus.

Shtabi i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës tha se mbrojtja ajrore kishte arritur të shkatërronte katër raketa ruse, por megjithatë një strukturë industriale civile, ishte goditur në rajonin e Poltavas.

Shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, shkruante në rrjetin social Telegram se si pasojë e sulmit në Poltava ishin vrarë dy persona, në një fabrikë vaji vegjetal.

Guvernatori rajonal Dmytro Lunin, tha se dy persona të tjerë ishin dërguan në spital me lëndime të lehta.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Malyar tha të hënën se trupat ukrainase kishin çliruar qytetin Robotyne. Zona ka qenë vendi i luftimeve në rajonin e Zaporizhias, ndërsa Ukraina po përpiqet të rimarrë territorin pjesë e kundërofensive disa mujore.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të hënën se kishte rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Lyubertsy-t, në juglindje të Moskës. Ashtu si dhe gjatë sulmet e tjera të fundit me dron pranë kryeqytetit rus, operacionet e fluturimit në aeroportet në rajon u ndërprenë përkohësisht.

Rusia raportoi gjithashtu se kishte rrëzuar dy dronëve ukrainas mbi rajonin Bryansk, në kufi me Ukrainën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Komentet e Fundit

  1. demo on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  2. Nuri Mehmetaj on Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  3. Vlonjati on ​”I gjetëm rusët!”
  4. demo on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  5. demo on Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?